23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Përvjetori i Kuvendit të Dibrës, kërkesa për autonomi nga Perandoria Osmane

Më 1 nëntor 1878, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbajtën Kuvendin e Dibrës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kuvendi kryesohej prej Iljaz pashë Dibrës dhe Abdyl bej Frashërit dhe kërkoi autonominë e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane. Rezoluta e përpiluar prej Abdyl bej Frashërit, e cila do t’i dorëzohej sulltanit në Stamboll, përmbante 5 pika:

  1. Vilajeti i Shqipërisë;
  2. Nëpunësit shqiptarë;
  3. Arsimi shqip;
  4. Kuvendi i vilajetit;
  5. Buxhet për arsim dhe infrastrukturë

Së pari, parashtrohej që Vilajeti i Shqipërisë të formohej nga katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri e Janina. Në Shqipëri, të shërbenin si nëpunës vetë shqiptarët, duke i dhënë kështu fund diskriminimit dhe kolonizimit. Në shkollat që do të hapte vilajeti, kërkohej të mësohej shqip.

Sipas rezolutës, viset e vilajetit do të zgjidhnin një kuvend, i cili do të ngarkohej me: caktimin e buxhetit, emërimin e qeverisë dhe të gjykatave të vilajetit, si edhe me ndërmarrjen e “reformave të dobishme për shtetin dhe për kombin”. Në shkurt 1879, një delegacion shqiptar ia paraqiti këto kërkesa Perandorisë, e cila i shpërfilli dhe u kundërpërgjigj me forcë. / atsh / KultPlus.com

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit