35.8 C
Prizren
E hënë, 15 Korrik, 2024

Lionel Messi senzacion në futbollin amerikan – plot yje ndoqën ndeshjen e Inter Miamit kundër LAFC

Paraqitjet e ikonës së futbollit, Lionel Messit tanimë si lojtar i Inter Miami kanë tërhequr elitën e yjeve për t’i parë ndeshjet nga afër.

Megjithatë, është e sigurt të thuhet se asnjë lojë e vetme nuk tërhoqi një listë të të ftuarve si ajo për ndeshjen e Inter Miamit kundër Los Angeles FC (LAFC), që u zhvillua të dielën mbrëma të 3 shtatorit.

Princi Harry ishte ndër emrat e famshëm në tribunat në stadiumin BMO, pa e harruar ishte  aktorin Leonardo DiCaprio, superyllin e LA Lakers, LeBron James (paraqitja e tij e dytë në një ndeshje të Messi-t), ylli i “Ted Lasso” Jason Sudeikis, ish-frontmeni i “Oasis”, Liam Gallagher, këngëtarja, Selena Gomez dhe disa emra të tjerë të mëdhenj.

Momentet e figurave publike gjatë përcjelljes së ndeshjes, janë bërë virale gjithandej në internet, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Madje, një prej më të bujshmeve shfaqi Gomez, duke mos mundur të përmbajë emocionet e saj kur Messi për pak sa nuk shënoi nga brenda zonës. Pikërisht poshtë Selenas, ishte rep artisti, Tyga.

 

Emra të tjerë të mëdhenj të pranishëm përfshijnë Leonardo DiCaprio, Tom Holland, James Harden dhe plot të tjerë.

Inter Miami arriti të fitojë, pavarësisht se Messi nuk shënoi. Megjithatë, ai asistoi Jordi Alban për golin e dytë të ndeshjes dhe gjeti Leonardo Campanan për të mbyllur fitoren 3-1.

Inter Miami mbetet i pamposhtur në të gjitha garat që nga ardhja e Messit, gjë që ka qenë një sensacion mediatik, i dëshmuar nga numri i të famshëmve të listës A që shprehen interesimin e tyre për t’i ndjekur ndeshjet.

Lista e plotë e të famshëmve të pranishëm në LAFC kundër Inter Miami

 

Aleman – Artist muzikor

King Bach – Komedian

BReal, Cypress Hill – Artist muzikor

Connie Briton – Aktore

Gerard Butler – Aktor

Jaime Camil – Aktor

Leonardo DiCaprio – Aktor

Tom Holland – Aktor

Tom Ellis – Aktor

Will Ferrell – Pronar/aktor i LAFC

Liam Gallagher – Artist muzikor

Selena Gomez – Aktore/artiste muzikore

Brendan Hunt – Aktor

LeBron James – Lojtar i La Lakers

Clayton Kershaw  – Lojtar i Dodgers

Princi Harry dhe Meghan Markle – Familja mbretërore britanike

Magic Johnson – Pronar i LAFC

Mario Lopez – Aktor

Toby McGuire – Aktor

Nas – Artist muzikor

Ed Norton – Aktor

Glen Powell – Aktor

Rage Against The Machine – Artist muzikor

Rufus de Sol – Artist muzikor

Jason Sudeikis – Aktor

Tyga – Artist muzikor

Julio Urias – Lojtar i Dodgers Albanian Post 

Më Shumë

Temperaturat deri në 38 gradë sot në Kosovë

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë...

Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës në prani të përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Gjermani,...

Lajmet e Fundit