23.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Komuna e Malishevës njofton se Specialja ka arrestuar ish-kryetarin Isni Kilaj

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka treguar se Gjykata Speciale e ka arrestuar ish-kryetarin e komunës, Isni Kilaj. Kjo komunë i ka bërë thirrje Speciales ta lirojë Kilajn dhe gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Komuna e Malishevës është e shqetësuar për arrestimin e ish kryetarit të komunës Isni Kilaj

Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Sipas njoftimit, paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë Kilajt, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panikë dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.

“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë njoftim i është bërë thirrje Gjykatës Speciale të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë.

Një ditë më parë, krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu kishte konfirmuar bastisjet e Speciales në shtëpinë e Isni Kilajt. Ai kishte thënë se po targetohen grupi më i afërt i ish-Presidentit Thaçi që ndodhet në Hagë.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave ZPS ka bastisur pronat edhe të tre ish-këshilltarëve të Thaçit që lidhet me veprat kundër administrimit të drejtësisë.

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një 45-vjeçar, në Prizren i cili ishte në kërkim. I arrestuari ishte kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në...

Shkolla e filmit “Future is Here” këtë vit sjell 8 filma të rinj në DokuFest

Shkolla e filmit “Future is Here” këtë vit sjell 8 filma të rinj të shkurtër dokumentarë, që shfaqen si premierë në DokuFest. Filmbërësit e...

Lajmet e Fundit