20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1352

Policia në Prizren: Realizuam 55 urdhëresa të gjykatës

0

Policia në Prizren, për pesë ditë, ka realizuar 55 urdhëresa të gjykatës, për vepra të ndryshme penale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton Policia e Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, dhe stacionet më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonitë 192 dhe 029 244 355”.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Policia në Prizren kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, ia publikon foton

0
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Rasti ka ndodhur më 4 korrik 2023 në Prizren.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”
Mund të jetë një imazh i 2 persona, biçikletë, skuter dhe rrugëhttps://prizrenpress.com/asociation-loyola-gymnasium-shpall-konkurs-per-nje-mesimdhenes-e-per-lendet-filozofi-sociologji-dhe-psikologji/

Komuna e Rahovecit njofton se është shtyrë Konsultimi Publik

0

Konsultimi publik për Projektplanin Lokal të Veprimit për Biodiversitet 2023-2027 në komunën e Rahovecit, i paraparë të mbahej nesër, në orën 11:00, shtyhet për të mërkurën, më 22 nëntor 2023, në orën 11:00.

Konsultimi do të bëhet në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Murati: Janë shtuar kontrollet për bizneset që nuk e respektojnë Ligjin e Punës

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se kanë trefishuar numrin e inspektorëve të punës, nga 22 në 60.

Murati në rrjetin e tij në Facebook ka shkruar se numri i inspektorëve do të rritet edhe më tej.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet”, shkruan Murati.

Përpos kësaj, ai ka theksuar se janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin. Vazhdojmë”, shkruan Murati në Facebook.

Pas lajmeve për ndarje, Sara Hoxhës i komenton reperi i famshëm

0

Disa thonë janë ndarë e disa të tjerë thonë se po e bëjnë për marketing, mirëpo një reagim nga Sara Hoxha dhe Ledri Vula nuk kemi.

Por ky i fundit u duk ditën e djeshme sikur “vulosi” ndarjen pasi fshiu këngën “Gjendja” nga Youtube, ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha.

Ndërkoh Sara ka publikuar ditën e djeshme një foto, ku vëmendjen e merr komenti i reperit gjerman, Luciano.

Reperi i ka komentuar disa yje aktores.

Mirëpo ajo që vihet re është se ata ndiqen me njeri-tjetrin në Instagram, e gjithashtu reperi ndiqet edhe me kolegun e tij Ledri Vula.

Kadare për revistën italiane flet për librin “Pallati i Ëndërrave”: Mendova se do të më arrestonin

0

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare rikthehet në libraritë italiane me një roman të shkruar rreth 40 vjet më parë.

“Pallati i ëndrrave” ruan gjithë fuqinë dhe freskinë e së tashmes. Në një intervistë për “La Lettura” të Corriere della Sera, shkrimtari flet për kohën kur u shkrua romani, marrëdhënien me Enver Hoxhën, arratinë në Francë e deri për teknologjinë dhe frikën se mos kjo e fundit po na kontrollon mendjen.

“Në kohën kur u shkrua ishte absolutisht aktual. Por edhe tani është aktual, por me kalimin e 40 viteve asgjë nuk ka humbur nga kualitetet e tij. Unë me gëzim i rishfaq edhe njëherë ato mendime për publikun e sotëm. E bën aktual fryma kritike, mohuese që ka pasur që në atë kohë, ka qenë shumë e ashpër. Më gëzon fakti që kam pasur një mendim aq radikal për kohën. Kjo ashpërsi nuk ka rënë me kalimin e kohës. Ndaj librit në ato vite pati presione, ndalime, kritika. Për herë të parë pas daljes së këtij romani mendova se do të më arrestonin, pasi fryma anti-sistem në të ishte e dukshme”, shprehet Kadare.

I nderuar zoti Kadare, fillimisht ju falenderoj shumë që pranuat këtë intervistë. Kjo intervistë po bëhet me rastin e botimit në Itali të veprës suaj “Pallati i ëndrrave”, botuar në Shqipëri në vitin 1981. Cili është këndvështrimi juaj aktual ndaj një libri që keni shkruar më shumë se 40 vjet më parë?

Është një libër i shkruar për atë kohë. Shqipëria ishte një vend totalitar dhe si shkrimtar ndjeja që përmasa e komunizmit dhe pushteti i tij mbi individin po bëhej absolut. E gjithë ajo atmosferë që përshkruhet në këtë vepër nuk ndryshon shumë nga totalitarizmi shtypës i Shqipërisë së Enver Hoxhës në atë periudhë. Në kokën time, gjithë ajo zymtësi që kam mundur të shpreh ishte e vërtetë, e sot kjo më gëzon që kam mundur ta shpreh. Letërsia të jep mundësinë e jetës dhe në kushte të tilla. Ky ishte fati im, jeta me letërsinë.

Në kohën kur u shkrua ishte absolutisht aktual. Por edhe tani është aktual, por me kalimin e 40 viteve asgjë nuk ka humbur nga kualitetet e tij. Unë me gëzim i rishfaq edhe njëherë ato mendime për publikun e sotëm. E bën aktual fryma kritike, mohuese që ka pasur që në atë kohë, ka qenë shumë e ashpër. Më gëzon fakti që kam pasur një mendim aq radikal për kohën. Kjo ashpërsi nuk ka rënë me kalimin e kohës. Ndaj librit në ato vite pati presione, ndalime, kritika. Për herë të parë pas daljes së këtij romani mendova se do të më arrestonin, pasi fryma anti-sistem në të ishte e dukshme.

Dhe cili është këdvështrimi juaj ndaj njeriut dhe shkrimtarit Ismail Kadare të vitit 1981? Mendoni se keni ndryshuar shumë? Dhe nëse po, si?

Nuk mendoj se kam ndryshuar. Ne letërsi gjërat ndryshojnë shumë ngadalë, në mendjen e shkrimtarit gjithashtu, e kjo është diçka pozitive. Në vitin 1981 pikëpamjet e mia mbi totalitarizmin, kërkonin të konfiguronin një Shqipëri evropiane ashtu siç ishin rrënjët e saj. E kam mbrojtur këtë pikëpamje me veprat e mia, në mënyrë të natyrshme, duke besuar në një përkatësi të hershme evropiane të këtij populli që jetoi një nga sistemet më të egra komuniste. Gjithë vepra ime përpiqet të orientojë lexuesin drejt një zgjimi të brendshëm, por dhe aq të bukur që letërsia mund ta japë, dhe pse në ato vite dukej e pamundur.

Për një person si unë, që sot lexon për herë të parë veprën “Pallati i ëndrrave”, ky roman është befasues sepse është shumë aktual. Mendonit se po shkruanit mbi të gjitha një alegori të regjimit komunist shqiptar? Apo ishit në dijeni, tashmë që në atë kohë, për shtrirjen universale dhe të përjetshme të romanit?

Shkrimtari e ndjen me intuitë për gjërat që shkruan e jeton, se duke qenë të kohës ato janë njëkohësisht të përjetshme. Për fat të mirë kjo temë që zhvillohet në këtë roman është e përjetshme. Vepra është një satirë e totalitarizmit, që kalon kufijtë lokalë e kombëtarë. Thagma e këtij romani është shkruar te një nga novelat që kam shkruar paralelisht në atë kohë. Ndoshta te “Qorrfermani” kam idenë e një personazhi që të çon tek ëndrra. Më vonë, ky mendim do të fekste tek unë kur dëgjova mbi disa vjedhje në Tiranë. Vjedhje të çuditshme, groteske, në plan të parë, por që zgjuan tek unë projektimin e skëterrës. Kishte kohë që më joshte projektimi i një skëterre. E kam treguar këtë e në librin “Kohë për rrëfim”, një bisedë me një studiuese shqiptare ku them se “E dija që ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të shkruaja një vepër të tillë. Vetëm pasi shkrova dy kapitujt e parë të veprës, ndjeva se po realizoja atë që më ishte dukur e pamundur: skëterrën. Ishte një lloj mbretërie e vdekjes ku, në mos ne vetë, ishte gjumi dhe ëndrrat tona, një pjesë e jetës sonë që gjendej matanë, ndërkohë që ne ishim këtej. Romani pasqyron tensionin midis etnicitetit kombëtar dhe atij perandorak për një individ e dinasti, fati i të cilëve është i lidhur njëkohësisht me politikën kombëtare e atë ndërkombëtare. Isha i vetëdijshëm për fatalitetin që mund të më sillte ky libër, por aq i bindur në fuqinë universale të kësaj teme.

A është fuqia e ëndrrave në roman e ngjashme me fuqinë e informacionit në botën e sotme?

Imazhet e fuqishme dhe logjika gati surreale e bënin personazhin e këtij romani Mark Alemin shpesh të pafuqishëm përballë fuqisë së ëndrrave. Bota njerëzore ka aftësinë të përshkruajë e përsërisë veten në shumë forma, të gjejë mënyra për t’i mbijetuar pengesave. Alegoria e “Pallatit të Ëndrrave” në kontekstet e reja kulturore, shoqërore, apo një bote e cila tashmë po përballet me konflikte të reja më ashpra siç janë dy vatrat e luftërave të reja, që po sjellin një kërcënim për stabilitetin, rikthen vëmendjen tek nevoja e urtësisë njerëzore. Fuqia e informacionit në kohët e sotme po rikthen një tjetër totalitarizëm, atë mbi kulturën. Ruajtja e kulturës në këto ujëra të fuqishme të informacionit është detyrë e njerëzve të shkrimit.

Çfarë mendoni për përpjekjet e teknologjisë, e cila po funksionon (punon) kudo në botën bashkëkohore, nga Kina në Silicon Valley, dhe po bëhen përpjekje të digjitalizohet gjithçka, dhe si rrjedhojë ndoshta një ditë a do të mund të arrihet deri aty sa të kontrollohet mendimi njerëzor?

Kjo është një përpjekje e pamundur.

Çfarë roli luajti vepra “Pallati i Ëndrrave” në lidhje me situatën tuaj në Shqipëri edhe në lidhje me vendimin që ju morët për të jetuar në Paris?

Ky roman më solli shumë telashe dhe pse isha mësuar me telashe. Zakonisht botimi i veprave të mia shoqërohej gjithnjë me kritika në shtyp, mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve. Kudo në Tiranë flitej se “është ndaluar libri i Kadaresë dhe pritet dënimi”. Botimi i veprave të mia në Francë ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në lidhje me situatën në të cilën unë si shkrimtar ndodhesha në Shqipëri. Franca, lexuesi perëndimor ka luajtur një rol në shpëtimin e situatës sime. Më vonë në Kafe Rostand në Paris kam takuar një gazetare franceze e cila më ka treguar se ka shkuar në ambasadën tonë dhe ka pyetur mbi gjendjen time. Erdhën shumë informacione nga Perëndimi, që shtypi i huaj interesohet për Kadarenë dhe kjo e trembi Enver Hoxhën. Në këtë rast veproi mekanizmi i mbrojtjes perëndimore. Ka qenë periudha më e zezë në jetën time.

Largimi im drejt Francës duke ikur përgjithmonë nga vendi im erdhi në rrethana kur kuptova se kjo ishte mënyra e vetme për të ndryshuar kursin e regjimit në Shqipëri. Udhëheqësi komunist i asaj kohe duket se nuk do ta bënte një veprim të tillë. Ika kur mendova se ky veprim do të luante një rol për rënien e komunizmit në vend.

Keni lindur në të njëjtin qytet, Gjirokastër, me diktatorin Enver Hoxha. Cila ka qenë marrëdhënia juaj me të?

Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie personale me të. Ne kemi qenë komshinj, në lagjen më të vjetër e më të madhe të Gjirokastrës, te rrugica që unë i kam ringjallur emrin e çuditshëm “Sokaku i të marrëve”. Në Gjirokastër Enver Hoxha nuk njihej shumë gjatë luftës, pasi shtëpitë gjirokastrite kishin shumë identitet të fortë dhe nuk lejonin spikatjen e identiteteve të zbehta. Mendimi im i gjithëkohshëm për Enver Hoxhën ka qenë jo pozitiv. Nuk gjendet në veprën time askund ndonjë përshkrim ku të theksohet admirimi për të. Kjo shpaloset qartë, sidomos, te “Dimri i vetmisë së madhe”, ku ai përshkruhet gjerësisht në biseda me të tjerët dhe s’ka ndonjë ndryshim midis tij dhe galerisë së personazheve krejtësisht negative të atij që quhej blloku komunist.

Në moshën 11-vjeçare ju kopjuat me dorë të gjithë Makbethin. Pse Shekspiri ishte kaq i rëndësishëm për ju?

Tragjedia e Shekspirit pushtoi mendjen time që kur isha ende fëmijë. Makbethi shfaqi para meje botën e letërsisë. U dhashë pas kësaj magjepsjeje siç i jepesh një feje. Me mendimin se po ta kopjoje librin bëhet yti, pra bëheshe autor, e kopjova të gjithin me dorë me një laps e një letër. Ky ishte një koncept i çuditshëm që nuk e di se nga më lindi dhe nuk arrij ta shpjegoj dot, por një ide e tillë më vazhdoi për një kohë shumë të gjatë, duke menduar se përderisa unë kopjoja një libër, isha njëkohësisht dhe pjesëmarrës në krijimin e tij. Kështu, pasi kopjova një pjesë të Makbethit, jetoja vetëm me të. Shekspiri ka qenë gjithnjë i rëndësishëm në veprën time e vijon të jetë si një mjeshtër që të udhëheq drejt portave të letërsisë së madhe.

Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të mërguar, si Conrad, Nabokov apo Kundera, ju nuk e keni braktisur kurrë gjuhën tuaj origjinale, shqipen. Përse?

Mendoja se mund ti jepja më shumë artit tim me këtë gjuhë. Gjuha shqipe më ka dhënë gjithë hapësirën për të shprehur përmes saj përfytyrimet e mia. Nuk kam ndjerë asnjëherë pengesë në artin tim nga kjo gjuhë, por jam magjepsur vazhdimisht pas bukurisë së saj.

Munishi: Tash po vini në fjalët e mia, me shekuj jam para jush me dijeni

0

Ismet Munishi ka qenë njëri prej trajnerëve më të zëshëm kosovarë që kanë kërkuar vazhdimisht që t’ju jepet hapësirë në Kombëtare të Kosovës lojtarëve të Superligës.

Këta të fundit janë injoruar vazhdimisht nga trajnerët e Kombëtares, por së fundmi selektorët kanë nisur të reflektojnë, shkruan “Gazeta Express”.

Selektori Primoz Gliha ua dha rastin mbrëmë në ndeshje me Izraelin disa lojtarëve të Superligës, mbi të gjitha pas disa mungesave të rëndësishme.

Dhe, Dellova, Krasniqi, Zyba e të tjerët e arsyetuan besimin e trajnerit slloven me paraqitje pozitive.

Munishi e ka bërë një postim në rrjetet sociale sot, duke ua kujtuar atyre që e kritikuan kur kërkonte që të ftoheshin lojtarët e Superligës.

Ai insiston se është me shekuj përpara me dijeni karshi atyre që e kritikuan dikur.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit karizmatik kosovar. /Gazeta Express/

“Ka vdekur ky majmun, para 10 vitesh”: Ish-eprori i UÇK-së flet për policët shqiptarë të ish-Jugosllavisë

0

sh-eprori i UÇK-së Sadik Halitjaha është dëshmitari i 36-të i cili po dëshmon në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në Gjykatën Speciale të hënën, para trupit gjykues ai është pyetur nga prokurori rreth një liste emrash.

Lista përmbante emra, të cilat ai i përshkroi si punonjës të ish-sistemit jugosllav.

Pjesë nga marrja në pyetje e Sadik Halitjahës:

Prokurori: Kjo listë nuk duhet të transmetohet për publikut. Dëshmitarë e shihni në të majtë keni dokumentin. A është ky dokumenti të cilit i referoheshit pak më përpara që thatë se ua ka treguar Prokuroria?

Halitjaha: I kam njohur dy-tre prej tyre që më kanë torturuar gjatë burgut.

Prokurori: Dëshmitarë, jemi në seancë të hapur, ndaj ju lutem që të mos i referoheni asnjë emri në këtë listë – thjeshtë me shifrat përkatëse të emrave të tyre apo mbiemrave. E kam vënë re se në intervistën e vitit 2020 me Prokurorinë, ju keni thënë se nuk e keni njohur personin me nr. 58 që e shihni në ekran, por që ka qenë polic me Policinë serbe.

Halitjaha: E vërtetë është, personi me numrin 58 ka qenë polic i Policisë serbe edhe pse ka qenë shqiptar me kombësi.

Prokurori: Shihni ju lutem nr. 53 dhe tregojuni gjyqtarëve nëse e njihni këtë emër dhe nëse po, nga e njihni atë?

Halitjaha: Ka qenë torturuesi im dhe ka punuar në shërbimin sekret jugosllav në Prizren, me numrin 53.

Prokurori: A e njihni numrin 54, pa e thënë emrin? 54-tën a e njihni?

Halitjaha: Pse mos t’ia them emrin z. prokuror që këta na kanë rreh, na kanë shkoq me dru e ne s’ia themi as emrin. Ka vdek ky majmun para dhjetë vitesh. E kam njoftë se ka qenë sekretar i Sekretariatit Sekret të Prizrenit.


Fillon dëshminë dëshmitari Sadik Halitjaha në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar që të dëshmoj dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ish-zv.komandantë i Zonën Operative të Pashtrikut (me kodin W04765), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit, James Pace.

ZPS ka paraparë 2 orë që ta marrë në pyetje këtë dëshmitarë, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë paraparë rreth 14 orë e gjysmë.

Para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 36-të, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III urdhëroi që disa dokumente të riklasifikohen si konfidenciale.

Po ashtu, edhe disa dokumente u pranuan si prova materiale.

Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

(Përditësuar, ora 11:55)-Dëshmitari i 35-të në gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari.

Ndërsa, pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj kryetari i trupit gjykues, Guenawl Mettraux.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Tutje, gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

Ky dëshmitarë kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

Mbrojtja e Krasniqit pyet dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit në Kosovë në prag të luftës

(Përditësuar, ora 11:30)-Dëshmitarin e 35-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është duke e marrë në pyetje mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes avokatit, Aidan Ellis.

Ellis e ka pyetur dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit të zhvilluar në Kosovë pas përjashtimit të mësimdhënieve dhe nxënësve nga institucionet e rregullta shtetërore.

“Është e drejtë apo jo, që në fillim të viteve ’90-të mësuesit dhe nxënësit shqiptar janë përjashtuar nga sistemi i rregullt i arsimit në Kosovë?”, pyeti Ellis.

Ndërsa, dëshmitari u përgjigj vetëm me fjalën “diskriminim” gjë më të cilën u pajtua edhe avokati Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pajtohemi me njëri-tjetrin, domethënë kështu ka ndodhur. Nuk po them që ka qenë e drejtë por kështu ka ndodhur në fakt apo jo që nxënësit dhe mësuesit nuk janë lejuar që të punojnë brenda sistemit ose institucioneve shtetërore serbe. Në përgjigje të kësaj situate të diskriminimit u krijua një sistem paralel arsimor, apo jo dëshmitar? Qëllimi ishte të iu ofrohet mësim nxënësve shqiptar të cilët ndryshe nuk mund të arsimoheshin?. Këto mësime duhej që të organizoheshin në dhomat e shtëpive private?”, pyeti Ellis mirëpo përgjigjet e dëshmitarit nuk u dëgjuan.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ellis pyeti dëshmitarin nëse në këtë sistem paralel të arsimit a ka pasur diskutime për të vendosur kuota gjinore që të inkurajoheshin sa më shumë vajza që të arsimoheshin.

“A ka pasur diskutim, a e dini që të ketë pasur diskutim për të vendosur kuota gjinore që të inkurajoheshin më shumë vajza që të arsimoheshin në sistemin paralel të arsimit”, pyeti Ellis ndërsa dëshmitari tha se nuk e di.

Pas kësaj, Zyra e Prokurorit të Specializuara kërkoi nga Ellis një sqarim se pse është e nevojshme të iu bëhen këto pyetje dëshmitarit ndërsa sqarimi i avokatit u bë në seancë private dhe pa praninë e dëshmitarit.

Pas kthimit në seancë publike, avokati Ellis e pyeti dëshmitarin se a e dinte se Jakup Krasniqi ishte profesor i Historisë e që përgjigja nuk dëgjua.

Pas kësaj, Ellis pyeti dëshmitarin se a e dinte se Jakup Krasniqi ka qenë nënkryetari i Këshillit të Arsimit në Komunën e Drenasit përgjatë viteve ’96 dhe ’98.

“A e dini që ka qenë nënkryetar i Këshillit të arsimit në Komunën e Drenasit në ’96-‘98”, pyeti avokati Ellis, ndërsa dëshmitari u përgjigj me “Nuk e di”.

Për të parashtruar pyetje të tjera për dëshmitarin, avokati Ellis kërkoi që të kalohet në seancë private dhe një gjë e tillë u aprovua nga trupi gjykues.

Dëshmitari thotë se është arrestuar nga UÇK-ja për arsye të një zënke me një familje dhe jo për shkaqe lufte

(Përditësuar, ora 11:00)-Dëshmitari i 35-të (me kodin W04444) gjatë dëshmisë së tij ka pohuar se arrestimi dhe ndalimi i tij në fshatin Likoc nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte lidhje as me këta të fundit e as me luftën.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, dëshmitari pohoi pretendimin se arrestimi dhe ndalimi i tij nga UÇK-ja kishte të bënte me një mosmarrëveshje apo sherr në mes tij dhe një familje nga fshati i tij.

Fillimisht avokati Keohe parashtroi pyetjet për dëshmitarin mirëpo përgjigja e këtij të fundit nuk u dëgjua.

“Ju mendoni se qëndrimi juaj është se çfarë iu ka ndodhur, fakti që iu rrëmbyen dhe ndaluan në Likoc, kjo a ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje apo sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj”, pyeti Keohe

Ndërsa pas riformulimit të pyetjes, dëshmitari pohoi një gjë të tillë.

“Pra, ajo se çfarë iu ndodhi juve nuk kishte lidhje as me UÇK-në as me luftën”, pyeti Keohe.

Pas kësaj, Keohe kërkoi që të kalohet në seancë private në mënyrë që të parashtroj pyetje të tjera për dëshmitarin, gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.

Vazhdon dëshminë dëshmitari i 35-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 35-të me (kodin W04444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.

Këtë dëshmitar ka filluar që ta merr në pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Roberts pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtrojë në seancë të mbyllur, raporton “Betimi për Drejtësi”

Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023. Gjatë dëshmisë së tij ai ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

 

Ndalohet furgoni që po transportonte ilegalisht drunj nga Malet e Sharrit

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se është ndaluar një furgon në Brod të Shtërpcës, nën dyshimin për transportim ilegal të drunjve nga Malet e Sharrit.

Në njoftimin Policisë, thuhet se furgoni u ndalua nga policët e stacionit në Shtërpcë, mbrëmë rreth orës 23:00, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve”.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Policia fton qytetarët që në rast se kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Inspektoratit të punës i shtohen edhe 19 inspektorë

0

Inspektoratit të punës i shtohen edhe 19 inspektorë të rinj të punës.

Inspektorati i Punës ka njoftuar se që nga viti i kaluar 2022 e deri më tani Inspektorati i Punës ka rekrutuar 38 inspektorë të rinj të punës duke e ngritur numrin total të inspektorëve të punës në 60.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Numri i inspektorëve të punës do të vazhdojë të rritet me qëllimin e mbikëqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve.