15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1409

Fitore e thellë nga Golden Eagle Ylli përballë Istogut

0

Golden Eagle Ylli regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës.

Therandasit fituan me 50 pikë dallim ndaj Istogut me rezultat 126:76 (34:21, 31:14, 34:13, 27:28).

Ylli ka një fitore e një humbje, kurse istogasit dy humbje.

Takimi në palestrën “13 Qershori” nuk kishte shumë histori, me vendasit që dominuan nga fillimi deri në fund dhe fituan bindshëm 126:76.

Te vendasit u dalluan Valon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, Jalen Nesbitt me 23 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime dhe Jan Palokaj me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Blero publikon foto nga darka romantike me të dashurën e re

0

Këngëtari i njohur, Blero kohëve të fundit ka qenë mjaft i përfolur për jetën e tij private.

Pasi i dha fund martesës me Afrona Dikën, artisti prej muajsh ka konifmruar se është në një lidhje të re.

Këtë ai e ka bërë edhe duke postuar imazhe të ndryshme përkrah saj, por pa zbuluar identitetin e parteres së re.

 

Së fundmi Blero zbuloi se ai dhe e dashura e tij po festuan përvjetorin e parë të romancës, teksa edhe shpërndau një foto me të.

Ndërkohë, më pas autori i “Fotografia” postoi edhe një tjetër imazh ku shihet i kapur për dore me partneren, teksa shijojnë një darkë romantike.

Foto: Blero/Instagram

Ndryshe, sa i përket muzikës, Blero ka njoftuar se po punon për projekte të reja që pritet të lansohen shumë shpejt. /Telegrafi/

Dy të vdekur pas një sulmi nga një ari në Parkun Kombëtar Banff të Albertas, Kanada

0

Dy persona janë gjetur të vdekur pas një sulmi nga një ari në Parkun Kombëtar Banff të Albertas, tha në një deklaratë Parks Canada.

Sipas mediave të huaja, Parks Canada në një deklaratë të shtunën mbrëma tha se kishte marrë një alarm të premten vonë nga një pajisje GPS që tregonte një sulm ariu me origjinë nga brenda Parkut Kombëtar Banff, në luginën e lumit Red Deer në perëndim të Ranch Ya Ha Tinda.

Kushtet e motit në atë kohë nuk lejuan përdorimin e helikopterit, duke bërë që ekipi i reagimit të udhëtonte me rrugë tokësore gjatë natës për në vendndodhje.

Ekipi i përgjigjes mbërriti në vendngjarje gjatë orëve të para ku zbuluan dy persona të vdekur.

Ekipi më vonë eutanizoi ariun pasi ai shfaqi sjellje agresive, tha agjencia.

Një urdhër për mbyllje të zonës është vënë në zbatim dhe do të mbetet në vend deri në njoftimin e mëtejshëm, tha Parks Canada.

Parku Kombëtar Banff, i cili tërheq më shumë se katër milionë turistë çdo vit, është shtëpia e arinjve të thinjur dhe të zinj. /Telegrafi/

Biblioteka e Prizrenit ofron kushte të mira për lexuesit

0

Nxënës, studentë dhe pensionistë e shfrytëzojnë hapësirën e bibliotekës së Prizrenit për të lexuar në çdo kohë. Pra, ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë të moshave të ndryshme.

 

Gjatë verës nxënësit e shkollave thonë se morën nga këtu veprat e tyre të preferuara.

Biblioteka e Prizrenit është zhvendosur më shumë se një vit nga hapësirat e Shtëpisë së kulturës, për shkak se po restaurohet. Ajo është vendosur në Sheshin e Lidhjes, ndërsa sipas drejtoreshës Sadete Sadikaj, është lokacion i përshtatshëm për të gjithë lexuesit.

“Fillimisht këto hapësira nuk kanë qenë të destinuara për bibliotekë , por janë përshtat dhe adaptuar për nevoja të bibliotekës , në këtë rast unë do të falënderoj kuvendin komunal , kryetarin konkretisht që ka pas një ide të tillë , dhe kërkesën tonë e ka miratuar gjithsesi . Ne jemi vendos në këto hapësira ku funksionojmë tani me të gjitha sektorët e ndryshëm të bibliotekës , qasja është shumë më e mirë , duke filluar prej fëmijëve parashkollor , deri tek pensionistët , që janë të rregullt në  bibliotekën tonë”, tha ajo.

Ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë të moshave të ndryshme. Gjatë verës nxënësit e shkollave thonë se morën nga këtu veprat e tyre të preferuara.

“E kam lexuar romanin “ Kalamajt e pallatit tim”,që më ka pëlqyer shumë . Leximi është i preferuari im , do të thotë pa lexim nuk ka jetë”, tha Hana Selimi , lexuese.

Ndërsa pensionistët kërkojnë në bibliotekë libra historikë dhe botime të tjera.

“Ne po mundohemi maksimum si prind , që fëmijët të jenë edhe anëtar në bibliotekë , po kujdesemi sa më shumë që të lexojnë , sa më shumë të jenë larg telefonave , sepse vërtetë është një problem i madh sot në shoqërinë tonë , sepse më shumë po preferojnë telefonat sesa librat , por ne po mundohemi në maksimum që këtë dukuri negative ta eliminojmë , sepse në kemi përjetuar më shumë gjatë leximit edhe këta të veprojnë njëjtë”, tha Alajdin Fusha, prind.

Për t’i sensibilizuar gjeneratat, biblioteka e komunës së Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme me të gjitha moshat.

Driton Selmanaj zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Prizren

0

Driton Selmanaj, është zgjedhur kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Arben Gashi.

“Të priftë e mbara, Driton!”, ka shkruar Gashi.

Në fakt, Driton Selmanaj u rikonfirmua edhe për një mandat në krye të kësaj dege

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

0
Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë.

 

Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Vrasja e tij ka ndodhur me detonim të minës antikëmbësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist”, u shpreh ai.

  

Lulzim Basha: Vuçiq është kokë e këmbë brenda skenarit të sulmit terrorist në Banjskë

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar sulmin terrorist në Kosovës javën e kaluar.

Ai ka thënë se presidenti serb është kokë e këmbë brenda këtij skenari.

“Duhet të pranojmë dhe komunikojmë se ajo që ndodhi në Kosovë nuk është një incident i izoluar. Armatimi është futur në Ksosovë prej muajsh, me qëllim për të provokuar një skenar që duket spontan por është i parapërgatitur, një skenar shumë i ngjashëm me atë që ndodhi në Krime në vitin 2014. Asgjë nuk mund të ndodhte pa ndihmën dhe miratimin e segmenteve shtetërore në Serbi. Pyetja që shtrohet për Vuçiç është se deri ku shkon pjesëmarrja e tij në këtë seknar lufte, jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin. Është bashkëautor apo një president i marrë nga mashat e Rusisë, duke filluar nga Vulin? Deklarata e Radioçiç lë pak hamendësim që Vuçiç është kokë e këmbë brenda në këtë skenar”, tha Basha.

Sot, Proton Cable Prizreni – Peja

0
Sot, do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

 

Proton Cable Prizreni ndeshet me Pejën, ku të dy skuadrat hyjnë për fitore.

Prizrenasit vetëm pas vazhdimeve u mposhtën nga prishtinasit në javën e parë, kurse verdhezinjtë mposhtën kuqezinjtë e Gjakovës.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut.

Therandasit në xhiron e parë pësuan nga Bashkimi dhe duan fitoren e parë, kurse për istogasit është paraqitja e parë në elitë dhe duan të lënë gjurmë.

Java 2

E diel

17:00 Proton Cable Prizreni – Peja

19:00 Golden Eagle Ylli – Istogu

Mësimi me pak nxënës dhe në klasa të kombinuara, jo cilësor e i dështuar

0

Nga qendra e qytetit të Suharekës, 16 kilometra larg gjendet fshati Dolloc, në të cilin dikur ishin me qindra shtëpi, e në ditët e sotme kanë mbetur pak prej tyre, pasi shumë nga familjet kanë migruar brenda qyteteve të tjera të Kosovës dhe jashtë saj.

 

Kjo gjendje ka determinuar që paralelet e shkollave në zonat rurale të Dollocit, Stravoçinës dhe Vërrshecit të fuzionohen në shkollat amë. Nxënësit për në shkollat amë çdo ditë barten me kombi-bus.

Në mes të fshatit Dolloc në Suharekë është objekti i shkollës, në të cilin kanë vijuar procesin mësimor, vetëm atë fillor, fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën.

Vite më parë korridor i shkollës gumëzhinte nga zhurma e nxënësve, derisa sot kemi një qetësi absolute, pasi 10 nxënësit e paraleles në Dolloc, janë bartur në  shkollën amë “Edit Durham” në Mushtisht

Merinson Destani tani është nxënës në klasën e katërt. Këtë fillimit shkollor ai nisi rrugëtimin e klasës së katërt në ambiente të reja, në një klasë e cila numëron gjithsej 16 nxënës. Derisa ishte nxënës i vetëm në klasë përgjatë dy viteve shkollim në paralelen në fshatin Dolloc.

“Në klasën e parë kam qenë me një shoqe, por ajo ka shkuar në Slloveni dhe tani në klasën e dytë dhe të tretë kam qenë veç vetë…”, tha Merinson Destani, nxënës i klasës së katërt

Së bashku me nxënësit e klasës së pestë Syart Rrhmanin dhe Elonda Destani, në klasën në Mushtisht, nga Dolloci ka ardhur edhe mësuesja e tyre, Erita Avdylaga.

“Edhe për mua është një ndryshim shumë i madh duke kaluar nga 3 nxënës në 20 është dallim shumë i madh edhe në punë edhe në vlerësim edhe në gjithçka”, tha Erita Avdylaga, mësuese

Numri i nxënësve në Dolloc në arsimin fillor nga klasa e parë deri në të pestën ishte gjithsej 10, andaj për këtë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë me një vendim nga Ministria e Arsimit, kjo paralele u fuzionua në shkollën amë në fshatin Mushtisht.

“Kjo është e dështuar mësimi i kombinuar dhe për këtë shkak po ndodhë kjo”, ka thënë Remzi Bejselmani – drejtor i arsimit në Suharekë.

Largësia nga fshati Dolloc drejt fshatit Mushtisht është rreth 5 kilometra. Por këtë përshkim rruge nxënësit e bëjnë me kombi-bus të cilën e ka siguruar Komuna për vajtje-ardhjen në shkollë.

Përveç fuzionimit të paraleles në Dolloc në shkollën amë, janë fuzionuar edhe dy paralele e tjera në fshatrat e Suharekës në fshatin Stravoçin dhe atë Vërrshec.RTK

Kurti: Rektorit Statovci i kemi shumë borxh, lartësoi Universitetin

0

Sot bëhen 26 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Protestat i kishte mbështetur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

 

Kryeministri Albin Kurti, në këtë përvjetor së bashku me disa nga organizatorë të kësaj proteste, Bujar Dugollin, Driton Lajqin e të tjerë, kanë bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. Kurti ka  vlerësuar lartë figurën e profesor Statovcit

“Erdhëm të varri i profesorit Statovci, që ishte rektor për 6 vite ku Universiteti u ringjall teksa udhëhiqej me rezistencë të atëhershëm. Vendosem lule të freskëta në nderim të profesorit që i kemi aq shumë borxh, i cili Universitetin e lartësoi në aspektin ndërkombëtarë dhe politiko- shoqëror.”, deklaroi kryeministri Kurti  për RTK-në.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm