20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Malishevë: Mungojnë rreth 12 mijë tekste shkollore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës, duke ju uruar një vit të suksesshëm, pavarësisht sfidave që kanë, sidomos në këtë fillim vitit shkollor.

Këtë urim, kryetari Kastrati e ka bërë gjatë vizitës që i kanë bërë SHFMU “Ismail Qemali” në Bellanicë, së bashku me drejtoreshën Krasniqi.

“I urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës sonë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Urojmë që çdo gjë të shkoj mirë dhe të tregoni rezultate, pavarësisht sfidave që kemi në këtë fillim të vitit të ri shkollor”, ka thënë kryetari Kastrati, njofton Komuna e Malishevës.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur se ky vit shkollor ka filluar me një sfidë të madhe, sa i përket teksteve mësimore, sidomos për ciklin e mesëm të ulët (nga klasa e gjashtë, deri në të nëntën), pasi tekstet e vjetra, përveç që janë të plotësuara, ka edhe mungesë të tyre. Sipas komunikatës së dërguar për medie nga kjo Komunë, sipas përllogaritjeve, mungojnë rreth 12 mijë tekste shkollore.

Përndryshe, sipas drejtoreshës Krasniqi, mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Më Shumë

SBASHK-ende pa vendim për grevë në shtator

 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim. Kreu i...

Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare deri në 30 minuta

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës sot nuk janë duke pritur edhe aq shumë nëpër pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet nga...

Lajmet e Fundit