14.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1386

Kurti takim me komandantin e KFOR-it: Shtimi i trupave të koncentrohet në ruajtjen e kufirit me Serbinë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend.

Kryeministri Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandatin e KFOR-it.

Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë. Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka jurisdiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën.

Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi

0

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi.

Në njoftimin për media thuhet se, me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut, janë shtuar edhe aksidentet e trafikut.

“Fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete”, ka deklaruar policia.

“Kujdes i shtuar gjatë ngasjes në mot me shi! Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete, shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetë aksidente ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, mos mbajtjen e distancës së sigurisë në mes mjeteve apo mos përqendrimi në ngasje, andaj Policia e Kosovës APELON shoferët që të shtohet kujdesi gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Afër 10 muaj nga vrasja në lokalin “Kobra City” në Prizren, ende s’është ngritur aktakuza

0

Edhe pse kanë kaluar afër 10 muaj që nga vrasja e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, ku humbi jetën i riu nga Kukësi, V.C., Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë për këtë rast.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Sipas Lutfiut, akoma nuk është ngritur aktakuzë lidhur me këtë rast, dhe po sa të ngritet e njëjta do bëhet publike përmes njoftimit publik për media.

Ndryshe, në këtë rast sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha i njohur si “Kobra” po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova. Kurse, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërsa, i dyshuari i shtatë Roland Susurit, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.

Kujtojm se Gjykata Themelore në Prishtinë më 25 gusht 2023, ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, i dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C., në Prizren.

Ndërkaq, lidhur me të dyshuarin Roland Susuri, Gjykata Supreme më 16 gusht 2023, kishte aprovuar kërkesën e mbrojtjes për mbrojtje të ligjshmërisë, duke ia zëvendësuar kështu masën e paraburgimit me atë të lajmërimit në stacion policor.

Kurse, për të dyshuarit Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli si masë të fundit Gjykata ua kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, por ndaj të njëjtëve, sipas Themelores, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për vazhdim ose ndryshim të kësaj mase.

Gjithashtu, Gjykata edhe ndaj të dyshuarit Burim Mazreku si vendim të fundit kishte caktuar masën e paraqitjes në stacion policor dhe po ashtu për të njëjtin, nga Gjykata u bë e ditur se Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për vazhdim ose ndryshim të masës.

Kurse, ndaj të dyshuarit Enver Amrllahu, me vendimin e 19 prillit 2023 i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të dorëzanisë, si dhe të dyshuarit Kujtim Gashi i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të lajmërimit në stacion policor. Për Amrllahun dhe Gashin, po ashtu u tha se nuk është paraqitur kërkesë për ndonjë masë.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Lidhur me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve: Arben Vezaj, Jesmir Badalli, Burim Mazreku, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahu, prokurorja e çështjes Merita Bina-Rugova, në një përgjigje dhënë për “Betimi për Drejtësi”, kishte thënë se të njëjtëve, masa e fundit iu është zëvendësuar me paraqitje në stacion policor.

“Këta të pandehurit kanë qenë në paraburgim, e pastaj me masën e arrestit shtëpiak dhe në fund paraqitje në stacion policor”, thuhet në përgjigjen e prokurores.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se më 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxha, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Me këtë, Hoxha dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, nënpar, 1.5 të Kodit Penal.

Sidoqoftë, dy ditë pas vrasjes së V.C, më 5 janar 2023, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kishte publikuar analizën me titull “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”. Edhe në analizën e IKD-së, të publikuar në shkurt të vitit 2022, ishte theksuar se Dibran Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë. Ky recidivist në medie proklamohej se ka kryer 198 vepra penale, derisa bënte të ditur se e gjithë kjo e kaluar e tij kriminale filloi me rastin e hapjes së lokalit të lartcekur. Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist. Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxhaj, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim. “Betimi për Drejtësi” ia ka kushtuar edhe një emision Dibran Hoxhajt me titull ” Recidivisti i “amnistuar”. /Betimi për Drejtësi

Neymar pëson dëmtim të rëndë në gju

0

Aventura e Neymar me Brazilin këtë javë përfundoi me dëmtim pasi ylli i Al Hilal u largua nga fusha kundër Uruguait në lot.

Dëmtimi i 31-vjeçarit ishte goditja e fundit për skuadrën e menaxherit Fernando Diniz pasi ata morën vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.

Një barazim 1-1 me Venezuelën krijoi një garë intriguese kundër Uruguait të Marcelo Bielsa, me ish-trajnerin e Leeds United që mbizotëroi 2-0 falë golave të Darwin Nunez dhe Nicolas de la Cruz.

Por përveç humbjes, mbështetësit e Brazilit mund të jenë shqetësuar më shumë për yllin e tyre të larguar nga fusha me një dëmtim në dukje të rëndë në gju.

Të dy grupet e lojtarëve u mblodhën në fushë pasi një sfidë nga golashënuesi De la Cruz e la Neymar-in në tokë, duke shtrënguar menjëherë gjurin e tij.

 

Më pas ai u largua me barelë, duke i mbuluar sytë teksa zbriste në tunel. Mjeku brazilian Rodrigo Lasmar ka dhënë që atëherë një përditësim mbi gjendjen e anësorit, duke përshkruar hapat e ardhshëm për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit.

“Këto 24 orë do të jenë të rëndësishme për të parë se si do të përgjigjet gjuri, si do të jetë ënjtja”, tha ai.

“Testet imazherike do të përcaktojnë një diagnozë përfundimtare. Është shumë herët për të thënë (nëse është një dëmtim ligament). Le të presim provimet me qetësi, të vlerësojmë me qetësi dhe sapo të kemi një përfundim do t’ju njoftojmë”, shtoi ai.

Neymar u fotografua më vonë duke u larguar nga “Estadio Centenario” me paterica dhe me këmbën e tij të majtë dukshëm me një pamje shqetësuese për mbështetësit.

Ish-fituesi i Champions League bëri kalimin në Ligën Pro Saudite gjatë verës, duke iu bashkuar Al Hilal nga Paris Saint-Germain për 90 milionë euro.

Megjithatë, ish-ylli i Barcelona-s nuk e ka pasur fillimin më të lehtë të jetës në Lindjen e Mesme pasi raportet e akuzuan atë për përfshirje në një përleshje në dhomën e zhveshjes.

Por pavarësisht kritikave ndaj tij, trajneri i Brazilit, Dinaz, nisi një mbrojtje të sulmuesit përpara ndeshjes së tyre kundër Uruguait, duke këmbëngulur se ai është një nga “lojtarët më të mëdhenj në futbollin botëror”.

“Asnjë trajner në botë nuk do të hiqte dorë nga Neymar me urinë që ka dhe dëshirën që ka”, tha Diniz (përmes ESPN).

“Përsëri, (kundër Venezuelës) ai ishte vendimtar, ai dha një asist. Tashmë thashë se Neymar është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit brazilian dhe futbollit botëror”.

“Një gjë që vlen të përmendet janë numrat e Neymar, ai është i pari pothuajse në të gjitha aspektet e rëndësishme për një sulmues”, tha Diniz. “Së pari në gola, asistime, pjesëmarrje në gola, driblim… numrat shpjegojnë pse ai është këtu”. Albanian Post

Sandro Tonali e pranon se ka vënë bast për Milanin

0

Pasditen e djeshme, 17 tetor, Sandro Tonali së bashku me avokatin e tij shkuan në Prokurorinë e Torinos për seancën e tij për çështjen e basteve, takim që zgjati gati tre orë. Mesfushori i Newcastle tha se i vjen keq për sjelljen e tij dhe ishte i gatshëm të bashkëpunonte me drejtësinë për t’i dhënë fund ndoshta momentit më të vështirë të karrierës dhe jetës së tij.

 

Siç raportohet në edicionin e sotëm të “La Gazzetta dello Sport”, Tonali ka pasur tashmë një bisedë me Giuseppe Chine. Prokurori federal e priti mëngjesin e djeshëm pas një bisede fillestare të ndodhur të dielën. Gjithçka ka ndodhur në një vend sekret me Tonali-n i cili ka treguar gjithçka që i ka ndodhur dhe gjithçka ka bërë muajt e mëparshëm.

Prandaj, ish-lojtari i Milan-it e ka raportuar veten në organin e drejtësisë sportive dhe sigurisht ka pranuar se ka vënë bast edhe për futbollin, duke qenë se Drejtësia Sportive e njeh vetëm këtë rast të dënueshëm sipas rregullave të saj.

Për më tepër, Tonali, sqaron gazeta, ka rrëfyer se ka vënë bast edhe për Milan-in, ndërsa ishte lojtar i kuqezinjve. Kjo, përsëri sipas rregullave të FIGC-së, është një rrethanë rënduese.

Bastet për ekipin e lojtarit, në fakt, janë veçanërisht të rrezikshme sepse mund të çojnë në krimin e sjelljes së keqe sportive. Neni 30 i Kodit që e rregullon është i qartë dhe flet për “kryerjen me çdo mjet të akteve që synojnë të ndryshojnë ecurinë apo rezultatin e një ndeshjeje apo gare”. Nga sa del, megjithatë, kjo nuk do të ishte rasti me Tonali-n.

Lojtari, sot te Newcastle, në fakt do të kishte luajtur bast për fitoren e Milan-it ose në çdo rast në rezultate të tjera kur ai nuk ishte në fushë. Me pak fjalë, bastet e tij nuk do të kishin ndikuar në asnjë mënyrë performancën e tij në fushë, kështu që nuk ka asnjë shkelje sportive.

Prandaj, për momentin, shkelja e pretenduar ndaj Tonali-t mbetet brenda kufijve të nenit 24 të Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili dënon lojtarët që vënë baste në futboll (minimumi tre vjet dënim), por është e qartë se vënia e basteve për Milan-in përbën një rëndim të situatës.

Sandro Tonali (Getty)

Një skualifikim shumë të gjatë, Tonali, i këshilluar nga avokatët e tij, dëshiron absolutisht ta shmangë dhe për këtë arsye do të donte të ndiqte rrugën e ndjekur nga Nicolo Fagioli (i skualifikuar për 12 muaj, me pesë prej të cilëve u ndryshuan në një dënim alternativ).

Marrëveshja për pranimin e fajësisë do t’i lejonte Tonali-t ta mbyllte çështjen shpejt, në më pak se një muaj, por në krahasim me Fagioli-n, çështja e mesfushorit të Newcastle duket të jetë më e komplikuar dhe për këtë arsye më shumë ka nevojë për një punë të rëndësishme ndërmjetësimi nga avokatët e futbollistit në Prokurorinë Federale.

Në fakt, nëse bastet për kuqezinjtë do të konfirmoheshin, sanksioni fillestar nga Prokuroria do të ishte domosdoshmërisht më shumë se tre vjet. Ndoshta mund të jetë tre e gjysmë ose katër.

Dënimi përgjysmohet automatikisht me marrëveshjen e pranimit të fajësisë para-referimit. Pra, duke qenë se ai tashmë është treguar bashkëpunues, mund të përfitonte nga disa rrethana lehtësuese si Fagioli. Për momentin mund të mendojmë për një skualifikim prej një viti plus një dënim me 6 muaj zbritje, duke qenë se Tonali ka deklaruar gjithashtu se vuan nga varësia ndaj lojërave të fatit.

Natyrisht, dëshmia e Tonali-t duhet të jetë plotësisht në përputhje me të vërtetën, pa lënë jashtë asnjë detaj rëndues, për shembull të kishte vënë baste për Milan-in kur ishte në fushë dënimi automatikisht do të arrinte katër vjet.

Sidoqoftë, nëse analiza e pajisjeve celulare do të konfirmonte versionin e Tonali-t, koha për marrëveshjen për pranimin e fajësisë mund të ishte mjaft e shkurtër. Federata ka përcaktuar tashmë rrugën e dënimeve alternative për Fagioli-n, terapi për të mposhtur varësinë nga bixhozi dhe një sërë takimesh për t’i bërë ata shembuj pozitivë, për t’u treguar veçanërisht të rinjve se lojërat mund të jenë shkatërrimi i një karriere dhe më gjerë.

Duke ndryshuar frontin dhe duke kaluar te hetimi penal, prokurorja Manuela Pedrotta, e cila koordinon hetimin për rrjetin e basteve në platformat e paligjshme online, dëgjoi Tonali-n pasditen e djeshme për të marrë sqarime të mëtejshme që mund të shtojnë informacionin përkatës në dëshminë e Fagioli-t.

Krimi i dyshuar është ushtrimi i paligjshëm i veprimtarisë së basteve, për të cilin rrezikon gjobë. Pas marrjes së deklaratës së tij, hetuesit do të mund të krahasojnë atë që ai tha me atë që gjetën në celularin dhe tabletin e tij dhe, në rast mospërputhjeje, mund të vendosin ta intervistojnë përsëri.

Ka një sekret maksimal rreth deklaratës së tij, por nga ajo që ka dalë mesfushori i Newcastle pranoi se kishte vënë bast në futboll dhe, siç u përmend, ishte jashtëzakonisht bashkëpunues. Albanian Post 

Elsa Lila nuk dorëzohet, edhe këtë vit pjesë e garës në RTSH

0

Në një spektakël muzikor që ndër vite ka emocionuar publikun shqiptar, ikona e muzikës shqiptare, Elsa Lila, është gati të kthehet në skenën e madhe të Festivalit të Këngës në RTSH, shkruan KultPlus.

Me një karrierë të suksesshme dhe një pasurie muzikore që ka frymëzuar shumë, Elsa nuk dorëzohet, edhe këtë vit do të përballet me konkurrencën e këtij festivali, festival që fituesin e dërgon në garën e madhe të Eurovision.

Elsa Lila mori famën e madhe pikërisht në skenën e këtij festivali, ajo fitoi zemrat e publikut në vitin 1996 kur edhe fitoi vendin e parë në këtë garë me këngën “Pyes lotin”. Ajo u nderua me çmimin e publikut shqiptar, i cili u votua përmes televizorit, dhe me këtë fitore, ajo u bë një yll i ri në skenën muzikore shqiptare. Për fat të mirë, suksesi i saj nuk ishte një shpërblim i rastësishëm.

Në vitin 1997, Elsa Lila ripërsëriti garën në Festivalin e Këngës në RTSH dhe triumfoi përsëri me këngën “Larg urrejtjes”.

Viti 2022 e riktheu pas kaq shumë vitesh Elsa Lilën në skenën e RTSH-së me këngën ”Evita”. Dashuria e madhe që ajo mori nga publiku, si duket e ka inspiruar Elsën që edhe këtë vit të bëhet pjesë e festivalit.

Duke pas parasysh eksperiencën e saj muzikore, publiku mezi pret të shoh një tjetër performancë të jashtëzakonshme nga ajo.

Kujtojmë që sot është publikuar lista e plotë e këngëtarëve që do të jenë pjesë e Festivalit të RTSH-së.

Më poshtë është lista e këngëtarëve që do të jenë pjesë e edicionit të 62.

Besa Krasniqi – Esenciale

Eldis Arnjeti – Një kujtim

Elsa Lila – Mars

Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj

Jasmina Hako – Ti

Jehona Ponari – Evol

Olimpia Smajlaj – Asaj

Sergio Hajdini – Uragan

Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty

Tri Gjoci – Në ëndërr

Martina Serreqi – Vetëm ty

Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale

Festina Mejzini – Melos

Mal Retkoceri – Çmendur

Michela Paluca – Për veten

Santino De Bartolo – Dua të rri me ty

Stivi Ushe – Askush si ty

Kleansa Susaj – Pikturë

Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën

Kastro Zizo – 2073

Andi Tanko – Herë pas here

Anduel Kovaci – Nane’

Arsi Bako – Zgjohu

Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë

Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi

Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne

Olsi Ballta – Unë

Troy Band – Horizonti i ëndrrave

Samanta Karavello – N’majë

Luan Durmishi – Përsëritja

Sardi Struga – Boshatisur./ KultPlus.com

Një veturë përfshihet nga zjarri në dalje të Prizrenit – VIDEO

0

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmë në autostradë në dalje të Prizrenit.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se është përhapur zjarr i madh.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, apo cilat janë shkaqet e zjarrit.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

Moti sot, me vranësira vende-vende mund të sjellin riga shiu

0

Mbi vendin tonë, sot parashihet të mbajë mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Kosova merr një pikë në Bullgari

0

Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, ka qenë afër fitores në duel me Bullgarin, pasi që ishte në avantazh deri në finish të kësaj sfidë interesante.

 

Bullgaria dhe Kosova sonte luajtën baras 1-1, në Bullgari, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për EURO 2025.

Dardanët bën paraqitje të mirë, madje vetëm pas tetë minutave lojë përmes Ardit Tahirit kaluan në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Lojë interesante është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë, derisa skuadra bullgare krejt në fund të ndeshjes më anë të Sorakov (90+1’), barazuan shifrat në 1-1.

Kosova nga minuta e 82-të mbeti më një lojtar me pak në terren pasi u ‘skuq’ Hoti.

Pas këtij barazimi, Kosova zë vendin e katërt me katër pikë në Grupin D, derisa ky grup kryesohet nga Polonia më nëntë pikë.

Pas Çekisë, Shqipëria mposht edhe Bullgarinë

0

Kombëtarja e Shqipërisë, ka vazhduar me formën e shkëlqyer, duke mundur sonte Bullgarinë, me rezultat 2-0.

Kuqezinjtë dhe skuadra bullgarë u përballen në “Air Albania” në një miqësore joshëse.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho të cilët pak ditë më parë mposhtën Çekinë, duke bërë hapin gjigant në garë për kualifikim në Evropianin “Gjermania 2024”, sonte bën një tjetër paraqitje të mirë.

Skuadra shqiptare me disa ndryshime në formacion, përmes Qazim Laçit zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 1-0.

Sfidë interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë, me iniciative e kuqezinjve të cilët Muçit dyfishuan avantazhin në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo miqësore.