20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1353

Rriten çmimet për 3.3 për qind më shumë në Kosovë

0

Për 3.3 për qind janë rritur çmimet e produkteve në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin Tetor 2023, krahasuar me muajin Tetor 2022.”

Rritja e çmimeve më së shumti është vërjetur të preimet dhe pemët por edhe të produktet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it.” – njofton ASK-ja.

Ndërkaq, sipas ASK-së, rënia e çmimve është vërejtur te vajrat dhe yndyrat, lëndët djegës si dhe qumshti, djathi dhe vezët.

“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it.” – thuhet në njoftim.

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për dhunë në familje

0

Një person është arrestuar në Suharekë.

Ai dyshohet për ushtrim të dhunës në familje.

Suharekë / 12.11.2023 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Luftime të ashpra afër spitalit më të madh në Gazë

0

Zyrtarët shëndetësorë dhe njerëzit e bllokuar brenda spitalit më të madh në Gazë kanë hedhur poshtë pretendimet e Izraelit të bëra të dielën se po ndihmonte foshnjat dhe personat e tjerë të largoheshin. Ata thanë se luftimet po vazhdojnë jashtë ndërtesës ku ndodhen inkubatorët dhe se spitali ka mbetur pa rrymë dhe furnizimet po pakësohen.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirret për armëpushim të menjëhershëm nëse ai nuk përfshin lirimin e pothuajse 240 pengjeve të hapura nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në sulmet e 7 tetorit, që nxitën luftën.

Një ditë pasi Netanyahu tha se Izraeli po përdor “forcën e plotë” me synim që t’i japë fund sundimit 16-vjeçar të Hamasit në Gazë, banorët kanë raportuar për sulme të ashpra ajrore dhe granatime, përfshirë edhe rreth spitalit Shifa. Izraeli, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Hamasin se ka një komandë brenda dhe nën ndërtesën e spitalit, akuza që janë mohuar nga Hamasi dhe stafi i spitalit.

“Ata janë jashtë, jo larg portës”, tha Ahmed al-Boursh, banor që po strehohet në spital.

Gjeneratori i fundit i spitalit mbeti pa karburante të shtunën, duke çuar në vdekjen e tri foshnjave të lindura para kohe dhe katër pacientëve të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë. Edhe 36 foshnja janë në rrezik që të vdesin.

Ushtria izraelite tha se ka vendosur 300 litra karburante afër Shifës gjatë natës për gjeneratorët që të furnizojnë me energji inkubatorët për foshnjat dhe ka koordinuar këtë dërgesë me zyrtarët spitalorë. Por, ushtria tha se Hamasi ka ndaluar që spitali të marrë këtë furnizim me karburante.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qidra, hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha për Al Jazeera se karburanti i ofruar nuk do të ishte i mjaftueshëm që gjeneratori të funksiononte për një orë. “Kjo është tallje me pacientët dhe fëmijët”, tha al-Qidra.

Duke folur për CNN, Netanyahu vlerësoi se “afër 100” persona ishin evakuuar nga Shifa dhe se Izraeli kishte krijuar korridore të sigurta.

Por, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Munir al-Boursh, tha se Izraeli ka dislokuar spajperistë rreth Shifas, që sipas tij, po gjuajnë ndaj çdo lëvizjeje.

Ushtria izraelite tha se trupat kanë ndihmuar në evakuimin e foshnjave të dielën. Por, Ndihma Humanitare për Palestinezët, një organizatë bamirëse nga Mbretëria e Bashkuar që ka ndihmuar njësinë neonatale në Shifa, tha se transferimi i foshnjave në gjendje kritike është një proces i ndërlikuar. “Me autoambulancat që nuk po mund të arrijnë në spital… dhe asnjë spital nuk ka kapacitet që t’i pranojë ata. Nuk ka asnjë tregues se si kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt”, tha drejtuesja e kësaj organizate bamirëse, Melanie Ward.

Sipas Ward, e vetmja mënyrë që foshnjat të mund të transferohen nga Shifa është nëse ndalen luftimet dhe lejohet që në spital të dërgohen karburante.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se janë 1.500 pacientë në Shifa dhe 1.500 punonjës shëndetësorë. Po ashtu, 15.000 deri në 20.000 persona janë duke u strehuar në këtë spital.

Sipas Mjekëve pa Kufij do të duheshin javë që të evakuoheshin pacientët.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se Shifa ka mbetur qe tri ditë pa ujë “dhe spitali nuk është më duke funksionuar”.

Ndërkaq, Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se edhe spitali tjetër në qytetin e Gazës, Al-Qunds “më nuk është operacional” sepse kishte mbetur pa karburante. Sipas kësaj organizate, në këtë spital gjenden 6.000 persona.

Termocentrali i vetëm në Gazë doli jashtë funksionit një muaj më parë dhe Izraeli ka ndaluar importet me karburante me qëllim që të parandalojë që Hamasi t’i përdorë këto furnizime.

“Ne nuk duam të shohim luftime në spitale ku ka njerëz të pafajshëm, njerëz të pashpresë, njerëz që po kërkojnë trajtim mjekësor”, tha këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, Jake Sullivan.

Drejtori i spitaleve në Gazë, Muhammed Zaqout, tha se Ministria e Shëndetësisë në këtë territor nuk ka mundur të përditësojë numrin e të vrarëve që nga e premtja pasi që punëtorët shëndetësorë nuk kanë mundur të arrijnë në zonat që janë goditur nga bombardimet izraelite.

Afër 2.3 milionë palestinezë gjenden në Gazën e rrethuar.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se çdo dëm ndaj civilëve është përgjegjësi e Hamasit. Izraeli e ka akuzuar këtë grup se operon në lagjet e banuara dhe përdor civilët si mburoja njerëzore. /REL/

Kapiteni i Izraelit shpërthen pas humbjes nga Kosova: Terreni i fushës dukej si stallë e derrave

0

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj asaj të Izraelit me rezultat minimal 1-0.

Goli i Milot Rashicës në minutën e 40-të të ndeshjes ka qenë vendimtar për t’i ndalur tre pikët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në fakt ka qenë një dominim i Kosovës nga fillimi deri në fund të saj, edhe pse fusha ishte në një gjendje tejet të rënduar.

Kritikat nuk i kurseu as kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi, i cili pas ndeshjes tha se më shumë se një fushë futbolli, terreni i ‘Fadil Vokrrit’ dukej si një stallë derrash.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”.

“Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë, pasi situata në grup nuk ka ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim sonte”, ka thënë kapiteni i Izraelit. /Telegrafi/

Kurti flet në Vjenë për temën `Kosova si peng i interesave gjeopolitike`

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, të hënën prej orës 14:05, njofton Kryeministria.

 

Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkaq, të martën, Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë, raporton RTKlive.

Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal ka qenë qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Nga Forumi bashkëpunimi ekonomik ndërmjet sipërmarrësve nga vendet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës – Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova. , Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina – është zhvilluar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndër anëtarët themelues të Forumit Ekonomik të Vjenës janë disa nga kompanitë dhe industrialistët më të njohur austriakë.

Kryeministrat e shteteve të rajonit të VEF, të përcaktuar si “Rajoni nga Adriatik në Detin e Zi”, formojnë Komitetin e Patronazhit të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Të gjithë ambasadorët e akredituar të vendeve anëtare të VEF-së në Austri marrin pjesë në aktivitetet e VEF-së si Anëtarë të Komitetit të Ambasadorëve. Organet e Forumit Ekonomik të Vjenës përfshijnë edhe Komitete të ndryshme, me mbështetje të veçantë nga anëtarët e Komitetit të Nderit të VEF, personalitete të njohura dhe vizionarë.

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë sot në orën 09:45 të mëngjesit ku edhe pritet të vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë.

Ndryshe dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, është dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur W04444.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë janë paraparë të mbahen katër seanca.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Java pritet të nisë me mot tipik vjeshtor, pasi që në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normalës.

Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shum zona, pasiqë ndryshimi i grafikut termik do të mundësoj formimin e kësaj dukurie, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së,në viset me lartësi mbidetare mbi 1 mijë e 100 metra parashihen edhe ngrica të dobëta.

Gjatë së hënës moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet zero deri tre gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius

Dardanët mposhtin Izraelin në “Fadil Vokrri”, prekin fitoren e dytë

0

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Izraelin, me rezultat 1-0, të dielën në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.

 

Përballja mes Dardanëve dhe izraelitëve, është luajtur në një terren të vështirë dhe në pranin e rreth 5 mijë tifozëve.

Kombëtarja jonë bëri ndeshje mjaft të mirë, ndonëse me disa mungesa të disa lojtarëve tonë për shkak të angazhimeve të tyre me klubet përkatëse.

Futbollistët e Kombëtares sonë në pjesën e parë, kishin iniciative në terren, e kërkuan më shumë golin të cilin e gjetën përmes Milot Rashicës në minutën e 41-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesëlojën e dytë, Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, duke krijuar disa raste të mira përmes Vedat Muriqit, Milot Rashicës dhe Krasniqit, por që në momentet vendimtare nuk u treguan të sakta në rastet e krijuara.

Edhe skuadra mike më të gjitha forcat e kërkoi rrugën e golit, megjithatë, mbrojtja jonë assesi nuk u thye.

Përfundimisht Kosova mund Izraelin me rezultat 1-0, dhe kjo është fitorja e dytë e Kombëtares sonë në këtë cikël të garave.

Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.

Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.

Rashica ‘ngrin’ Izraelin

(E plotësuar) Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit prej 1-0.

Dardanët dhe izraelitët po luajnë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Është Milot Rashica, i cili në minutën e 41-të shënon gol për të kaluar Kosovën në epërsi në duel me Izraelin.

Enver Hasani komenton futjen e “Rezolutës 12/44” në Statutin e “autonomisë serbe” në Kosovë

0

Në vend të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, në Statutin e ri të “autonomisë politike serbe” në Kosovë është vendosur Rezoluta 12/44, ka shkruar në një kolumne botuar në “gazetën Express” ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, shkrim këtë që e ka titulluar “Kushtetuta materiale e kryeministrit Albin Kurti”.

“Futja e Rezolutës 1244, së bashku me ligjet, si bazë për interpretim të kushtetutshmërisë së Autonomisë serbe, dhe garantimi i njëkohshëm i integritetit territorial e sovranitetit territorial të Kosovës, nuk është veçse një cinizëm brutal i barasvlershëm me bashkimin e barotit me zjarrin. Rezoluta 1244 garanton integritetin e sovranitetin territorial të Serbisë, jo të Kosovës (sic !)”, ka shkruar Hasani.

Shkrimi i plotë: KËTU

Artizanët e Kosovës, thirrje për ruajtjen e traditës së punimit të filigranit

0

Artizanët e filigranit në Kosovë po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për ta mbajtur gjallë këtë traditën shekullore të punimeve të tyre.

Arti i punimit të fijeve të holla metalike për të krijuar stoli të ndërlikuara dhe të bukura argjendi, të njohura si filigran, është ngulitur thellë në identitetin dhe trashëgiminë e Kosovës.

Në një argjendari në Prizren, një numër i vogël artizanësh të filigranit punojnë për të ruajtur traditën e tyre në këtë art.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Qyteti i Prizrenit ka një reputacion ndërkombëtar dhe konsiderohet një qendër e prodhimit të bizhuterive.

Për shekuj me radhë, zejtarët këtu kanë punuar me vegla dore primitive duke prodhuar gjithçka, nga unazat, vathët dhe varëset deri te kutitë dhe taketuket e duhanit, të cilat më pas i kanë tregtuar në mbarë botën.

64-vjeçari Bashkim Tejeci shpjegon me pasion se si mjeshtrit e vjetër të shekullit të kaluar, prindërit dhe gjyshërit e tij, krijuan një kompani për punimin e filigranit në vitin 1946.

Filigrani ka qenë prej kohësh një biznes familjar.

“Me të vërtetë ka qenë një zeje, një zanat apo një organizatë për të cilën ia vlente të punoje dhe të humbje rininë, duke punuar për të”, thotë ai.

Dikur një punishte me 150 mjeshtër, kompania tashmë e riemërtuar ‘Filigran Shpk’, tani ka vetëm pesë mjeshtër që punojnë së bashku.

Ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara shkrihen, kthehen në fije të holla metali dhe kthehen në stoli të ndryshme. Disa prej tyre zbukurohen me gurë të çmuar.

Teknika është aq e qëndrueshme sa një produkt i prodhuar një shekull më parë mund të riparohet dhe lehtësisht të kthehet në një gjendje të re, thotë zoti Tejeci.

“E ndjej veten shumë mirë këtu. Është një veprimtari që jep qetësi sepse çdo herë prodhon diçka tjetër”, thotë 76-vjeçarja Fatime Baruti, e cila filloi të merrej me punimin e filigranit rreth 50 vjet më parë.

Këta argjendarë thonë se brezit të ri i mungon interesi për zanatin e tyre, edhe pse të rejat, kryesisht nënat e reja, janë të prirura ta mësojnë zanatin dhe të punojnë nga shtëpia.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kompania e re private, Filigran, ka raportuar probleme në përmbushjen e porosive në periudhat e ngarkuara të vitit, si sezoni veror i dasmave, për shkak të mungesës së artizanëve të trajnuar.

“Kemi marrë ndihmë nga komuna dhe organizata UNDP për organizimin e kurseve të trajnimit. Por, ndihma nuk ka qenë e madhe. Ne po përpiqemi të hapim një shkollë të filigranit për trajnimin e artizanëve të rinj për tre ose katër vite dhe pastaj punësimin e tyre këtu”, thotë Faik Bamja, menaxher i organizatës Filigran.

Humbja e kësaj tradite, që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e Kosovës, do të shkakonte një keqardhje të madhe për mjeshtrin e punimit të filigranit, Bashkim Tejeci.

“Zanatet, që kanë një vlerë të madhe, është mirë që shoqëria dhe qeveria mos t’i lejojë të zhduken sepse kjo nuk do të ishte vetëm një humbje shtetërore, por edhe një humbje kombëtare”, thotë ai./VOA