Ramadan Haxhiaj, tani veteran i arsimit, nga komuna e Suharekës përveç që ka punuar si mësimdhënës, është marrë edhe me jetën kulturore në komunën e Suharekës.

Ai thotë për RTK se në mungesë të sallave adekuate, aktivitetet kulturore të shoqatës për art ‘Elena Gjika’ i mban në objektin e bibliotekës ‘Hajdin Berisha’.

“Kemi dy salla e Fellbaut edhe kjo salla që gjendemi këtu pran biblikotekës të Therandës, por këto kushte dhe këto salla, nuk i plotësojnë kushtet për komunën e Therandës për aktivitete të gjithëmbarshme cfarë i duhet qytetarëve”, tha Ramadan Haxhiaj, veteran i arsimit.

Haxhiaj kërkon që të përfundojnë sa më parë objekti i shtëpisë së kulturës i cili qe nisur nga viti

“Shtëpia e kulturës që ka nisur, që sa vite është bërë projekti, që sa vite ka filluar ndërtimi i saj, nuk di për rrjedhat e mëtejshme se cilat janë pengesat, por megjithatë edhe ne si qytetarë, si komuna dhe Qeveria e Kosovës, ka obligim që këtë objekt ta ndëroj sa më shpejt sepse i duhet komunës së Therandës”, tha Ramadan Haxhiaj, veteran i arsimit.

Kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, megjithatë ka deklaruar se pritjeve për vazhdimin e punimeve u ka ardhur fundi.

“Ky objekt ka filluar së ndërtuar në fund të vitit të 2017-tës në fillim të 2018-tës, në atë kohë brenda vitit janë punët e vrazhda, mirëpo pastaj vazhdimisht kemi pasur ankesa në OSHP, d.m.th plot 4 vite. Tani ky problem është zgjidhur, tani para 10 dite është nënshkruar kontrata dhe se pritet të hënën zyrtarisht të caktohen menaxherët, mbikqyrësit dhe të fillojnë punën kjo shtëpi e kulturës e cila i ka munguar shumë Suharekës”, tha Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës

Ky objekt do të ketë amfiteatër do të ketë shumë kabinete, dhe do të ketë 800 ulëse. Mjetet për ndërtimin e këtij objekti janë destinuar nga Ministria e Kulturës.

Kreu i Komunës së Suharekës ka deklaruar se pritjeve për vazhdimin e punimeve u ka ardhur fundi/rtk