25.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Mustafa: M`u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, njofton se më 01.11. 2023 ka marrë ftesë nga zyrtarët e Dhomave të Veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, për t`u paraqitur për intervistim më 3.11.2023, por, më pas, nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, përmes një thirrjeje telefonike, i është konfirmuar se intervistimi i tij nga ZPS-ja është anuluar.

Ish-komandanti i UÇK-së e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook, se dje, pasdite, përmes një thirrjeje telefonike dhe, pastaj, një sms-je dhe email-i, i është anuluar intervistimi nga ZPS-ja.

“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e Dhomave të Veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa thotë se, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, ai është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në favor të drejtësisë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë. Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundësojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit. Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie. Falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës, por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin ne si komb dhe si shoqëri”,shkruan Mustafa.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Lajmet e Fundit