Një grua është arrestuar nga Policia në Suharekë, pasi që e njejta nga pakujdesia ka goditur me veturë një fëmijë, që ishte duke e kaluar rrugën.
Sipas Policisë, lëndime ka pësuar fëmija, që pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20, në Suharekë.
Të premten është arrestuar një person në Prizren si i dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit, njofton Klan Kosova.
“Prizren, gusht 2023. Lidhur me rastin me 18.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Si akt unik diplomacia, qeveria italiane ka vendosur që ta paguajë faturën e katër turistëve italianë që kishin ikur nga një restorant pa paguar.
Veprimi i pahijshëm i turistëve në qytetin e Beratit ishte bërë temë e mediave në të dyja vendet, raporton televizioni BBC.
Ky rast e nxiti kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që ta ngriste çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, përderisa ajo po e vizitonte vendin.
Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit që “të shkonte dhe t’i paguante faturat për këta idiotë”, i tha ai gazetës “La Stampa”.
Ambasada e Italisë në Shqipëri konfirmoi në një deklaratë se e kishte paguar faturën me vlerë të rreth 80 eurove në emër të qytetarëve të saj.
“Italianët i respektojnë rregullat dhe i paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë që episode të këtij lloji nuk do të ndodhin përsëri”– thuhet në deklaratë.
Ministri i Bujqësisë i Italisë, Francesco Lollobrigida, ishte gjithashtu në vizitë në Shqipëri dhe i tha agjencisë “Reuters” se pagimi i faturës ishte çështje krenarie.
Për shtatë muaj, nga janari deri në korrik te këtij viti në Kosovën kanë ndodhur 12 555 aksidente trafiku, sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka përcjell Ekonomia Online. Nga ky numër i aksidenteve, 51 aksidente kanë qenë me fatalitet nga të cilat 56 persona kanë mbetur të vdekur.
Policia përmes kësaj përgjigje, ka bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2022 ka qenë më i ulët, me 11 551 aksidente. Por sipas këtyre statistikave numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë më i madh, sipas Policisë gjatë periudhës janar-korrik të viti 2022, 63 persona kanë mbetur të vdekur nga 54 aksidente me fatalitet.
Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, tha se aksidentet po ndodhin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe respektimit të rregullave nga ana e ngasësve, por fluksit të madh të mërgimtarëve që po kalojnë pushimet në Kosovë.
Ai theksoi se pavarësisht këtij numri të aksidenteve, numri i atyre me fatalitet është i vogël, kjo për shkak të punës së mirë që është duke e bërë Policia e Kosovës.
“Bazuar në kohën në të cilën ne jemi duke marr këto shifra zyrtare nga ana e policisë së Kosovës e dëshmon faktin që kemi një fluks më të madh të veturave në rrugët e Kosovës, kjo është për faktin se kemi shumë mërgimtarë të cilët kanë ardhur për ti kaluar pushimet dhe kjo është si rezultat i asaj se rruga dhe infrastruktura përkatëse në Kosovë nuk mund ti kapërdij një fluks të tillë, një numër kaq të madh të veturave”.
“Si pasojë kemi edhe mos përshtatje dhe respektim të rregullave të komunikacionit të cilat vijnë si shkaktarë i dehjeve apo veprimeve të tjera të pa matura të ngasësve të automjetit. Si rezultat kemi aksidentet të ndryshme por fati është që nuk kemi ende ndonjë aksident me numër më të madh të fatalitetit, kjo është falë punës dhe veprimtarisë që e bënë Policia e Kosovës”, tha ai për EO.
Shala bëri thirrje që të jetë prioritet vendosja e radarëve statik nëpër ato vende ku raportohet për numër më të madh të aksidenteve.
Sipas tij, në kohën kur në vend janë pushimet verore, Policia duhet që rris numrin e zyrtarëve të saj në teren, raporton EO.
“Ne duhet vendosur radar statik, përmes fotografimit në rrugët dhe akset ku sipas statistikave kemi pasur aksidente me fatalitet dhe aksidente shumë të madh të numrave. Pra në rrugën Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Pejë. Në akset e caktuara të vendosen radar statik, të jenë të përhershme ato dhe kështu do të bëhet një lloj preventive që në ato akse të mos kemi fare aksidente me fatalitet”.
“Për kohën e pushimeve verore Policia e Kosovës është deshtë të merr një masë më preventive, pra ta rrit numrin e zyrtarëve të saj në teren përmes veturave edhe civile për të ju ndihmuar zyrtarëve edhe efektiveve me uniformë dhe kështu do të kishte me u bërë një parandalim preventiv që aksidente të mos kenë një numër dhe shifër kaq të larët të cilën e ka paraqitur policia e Kosovës”, tha ai.
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me xhiron e dytë të sezonit të ri.
Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot me fillim nga ora 17:00, shkruan Gazeta Express.
Malisheva do të përballet me Fushë Kosovën. Pas fitores ndaj Dukagjinit në xhiron e parë, malishevasit kërkojnë ta përsërisin të njëjtën edhe ndaj ekipit të sapo inkuadruar në elitë.
E në anën tjetër, Fushë Kosova nuk luajti fare javën e kaluar, pasi Gjilani kërkoi që ajo ndeshje të shtyhej.
Dueli tjetër që zhvillohet sot është ai mes Lirisë së Prizrenit dhe Dritës.
Liria u mposht në xhiron e parë nga kampioni në fuqi, Ballkani në Prizren, në një stadium të mbushur me tifozë.
E njëjtë pritet të jetë edhe sot, ku përballë do ta ketë Dritën e Gjilanit që shënoi fitore 2:0 ndaj Llapit në javën e parë kampionale.
Bruce Springsteen shtyn koncertet për arsye shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Springsteen në profilet e tij sociale.
“Për shkak të një sëmundjeje të Bruce Springsteen janë shtyrë dy koncertet e 16 dhe 18 gushtit me E Street Band”, thuhet në njoftimin e këngëtarit të konfirmuar edhe nga arena i cili ka ftuar fansat dukshëm të zhgënjyer që të mbajnë biletat që do. të jenë të vlefshme kur koncertet të ricaktohen.
Springsteen është 73 vjeç dhe ndodhet nëpë koncerte që prej shkurtit. Pas përfundimit të serisë së parë të koncerteve në muajin prill, këngëtari kishte rezultuar pozitive me Covid.
Tri data të tjera të turneut të Springsteen ishin shtyrë në mars për arsye shëndetësore, megjithëse nuk është e qartë natyra e sëmundjes.
Fografia i ka fillimet te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.
Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.
Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”, e cila përfshinë fotografi të vjetra 150 vjet, e të cilat ruhen në Shkodër.
Arti i fotografisë është padyshim i veçantë. Në hisotrinë e popullit shqiptar, ka hyrë fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë dhe u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999. Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre, ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot i mbush 77 vjeç.
Ai ishte presidenti i 42-të i Amerikës dhe iu gjet popullit të Kosovës në një kohë shumë të vështirë, shkruan Klan Kosova.
Bill Clinton – President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Rezistenca paqësore kundrejt regjimit serb kishte nisur prej kohësh me protesta masive që përfunduan të përgjakshme pasi shumë qytetarë civilë shqiptarë u rrahën nga forcat serbe – metodë kjo e frikësimit për t’i heshtur shqiptarët e Kosovës.
Demonstratat e vitit 1981
Me hyrjen udhëheqësit famëkeq të Serbisë në pushtet, Slobodan Millosheviq, në vitin 1989, autonomia e Kosovës brenda Jugosllavisë u revokua dhe dhuna, tortura, frikësimi, vrasjet e terrori u bë metoda e tij për adresimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës.
Sllobodan Millosheviq – president i Serbisë në Jugosllavi
Si rrjedhojë e rraskapitjes nga ky trajtim, shumë të rinj kosovarë si alternativë të vetme e panë largimin nga Kosova. Mirëpo një grup tjetër në vend të largimit, kishin zgjedhur të qëndronin në vendin e tyre dhe të fillonin rezistencën e armatosur, çka më vonë u bë e ditur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës me shënjestrimin e forcave serbe në vitin 1996-’97.
Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Pas shumë vizitave e takimeve me politikbërës të huaj të presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova [i zgjedhur me votë prej shumicës dërrmuese të kosovarëve] për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës dhe për ta gjetur një zgjidhje, lufta e shkallës së gjerë në Kosovë veçse kishte filluar.
Presidenti Ibrahim Rugova dhe Presidenti amerikan Bill Clinton
Në fillim të vitit 1998, sulmet e UÇK-së kundrejt autoriteteve jugosllave në Kosovë rezultuan me një prani të shtuar të paraushtarakëve dhe forcave të rregullta serbe, të cilët më pas filluan të ndjekin një fushatë hakmarrjeje që shënjestronte përkrahësit e UÇK–së.
Si rezultat, forcat serbe vranë 1500 deri në 2000 civilë dhe luftëtarë të UÇK-së si dhe detyruan shpërnguljen e më shumë se 370,000 shqiptarëve të Kosovës deri në mars 1999.
Ata po ashtu kryen masakra të shumta ndaj civilëve e cila kulmoi me masakrën e Reçakut, ku u gjetën 45 trupa civilë të masakruar, ngjarje kjo që u filmua dhe e tronditi botën. Ish-shefi i misionit OSBE në Kosovë, William Walker nga vendi i ngjarjes i cilësoi masakrat si krim kundër njerëzimit.
William Walker, ish-shef i OSBE në Kosovë
Përpjekjet diplomatike po vazhdonin për ta ndaluar dhunën e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Presidentit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviqit i ishin bërë disa propozime, mirëpo asnjë prej tyre nuk rezultoi e suksesshme.
Pas refuzimit për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë nga pala serbe, më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë ajrore bombardimi kundër forcave serbe e cila zgjati 78 ditë.
Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, të nënshkruar më 9 qershor, nga forcat jugosllave dhe serbe që ranë dakord të tërhiqeshin nga Kosova për t’i hapur rrugë një pranie ndërkombëtare.
Forcat e NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor.
Trupat e NATO-s në Kosovë
Më 24 mars, në ditën kur po fillonin bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një videoje iu drejtua popullit amerikan ku tregoi arsyet pse shteti të cilin ai e drejton po i bashkohet fushatës ajrore të NATO-s.
“Bashkëkohësit e mi amerikanë, sot forcat tona të armatosura u bashkuan me aleatët tanë të NATO-s në sulme ajrore kundër forcave serbe përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne kemi vepruar me vendosmëri për disa arsye”.
“Ne veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga një ofensivë ushtarake në rritje. Ne veprojmë për të parandaluar një luftë më të gjerë të shpërndahet në zemër të Evropës, e cila ka shpërthyer dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofike. Ne veprojmë të qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për paqe. Duke vepruar tani, po i mbajmë vlerat tona, duke mbrojtur interesat tona dhe duke avancuar shkakun e paqes”.
Ai po ashtu tregon se pse ndjehet përgjegjës për të intervenuar ushtarakisht në Kosovë.
“Unë kam një përgjegjësi si president për t’u marrë me probleme të tilla si kjo para se të bëjnë dëm të përhershëm për interesat tona kombëtare. Amerika ka një përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur ata përpiqen të shpëtojnë jetërat e pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë”.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 dhe si rezultat i kontributit të Bill Clinton për çlirimin e Kosovës, është ngritur shtatorja e tij në hyrje të Prishtinës.
Bill Clinton dhe shtatorja e tij në Prishtinë
Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës.
Një fabrikë e mobileve është djegur në qytetin e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot rreth orës 18:21 është raportuar se një punëtori, fabrikë e mobileve është përfshirë nga zjarri. Policia bashkë me zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar”, i ka thënë Bytyqi Klan Kosovës.
Ndërsa bëri të ditur se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, teksa shtoi se rasti do të hetohet mbi shkakun e zjarrit.