18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1354

Mur mbrojtës në rrugën Piranë-Zojz

0

Një mur mbrojtës është duke u ndërtuar në rrugën kryesore që lidh fshatrat Piranë dhe Zojz.

Ndërtimi i murit do të parandalojë rrëshqitjet e dheut, projekt i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e komunitetit.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

“Duke ofruar një mbrojtje të nevojshme kundër rreziqeve natyrore, mundëson që fshati të jetë një vend më i sigurt për të gjithë banorët dhe frekuentuesit e kësaj rruge”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kurti takoi në Paris drejtorin ekzekutiv të C.I.C.E.S

0

Qëndrimin në Paris, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje e vijoi me takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit dhe artit.

“Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme. Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aty ku ruhet dashuria, dëbohet mëria !

0
Sahit Osmani
Gjykim personal mund të formulosh
mbi mua ose për ndonjë tjetër
armiqësi të thellë mund të sajosh
që ta mposhtësh me një gënjeshtër
Vlera e veprave qëndron në lartësitë
që rrezatojnë me urtësi dhe dashuri
atje ku fundrrina s’mund të ekzistojë
të dyzojë veten me role mashtrimi
Të pabesueshme të duken luhatjet
nga pesha e realitetit njerëzor
s’e intrigat ,trillimet dhe shpifjet
përballë së vërtetës shkërmoqen
Aty ku ruhet dashuria dëbohet mëria!

“Zotin e kam pasur gjithmonë afër” – Deklarata e para 8 muajve e futbollistit që vdiq pas arrestit kardiak në fushë

0

Raphael Dwamena tronditi dje botën e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

Pas një arresti kardiak në fushën e lojës në ndeshjen Egnatia-Partizani, ai ndërroi jetë në spital.

Problemet e tij me zemrën ishin evidentuar kohë më parë, teksa të njëjtat i kishte konfirmuar edhe vetë lojtari në një intervistë për Top Channel.

“Familja ime është në Ghana, është e vështirë për ta. Për mua nuk kishte asnjë lajm, kisha kohë nën monitorim të mjekëve. Më duhej shpesh t’i telefonoja për t’iu treguar çfarë po ndodhte. Më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur, dhe thashë po. Ndërsa mjekë nga klube të ndryshme dhe institucione të ndryshme më thonin që unë nuk duhet të luaja më, unë iu thashë respektoj opinionin tuaj por duhet të marrë një vendim”, deklaronte lojtari nga Ghana.

“Ndoshta për njerëzit normal ka shumë gjëra të pamundura, për zotin nuk ka asgjë të pamundur, ai më ka qëndruar pranë gjithmonë. Zoti ka qenë gjithmonë aty për mua, dhe kam shumë besim tek ai. Nuk duhet të ndryshosh asgjë, secili ka rrugëtimin e tij, dhe nëse kjo ndodh duhet të pajtohesh”, deklaronte Dwamena para 8 muajsh.

“Unë vendosa të rikthehem të luajë sepse jam gati. Jam këtu kam shënuar gola dhe askush nuk po flet për këtë gjë. Dhe nëse ndodh diçka të gjithë do të thonë “ah e dinim”, tha ai.

“Nuk kam aspak frikë sepse zoti është me mua. Kur erdha këtu bëra disa teste mjekësore, dhe gjithçka ishte mirë. Luajta në Zvicër para se të vija këtu në divizione të ulëta, nuk e lashë asnjëherë futbollin. Erdha këtu dhe u finalizua”, përfundonte deklaratën e tij.

Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 265 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrëstuar 10 persona dhe pesë janë dërguar në mbajtje.

statistika

Policia me masa shtesë për ndeshjen Kosovë-Izrael

0

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë hartuar urdhrin operativ policor për ndeshjen Kosovë – Izrael që do të luhet sonte në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Sipas policisë, sot do të ketë siguri të përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtim të masave të sigurisë, ndërmarrje të masave të nevojshme policore, parandalim dhe luftim të dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, shtim të masave të sigurisë paraprake dhe kontrollim të turmave si në perimetër të stadiumit e sipas nevojës edhe në qytet e sheshe.

Tutje, policia bëri të ditur se në stadium nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit, shishest e plastikës, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqimi i çfarëdo lloji, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda, kamera profesionale e “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik e fetar”, transmeton Klankosova.tv.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

“Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia, për këtë ndeshje ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën ata mund të jenë subjet i ndëshkimit.

Moti sot me shi, temperatura deri në 11 gradë Celsius

0

Sot parashihet që të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 11 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Gjendja atmosferike kryesisht me vransira, gjatë ditës vende vende reshje shiu. Temperatura 5°C deri 11°C. Era nga JugLindja 20 deri 50 km/h”, thuhet në njoftimin e “Motit në Kosovë”.

Luan Rudaj mbron titullin e kampionit botëror në Muay Thai

0

Luan Rudaj sonte e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke e mundur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi.

Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport.

Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike.

Gjermanët zvogëlojnë orët e punës, ndonëse mungojnë qindra-mijëra punëtorë

0

Gjermanisë i mungojnë qindra-mijëra punëtorë dhe ky është një problem emergjent. Ka disa arsye për këtë, por problemi forcohet edhe nga pakësimi individual i kohës së punës, sipas Institutit IFO, përcjell albinfo.ch.

Referuar një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ifo, pakësimi individual i orëve të punës ashpërson më tej problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Vërtet që numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur nga 40 në 45 milionë vetë, sipas presidentit të ifo-s, Clemens Fuest. Por numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë. “45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë”.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Rënia e madhe për vitin 2030

Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Tregut të Punës dhe Studimit të Profesionit, IAB, gati gjysma e kompanive gjermane në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar nuk mund t’i zinin vendet e punës me punëtorë të kualifikuar. Vetëm në profesionet që lidhen me matematikën, informatikën, shkencat natyrore dhe teknikën mungojnë në Gjermani rreth 300.000 punonjës, sipas raportit të vjeshtës të Institutit të Ekonomisë Gjermane, IW.

Por mungesa e fuqisë punëtore përfshin të gjithë sektorët ekonomikë. “Rënia e madhe nuk ka ardhur ende”, sipas kreut të ifo-s, Fuest. Problemi do të jetë më akut, kur të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1963/1964 rreth vitit 2023. Tabea Bucher-Koenen profesore në Universitetin e Manheimit dhe drejtuese e Qendrës Leibniz për Studimet Ekonomike Europiane thotë se mes vitit 2025 dhe 2035 do të dalin në pension edhe 13,5 milionë vetë. Megjithëse ata financiarisht janë në gjendje të mirë, prapë do të ketë reduktim të ndjeshëm të konsumit.

Edhe pse qeveria e koalicionit do ta mbajë nivelin e pensioneve në 48% të të ardhurës mesatare, duhet që të punësuarit ose të punojnë më gjatë ose të paguajnë kontribute më të larta pensioni, thekson Bucher-Koenen. Kjo është e mundur, sepse të moshuarit e sotëm janë më të shëndetshëm dhe kanë mesatarisht 6 vjet më shumë jetëgjatësi se brezi i prindërve të tyre, thotë Karin Haist, eksperte e demografisë në Fondacionin Körber. Eksperti i ekonomisë, Fuest për të rritur numrin e fuqisë punëtore, propozon rritje të kuotës të punësimit dhe imigracion më të madh të fuqisë punëtore nga jashtë. Për të rritur kuotën e punësimit “nuk duhet t’i mbajmë njerëzit larg nga puna”, është shprehur Fuest duke marrë si shembull paratë sociale që jepen për qytetarin dhe peshën e tatimeve dhe kontributeve sociale. Një rrjet më i mirë kopshtesh mund të sjellë më shumë gra në botën e punës.

Edhe tek imigrimi ka ende shumë për të bërë. Nga refugjatët e ardhur në vitin 2015, afërsisht gjysma punojnë, shpjegon referentja e institutit ofo, Yvonne Giesing. Nga refugjatët e Ukrainës punojnë vetëm rreth 20%. “Pengesa më e madhe është gjuha”, sipas ekspertes. Kësaj i shtohet burokracia gjermane, që frenon ardhjen e fuqisë punëtore.

Muriqi për ftesën nga Kosova: Është një detyrë për të luajtur me kombëtaren

0
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ka qenë i vendosur për të pranuar ftesën nga kombëtarja e Kosovës.

Muriqi, ka folur edhe në lidhje për ekipin e Mallorcas, që u desh ta shtynte ndeshjen për shkak të tij.

“Jam kanë shumë i vendosur pasi mora ftesën, i thash klubit që duhet të shkoj, është një detyrë për të luajtur me kombëtaren. Në fund e kanë shtyrë krejt ndeshjen, për mua nuk u kanë problem, këtu duhet me lujt, edhe loja me Cadizin do të luhet pas grumbullimit të kombëtareve nuk kam pasë presion, jam i vetëdijshëm që duhet me ardh me lujt”, ka theksuar Muriqi.

“Është e pazakontë, nuk e di që ka ndodhur ndonjëherë në futboll kështu, jemi pa stërvitje, normal po grumbullohemi dy ditë para lojës, nuk është në disfavor, kemi luajtur me ekipe. Besoj se nesër do të dalim 100 për qind ndaj Izraelit”.