19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1338

Drejtori i Policisë në Prizren: Vetura e plaçkitësve në Suharekë kishte targa të vjedhura

0

Drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, ka dhënë detaje për grabitjen e argjendarisë në Suharekë ku mbeti i plagosur një polic.

Alija tha se një patrullë që ishte më afër të vendit të ngjarjes, është ndalë për të intervenuar në ngjarjen në zhvillim.

“Si pasojë një polic është i lënduar në këmbë nga arma e zjarrit, e ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është jashtë rrezikut për jetë. Me armë të gjatë është gjuajtur në drejtim të policisë, po ashtu është dëmtuar edhe vetura e policisë”.

“Një zyrtar policor ka gjuajtur në drejtim të grabitësve, domethënë ka pasur shkëmbim zjarri, ai është i lënduar në krahun e djathtë por jo si pasojë e armës së zjarrit”, deklaroi Alija.

Ai bëri të ditur se punëtori i lokalit nuk ka pësuar lëndime nga kjo ngjarje, ndërsa shtoi se grabitësit kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme të arit, raporton Klankosova.tv.

Alija shtoi se deri më tani sipas informacioneve që kanë, vetura e të dyshuarve është ngjyrë hiri, me targa të vjedhura diku tjetër, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të fshatrave që lidhen me drejtim të Ferizajt.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje ai bëri të ditur se të dyshuarit i kanë gjuajtur disa pengesa në rrugë, për të penguar lëvizjen e qytetarëve apo edhe të policisë, ndërsa tha se në vendin e ngjarjes është edhe kryeprokurori, hetuesit rajonalë, dhe inspektorati policor.

Drejtori tregoi gjithashtu se çfarë masa janë marrë për kapjen e tyre.

“Është njoftuar edhe policia kufitare dhe qendra në Prishtinë, është organizuar ‘Unaza e çeliktë’ që të merren të gjitha veprimet operative dhe me qëllim të ndriçimit dhe marrjes së informatave për personat e dyshuar. Janë katër persona të maskuar me armë të gjata, me një veturë ngjyrë hiri, me targa 01 por targë që ka rezultuar se është vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të të dyshuarve”, deklaroi për Klankosova.tv, drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Ai gjithashtu bëri thirrje që ata të cilët kanë ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë për kapjen e të dyshuarve, t’i njoftojnë organet ligjzbatuese. /Klankosova.tv

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një punëtor të argjendarisë dyshohet se e kanë lidhur hajnat gjatë grabitjes së armatosur në Suharekë, flet kryeprokurori Shala

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka dhënë detaje ekskluzive për Gazetën Express lidhur me grabitjen e armatosur sot në një argjendari në Suharekë. Ai tha se hajnat dyshohet se kanë lidhur me rrip një punëtor të argjendarisë teksa kanë kryer grabitjen.

Kryeprokurori Shala, i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, tha se punëtori është lidhur nga ana e të dyshuarve me rripa të plastikës.

“Dyshohet që i kanë lidhë me pajisjet që janë për lidhje, janë ato rripat që janë të plastikës, dyshohet një punëtor që e kanë lidhë”, tha Shala për Gazetën Express.

Kryeprokurori tha se të dyshuarit nuk janë identifikuar por po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

“Për momentin nuk i kemi identifikuar të dyshuarit, jemi në kërkim të tyre, janë të gjitha ekipet policore në vendin e ngjarjes. Siç i keni pa edhe kamerat, identifikohet automjeti dhe personat që janë të paidentifikuar, dyshohet që ajo veturë që është përdorë në vendin e ngjarjes ka gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve, policia e ka rrethu edhe vendin e ngjarjes. E keni pa që është sulmuar edhe policia nga ta ka disa shkrepje në drejtim të veturës së policisë”, tha Shala për Gazetën Express.

Ai rikonfirmoi se policët e lënduar nga kjo ngjarje ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“Një polic është i lënduar lehtë në këmbën e majtë, tjetri është lëndu gjatë veprimit në mbrojtje dhe në kundërsulm ndaj kryersve, kështu që janë mirë policët. Janë jashtë rrezikut për jetë”.

Po ashtu i njëjti kërkoi që kushdo që ka informacione për të dyshuarit, të lajmërohet në stacionin më atë afrët policor.

“Ne kërkojmë informata nga qyutetarëtqë sadopak që kanë ndonjë informacion apo shenjë, qoftë të veturës apo personave të na njoftojnë, kudo në stacionin më të afërt në vend, në mënyrë që t’i identifikojmë dhe arrestojmë sa më shpejtë”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar për Gazetën Express se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro.

Për vlerën e dëmit, kryeprokurori Shala tha se në vijim do të sqarohet në detaje.

“Sa i përket vlerës së dëmit shuma është përmendur nga të dëmtuarit, besojë në ditët në vijim do ta sqarojmë më ne detaje”.

“Ne kërkojmë informata nga qyutetarëtqë sadopak që kanë ndonjë informacion apo shenjë, qoftë të veturës apo personave të na njoftojnë, kudo në stacionin më të afërt në vend, në mënyrë që t’i identifikojmë dhe arrestojmë sa më shpejtë”.

Grabitja në Suharek/ Kryetari i Komunës thotë se po punohet në zbardhjen e rastit, ka edhe një apel

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur që u krye në një argjendari në këtë komunë, ku si pasojë u plagos edhe një zyrtar policor. Katër të dyshuarit për grabitje janë ende në arrati.

Muharremaj ka njoftuar se ka biseduar me Komandantin e Policisë, i cili i ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit, raporton Express.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, teksa ka publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Shuma e arit të vjedhur në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro, e konfirmon prokurorja

0

Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar për Gazetën Express se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro.

Prokurorja Gashi deklaroi se nga kjo ngjarje dy policë kanë mbetur të lënduar.

Gjithashtu ajo theksoi se prokurori nga Prokuroria e Prizrenit ndodhet në vendin e ngjarjes.

Në grabitjen e armatosur dyshohet të jenë të përfshirë katër persona. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim.

Nga të shtënat me armë zjarri një polic është plagosur nga plumbi rikoshet dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore, por jo nga plumbi, këtë informacion e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nuk u morën vesh tregtarët e kafshëve, të dyshuarit hodhën mjet shpërthyes – policia jep detaje për rastin në Prizren

0
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e shpërthimit të sotëm në tregun e kafshëve në Prizren ku u lënduan dhjetë persona.

 

“Sot, me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast te “Shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”, ku si pasojë ishin lënduar disa persona nja një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), te tregu i kafshëve ne Prizren”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë transportohen për trajtim të mëtejmë ne QKUK”.

“Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht”.

“Ne vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë”.

Policia ka thënë që i gjithë rasti kishte nisur si mosmarrëveshje momenti mes tregtarëve të kafshëve e cila eskaloi në hedhje të një mjeti shpërthyes nga të dyshuarit.

“Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”.

“Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre ju njoftojmë se policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle edhe ne komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur ne vitin 1982, i cili është shoqëruar ne polici për procedura te mëtejme hetimore dhe, me vendim te prokurorit të Shtetit ndalohet ne afat prej 48-ore, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij”.

“Policia rajonale ne Prizren së bashku me prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar.

Pamje nga çasti i plaçkitjes në Suharekë – përdoren armë të gjata (VIDEO)

0

Disa persona të panjohur kanë plaçkitur një argjendari në Suharekë.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku mund të vërehet se ata kanë përdorur edhe armë të gjata gjatë plaçkitjes.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Erzen Shkololli emërohet kurator i edicionit të pestë të Autostrada Biennale, 2025

0

Autostrada Biennale në Prizren njofton me kënaqësi se Erzen Shkololli është përzgjedhur kurator i edicionit të 5-të, i cili do të mbahet prej 5 korrikut deri më 5 tetor 2025.

Autostrada Biennale u themelua në vitin 2014 me misionin për të përdorur artin bashkëkohor si një mjet për të fuquizuar komunitetin dhe për të nxitur kreativitetin me vizionin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Me këtë rast, bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Bar?? Karamuço, deklaruan: “E mirëpresim emërimin e Erzen Shkolollit kurator të edicionit të 5-të të Autostrada Biennale. Ekspertiza e gjerë e Shkolollit dhe bashkëpunimi i tij me institucione vendore e ndërkombëtare dhe artistë të shumtë nga rajoni dhe bota i përshtatet në mënyrë të përkryer karakterit të Bienales. Erzeni bëhet kuratori i parë kosovar i bienales dhe bashkëpunimi ynë me të synon të përmbushë njërin prej qëllimeve tona për shndërrimin e artit në një forcë, që sjell ndryshime pozitive dhe mirëqenie.”

Erzen Shkololli (1976) është artist dhe kurator. Aktualisht, ai është kurator i përgjithshëm i galerisë Cukarna në Ljubljanë. Shkololli ka udhëhequr suksesshëm disa institucione të artit, përfshirë Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë (2018–2022) dhe Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës (2011–2015). Nën udhëheqjen e tij, të dy institucionet kanë kaluar nëpër transformime të rëndësishme. Krahas roleve të tij në institucione, Shkololli ka shërbyer si komisioner i pavijonit inaugurues të Kosovës në Bienalen e Venecias (2013) dhe ka kuruar ekspozita ndërkombëtare, duke përfshirë Edi Hila: Piktori i transformimit (2018), bashkëpunimi ndërmjet Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Muzeut të Artit Modern në Varshavë dhe Koleksionit Kontakt në Vjenë; Ne jetojmë mbi një yll (2016), edicioni i dytë i Trienales Hannah Ryggen, i ekspozuar në Ørland dhe Nordenfjeldske Kunstindustrimuseum, Trondheim; Bota nuk do të dëgjojë (2007) në Punëtorinë e Artit Lazareti, Dubrovnik; Historia filloi të luante me jetën time (2007) në Digital Art Lab (DAL), Holon, Izrael; dhe Rishfaqja (2004) në Muzeun e Kosovës, Prishtinë. Shkololli shërbeu si këshilltar kuratorial i documenta 14. Ai u nderua me bursën DAAD Artists-in-Berlin (2008/2009) dhe Premio Michetti nga Fondazione Michetti (2001). Në vitin 2013 bashkëthemeloi Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë. Veprat artistike të Shkolollit janë ekspozuar në Stedelijk Museum në Amsterdam, Centre Pompidou në Paris, Tate Modern në Londër dhe MUMOK në Vjenë.

“Jam i nderuar me këtë emërim prestigjioz. Si kosovari i parë i ftuar për të kuruar Autostrada Biennale-n në Prizren, ndjej një respekt të thellë dhe i gëzohem mundësisë së bashkëpunimit me një nga platformat më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Kosovë dhe në rajon. Për mua, kjo është një sfidë dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën po e pranoj me entuziazëm dhe ambicie. Mezi pres të bashkëpunoj ngushtë me ekipin e jashtëzakonshëm të biennales, për të sjellë artistë në Kosovë dhe për t’i zbatuar projektet e tyre. Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për themeluesit e bienales Leutrim Fishekqiun, Vatra Abrashin dhe Bar?? Karamuçon, për këtë mundësi të veçantë,” tha Shkololli.

Si i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale ka dy funksione – organizimin e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor që mbahet çdo dy vjet, që nga viti 2017, dhe Autostradën Hangar, hapësirën për edukim, krijim dhe ekspozim në ish-bazën ushtarake të KFOR-it gjerman (tani, Parku i Inovacionit dhe Trajnimit). Me këtë të fundit, ne kemi zgjeruar platformën tonë, duke e parë procesin e krijimit të artit si formë të qëndrueshme të të mësuarit dhe shkëmbimit, që u përgjigjet nevojave të komuniteteve artistike. Autostrada Biennale gëzon mbështetjen e një game të gjerë institucionesh, artistësh e artdashësish. Kjo platformë ka zhvilluar partneritete të suksesshme me organizata dhe institucione të ndryshme, duke përfshirë Fondacionin Allianz, Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Komunën e Prizrenit, Komunën e Prishtinës, Fondacionin për Iniciativa Artistike, Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ITP Prizren, e shumë të tjerë.

Kuratorët e mëparshëm të Autostrada Biennale-s:
2017: Manray Hsu
2019: Giacinto Di Pietrantonio
2021 & 2023: Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmu?o?lu

Shtyhet për në pranverë regjistrimi i popullsisë, Kurti lë fajin te Agjencia e Statistikave

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet për na pranverën e 2024-ës.

Sipas vendimit ky proces do të zhvillohet midis datave 5 prill dhe 15 maj, njofton KlanKosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se Agjencia e Statistikave e Kosovës nuk ka menaxhuar mirë me procesin.

“Javën e kaluar kam përdorur autorizimin ligjor për të ndryshuar menaxhmentin si një hap përpara në proces. Letra që kam pranuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Avni Kastrati, dëshmon që procesi nuk është menaxhuar mirë”, është shprehur Kurti.

“Tash është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten dhe janë nxjerrë mësimet”.

Përmes këngës, Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës – zbulon gjininë dhe momente tjera të ëmbla

0

Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij të fundit, të titulluar “Frymë”.

Këngën siç duket ia ka kushtuar vajzës së tij, që ende nuk ka lindur.

Kështu ai ka konfirmuar se bashkë me Kiara Titon po bëhen prindër të një vajze.

Në videoclip janë ndarë disa nga momente të ëmbla të shtatzënisë së Kiara Titos, përfshirë momentin kur Luizi e merr lajmin, gender reveal party e momente tjera.

Dhjetë të lënduar nga shpërthimi në Prizren, pesë prej tyre transferohen në QKUK

0

Numri i të lënduarve nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren ka shkuar në dhjetë.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti ka thënë për Klankosova.tv që pesë prej tyre, pas trajtimit mjekësor, tashmë janë liruar në shtëpi, ndërkaq pesë të tjerët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka thënë që gjendja e pesë të transferuarve në QKUK është megjithatë stabile, teksa lëndimet që ata i kanë marrë janë në pjesë të ndryshme të trupit si në qafë dhe gjoks.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren