Video | Ambasadori Hill sulmohet verbalisht në Beograd: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill është gjendur në një situatë të palakueshme, derisa po shëtiste rrugëve të kryeqytetit të Serbisë, së bashku me bashkëshorten e tij.

Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij. Derisa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Repupublikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA-së në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”. “Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, “Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit