Arrestohet në Malishevë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prizren

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin për Gazeta Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Po është arrestuar gjatë ditës. Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjetë i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmje është arritë të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, tha Bytyqi për Express.

Sipas policisë, dyshohet se Aziz Gashi kishte shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia tha në raportin 24-orësh se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte sjellë deri tek rasti tragjik.

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit