15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1410

Kapet me dy armë një person në Prizren

0

Një person është kapur  me dy armë automatike AK-47, në Prizren.

Policia ka  kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku u konfiskuan armët nga zyrtarët policorë dhe më pas i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Hajdari: Kosova ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë të turizmit

0

Ministrja e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Dita Botërore e Turizmit për vitin 2023 me temën botërore për më shumë investime të gjelbra, u shënua në bukuritë e bjeshkëve të Deçanit, gërshetuar me kulturë, trashëgimi e traditë.

 

Hajdari, në një postim në Facebook, tha se Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) thekson nevojën për më shumë investime të gjelbra dhe të synuara më mirë për njerëzit, për planetin dhe për prosperitet.

“Gjersa vendi ynë ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë të turizmit me ndikim në zhvillimin socio ekonomik dhe rritjen e punësimit, me strategjinë e re për turizmin dhe plotësimin e legjislacionit dhe ndërtimin e instrumenteve dhe skemave mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror dhe kulturor, synojmë që Kosova deri në vitin 2030 të shndërrohet në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ministrja Hajdari.

Bëhet e ditur se Dita Botërore e Turizmit 2023 këtë herë e organizua me ecje në natyrë, folklor, ekspozim të punimeve artizanale dhe veshje kombëtare e tradicionale të rajonit të Dukagjinit.

“Të ftuar në këtë ngjarje ishin kolegë qeveritar, kryetari i komunës së Deçanit, partnerë diplomatik dhe zhvillimor, organizata jo qeveritare të turizmit dhe akterë aktiv të turizmit”, tha Hajdari.

Ballkani e largon Llapin nga kryesimi, Malisheva fiton në Prizren

0

Ballkani ka treguar fuqinë prej kampioni në përballje me skuadrën që këtë fillimedicioni ka treguar performancë të mirë, Llapin. 

 

Në ndeshjen e vlefshme për Superligë të zhvilluar në Suharekë të shtunën skuadra e trajnerit Ilir Daja ia ka dalë t’i japë fund ecurisë pozitive të skuadrës së trajnerit Tahir Batatina, duke e mposhtur dhe duka ia marrë edhe pozitën e parë në tabelë.
Suharekasit ia kanë dalë që të fitojnë me rezultat 2-1.
Ka qenë Gripshi ai i cili në minutën e tridhjetë e shtatë ka shënuar në portën e Llapit për rezultatin 1-0, çka me një rezultat të tillë është mbyllur edhe pjesëloja e parë.
Pas kthimit nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh Llapi nuk ia ka arritur të barazojë. Ka qenë skuadra e Ballkanit ajo e cila e ka rritur epërsinë. Menjëherë në minutën e dyzet e shtatë ka shënuar Kryeziu.
Megjithatë Llapi ka arritur të shënojë në portën e Ballkanit. Në minutën e shtatëdhjetë e pestë Gashjanin ka gjetur golin për llapjanët. Por ky gol nuk ka mjaftuar dhe Llapi nuk ia ka dalë që ta evitojë humbjen.

Ndërsa në Prizren, Malisheva ia ka dalë që të marrë pikë të plota. Rezultati përfundimtar në qytetin historik të Lidhjes ka qenë 0-1. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e shtatë kur Mustafa ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes, i cili e ka kthyer skuadrën malishevase në vijën e fitoreve, aty ku ishte para se të mposhtej në mesjavë nga Llapi.

Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Ballkani me nëntëmbëdhjetë pikë.

Një person humb jetën në vendin e tij të punës në Prizren

0

Një person ka  humbur jetën në vendin e tij të punës në Prizren.

Viktima ka rënë nga lartësia në një objekt dhe i njëjti s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra, raporton Gazeta Sinjali.

Prizren, burri sulmon fizikisht gruan dhe djalin e tij

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 12:30, transmeton Telegrafi.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ajo dhe djali i saj për motive të ulëta ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima-djali i të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Juventus është i interesuar për Pierre-Emile Hojbjerg

0

Pierre-Emile Hojbjerg thuhet se ka tërhequr vëmendjen e Juventus-it, i cili mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Tottenham në janar.

Reprezentuesi danez e ka pasur të vështirë të marrë minuta në lojë që kur Ange Postecoglou mori drejtimin në Londrën Veriore.

Menaxheri i ri ka preferuar një dyshe në mesfushë si Yves Bissouma dhe Pape Matar Sarr, të cilët të dy kanë nisur pesë ndeshjet e fundit të Spurs në ligë.

Hojbjerg ka luajtur vetëm 80 minuta në ligë në pesë paraqitje që kur australiani mori drejtimin, pavarësisht se më parë ishte një lojtar i rregullt nën drejtimin e Jose Mourinho dhe Antonio Conte.

28-vjeçari luajti plot 90 minuta në humbjen e tyre në Kupën EFL ndaj Fulham muajin e kaluar, një rezultat që mbetet e vetmja e metë e klubit deri më tani këtë sezon.

Në tre sezone të plota në Tottenham, Hojbjerg humbi vetëm pesë ndeshje në ligë, por së bashku me shokët e tij Eric Dier dhe Hugo Lloris, mesfushorit duket se po i përfundon koha në klub.

Kishte shumë spekulime për transferimin e lojtarit në fund të dritares, pasi Fulham dhe Atletico Madrid besohej se ishin të interesuar.

Fulham priste të humbiste Joao Palhinha që do të kalonte te Bayern Munich dhe e pa Hojbjerg si njeriun që do ta zëvendësonte portugezin. Megjithatë, pasi marrëveshja e Palhinha-s dështoi në orën njëmbëdhjetë (23:00), Fulham hoqi të gjithë interesin për Hojbjerg.

Një marrëveshje me Atletico-n dukej më e pamundur duke pasur parasysh se klubi spanjoll nuk ishte i gatshëm të përputhej me vlerën prej 30 milionë euro të Spurs-it dhe në vend të kësaj donte të huazonte lojtarin, një marrëveshje që klubi i Premier League nuk ishte i interesuar ta diskutonte.

Hojbjerg përfundoi duke qëndruar, por duket se ai do të ketë kërkues në janar, dhe “CalcioMercato” pretendon se Juventus-i është një klub që tregon interes.

Raporti thotë se përfaqësuesit e Hojbjerg kanë testuar “ujërat” me disa nga klubet më të mëdha të Evropës për të parë nëse dikush mund t’i ofronte atij një rrugëdalje nga Tottenham.

Juventus-i e pëlqen profilin e lojtarit, por janë shtyrë nga vlerësimi i Spurs, i cili ende nuk ka rënë, pavarësisht se Hojbjerg ka vetëm pak më shumë se 18 muaj nga kontrata e tij.

Skuadra e Serie A do të jetë në treg për një mesfushor për shkak të ndalimit të afërt të Paul Pogba nga dopingu.

Bardhezinjtë nuk do të jenë në gjendje të paguajnë shumën e kërkuar nëse nuk bëhen shitje të konsiderueshme, dhe pas vitit që Juventus-i ka pasur, ata do të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos dalin jashtë linjës financiarisht.

Prandaj, si Atletico, opsioni i vetëm i Juventus-it mund të jetë të përpiqet të nënshkruajë Hojbjerg në huazim, me tarifa shtesë të mundshme për të bindur Spurs.

Hojbjerg pritet të rreshtohet si një nga zëvendësuesit e Spurs sërish këtë fundjavë, kur ata do të përballen me Liverpool të shtunën.

Bashkëshorti i së ndjerës Leonora Shala kërkon drejtësi, i shkruan kryeprokurorit Kelmendi dhe ministres Haxhiu

0

Faton Shala, bashkëshorti i të ndjerës Leonora Shala nga Malisheva, e cila ka vdekur gjate marrjes së shërbimeve stomatologjike në Malishevë, është shprehur i shqetësuar me rastin që po zhvillohet në organet e drejtësisë.

Në letrën që i ka dërguar u.d. Kryeprokuror të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ai ka treguar se të pandehurit Xhavit Karaxha po tentohet t`i ndryshohet masa e sigurisë.

“Prokuroria Themelore ne Gjakove po zhvillon hetimet ne kete rast i cili mban numrin PP/I.nr.91/2023 dhe tashme i pandehuri Xhavit Karaxha gjenden nen masen e paraburgimit te caktuar sipas vendimit te Gjykates Themelore ne Gjakove. Shqetesimi im ka te beje me faktin se si pala e pandehur ne kete rast Xhavit Karaxha edhe perkunder faktit qe ne deklarimin e tij te dhene ne polici shihet se nuk i ka dhene trajtimin e nevojshem per shpetimin e jetes se te njejtes, informatat tona qe posedojme tregojne qe ne çdo forme po tentohet fillimisht te zbatohet mase tjeter sigurie duke e liruar te njejtin nga paraburgimi, madje edhe kinse pretendohet ne arsye se ka probleme mendore dhe nuk mundet qe ta perballoj paraburgimin”, është thënë në letrën që e ka siguruar gazeta Nacionale.

Më tej, ai ka vlerësuar se trajtimi i duhur i kësaj çështje në mënyrë të drejtpërdrejte do te fuqizoj besimin tone ne institucionet tona

“Te nderuar, secili nga ju duhet te viheni ne poziten time si ish bashkeshort dhe prind, baba i kater femijeve te vegjel te mbetur pa nenen e tyre ne moshe te re, dhe ajo çka presim eshte zhvillimi i drejte dhe ligjor i kesaj çeshtje te rende, ashtu qe mbi kete baze ju lusim qe kete rast ta trajtoni me kujdes te veçante. Trajtimi i duhur i kesaj çeshtje penale ne menyre te drejteperdrejte do te fuqizoj besimin tone ne institucionet tona dhe reduktimin ne mase te madhe te rrezikut per vetgjyqesi te paleve te perfshira”, ka theksuar ai.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Lirikë stine

0

Enver Sulaj

Gjethet e zverdhura më bien mbi kokë
Shenjë vjeshte mbi ëndërrimet e lirikën e stinës.

Reshjet e shiut kanë shtuar përrockat në livadhin e braktisur.

Një qiri i ndezur
-Dritë për emrin e gdhendur në gur kufiri.

Lotët janë shi mbi ballin plot zjarrmi.

Shtator, 2023

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

0

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, mendon se Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin, kriminelin që udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka parashikuar se Serbia do ta inskenojë një skenar të përleshjes së dy grupeve rivale ku do të vritet Radoiçiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Serbinë.

“Sipaj asaj që e njohim Serbinë, rrjedhimishtë ditët në vijimë duhet të lexojm lajmin; në një përleshje mes grupeve rivale u vra Millan Radoiçiq. Siç po rrjedhin gjërat në Serbi pas sulmit terroristë në Kosovë, tjetër rrugë nuk ka”, ka shkruar Berisha.

Dje, Milan Radoiçiqin përmes avokatit të tij e ka marrë gjithë përgjegjesin e sulmit në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Gjithashtu, ai ka bërë me dije se është larguar nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Shifrat e De Zerbi-t me Brighton-in janë vërtet të pabesueshme

0

Një vit më parë, Roberto De Zerbi u emërua trajner i ri i Brighton-it.

Dhe ata kishin arritur një barazim dhe tre humbje në katër ndeshjet e tyre të para.

Të gjithë, në Angli dhe Itali, njohën rrethana lehtësuese për trajnerin italian: përveç frazave të zakonshme, atij duhej t’i jepej kohë dhe për të ishte një kontekst krejtësisht i ri, pozicioni i tij ishte dukshëm i pakëndshëm sepse ishte thirrur për të zëvendësuar Graham Potter, një trajner që në zonën e Brighton-it konsiderohej një lloj njeriu i shenjtë.

Fitorja e parë e De Zerbi-t në Angli erdhi më 29 tetor: 4-1 kundër Chelsea-it, skuadra që kishte vendosur të “rrëmbente” Potter-in nga Brighton.

Që atëherë, ka filluar një udhëtim që ka përcaktuar shifra të pabesueshme për një ekip si BHAFC – akronim për Brighton & Hove Albion Football Club, emri zyrtar i klubit.

Këto shifra kanë të bëjnë me shprehjen dhe efektivitetin e lojës së propozuar nga De Zerbi, por edhe – në mënyrë më prozaike – rezultatet.

Le të fillojmë, për shembull, me rezultatin në ndeshjet e Premier League: 19 fitore, shtatë barazime dhe 12 humbje në 38 ndeshje.

U shënuan 79 gola, çka e bën Brighton sulmin e tretë më të mirë në Premier League në këtë periudhë.

Po kështu, skuadra e drejtuar nga De Zerbi është në fakt në vendin e parë në përgjithësi, edhe përpara Manchester City-t, për goditjet e tentuara (624) dhe për goditjet që përfundojnë në portë (244).

Dhe nëse, siç u përmend, këto të dhëna mund të duken paksa të rastësishme, pa konfirmim të vërtetë në fushë, ekziston një listë shumë e madhe e skuadrave që përfunduan duke humbur kundër Brighton: këto janë Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Newcastle.

Falë këtyre fitoreve, arritën ato pikë që lejuan Pulëbardhat – pseudonimi i Brighton – të kualifikohen për herë të parë në Europa League. Që është gjithashtu një rezultat mjaft i prekshëm.

Nëse e gjithë kjo nuk mjafton, padyshim edhe duke pasur parasysh fuqinë ekonomike dhe vlerat e skuadrës së Brighton-it, ja disa të dhëna të tjera interesante.

BHAFC-ja, që nga ardhja e De Zerbi-t, është skuadra e tretë në Premierligën angleze për nga numri i topave të luajtur në zonën kundërshtare, të dytat për golat e pritshëm të prodhuar dhe për përqindjen mesatare të zotërimit të topit.

E gjithë kjo, duke treguar një stil të veçantë loje, dhe ne do të përfshijmë edhe një statistikë këtu: këtë sezon, Brighton ka mposhtur të gjitha hapësirat nga prapa pa e hedhur kurrë topin përtej mesfushës së tyre mbrojtëse.

Të gjithë, gjithmonë, pa deroguar qoftë edhe një herë. Ndoshta kjo është arsyeja pse disa trajnerë – jo vetëm admiruesi i tij Guardiola por edhe Klopp, sipas të cilit De Zerbi “ka ndërtuar një nga skuadrat më të bukura që kam parë ndonjëherë të luajë futboll” – e admiruan punën e tij dhe e përfshinë në listën e teknikëve më të rinj premtues.

Por në realitet, siç u tha dhe u demonstrua, janë rezultatet që bëjnë diferencën. Siç ndodh gjithmonë, në fund të fundit, me trajnerë të mëdhenj.

Marrë dhe përshtatur nga “Rivista Undici” për Albanian Post