10.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1400

Sigal Prishtina përballet me Golden Eagle Ylli-Istogu me Bashkimin

0

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy duele mjaft interesante.

Sigal Prishtina përballet me Golden Eagle Ylli, derisa Istogu sfidon Bashkimin.

Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Sot do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.

Ndërkaq, derbi i javës së tretë, do të luhet të enjten mbrëma mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Trepçës.

Superliga / Java e Tretë

Sot takohen:

17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Istogu – Bashkimi

Të enjten takohen:

18:00 Peja – Trepça

Video | Ambasadori Hill sulmohet verbalisht në Beograd: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja

0

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill është gjendur në një situatë të palakueshme, derisa po shëtiste rrugëve të kryeqytetit të Serbisë, së bashku me bashkëshorten e tij.

Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij. Derisa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Repupublikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA-së në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”. “Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, “Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

“Me FSK-në, të sigurt’, Kurti ia kushton disa fjalë të arriturave të ushtrisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka prezantuar të arriturat e FSK-së përgjatë mandatit të tij, ka thënë se me Forcën e Sigurisë mbrojtja e Republikës së Kosovës është e sigurt.

Kurti këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se investimet në armatim janë rritur për 191 për qind.

“Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, ka deklaruar ai.

“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, vijoi më tej shefi i Qeverisë.

Veç tjerash, ai ka ofruar sigurinë se me FSK-në, mbrojtja e Kosovës është e sigurt.

 

 

Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit

0

Nga java e ardhshme, pritet të nis vaksinimi kundër gripit.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas IKSHPK-së, kjo është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme.

“Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”. thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është publikuar edhe orari i vaksinimit në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Limaj: Kosova ka hyrë në fazë të rëndë, zëvendësimi i policisë me KFOR-in i papranueshëm

0

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë, teksa e sheh edhe si test i shpërfaqjes së këtij sulmi tek bashkësia ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka shprehur shqetësimin se si do t’ia arrijë Kosova ta paraqesë këtë sulm në rrafshin diplomatik dhe vendosmërinë e Kosovës për të shkuar drejtë paqes.

Ndërsa zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in, Limaj e quan të papranueshme.

Limaj ka kërkuar nga Qeveria që ta bindë faktorin ndërkombëtarë për stabilitet dhe për përmbyllje të problemeve me Serbinë.

Horoskopi 8 tetor 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

0
Dashi

Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka do vazhdojë të jetë po njësoj. Për beqarët nga ana tjetër gjërat do ndryshojnë tërësisht. Ata do kenë disa njohje mbresëlënëse. Në planin financiar duhet të shpenzoni me maturi nëse nuk doni probleme më vonë me buxhetin.

Demi

Perspektivat për jetën tuaj në çift do jenë shumë të mira gjatë kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe disa mund të marrin vendime me rëndësi. Edhe beqarët do kenë një ditë të këndshme dhe të mbushur me takime. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.

Binjakët

Nuk do jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni edhe për gjënë më të vogël me atë që keni në krah. Disa mund të kenë partnerë të duruar, por disa të tjerë jo. Kujdes sepse situata mund të dalë jashtë kontrollit. Beqarët do kenë vetëm njohje të reja dhe asgjë më tepër. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni me sy mbyllur.

Gaforrja

Ditë e paqëndrueshme dhe herë pas here me debate të forta. Nuk do ju pëlqejë aspak që partneri/ja t’iu komandojë dhe do keni përballje me të. Beqarët nuk do ndalen së kërkuari personin ideal edhe pse do jenë të ngarkuar me punë. Jupiteri do ndikojë pozitivisht tek financat dhe do ju nxitë të tregoheni të kujdesshëm.

Luani

Ditë shumë më e favorshme për beqarët sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu që duhet të përfitoni. Të dashuruarit nuk do kenë probleme, por as ndonjë surprizë të madhe. Në planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo aq sa keni dëshirë. Vetëm kështu do shmangni vështirësitë e nesërme.

Virgjëresha

Jeni në çift? Dita e sotme do jetë e qetë dhe e bukur njëkohesisht. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizoterojë gjatë gjithë kohës. Dashuriçkat e beqarëve do jenë të ndërlikuara gjatë kësaj dite. Takime do ketë, por asnjeri nuk do ua mbushë mendjen. Në planin material do iu jepet një mundësi e mirë për të stabilizuar situatën. Shfrytezojeni.

 

 

Peshorja

Shtojini dozat e fantazisë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do jetoni në një ambient më të ngrohtë në çift. Partneri/ja nga ana e tij ka menduar t’iu bëjë një propozim interesant. Mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Takimet për beqarët do jenë të pafundme. Në planin financiar ndiqni intuitën tuaj.

Akrepi

Klima yjore nuk do jetë shumë e favorshme gjatë kësaj dite për ata që janë vetëm. Do e keni të vështirë të vendosni kontakte me persona të panjohur dhe nuk do shfrytëzoni asnjë mundësi që do iu jepet për takime. Çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa asnjë të re. Në planin financiar do keni sukses të garantuar.

Shigjetari

Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë atij që keni në krah dhe emocionet do jenë të shumëfishuara. Nëse jeni vetëm, do keni takimin që keni pritur prej kohësh. Tregohuni të duruar para se të hidhni një hap më tej. Me financat duhet më tepër maturi dhe kujdes.

Bricjapi

Mos kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite që partneri/ja të ketë për çdo gjë, të njëjtin mendim me ju. Lëreni atë të shprehet lirisht dhe mos impononi asgjë nëse nuk doni ta humbni së shpejti. Nëse jeni beqarë, nuk do keni fat as gjatë kësaj dite. Bëni ende durim. Në planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive.

Ujori

Në jetën tuaj në çift do merrni vendime shumë të rëndësishme. Mjaft më duke qëndruar gjithsecili më vete, ka ardhur koha të jetoni bashkë. Beqarët edhe pse do kërkojnë gjithë kohës, nuk do e gjejnë dot personin ideal. Në planin financiar nuk priten vështirësi, për disa situata do jetë në gjendjen më të mirë.

Peshqit

Çiftet do ia kalojnë për mrekulli sot. Jo vetëm që do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini, por do merrni edhe një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Ka shumë gjasa që disa persona të bien pre e sharmit tuaj gjatë kësaj dite. Shfrytezojini takimet per t’u njohur më mirë me personat. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e Saturnit.

Sonte derbi i madh Prishtina – Ballkani

0

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte një arenë e përballjes së dy gjigandëve të futbollit kosovar.

Kampioni Ballkani do të jetë mysafir i FC Prishtinës.

Ndeshja pritet të nis në ora 20:00.

Skuadra nga Suhareka aktualisht kryeson tabelën me 19 pikë derisa ajo nga kryeqyteti është e pesta me 11 pikë.

Ekipi i Ilir Dajas, në pesë ndeshjet e fundit i ka katër fitore dhe një barazim derisa ai i Debatik Currit, i ka katë fitore dhe një humbje.

Futbollistët e Ballkanit do të hyjnë në këtë takim goxha të motivuar, pasi në ndeshjen e rrethit të dytë të UEFA Conference League e mposhtën po në “Fadil Vokrri”, gjigandin kroat Dinamo Zagreb, me rezultat 2:0.

Për të interesuarit biletat për ndeshjen dalin në shitje në ora 14:00.

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 27 gradë Celsius

0

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërkaq gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga pesë deri në nëntë gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 25 deri në 27 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova përcjell Klankosova.tv

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-53 km/h.

Proton Cable Prizreni ia shkakton humbjen e tretë Vëllaznimit

0

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitoren e parë, njëkohësisht duke ia shkaktuar humbjen e tretë Vëllaznimit këtë edicion.

Prizrenasit fituan 76:78 (19:21, 20:28, 28:13, 9:16) në javën e tretë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, por në fund prizrenasit me tri pikë radhazi e fituan këtë pjesë 19:21.

Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri në fund, kur një seri e mysafirëve bëri që të shkojnë në pushim me shifrat 39:49.

Vendasit dalëngadalë shkrin epërsinë e mysafirëve dhe në pesë minutat e fundit të periodës së tretë, hyjnë në një seri të suksesshme të inspiruar nga Ardit Pepaj dhe bëjnë rikthimin e madh, ku shifrat pas 30 minutash ishin 67:62.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë dramatike deri në fund, madje fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, ku edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi për fitore, ishte Deni Sills që me dy pikë nga gjuajtjet e lira vendosi fituesin e ndeshjes për rezultatin përfundimtar 76:78.

Ai e mbylli ndeshjen me 22 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Isaiah Kellyme 19 pikë e tetë kërcime, Urim Zenelaj me nëntë pikë e 11 asistime dhe Musab Mala me 13 pikë e gjashtë asistime, kurse te vendasit u dalluan Samuel Sessoms me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime, Jordan Dallas me 11 pikë e 11 kërcime dhe Ardit Pepaj me 16 pikë e katër kërcime.

Rahovec: Dializa bëhet gati këtë vit

0

Hapësira e aparatura e dedikuar për procesin e hemodializës u bënë gati 9 vjet më parë në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Mirëpo ky shërbim nuk u bë funksional që nga atëherë, për arsye të panjohura, siç thonë nga menaxhmenti i kësaj QKMF-je.

Megjithëkëtë, ka gjasa që brenda këtij viti pacientët e Rahovecit dializën ta kryejnë në kujdesin parësor të kësaj komune, kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë i ka nisur procedurat për ta bërë të mundur këtë shërbim.

Drejtuesi i QKMF-së në Rahovec, Elbunit Kryeziu tha se nuk kanë ndonjë afat të saktë se kur më të vërtetë do të bëhet funksional reparti i hemodializës, megjithatë shpjegon se komisioni i caktuar ka bërë vlerësimin e gjendjes dhe se është paraparë renovimi i hapësirës.

Drejtori Kryeziu, shpjegon se në mandatin e tyre është ofrimi i hapësirës gjë e cila është bërë moti, kurse sa i përket trajtimit, terapisë, stafit e mbikëqyrjes së pacientëve është përgjegjësi e spitalit të Prizrenit.

Derisa kjo të mundësohet në Rahovec, pacientët hemodializën e realizojnë në Prizren, të cilët thonë se më të lehtë do ta kishin trajtimin në qytetin e tyre kjo për shkak edhe të udhëtimit.

Nga kjo komunë janë rreth 40 qytetarë në dializë./klan kosova

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren