19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1337

Sendikata e Policisë reagon pas rastit në Suharekë

0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për grabitjen e djeshme në Suharekë, ku një polic u plagos e një tjetër u lëndua.

“Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënuar  dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri. Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.”

Sindikata ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit ndaj të dyshuarve.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.”

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e trgojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.”

Juventusi në krye të garës për Jadon Sancho

0

Juventus-i raportohet se aktualisht është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Jadon Sancho.

Reprezentuesi anglez do të largohet nga “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të mosmarrëveshjes së tij me trajnerin e “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, që erdhi nga lënia jashtë sulmuesit kundër Arsenal-it në fillim të shtatorit.

Ten Hag tha se Sancho nuk ishte përzgjedhur për ndeshjen në “Emirates Stadium” për shkak të paraqitjeve të dobëta në stërvitje, por sulmuesi këmbënguli se nuk ishte kështu, duke pretenduar se ai ishte bërë “një kok turku” në një postim në mediat sociale.

Sancho dyshohet se ka refuzuar t’i kërkojë falje menaxherit të tij dhe ish-djaloshi i Manchester City që atëherë është hequr tërësisht nga skuadra e parë.

23-vjeçari do të largohet në janar, me një numër klubesh që thuhet se po monitorojnë nga afër situatën e tij, por Juventus-i besohet të jetë në krye të radhës.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, gjigantët italianë duan të nënshkruajnë me Sancho-n si huazim në merkaton e dimrit, me klubin që aktualisht tregon “interesimin më konkret”.

Sidoqoftë, Galetti pretendon se Man United dëshiron që Juventus të pajtohet me një blerje të detyrueshme dhe është e paqartë në këtë fazë nëse “Zonja e Vjetër” do t’i pranojë ato kushte.

Planet e klubit anglez për merkaton e janarit besohet se varen nga një largim për Sancho, i cili thuhet se përfiton 250,000 paund në javë në “Old Trafford”.

Man United mendohet se e vlerëson anglezin në kufirin prej 50 milionë paund, dhe ai gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite, por një transferim larg nga Evropa dyshohet se nuk i intereson në këtë moment.

Barcelona gjithashtu është vlerësuar me interes, por ekipi katalanas pritet të përqendrojë vëmendjen e tyre në nënshkrimin e një mesfushori në janar për shkak të lajmeve për dëmtimin e Gavi-t.

Sancho kaloi te Man United në vitin 2021 pasi shënoi 50 gola dhe regjistroi 64 asistime në 137 paraqitje për Borussia Dortmund-in në të gjitha garat.

Megjithatë, sulmuesi ka kontribuar vetëm me 12 gola dhe gjashtë asistime në 82 ndeshje për skuadrën e tij aktuale, kryesisht duke luftuar për të treguar formën e tij më të mirë për “Djajtë e Kuq”.

Sancho mungoi për një periudhë nga fundi i vitit të kaluar për shkak të një problemi personal, por ai ishte i rregullt në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe pritej të luante një rol të rëndësishëm për Ten Hag këtë sezon.

Sulmuesi u paraqit nga pankina në tre ndeshjet e para të skuadrës së tij në sezonin 2023-24 në Premier League, por që atëherë nuk ka qenë në skuadër. Albanian Post

Përfundon rregullimi me kubëza në 21 segmente rrugore në qytetin e Rahovecit

0

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës publike, kanë përfunduar rregullimi me kubëza i 21 segmenteve rrugore në qytetin e Rahovecit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjatësia në total e këtyre rrugëve është: 1780 metra.

Real Madrid po konsideron nënshkrimin e Khephren Thuram

0

22-vjeçari, i cili është djali i legjendës franceze Lilian Thuram dhe vëllai i sulmuesit të Inter-it, Marcus Thuram, ishte shumë i lidhur me Liverpool-in gjatë merkatos së verës, por ai qëndroi me klubin e tij francez.

Mesfushori ka qenë sërish një lojtar i rëndësishëm për Nice këtë sezon, duke u paraqitur në 10 raste në Ligue 1, ndërsa ka bërë 148 paraqitje në total për ta që kur erdhi nga Monaco në 2019.

Marrëveshja aktuale e Thuram-it do të skadojë në verën e vitit 2025 dhe Liverpool ende mendohet të jetë i interesuar, por ai gjithashtu është rekomanduar te Real Madrid nga agjenti Oscar Damiani.

“Khephren është një lojtar shumë teknik dhe luan në të gjithë fushën”, u tha Damian gazetarëve.

“Ai ka më shumë klas, por më pak forcë se vëllai i tij (Marcus Thuram). Ku do ta shihja Khephren duke bërë mirë? Te Real Madrid. Unë e rekomandova atë te Carlo Ancelotti”, theksoi ai.

Sipas “AS”, Real Madrid aktualisht po shqyrtohet seriozisht për të lëvizur për Thuram gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Raporti pretendon se “Los Blancos” besojnë se ai do të përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e tyre të futbollit dhe klubi pritet të jetë në treg për të paktën një mesfushor qendror vitin e ardhshëm, me Luka Modric dhe Toni Kroos të dy të vendosur për t’u larguar.

Thuram mund të jetë subjekt i ofertave të larta verën e ardhshme, megjithëse Nice nuk është në një pozicion të fortë për të negociuar për shkak të faktit se marrëveshja e tij ka më pak se dy vjet për të përfunduar.

Mesfusha është një zonë fuqie për Real Madrid-in, por klubi aktualisht ka një krizë në atë pozicion, me Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni jashtë fushave me dëmtime afatgjata.

Federico Valverde dhe Kroos kanë qenë titullarë të rregullt këtë sezon dhe kjo do të mbetet kështu edhe në javët e ardhshme, ndërsa Modric gjithashtu mund të ketë një rol në krah për shkak të mungesave.

Dani Ceballos gjithashtu pritet të kthehet nga një dëmtim muskulor këtë muaj, por Jude Bellingham është ende në dyshim për ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga me Cadiz për shkak të një problemi në shpatull.

Real Madrid tashmë ka kaluar në raundin eliminator të Champions League, ndërsa ata hynë në pushimin ndërkombëtar pas fitores 5-1 ndaj Valencias në La Liga.

Skuadra e Ancelotti-t është e dyta në kampionatin më të lartë të Spanjës, dy pikë prapa liderit të divizionit Girona. Albanian Post

Murati: Për vitin 2024 komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet

0
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se për vitin 2024 komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.

“Për 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet. Kjo vjen si rezultat i efikasitetit të Qeverisë për të rritur të hyrat, të cilat pastaj mund të shpërndahen në formë të granteve për komunat. Ecuria e buxhetit të ndarë për komunat, nëpër vite, si dhe rritja vjetore”, ka shkruar Murati në “Facebook” ku edhe ka publikuar një tabelë.

 

 

Rexhaj: Serbia vazhdon ta cenojë sigurinë e Kosovës, Radojiçiqi të ekstradohet

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se shteti serb vazhdon ta cenojë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Duke përmendur rastin në Banjskë, Rexhaj tha se edhe pas tetë javësh, kryeterroristi Milan Radojiçiq vazhdon të jetë nën mbrojtje nga Serbia. Ai ka kërkuar që Radojiçiqi të ekstradohet në Kosovë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Që pas sulmit në Banjskë, aktiviteti i terroristit serb nuk kanë pushuar së riorganizuari kundrejt republikës së Kosovës. Pesë muaj pas arrestimit të policëve dhe tetë javë pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjakut, terroristët vazhdojnë të jenë në mbrojtje nga shteti serb”.

“Serbia asnjëherë nuk ka pushuar së kërcënuari sigurinë në Kosovë edhe pas presionit nga ndërkombëtarët, shteti serb ende nuk i ka larguar forcat përskaj kufirit me Kosovën por i ka shtuar edhe më shumë ato”.

“Sigurisht që të vihen para drejtësisë për veprat terroriste dhe për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku”./eo

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia jep detaje për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth grabitjes së armatosur që ndodhi të mërkurën në Suharekë.

Sipas policisë, katër të dyshuar të maskuar kryen grabitje të armatosur në një argjentari.

“Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor të cilët i ishin përgjigjur rastit. Si pasojë, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”- thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Sipas policisë, janë ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në identifikimin e personave të dyshuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nora Malaj: Burrat që puthin gratë në faqe jetojnë më gjatë

0

Pedagogia Nora Malaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se burrat që puthin gratë në faqe jetojnë më gjatë.

Ajo theksoi se në jetën me rregulla dhe me nivel ka nevojë për një lloj empatie dhe një lloj raporti më special se thjesht ai i respektit.

“Ideja është që të ngacmohet ndjesia njerëzore. Ne kufirin na e vuri pandemia dhe e kemi pasur të vështirë të mos përqafohemi. Në fakt përqafimi është raporti i energjisë më të bukur që japin njerëzit. Është dhe një studim tjetër, të gjithë burrat që kur nisen gratë në punë i urojnë dhe i puthin në faqe jetojnë më gjatë se ata që nuk e bëjnë,” – u shpreh Malaj.

Shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren/ Policia jep detaje për rastin

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të gjuajtjes së një mjeti shpërthyes në Prizren.

Raporti 24 orësh i Policisë thotë se ndodhi shkaktim i rrezikut të përgjithshëm pas një mosmarrëveshjeje dhe konfliktit fizik.

Si pasojë e shpërthimit u lënduan dhjetë persona në tregun e kafshëve në Prizren.

Të lënduarit pranuar tretman mjekësor.

Një i dyshuar u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Diaspora shqiptare, pasuri e paçmuar

0

Në Tiranë mbahet Samiti i III-të i Diasporës ku do të mbledh përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Sot në Tiranë vazhdon punimet Samiti i tretë i Diasporës. Në këtë ditë janë paraparë disa aktivitete, të gjitha këto po mbahen nën përkujdesjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili bashkë me ministrin për Evropën dhe punë të jashtme . Igli Hasani do të presin edhe sot shumë mërgimtarë në Pallatin e Kongreseve.

Do të ketë një seancë plenare, ku janë të ftuar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Poashtu, një fjalë të shkurtër sipas agjendës është paraparë ta ketë edhe Z. Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, I cili vjen me Z. Bujar Osmanin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të flasë edhe z. Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim i Maqedonisë së Veriut, pastaj  Z. Nik Gjeloshaj – Zv/Kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi , z. Shaip Kamberi – Deputet në Kuvendin e Serbisë/Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Preshevë. Do të ketë një fjalë edhe z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, që vjen nga SHBA. Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj e mbyll Seancën Plenare të ditës së sotme.

Pas seancës do të ketë panele të punës. Janë paraparë nëntë panele paralele, në të cilat, do të diskutohet për çështjet që preokupojnë mërgimtarët shqiptarë por edhe vetë vendet tona. Do të flitet për politikat e jashtme se si janë të koordinuara në raport me mërgimtarët, pastaj për çështje të energjisë dhe koordnime për investime, për turizmin dhe mjedisin, për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për çështje të arsimit që preokupojnë shqiptarët në mërgatë, për çështje të kulturës dhe të rinjtë, për ekonominë e shëndetësinë. Do të diskutohet në këto panele në mënyrë që të shihen konkluzat se si mërgata shqiptare të mund të mbajë lidhjet më të forta me vendlindjen.

Dita e arbëreshëve

Qeveria e Shqipërisë i ka kushtuar kujdes të veçantë në këtë nëntor arbëreshëve. Dita e arbëreshëve që dje ishte me shumë aktivitete, kishte mbledhur në Tiranë shqiptarë nga e gjithë bota. Kishte përfaqësues të rajoneve italiane ku shtrihet komuniteti arbëresh: Puglia, Calabria, Basilicata, Abruzzo, Sicila, Molise dhe Campania. Pastaj kishte përfaqësues të komunave arbëreshe në të gjithë territorin italian, akademikë, studiues, publicistë, gazetarë, artistë dhe shkrimtarë, aktorë publikë dhe privatë, afaristë dhe shumë qytetarë arbëreshë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

U zhvilluan disa panele gjatë ditës, ku në fokus ishte gjuha arbëreshe, e cila rrezikon të zhduket, pastaj për historinë dhe kulturën arbëreshe sei vazhdon të ruhen në mënyrë aq unike në botë.

Kryeministri Edi Rama, në seancën plenare, ku u ndanë edhe çmime, i cilësoi arbëreshët si thesar i paçmuar. Ai shprehu zotimin për t’u angazhuar më fort dhe për të gjetur rrugë të reja që do të duhet të përshkojnë, që kjo pasuri të trashëgohet, të ruhet dhe zhvillohet me dashuri dhe përkushtim për brezat që do vijnë. Me këtë rast, ai pati një porosi edhe për udhëheqësit më të lartë të shtetit italian, ku jetojnë arbëreshët, se miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë rrjedh nga një marrëdhënie historike mes të dy popujve, ku një vend të pazëvendësueshëm zënë Arbëreshët e Italisë, tha Rama.

“Ky shkëmbim i vazhdueshëm në shekuj mes kulturave dhe qytetërimeve shqiptare dhe italiane është mbështetur dhe frymëzuar gjithmonë nga drita e shejzave arbërore, e cila, edhe në kohët më të errëta për kombin shqiptar, rrezatoi duke ngjallur shpresë e dashuri për mëmëdheun. Shqiptarë për nga origjina dhe italianë prej më shumë se 500 vjetësh, “gjaku ynë i shprishun” ruajti me krenari gjuhën e të parëve, traditat arbërore, figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe ritet fetare, duke dhënë, në të njëjtën kohë – me kurajo dhe idealizëm – një kontribut të rëndësishëm ne lindjen dhe bashkimin e Italisë, dhe po aq ne Rilindjen dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Falë kujdesit dhe vëmendjes se shtetit italian, Arbërishtja renditet mes gjuhëve të mbrojtura nga Kushtetuta”, tha kryeministri Rama.

U tha se në Itali është ligji për pakicat gjuhësore dhe çështjet për zbatimin e tij në rastin e gjuhës arbëreshe. Poashtu, do të ketë një hapësirë për arbëreshët edhe nëtelevizionin RAI, të transmetimit të emisioneve radiofonike dhe televizive në gjuhën arbëreshe, që është hap tjetër i rëndësishëm në mbrojtje dhe promovim të kulturës arbëreshe.

Qeveria e Shqipërisë do të hartojë një marrëveshje të posaçme me Qeverinë Italiane dhe rajonet italiane ku jeton minoranca gjuhësore arbëreshe, në zbatimin e mëtejshëm të Ligjit për pakicat gjuhësore, për të mbështetur mësimin e gjuhës arbëreshe, në mënyrë që ajo të hyjë në programet shkollore. Në këtë kuadër, u tha se duhet të forcohen katedrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe në të gjitha universitet, laboratorë të mirëfilltë të shkencës albanologjike, dhe për hapjen e qendrave të tjera.

Sistemi ynë arsimor duhet të kontribuojë për të mundësuar krijimin e një shkolle për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën tonë të përbashkët.

Shqipëria dhe arbëreshët do te angazhohen për të gjetur rrugë dhe instrumente të reja që nxisin jo vetëm transmetimin ndër breza të gjuhës, artit dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të vendosur dhe konsoliduar lidhjen mes arbëreshëve dhe komunitetit më të ri të shqiptarëve të Italisë.

Qëllim është koordinimi i veprimit të akademive të shkencave të vendeve të rajonit të Ballkanit për zhvillimin e një programi të përbashkët, po ashtu, edhe ndërveprimi i Dhomave të Tregtisë dhe industrisë me ato arbëreshe, si dhe turizmi historik, kulturor, shkencor, etj.

U vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes institucioneve dhe mjediseve akademike për regjistrimin e iniciativës “Moti i Madh” në listën e UNESCO-s, si hapin e parë të këtij angazhimi që do të formësohet me një marrëveshje të posaçme dhe do të vijojë edhe më marrëveshje të tjera bashkëpunimi në të gjitha sektorët me interes për të dyja palët.

Në samitin e posaçëm në Ditën Arbëreshe në Tiranë ku morën pjesë figurat më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali, dhe figura të tjera shqiptare, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në Kalanë e Skënderbeut do të krijohet muzeu arbëresh. “Lindi edhe ideja e muzeut arbëresh në Shqipëri. Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komiteti arbëresh, ka ruajtur me fanatizëm reliket të jashtëzakonshëm dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve, të cilit i kemi gjetur vendi dhe ku tjetër, përveçse në Kalanë e Skënderbeut”, tha Rama.

Në këtë ceremoni u nda çmimi “Shqiponja e Artë”, për disa personalitete, kurse Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno, për sukseset e arritura me kombëtaren shqiptare.

Punimet e ditës së parë të Samitit të Diasporës u përmbyllën me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, mes krerëve më të lartë të politikës shqiptare dhe përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, me qëllim që të gjenden rrugë të reja për trashëgimin e kulturës arbëreshe.RTK