14.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026
Home Blog Page 1473

Kosova e 77-ta për pagën mesatare mujore në botë

0

Kosova është renditur në vendin e 77-të në listën prej 101 vendeve të botës për sa i përket pagës mesatare mujore neto pas tatimimit të saj.

Lista është publikuar nga  “Fact Protocola” një web faqe, që është një system i decentralizuar i kontrollit të faktieve bazuar në Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë “blockchain/web3”. Në diçiturën e saj thueht se portal “Fact Protocola” synim ka luftimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave në internet, transmeton Radio Kosova.

Në këtë listë të publikuar, paga mesatare neto pas tatimit të saj në Kosovë thuhet se kap shifrën 440.03 dollarëve amerikanë.

Lista  është publikuar në Twittër më 18 gusht dhe thuhet se bazohet në të dhënat statistikore për muajin mars të këtij viti.

Nga vendet e Ballkanit perëndimor, Mali i Zi renditet në vendin e 55-të me pagën mesatare prej 769 dollarëve, Bosnja e Hercegovina në vendin e 60-të me pagën meatare mujore 650.35 dollarë, Serbia në vendin e 61-të me pagën mesatare mujore 648.75 dollarë, Shqipëria në vendin e 70-të me 504.18 dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 75-të me page mesatare mujore prej 467.62 dollarësh.

Sipas publikimit, vendi i parë në botë me pagën më të madhe mesatare është Zvicra me  6.264,54 dollarë, e pasuar nga Luksemburgu me 5.106,23 dollarë, kurse në vendine tretë renditet  Singapuri me pagën mesatare mujore 4.960,32 dollarë. Në vendin e katërt është renditur SHBA-ja me pagën mujore mesatre pre 4,668.81 dollarësh. Ndërkaq, Gjermania ndodhet në vendin e trembëdhjetë me pagën mesatare mujore prej 3,041.05 dollarësh amerikanë.

Në fund të listës prej 101 vendeve të botës, të publikurr nga Fact Protocola ndodhen Venezuela me pagën mujmore mesatare prej 186.80 dollarësh, Pakistani me 157.59  dhe Egjipti me pagë mesatare mujore prej 145.74 dollarësh amerikanë./RTK-Radio

 

Pas vonesave Suhareka bëhet me shtëpi të kulturës me 800 ulëse

0

Vonesa në realizimin e punëve për të ndërtuar Shtëpinë e Kulturës në Suharekë, ka nervozuar banorët, por edhe udhëheqësit komunal e të cilët po thonë se zvarritjes së punëve u ka ardhur fundi pasi tashmë është nënshkruar kontrata dhe nga e hëna do të caktohen mbikëqyrësit e punimeve.

 

Ramadan Haxhiaj, tani veteran i arsimit, nga komuna e Suharekës përveç që ka punuar si mësimdhënës, është marrë edhe me jetën kulturore në komunën e Suharekës.

Ai thotë për RTK se në mungesë të sallave adekuate, aktivitetet kulturore të shoqatës për art ‘Elena Gjika’ i mban në objektin e bibliotekës ‘Hajdin Berisha’.

“Kemi dy salla e Fellbaut edhe kjo salla që gjendemi këtu pran biblikotekës të Therandës, por këto kushte dhe këto salla, nuk i plotësojnë kushtet për komunën e Therandës për aktivitete të gjithëmbarshme cfarë i duhet qytetarëve”, tha Ramadan Haxhiaj, veteran i arsimit.

Haxhiaj kërkon që të përfundojnë sa më parë objekti i shtëpisë së kulturës i cili qe nisur nga viti

“Shtëpia e kulturës që ka nisur, që sa vite është bërë projekti, që sa vite ka filluar ndërtimi i saj, nuk di për rrjedhat e mëtejshme se cilat janë pengesat, por megjithatë edhe ne si qytetarë, si komuna dhe Qeveria e Kosovës, ka obligim që këtë objekt ta ndëroj sa më shpejt sepse i duhet komunës së Therandës”, tha Ramadan Haxhiaj, veteran i arsimit.

Kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, megjithatë ka deklaruar se pritjeve për vazhdimin e punimeve u ka ardhur fundi.

“Ky objekt ka filluar së ndërtuar në fund të vitit të 2017-tës në fillim të 2018-tës, në atë kohë brenda vitit janë punët e vrazhda, mirëpo pastaj vazhdimisht kemi pasur ankesa në OSHP, d.m.th plot 4 vite. Tani ky problem është zgjidhur, tani para 10 dite është nënshkruar kontrata dhe se pritet të hënën zyrtarisht të caktohen menaxherët, mbikqyrësit dhe të fillojnë punën kjo shtëpi e kulturës e cila i ka munguar shumë Suharekës”, tha Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës

Ky objekt do të ketë amfiteatër do të ketë shumë kabinete, dhe do të ketë 800 ulëse. Mjetet për ndërtimin e këtij objekti janë destinuar nga Ministria e Kulturës.

Kreu i Komunës së Suharekës ka deklaruar se pritjeve për vazhdimin e punimeve u ka ardhur fundi/rtk

Gjimnazi “Loyola” shpallë disa vende të lira të punës

0

Gjimnazi “Loyola” shpall të lira këto vende pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të matematikës,

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës latine,

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane, (zëvendësim i mësimdhënëses gjatë pushimit të lehonisë), duke filluar nga data 1 shtator 2023 deri më 31 dhjetor 2023,

 

 

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, (zëvendësim i mësimdhënëses gjatë pushimit të lehonisë), duke filluar nga data 1 shtator 2023 deri më 17 mars 2024.

Kushtet që duhet të plotësohen:

Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);

Letër motivuese; -CV;

Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);

Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:

Certifikata të trajnimeve;

Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, deri më 20.08.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në: [email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose

telefononi në nr. +383-44-434-087.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Vreshtarët e Rahovecit: Sivjet kushtet klimatike e dëmtuan rrushin

0

Pas pak ditësh nis vjelja e rrushit nga vreshtarët në komunën e Rahovecit. Pranvera me shumë reshje shiu ka bërë që bujqit e kësaj komune të mos presin rendimentet e dëshiruara në këtë kulturë. Nuk pritet të jetë e kënaqshme as cilësia e verës në veraritë e komunës së Rahovecit.

Në komunën e Rahovecit gjendet sipërfaqja me e madhe në Kosovë me vreshta. E këtë vit, vreshtarët e kësaj komune nuk presin rendimente të kënaqshme. Gjendja në terren lë për të dëshiruar.

“Nuk është e mirë , gati  80 % është dëmtuar, nga vrugu dhe kushtet atmosferike që ishin shumë të vështira këtë vit . 110 ditë kemi pas shi, faktikisht 5 herë në ditë  binte shi. Kështu që, ishte shumë vështirë për me mbrojt. Kosova është në gjendje pak më të mirë sepse kemi 20 deri në 30 % prodhim, por Maqedonia dhe vendet e tjera janë të shkatërruara në 98 %”, tha Mustaf Hoxha, vreshtar.

Gjeneratat e reja pak po merren me vreshtari, thonë në Rahovec.

“Rinia pothuajse nuk merret me vreshtari , pasi që shumë të rinjë synimin e kanë të dalin jashtë, me vreshtari kohëve të fundit e kanë parë se nuk ka perspektivë , nuk ka shitje, kanë punuar të rinjtë dhe ju kanë ndihmuar prindërve, por në fund nuk e kanë shitur rrushin, nuk kanë marrë asnjë cent nga rrushi “, theksoi vreshtari, Habib Dina.

Në bazë të parametrave, në vreshta këtë vit duhet të luftohet fort për të nxjerrë verëra normale, pasi ato kulminante janë të paarritshme, thotë eksperti Labinot Shulina .

Sipas drejtorit të Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Ylber Kuqi, edhe këtë vit vëmendja e qeverisë është fokusuar në këtë sektor.

“Të gjitha qeveritë kanë treguar në vazhdimësi një interesim të madh për sektorin e vreshtarisë dhe vertarisë dhe kanë qenë të  përfaqësuara në kuadër të planit  për zhvillim rural , tek masa 1 dhe masa 3 , ku për çdo vit qeveria akordon vlerën prej 750 mijë eurove  . Njëkohësisht qeveria e ka vendosur me prioritet sektorin e vreshtarisë  edhe tek programi për pagesa direkte  ku për çdo vit akordon nga 1 mijë euro për hektarë , njëkohësisht edhe tek prodhimi i verërave për çdo litër verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht  ndan 0.04 cent” , tha ai.

Më 1 , 2 dhe 3 shtator  starton festivali  “Hardhfest” , ndërkaq komuna e Rahovecit nis zyrtarisht vjeljen e rrushit./rtk

Suharekë/Promovohet monografia historiko gjuhësore

0

“Injorimi dhe dëshmimi me pahir i Gjuhës Shqipe, si kriter i së vërtetës” është vepra më e re autorit Nuhi Veselaj. Në këtë monografi janë ofruar fakte si kundërpërgjigje ndaj librit të akademikut serb, Millosh Milojeviq “Udhëpërshkrimi i Serbisë së Vërtetë” e në të cilën ishte stërmbushur me të pavërteta lidhur me gjuhën shqipe dhe shqiptarët e Kosovës.

 

Në Suharekë është promovuar monografia historiko gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës” i autorit Nuhi Veselajt. Me këtë studim, autori  Veselaj kishte nisur vite më parë për t’iu kundërvënë librit të akademikut serb, Milosh Milojeviq me titull “Udhëpërshkrimi i Serbisë së vërtetë” rreth gjuhës shqipe dhe shqiptarëve autokton në tokën e Kosovës.

“Nuhi Veselaj ishte një djalë skofiar fashti me plot devozion dhe pason. Ishte një mësues populli i orëve të para pas luftës së dytë botërore. Ishte një intelektual dhe arsimdashës por edhe arsimdhënës, ditë e natë i angazhuar për dritë të re e përparim  por edhe i penguar nga regjimi pushtues serbo sllav”  , tha Mazllum Baraliu.

“Ju do të thoni cfarë kemi bërë ne apo sic thonë kolegët tanë në Prishtinë që thonë, mos u merrni ju dhe mos humbni kohë me atë që bënë Serbia. Jo ska humb kohë. Se me këto vepra ajo ka mbajt këtë hapësirë ehe Kosovën edhe hapësirën tjetër. Vemiqi, me ribotimin si të themi të këtyre 3 fletoreve nga 10 sa ka shkrujatur Millojeviqi në vitet e 70 -ta, në një far mënyre e ka rikthyer rrotën e historisë” , theksoi Begzad Baliu.

Profesori Mustafa Ibrahimi,  tha se me këtë vepër të rëndësishme shkencore Veseli, e pasuron gjuhësinë tonë dhe onomastikën shqiptare dhe atë ballkanike në veçanti.

Nuhi Veselaj është studiues dhe shkrimtar, albanolog veteran i arsimit dhe njëri prej pionierëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës. Ai ka botuar më se 20 tituj studimesh nga fusha e gjuhësisë, si dhe më se 15 tituj nga fusha e krijimtarisë letrare, kryesisht letërsi për fëmijë.

Ky promovim përkon njëherësh edhe me përvjetorin e 90-të të lindjes dhe 75-vjetorit  të opusit  të veprimtarisë letrare e shkencore.RTK

Digjet fabrika e mobilieve në Prizren – dëmi dhjetëra mijëra euro (video)

0

Dje rreth orës 18:00 është djegur një fabrikë që prodhonte mobile në qytetin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar që nuk ka të lënduar, mirëpo djegia e fabrikës ka shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas intervenimeve të shumta, ia kanë dalë të lokalizojnë zjarrin. Rasti është nën hetime.

Liria arkëton pikën e parë në Superligë

0

Liria dhe Drita kanë barazuar pa gola në xhiron e dytë sezonale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me dy ekipet që patën rastet e tyre, por që mungoi edhe konkretizimi.

“Intelektualët” realizuan tre gola në ndeshje, por që të tretë u anuluan nga VAR-i.

Skuadra e Dritës nga dy ndeshje në ligë  ka një fitore dhe një barazim, kurse Liria ka një humbje dhe një barazim.

Rexhbeçaj e nis për mrekulli sezonin në Bundesliga, realizon një gol spektakolar

0

Elvis Rexhbeçaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. 

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen mes skuadrës së tij Augsburg dhe Borussia Moenchegladbach.

Pjesa e parë ka përfunduar 3-3, derisa golin e parë për Augsburgun e realizoi mesfushori kosovar.

Ishte minuta e 29-të e ndeshjes, kur Rexhbeçaj realizoi një gol spektakolar nga distanca me një gjuajtje tejet të fuqishme për 1-2.

Ky ishte goli i parë këtë edicion për Rexhbeçajn, derisa për Augsburgun titullar është edhe sulmuesi kosovar Mërgim Berisha. /Telegrafi/

Sindikata e Policisë kërkon kushte më të mira për policinë

0

Sigurimi shëndetësor është kërkesë e kamotshme e Policisë së Kosovës. Sindikata e Policisë po ashtu është duke kërkuar që një kohë të gjatë që policive t’u paguhen shtesat e rrezikshmërisë por edhe shujtat ditore. Madje, një pjesë e Policisë së Kosovës ka protestuar e pakënaqur edhe me nivelin e pagave për punën që bën.

 

Mungesa e sigurimit shëndetësor është problem të cilin Policia e Kosovës e adreson me vite. Po ashtu pagat e ulëta, mospagesa e rrezikshmërisë si dhe shujtave, janë disa nga problemet e tjera, për të cilat ata po kërkojnë zgjidhje. Kështu tha Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, në një bisedë për Radio Kosovën.

“Që nga viti i kaluar kam adresuar disa kërkesa edhe të kryeministri edhe ministri i brendshëm dhe ministri i financave. Unë propozova një sigurim shëndetësor alternativ derisa të bëhet ligji për sigurim shëndetësor. Çdo ditë e humbur pa sigurim shëndetësor,  është e paarsyeshëm përveç e turpshme”, theksoi ai.

Zeqiri tha se sigurimi shëndetësor është i domosdoshëm, sepse janë 322 zyrtarë që kanë vdekur në detyrë, kurse më shumë se 500 të tjerë janë me sëmundje kronike. Kostoja e sigurimeve shëndetësore për një vit, sipas Zeqirit, mund të jetë deri në 5 milionë euro.

“Kostoja për të gjithë pjesëtarë e PK-së në kohën kur ne kemi biseduar ka mundur të përmblidhet me 4.5 apo 5 milionë për një vit, duke llogaritur 9 mijë e 500 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.  Unë mendoj se kjo shumë nuk është e papërballueshme për buxhetin e shtetit”, tha ai.

Sipas tij, problem tjetër që nga implementimi i Ligjit për paga është edhe mospagesa e rrezikshmërisë. Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk i gëzon këto të drejta. Po ashtu Zeqiri tha se shujtat ditore nuk janë duke ua paguar të gjithë punonjësve, teka sa shtoi  se janë shqetësuese dorëheqjet në Polici:

Ton “Është shqetësuese puna e dorëheqjeve në Policinë e Kosovës, kemi mbi 2 mijë 200 dorëheqje vullnetare nga themelimi deri në vitin e kaluar, ndërsa ketë vit kemi rreth 50 dorëheqje vullnetare, shumica për shkak të pakënaqësive në kushte.  Po dëmtohemi jo vetëm ne si PK-së por edhe shteti i Kosovës”, tha ai.

Sindikata e Punëtorëve të Policisë së Kosovës ka lutur Qeverinë dhe institucionet  e tjera relevante, të fillojnë të realizojnë cilëndo prej  kërkesave të tyre.

Ndryshe, pjesëtarë të Flotës Operative dhe Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës, kanë protestuar këtë javë të pakënaqur me pagat. Kërkesa kryesore e policëve protestues, ishte rregullimi i vlerës së koeficienteve sipas pozicionit të efektivëve.

10 studentë lëndohen nga përmbysja e autobusit në Kagoshima të Japonisë

0

10 studentë kanë mbetur të lënduar në Kagoshima të Japonisë, pasi një autobus që transportonte 30 anëtarë të një klubi futbolli të shkollës së mesme u përmbysë të shtunën.

Ata janë dërguar në spital për trajtim, teksa besohet se nuk janë në rrezik për jetë, sipas policisë.

Shoferi i autobusit bëri një thirrje urgjente rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi incidenti ndodhi në një rrugë malore në qytetin e Kagoshima.

Policia dyshon se në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Autobusi po transportonte ekipin e futbollit të shkollës së mesme Kokubu për në Hioki, ku ata ishin planifikuar të kishin një ndeshje miqësore, thanë burimet.