Krasniqi thotë se pushteti ka dështuar edhe në Kuvend: Paaftësi e skajshme, pushtet i dobët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar sjelljen e pushtetit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se pushteti aktual ka dështuar edhe në Kuvend, në seancat plenare dhe komisione parlamentare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Qeveria Kurti po karakterizohet me paaftësi të skajshme.

Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar Krasniqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit