10.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1411

Hovenier: Sulmuesit serbë nuk i siguruan vet armët, ka struktura

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për mediumin anglez BBC ka thënë se prapa sulmeve terroriste ndaj Kosovës qëndrojnë një lloj strukture apo disa strukturash.

 

Ai është pyetur nga BBC nëse Serbia është autori i këtij krimi, ndërkaq Hovenier tha se armët të cilat janë gjetur në Banjskë të Zveçanit janë tregues se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

Ndër të tjera ai përmendi edhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, i cili pranoi se kishte qenë në organizim të këtij sulmi, meqë rast edhe dha dorëheqje nga kjo pozitë politike.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm. Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, tha Hovenier.

 

Policia amerikane arreston një të dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996

0

Policia amerikane ka akuzuar një ish-udhëheqës bande për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996.I njohur si “legjenda e hip-hop-it”, i lindur në Nju Jork, u qëllua katër herë në moshën 25-vjeçare në një sulm me makinë në Las Vegas.

Siç raporton BBC, të premten, juria e madhe e Nevadës paditi Duane “Keffe D” Davis, 60 vjeç, për një akuzë për vrasje me një armë vdekjeprurëse.

Policia thotë se ai kishte planifikuar të shtënat vdekjeprurëse pasi nipi i tij u përfshi në një përleshje me Shakur në një kazino.Davis u arrestua pranë shtëpisë së tij në Las Vegas herët të premten dhe do të dalë në gjykatë brenda disa ditësh.

Greg Kading, një detektiv në pension i policisë së Los Anxhelosit, i cili kaloi vite duke hetuar vrasjen e Shakurit, i tha Associated Press se nuk ishte i befasuar nga arrestimi i zotit Davis: “Të gjithë komplotistët ose pjesëmarrësit e tjerë të drejtpërdrejtë janë të gjithë të vdekur,” tha Kading, duke e thirrur zotin Davis. “njeriu i fundit në këmbë” në këtë rast.

Dr. Cuculi: Stentat në zemër – nuk janë zgjidhje

0

Shefi i Klinikës së Kardiologjisë në Lucern të Zvicrës, Prof. dr. Florim Cuculi, ka ngritur shqetësimin e vendosjes së stentave në mënyrë jo të duhur, gjë që shkakton komplikime të tjera në organizëm.

“Kur kam ndonjë intervenim të vështirë, nuk bëj gjumë fare natën, sepse pacienti ta beson zemrën e tij, jetën e tij. Kjo është diçka shumë e madhe për mua”, tha dr. Florim Cuculi, shef i Kardiologjisë në Klinikën e Lucernit, që është Klinika më e madhja pas asaj të Bernit dhe trajton numrin më të madh të rasteve. Te shqiptarët infarktet në zemër janë të shpeshta edhe në mosha të reja. Shkaktar është më së shumti duhani, thotë ai.

 

Dr. Cuculi ishte në Prishtinë dhe një simpozium të mjekësisë ku u trajtuan sëmundjet kronike jo ngjitëse dhe si kirurg intervent ai shfaqi shqetësimin e tij për stentat që vendosen në mënyrë jo të duhur.

Në një intervistë për Radio Kosovën, dr. Florim Cuculi ndër të tjera tha se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që vendosja e stentës ndonjëherë mund të bëjë edhe më keq.

“Është shumë me rëndësi të diferencohet kjo problematikë. Tek pacientët që kanë sëmundje kronike, pra pacienti është në shtëpi, nuk ka shkuar në spital me infarkt edhe vërehet që ka arteriet e ngushtuara. Për momentin nuk kemi evidencë që çdo ngushticë që ka pacienti të arteriet mund të implantohet një stentë. Në fakt kemi indikacione që t’ia përkeqësojmë gjendjen, e jo ta stabilizojmë. Kjo vlen pra për pacientët që janë stabil. Ndërsa pacientët që shkojnë në spital me infarkt, tashmë ata kanë një situatë tjetër dhe ata kanë nevojë për implantimin e stentave. Kështu që është më rëndësi që popullata ta dijë që jo çdo ngushticë në një arterie duhet të pasohet me implantimin e një Stenta. Kjo varet a ka pacienti simptoma apo jo”, thotë dr. Cuculi.

Ideja që vendosja e sa më shumë stentave e përmirëson shëndetin e zemrës, është gabim, thotë ndër të tjera Prof. Florim Cuculi, i cili sugjeron qytetarët e Kosovës në veçanti, që të konsultojnë mjekun kardiolog sapo të kenë simptoma.

“Pacienti ka simptoma, si shtrëngim në gjoks, lodhje dhe problem me frymëmarrje. Në qoftë se kardiologu mendon se pacienti mund ta tejkalojë këtë situatë me medikamente është mirë. Nëse medikamentet nuk funksionojnë, atëherë pacienti trajtohet në mënyrë invazive, pra me stenta apo me bypass. E theksova këtë, sepse unë e di që Kosova është një vend i varfër, një sistem shëndetësor që nuk ka resurse siç kemi ne aty ku punoj unë në Zvicër. Shpeshherë pacientët mendojnë se duke implantuar shumë stenta, do të bëhen më mirë. Por, ndonjëherë implantimi i shumë Stentave, jo që nuk të bën mirë, por mund të bëjë edhe keq”.

Ai thotë se në Klinikën e tij në Lucern aplikohet edhe metoda tjetër, ajo e implantimit të balonave me ilaç.

“Shpesh i publikoj këto praktika edhe në rrjetet e mia sociale, në instagram edhe në linkting dhe iu them se kjo është një metodë e mirë, sepse ardhmëria do të jetë pa implantimin e stentave. Por kjo do të marrë edhe rreth 10 vjet kohë. Ne e trajtojmë infarktin e zemrës në një mënyrë më moderne. Pacienti vjen dhe në raste kur është e nevojshme, ne e implantojmë vetëm një stentë vetëm sa të stabilizohet dhe para se ta lëshojmë në shtëpi pacientin, ia bëjmë një koronografi përsëri dhe ia implantojmë stentën në mënyrë më optimale. Kjo është një metodë e re, që nuk praktikohet, e aq më pak të jetë rutinë, në botë. Pra, pacienti në atë rast është më stabil dhe mund t’i implatohet stenta më mirë. Ne kemi bërë një studim dhe e kam publikuar në një revistë prestigjioze angleze dhe aty në një mënyrë revolucionohet trajtimi i infarktit. Ne përqendrohemi në kualitetin e vendosjes së stentës, sepse duam ta bëjmë punën mirë. Por, kur pacienti të vjen me infarkt ti nuk e bën punën mirë, sepse duhet t’i japësh pacientit kohë. Kur ai rehabilitohet kthehet atëherë edhe mjeku ka më shumë kohë, punon në qetësi dhe implanton Stentën mirë. Dua të cek edhe njëherë se një Stentë i implatuar keq është problem për pacientit, sepse shumica e stentave që ngushtohet ose mbyllen janë problem edhe i vendosjes jo në mënyrë të duhur në kohën kur është implantuar”.

Te shqiptarët infarktet në zemër janë të shpeshta edhe në mosha më të reja, apo fare të reja. Dhe problem për këtë janë duhani, apo tek adoleshentet dhe të rinjtë, shkaktar është edhe droga, thotë ai.

“Shqiptarët atakohen në moshë të re dhe fajin e ka duhani. Në Prishtinë për shembull, nuk mund të gjesh një vend ku nuk sheh shumë të rinj duke konsumuar duhan. Kjo është tragjikja e popullit tonë, për fat të keq, nuk po korrigjohet. Në Zvicër shqiptari me probleme të zemrës vjen në moshën 43 apo 44 vjeçare, ndërsa zvicerani vjen në moshën 64 vjeçare e tutje. Këtu fajin nuk e ka vetëm gjenetika, por duhani është problem ynë më i madh. Duhani është armiku më i madh i zemrës, sepse asnjëri nga ne nuk e dimë se çfarë kapaciteti gjenetik kemi. Ka njerëz që pinë duhan dhe nuk u ndodh gjë. Por, nëse sheh pacientë nën 50 vjeç në Zvicër aty shpesh do të gjesh mbiemra shqiptarë dhe kjo nuk është e rastit. Nëse marr listën në Klinikën time, pacientët nën 50 vjeç janë të shumtën herëve: Berisha, Krasniqi,…Zakonisht thuhet se shqiptarët kanë stres, por edhe zviceranët kanë stres. Tashmë është e vërtetuar që duhani ka efekte shumë negativ për shëndetin e zemrës. Duhet të bëhen ende shumë fushata që të vetëdijesohen njerëzit. Në asnjë vend të botës nuk konsumohet duhani më shumë se tek shqiptarët, sepse unë kam vizituar edhe shumë vende në botë, por këtu konsumohet më shumë duhan. Ndërkaq, te moshat 15 deri në 30 vjet zakonisht infarktet ndodhin psh nga ndonjë anomali e arteries koronare, por duhet të mendohet shpeshherë edhe nga konsumimi i drogës. Kokaina shpeshherë shkakton infarkt edhe te moshat e reja. Kur na vjen një pacient me 20 vjet me infarkt ne i bëjmë testin për drogë, nëse ai nuk tregon vetë. Kemi raste shumë edhe në Klinikën tonë”.

Edhe me këtë rast, shefi i Klinikës së Kardiologjisë në Lucern në Zvicrës, Prof. Dr. Florim Cuculi, shprehu gatishmërinë të ndihmojë edhe Klinikën e Kardiologjisë në QKUK dhe të kontribuojë edhe me ligjërata në Fakultetin e Mjekësisë. Por siç tha ai, mungon një organizim i mirëfilltë i institucioneve profesionale në Kosovë, që të ftojnë ekspertë të fushave të ndryshme që jetojnë e veprojnë në mërgatë dhe të shfrytëzojnë gjithë atë potencial të profesionistëve, në mënyrë që të ndihmohet shëndetësia, por edhe fusha të tjera në Kosovë. /Radio Kosova

Fshati Zym i Hasit në syrin e studiuesve të trashëgimisë kulturore

0

Është mbajtur takimi i parë i grupit të mandatuar punues për Studimin e Fizibilitetit dhe Planin e Menaxhimit të fshatit Zym të Hasit në Prizren.

Plani i Menaxhimit për fshatin Zym synon të përcaktojë mënyrat e konservimit, mbrojtjes, zhvillimit dhe promovimit të fshatit të mbrojtur me ligj dhe të përcaktuar si një zonë e trashëgimisë dhe vlerës natyrore, me qëllim që të trashëgohet tek brezat e ardhshëm.

“Qëllimi kryesor është të analizojë dhe kuptojë, përmes përfshirjes së aktorëve dhe palëve të ndryshme të interesit, fuqinë e ndryshimeve dhe ndryshimet që ndodhin në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike, si një mënyrë për të mundësuar mbrojtjen, përmirësimin dhe zhvillimin e koordinuar dhe të përbashkët”, njofton Ministria e Kulturës.

Ky proces do të udhëhiqet nga përfaqësues të institucioneve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të fshatit Zym, programit të UN-Habitat në Kosovë dhe institucioneve të tjera.

Fifi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Trëndafil Blu”

0

Filloreta Raçi – Fifi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Artistja nga Ferizaj ka sjell këngën e re “Trëndafil Blu” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Projekti i tyre është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale me paraqitje të veçantë të 29 vjeçares.

Zyrtari amerikan i sigurisë shpreh shqetësimin për mobilizim serb në kufirin me Kosovën: Dialogoni!

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Saia me muzikë të Marsel Gungës.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Apollo.

Fifi nga ana tjetër është rikthyer fuqish?m me projekte muzikore pasi u bë nënë për herë të parë.

E njëjta këtë verë ka qenë më pak e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

https://www.youtube.com/watch?v=bT6ZerLnxaY

Kurti pranon telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

0

Shqetësimin e Uashingtonit, për dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, e ka shprehur koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se SHBA ka kontaktuar me Kosovën dhe Serbinë për të folur për këto ngjarje.

Sipas Kirbyt, sot gjatë ditës Kryeministrin Albin Kurti e kanë telefonuar nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit Sekretari Amerikan i Shtetit.

“Më herët sot, Sekretari Blinken i telefonoi presidentit serb Vuçiq për të përcjellë shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe një kthim në dialog. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pak kohë më parë foli me kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar mbi këto ngjarje dhe rëndësinë e dialogut” ka thënë Kirby.

Mungon eksperti financiar, shtyhet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Prizren

0

Gjykata e Prizrenit ka vendosur të shtyjë seancën kundër ish-drejtorit të Urbanizmit, Nijaziu Kryeziu, pasi mungoi eksperti financiar.Kryeziu po gjykohet se ka lidhur kontrata pa tenderë me televizionet lokale në kohën sa punonte në Komunën e Prizrenit.

Agim Sheqiri, ekspert financiar paraprakisht kishte njoftuar trupin gjykues të përbër nga kryetarja, Raima Elezi me anëtarët Luan Berisha dhe Gjimshit Galushi se gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Për këtë ishte njoftuar i akuzuari Kryeziu me mbrojtësin e tij, Kujtim Kërveshi./kalxo.com


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shperndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Inaugurohet gurthemeli i çerdhes së re në Prizren

0

Është inauguruar gurthemeli i çerdhes së re për fëmijë në “Lagjen e Trimave”, në Prizren.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari Shaqir Totaj, i cili ka thënë se ndërtimi i kësaj çerdheje është dëshmi e përkushtimit ndaj fëmijëve dhe ndaj një të ardhmeje më të mirë për ta.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së kujdesit për fëmijët dhe ofrimit të mundësive të standardizuara edukative”, njofton komuna e Prizrenit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Nderim Gashi shpall kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren

0

Nderim Gashi do të garojë për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.

Kuvendi zgjedhor mbahet të dielën.

Gashi, tha se qëllimi i tij do të jetë rikthimi i LDK-së në Prizren.

“Zotohem se do ta kthej LDK-në , si forca kryesore në Prizren”, premton ai.

Sipas tij, LDK-ja ka kapacitete për t’i dhënë qeverisje të mirë Prizrenit.

Kandidaturën për kryetar të LDK-së në Prizren, deri tashti e ka shpallur Driton Selmanaj.

“Përparësia ime është se jam tërë kohën në Prizren i përkushtuar për ta kthyer degën e LDK-së në forcë të parë politike në Prizren”.

Nderim Gashi, aktivitetin politik e filloi nga mosha 16 vjeçare, në strukturat e Forumit të Rinisë. Ishte kryetar i FR të LDK-së për një mandat, po ashtu anëtar i kryesisë së FR të LDK-së në Prishtinë.

Nga 2002 ka qenë anëtar i kryesisë së LDK-së, Dega në Prizren,kurse  për një mandat edhe sekretar i  LDK-së, n?n  udhëheqjen e  Eqrem Kryeziut, dhe sekretar në kohën kur kryetarit  Anton Quni.

Aktualisht Nderim Gashi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe kryetar i Nëndegës “28 Nëntori”.