Biblioteka e Prizrenit ofron kushte të mira për lexuesit

Nxënës, studentë dhe pensionistë e shfrytëzojnë hapësirën e bibliotekës së Prizrenit për të lexuar në çdo kohë. Pra, ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë të moshave të ndryshme.

 

Gjatë verës nxënësit e shkollave thonë se morën nga këtu veprat e tyre të preferuara.

Biblioteka e Prizrenit është zhvendosur më shumë se një vit nga hapësirat e Shtëpisë së kulturës, për shkak se po restaurohet. Ajo është vendosur në Sheshin e Lidhjes, ndërsa sipas drejtoreshës Sadete Sadikaj, është lokacion i përshtatshëm për të gjithë lexuesit.

“Fillimisht këto hapësira nuk kanë qenë të destinuara për bibliotekë , por janë përshtat dhe adaptuar për nevoja të bibliotekës , në këtë rast unë do të falënderoj kuvendin komunal , kryetarin konkretisht që ka pas një ide të tillë , dhe kërkesën tonë e ka miratuar gjithsesi . Ne jemi vendos në këto hapësira ku funksionojmë tani me të gjitha sektorët e ndryshëm të bibliotekës , qasja është shumë më e mirë , duke filluar prej fëmijëve parashkollor , deri tek pensionistët , që janë të rregullt në  bibliotekën tonë”, tha ajo.

Ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë të moshave të ndryshme. Gjatë verës nxënësit e shkollave thonë se morën nga këtu veprat e tyre të preferuara.

“E kam lexuar romanin “ Kalamajt e pallatit tim”,që më ka pëlqyer shumë . Leximi është i preferuari im , do të thotë pa lexim nuk ka jetë”, tha Hana Selimi , lexuese.

Ndërsa pensionistët kërkojnë në bibliotekë libra historikë dhe botime të tjera.

“Ne po mundohemi maksimum si prind , që fëmijët të jenë edhe anëtar në bibliotekë , po kujdesemi sa më shumë që të lexojnë , sa më shumë të jenë larg telefonave , sepse vërtetë është një problem i madh sot në shoqërinë tonë , sepse më shumë po preferojnë telefonat sesa librat , por ne po mundohemi në maksimum që këtë dukuri negative ta eliminojmë , sepse në kemi përjetuar më shumë gjatë leximit edhe këta të veprojnë njëjtë”, tha Alajdin Fusha, prind.

Për t’i sensibilizuar gjeneratat, biblioteka e komunës së Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme me të gjitha moshat.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit