Home Blog Page 130

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

0

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë vizituar tri lokacionet e caktuara për hedhjen e mbeturinave inerte.

Sipas njoftimit të komunës, vizita është realizuar në lokacionet Gajrak Banjë, Gradina në Kijevë dhe Grab-Grab Panorc, ku zyrtarët komunalë kanë parë nga afër gjendjen dhe kanë diskutuar për menaxhimin sa më të rregullt të mbeturinave inerte dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë kësaj vizite është bërë e ditur se shumë shpejt në këto hapësira do të vendosen sinjalizues informues, të cilët do t’i ndihmojnë qytetarët të orientohen më lehtë për vendndodhjen e lokacioneve dhe për llojet e mbeturinave që lejohen të hidhen aty.

Me këtë rast, autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave inerte, duke theksuar se hedhja e tyre jashtë këtyre lokacioneve do të ndëshkohet sipas ligjit.

Komuna e Malishevës ka përcaktuar këto tri lokacione përmes një vendimi të datës 5 maj 2022. Sipas këtij vendimi, në të ardhmen parashihet që këto deponi të rikultivohen dhe të shndërrohen në zona të gjelbra në shërbim të komunitetit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

0

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit të komunës, nga ky projekt përfitojnë rreth 3,500 banorë të fshatrave Pataqan i Epërm, Retijë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pastasel dhe Lagjja 1 në Rahovec, të cilët tashmë kanë qasje në një sistem modern dhe të sigurt për trajtimin e ujërave të zeza.

Projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së mjedisit, përmirësimin e shëndetit publik dhe rritjen e kushteve higjieno-sanitare për banorët e këtyre zonave.

“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Emërimi është bërë në funksion të rritjes së efikasitetit dhe forcimit të institucioneve komunale.
“Emërova sot z. Elsabah Xhurxhehallo në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Komunën e Prizrenit, profesionist i dëshmuar, me të cilin do të punojmë me përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve tona”, tha  Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

0

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ngjarja ka ndodhur më 15 mars, rreth orës 20:00, në rrugën “Lumi Mirusha”, ku në bankomatin e NLB Bankë SH.A. janë deponuar katër kartëmonedha në vlerë prej 200 euro secila, të cilat kanë rezultuar të dyshimta.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar nga një zyrtar bankar, i cili ka dhënë deklaratë zyrtare për rastin.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Falsifikim i parasë”.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

0

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat në parti.

Ajo e quajti Avdylin si impulsiv, derisa tha se me të do të diskutojë, sikurse kur të kalojë kjo fazë do të diskutojë edhe me disa veprimtarë të tjerë.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“’Doki’ është impulsiv dhe reagimin e tij e ka pasur si pakënaqësi. Për faktin që ai ka thënë se mbetet në kuadër të Grupit Parlamentar, ai nuk ka kaluar në LVV. Domethënë për mua ishte indirekt deklarimi i tij publik që nuk është tërhequr nga partia Guxo, sepse si mund të jetë pjesë e GP LVV- GUXO- Alternativa, nëse nuk është anëtar i LVV-së dhe nuk qenka as në Guxo. Por, me doktorin do ta diskutojmë kur të kalojë kjo fazë,  siç do e diskutojmë edhe me disa prej veprimtarëve të tjerë, të cilët më shumë edhe nga kjo ‘gjurulldia’ e jashtëzakonshme mediale që krijohet që ‘kijameti’ shpallet çdo 24 orë, kanë dhënë dorëheqje”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ajo tha se ka pasur edhe fenomene të tilla që njerëz që kanë më shumë se dy vjet që nuk janë pjesë e Guxo, që partinë e kanë luftuar në dy palë zgjedhje në shkurt e në dhjetor, tani dalin në media e japin përsëri dorëheqje.

“Më vjen keq, kjo është të tallesh me publikun e të tallesh edhe me vetveten”, tha ajo.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

0

Shkruan: Ismet Kryeziu
Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të shndërrohet edhe në një strategji të qëllimshme politike. Nëse vëzhgohet me kujdes evolucioni politik i Lëvizjes Vetëvendosje, krijohet përshtypja se përplasja dhe prodhimi i krizave nuk kanë qenë vetëm strategji politike opozitare, por pjesë e një filozofie më të gjerë politike.

Gjatë viteve në opozitë, kjo lëvizje ndërtoi identitetin e saj mbi kundërshtimin e rendit politik të krijuar para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ajo që mbetet e paqartë është pse kjo logjikë nuk u transformua pasi kjo forcë politike erdhi në pushtet. Normalisht, opozita mobilizon përkrahje përmes konfliktit, ndërsa pushteti stabilizon përmes qeverisjes dhe institucioneve funksionale. Në rastin e Kosovës duket se kjo logjikë është përmbysur: konflikti, kriza institucionale e politike vazhdon edhe kur pushteti është në duart e kësaj lëvizje.

Një shembull domethënës i kësaj dinamike u pa pas zgjedhjeve të vitit 2025. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 41 për qind të votave dhe doli qartë si forca më e madhe politike, vendi nuk hyri në një proces normal të formimit të institucioneve. Në vend të përpjekjeve për të ndërtuar një koalicion qeverisës dhe për të stabilizuar sistemin politik, vendi mbeti për një kohë të gjatë në krizë institucionale dhe pa institucione të konsoliduara funksionale.

Paradoksalisht, kjo situatë u shndërrua në një avantazh politik për Vetëvendosjen. Gjatë kësaj periudhe, kriza u shoqërua me një narrativë politike që fajësonte partitë e tjera për bllokimin institucional. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kjo strategji rezultoi efektive: Vetëvendosje arriti të rrisë ndjeshëm rezultatin e saj elektoral, duke kaluar mbi 52 për qind të votave.

Megjithatë, as pas këtij rezultati të fortë elektoral nuk u krijua stabilitet i qëndrueshëm institucional. Mungesa e kompromisit politik për çështje kyçe, si zgjedhja e presidentit/es, po e mban vendin sërish në një klimë pasigurie dhe e po e shtynë vendin drejt një tjetër krize institucionale. Si pasojë, Kosova vazhdon të qeveriset nga një qeveri në detyrë, ndërsa vendi mbetet në pritje të një tjetër cikli zgjedhor. Në këtë mënyrë, vendi rrezikon të mbetet për një periudhë të gjatë në një gjendje ciklike krizash politike, me zgjedhje të parakohshme të njëpasnjëshme dhe me institucione që funksionojnë vetëm pjesërisht.

Nëse kjo gjendje analizohet si tërësi, krijohet përshtypja e një modeli më të gjerë përplasjesh që ushqen një klimë të përgjithshme pasigurie politike.

Së pari, përplasja zhvillohet brenda vetë sistemit politik dhe institucioneve të qeverisjes, ku krizat dhe tensionet institucionale janë bërë pjesë e zakonshme e jetës politike. Së dyti, ajo reflektohet në raportet ndërshqiptare dhe në hapësirën e shteteve fqinje, ku marrëdhëniet me faktorët politikë në Shqipëri dhe me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shpesh janë shoqëruar me rivalitete dhe tensione të panevojshme. Së treti, ky konflikt shtrihet edhe në dimensionin ndërkombëtar, në marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët strategjikë të Kosovës.

Kështu krijohet një lloj trekëndëshi përplasjesh — brenda shtetit, në hapësirën shqiptare në shtetet fqinje dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare — i cili, në vend që të prodhojë stabilitet politik, duket se ushqen vazhdimisht një klimë krize dhe pasigurie.

Kjo sjell në mënyrë të pashmangshme një pyetje më të thellë: a është ky kaos rezultat i rrethanave politike, apo një strategji e qëllimshme? Për mendimin tim, më shumë sesa rrethanat politike që po prodhojnë këtë situatë në vend, është vetë strategjia politike e Lëvizjes Vetëvendosje që po krijon këto rrethana. Një shoqëri që jeton në krizë të vazhdueshme dhe një sistem politik që duket i paaftë për stabilitet krijojnë terrenin për një narrativë të rrezikshme: se vetë shteti është i brishtë dhe se rendi ekzistues institucional nuk funksionon.

Në këtë mënyrë, kaosi mund të shërbejë si mjet për të delegjitimuar sistemin dhe për të promovuar rrugën për projekte të reja politike që premtojnë ta rindërtojnë atë nga fillimi. Sepse nëse kaosi shndërrohet në strategji, atëherë rreziku më i madh nuk është vetëm kriza e përkohshme politike, por normalizimi i saj si mënyrë funksionimi e shtetit.

Spitali i Prizrenit dhe ‘Hidroregjioni Jugor’ diskutojnë për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës teknike

0

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, MSc Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e institucionit, zhvilloi një takim pune me udhëheqësit e kompanisë Hidroregjioni Jugor, ku u diskutua për bashkëpunimin në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe infrastrukturës së kanalizimit në spital.

Gjatë takimit, palët shqyrtuan çështjet që lidhen me furnizimin e qëndrueshëm me ujë dhe funksionimin e sistemit të kanalizimit, si dhe mundësitë për përgatitjen e një elaborati teknik për sistemin e brendshëm të rrjeteve të ujit dhe kanalizimit në kuadër të spitalit.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Drejtori Ekzekutiv, Osman Hajdari, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për funksionimin optimal të institucionit shëndetësor.

“Për një institucion shëndetësor të përmasave të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, furnizimi i qëndrueshëm me ujë dhe funksionimi i mirë i infrastrukturës teknike janë thelbësore. Përmes këtij bashkëpunimi synojmë të krijojmë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për këto sisteme jetike”, tha Hajdari.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në kuadër të zhvillimeve të fundit, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është duke realizuar edhe një projekt fizibiliteti për rrjetëzimin e përgjithshëm të infrastrukturës teknike. Projekti përfshin sistemet e energjisë elektrike, ujit, kanalizimit, ngrohjes, internetit dhe rrjetit të postës, me qëllim krijimin e një sistemi të integruar dhe të digjitalizuar.

Ky projekt pritet të kontribuojë në planifikimin më të mirë të investimeve dhe ndërhyrjeve infrastrukturore në të ardhmen, duke rritur efikasitetin në menaxhimin e sistemeve teknike dhe duke përmirësuar kushtet e punës për stafin dhe shërbimet për pacientët.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

0

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes “Hoça Mahalla”, në Prizren.

Vrasja e tyre u bë nga një grup prej 7-8 personave të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe, e të armatosur me armë të gjata.

Dëshmitarët e rastit, në mesin e tyre edhe Xhenger Cana, nipi i binjakëve të familjes Daçaj, i cili ishte dëshmitari okular i ngjarjes, rrëfyen se pjesë e grupit që kreu këtë krim ishte edhe Millosh Pleskoviq, i njohur me nofkën Miki.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Arrestimi i tij u bë tek në shtatorin e 2023-ës, 25 vjet pas rastit.

Ndërkaq, më 6 qershor të 2024-ës, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij për krime luftë kundër popullësisë civile, lidhur me rastin e vrasjes së Fatmir Bojaxhiut e vëllezërve Daçaj.

Për një vit, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, mbajti dhjetë seanca gjyqësore, gjatë së cilave u dëgjuan 14 dëshmitarë, në mesin e tyre edhe një dëshmitar i mbrojtur.

Madje, dëshmitari anonim në njërën nga seancat kishte deklaruar se vetë Millosh Pleskoviq, me të cilin njiheshin personalisht, ia kishte konfirmuar se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, dy binjakëve dhe një tjetri, ndërsa i katërti i kishte ikur.

Ky dëshmitar kishte deklaruar se Pleskoviq, në atë kohë 19 vjeçar, kishte qenë pjesë e grupit paramilitar të njohur si “Velokova Grupa”, të prirë nga një person i quajtur Velko, grup i cili ka operuar në Prizren dhe rrethinë dhe ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë në këtë rajon.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas dëshmitarit, Milloshi, pas luftës ishte larguar për në Serbi dhe në Kosovë ishte kthyer tek në vitin 2019.

Pas dhjetë seancave gjyqësore, dëgjimit të 14 dëshmitarëve, administrimit të provave materiale dhe dëgjimit të mbrojtjes së të akuzuarit, më 12 gusht të 2025-ës, kjo gjykatë e shpalli Pleskoviqin fajtor për krime luftë kundër popullsisë civile dhe e dënoi atë me 15 vjet burgim.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nait Hasani kërkoi nga Apeli dënimin e Gavrilo Milosavleviqit dhe gardianëve të tjerë

0

Në Gjykatën e Apelit sot  pu shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq u lirua nga akuza. Në këtë seancë, deputeti Nait Hasani, në cilësinë e të dëmtuarit kërkoi që i akuzuari të dënohet.

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile. Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 qershor 2025 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Hasani- i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se Milosavleviq ka qenë në mesin e gardianëve që kanë vrarë e maltretuar të burgosurit në burgun e Dubravës, andaj ai duhet të dënohet.

“Për mu është e papranueshme, ai ka qenë në mesin e 187 gardianëve në burgun e Dubravës, ku aty janë vra 118 të burgosur, 400 janë plagosë dhe torturat që janë bërë në burg ndaj të burgosurve, ku pjesa kryesore e bombardimeve kanë qenë në maska dhe na nuk i kemi njoh krejt në maska. Kështu që, secili prej atyre që ka qenë aty, për mua është vrasës, kriminel, torturues, dhunues, dhe kërkoj që të dënohet”, tha Hasani.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve, ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë, kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë.

Në aktakuzë përmendet se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga, ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se rojet kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ia kishin ndalur frymëmarrjen.