17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026
Home Blog Page 1476

Droni godet një ndërtesë në qendër të Moskës

0

Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulm me dron në ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar shpërthim që është dëgjuar në zonën biznesore të kryeqytetit rus.

Kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore e ka rrëzuar dronin, por mbetjet e tij kanë rënë në Qendrën Expo të qytetit.

Qendra Expo është hapësirë e madhe që përdoret për konferenca dhe konventa, dhe është më pak se 5 kilometra larg Kremlinit.

Ky është vetëm një prej sulmeve që janë regjistruar javëve të fundit në Moskë.

Në pamje të paverifikuara në rrjetet sociale është parë tym i hirtë duke u ngritur në qiell.

Ukraina nuk e ka komentuar akuzën ruse, mirëpo zyrtarët në Kiev nuk e pranojnë kurrë nisjen e sulmeve me shënjestër kryeqytetin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se pas aktivizimit të sistemeve ajrore për mbrojtje, droni e ka “ndryshuar drejtimin”, duke rënë në ndërtesë jo të banueshme në zonën ku gjenden disa ndërtesa qeveritare.

Sipas saj, nuk ka raportime për viktima.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se aeroporti Vnukovo në Moskë është mbyllur përkohësisht, pas aksidentit dhe më vonë është hapur prapë

Atentati ndaj Hasan Prishtinës, zbardhet historia e panjohur e 14 gushtit të vitit 1933 në rrugën “Tsimiski” në Selanik!

0

NGA DR. LUAN ZYKA

E hënë ishte edhe atëherë, dhe 14 gusht, por para 90 vjetësh… Atë mesditë të nxehtë të 14 gushtit 1933, rreth orës 14:15, një zotni po ecte me ritëm të ngadaltë përgjatë rrugës “Tsimiski” të Selanikut, që gëlonte nga gjallëria e kalimtarëve, tramvajit dhe makinave të ndryshme.

Zotnia me barsolinë, veshur më një kostum gri dhe një bastun ngjyrë argjendi në dorë, dukej se kishte dalë për shëtitjen e zakonshme pas ngrënies së drekës në hotelin “Ariston” ku banonte prej disa ditësh.

 

 

Pas një itinerari të gjatë dhe plot peripeci nëpër Turqi, Rumani, Austri dhe Bullgari, emigranti i vjetër politik, i kthyer në qytetin e tij të shkollimit, ndoshta shikonte me melankoli zhvillimet e reja të qytetit grek, duke pasur në mendje dhimbjen e kujtimeve të atdheut të tij, që nuk po hynte akoma në udhën e zhvillimit perëndimor.

Teksa kishte arritur në kryqëzimin e rrugëve Tsimiski dhe Vogkatsiko, rrjedhën e hamëndësive të tij do ta ndërprisnin plumbat e ardhur pas shpine, lëshuar prej revoles së një personi të bëshëm.

Zotnia me borsalino i gjendur në befasi, kthehet paksa nga vrasësi, dhe duke u përkulur mbi bastun, fut dorën në xhep të nxjerrë revolen e tij, një Smith amerikan me këmbëz të fildishtë dhe veshur në serm.

Por, vrasësi vërsulet me mani shtazarake sipër trupit të përkulur, duke e qëlluar me dy plumba të tjerë në kokë e në gjoks, për të arritur deri në fund qëllimin e tij.

 

 

Mbi trotuarin e përgjakur ra duke dhënë frymën e fundit, njëri nga shqiptarët më të famshëm të shekullit të 20-të.

“Këtu e vranë Hasan Prishtinën”, do më thoshte emigranti i vjetër shqiptar në Selanik, dardhari Kosta Konopulli, në nëntor të vitit 1981, kur unë sapo kisha arritur atje për studime në universitetin “Aristotel”.

Kush ishte dhe çfarë ideologji kombëtare përfaqësonte Hasan Prishtina?

Po kush ishte zotnia fisnik që e vranë në rrugën Tsimski të Selanikut?

Ishte e rastësishme vrasja e një njeriu pa pasur më parë asnjë incident debati apo konflikti, në rrugën kryesore të Selanikut kozmopolit, nyjës ballkanike të politikës, biznesit, korrupsionit, por edhe labirinteve të shërbimeve të fshehta?

Prokurori i gjykatës së Selanikut Eksarhopulos, më datën 23 shkurt 1934, deklaronte në sallën e gjyqit, me emocion jo të zakonshëm për një jurist, gjatë leximit të aktakuzës ndaj vrasësit të Hasan Prishtinës:

“Unë, tha prokurori, nuk jam këtu të vlerësoj personalitetin e Hasan Prishtinës, por dua të deklaroj se Hasan Prishtina ishte një patriot i madh shqiptar, që punoi dhe luftoi për lirinë dhe mbrothësinë e atdheut të tij, dhe që rrethanat e sollën të ishte jashtë atdheut të vet”.

Hasan Prishtina ndoshta mban rekordin në historinë shqiptare, ku për shkak të veprimtarisë së tij politike, është dënuar gjashtë herë me vdekje; nga xhonturqit, nga Esat Pasha, nga Serbia dhe tri herë nga qeveria e Ahmet Zogut.

Hasan Prishina lindi në Vushtrri të Kosovës, në 27 shtator të viti 1873. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan BerishaPolaci, diku tjetër Hasan Vuçitërni, kurse prej kohës kur zgjidhet deputet i Prishtinë në parlamentin otoman, Hasan Prishtina. Edhe pse ka letra të viteve 1920, të nënshkruara me dorën e tij si Hasan Vuçiterni.

Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmen në Selanik dhe studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll.

Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë, ku përveç turqishtes mësoi gjuhë të huaja si frëngjisht, greqisht dhe arabisht, si edhe u brumos me ide përparimtare evropiane.

Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarët e tij dhe u njoh me veprat e tyre epokale si të Sami dhe Naim Frashërit, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj, si dhe do të njihet me veprat e iluministëve francezë: Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos etj.

Fillimisht ai punoi në administratën qendrore në Stamboll, ku arriti postin e Kryekonsullit të shtetit, dhe njohu mekanizmat e ndërtimit dhe funksionimin e administratës shtetërore. Janë për tu admiruar stili dhe gjuha e përzgjedhur që përdori Hasan Prishtina në komunikimin e tij si oratorik, ashtu edhe në fjalën e shkruar.

Ai u zgjodh tri herë deputet i shqiptarëve nga Prishtina (1908 – 1912) në parlamentin Osman, ku u dallua si deputeti shqiptar më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve edhe të popujve të tjerë pa të drejta veçanërisht kundër politikës shtypëse antishqiptare të xhonturqve.

Një ditë pas fjalimit historik të Hasan Prishtinës në Parlamentin Otoman më 11 janar 1912, me nismën e Ismail Qemalit u mbajt “Takimi i Taksimit”, ku morën pjesë Ismail Qemali Hasan Prishtina Esad Toptani Myfid Libohova, Syrja Vlora, Aziz Vrioni, të cilët dhanë betimin për organizimin e Kryengritjes gjithëshqiptare për autonominë e gjithë Shqipërisë.

Disa ditë më pas, duke parë përkeqësimin e gjëndjes së popujve të perandorisë otomane, 5 depute të parlamenti turk i kërkuan takim stulltanit. Në mes tyre edhe Hasan Prishtina. Të nesërmen, gazeta “Tanin” e Xhonturqëve shkruante “Hasan begu nga Vulçitirni, deputet i Prishtinë, filloi me na kërcënue përpara sulltanit”.

Pasi mori detyrën, ai shkoi në Kosovën e tij për organizimin e Kryengritjes së përgjithshme kundër Perandorisë Osmane.

Më 5 maj 1912, Hasani, ashtu siç kishte paralajmëruar, doli në Drenicë ku iu drejtuar krerëve të tubuar atje i shpalli luftë Turqisë, sepse: “Më mirë një pushkë në male se një thes fjalë në Parlament”. Dhe “Në vend të një kulluku me turp në Stamboll, preferova kryengritjen me nder në malet e Kosovës”

Ishte Kryengritja e Përgjithshme e shqiptarëve dhe të Kosovës kryesisht, që i dha goditjen vdekjeprurëse ngrehinës së sëmurë otomane në Ballkan.

Ideali i Hasan Prishtinës ishte çlirimi i Kosovës dhe bashkimi i kombit shqiptar. Ai ishte i papajtueshëm me çdo ide përçarëse, veri-jug, toskë e gegë. Në një fjalim në Parlamentin shqiptar, më 1921, ai deklaroi: “Unë nuk jam as tosk, as geg, por jam shqiptar”

Kjo ishte moto e jetës së tij në gjithë veprimtarinë politike, organizative, diplomatike kulturore dhe luftarake nga të gjitha pozicionet ku e çoi fati i luftëtarit të përjetshëm.

Hasan Prishtina, ishte i fundmi i mbetur nga krijuesit e Shqipërisë dhe në vizionin e tij, të formuar e mbrujtur në mitrën e sapo formuar të kombit shqiptar nuk mund të kishte tjetër hapësirë se sa ajo e bashkimit të shqiptarëve në një shtet. Ashtu, si pak a shumë ndodhi me popujt e tjerë ballkanik, ku edhe ata nuk ishin krejt të plotësuar nga kaosi etniko-territorial ballkanik. Por Shqipëria e Konferencës së Londrës të vitit 1913 nuk ishte ajo për të cilën Hasan Prishtina ishte ngritur edhe kundër Perandorisë Otomane. Për më tepër vendilndja e tij dhe toka, për të cilën luftoi me armë në dorë, Kosova, ishte lënë jashtë trungut mëmë.

Ky ishte dhe mbeti gjithë jetën vizioni dhe kredoja e tij politike. Ai mendonte se Shqipëria pa Kosovën nuk mund të ishte shtet normal që mund të mbijetonte.

Hasan Prishtina, për shumë vite, bashkëpunoi me të gjitha forcat dhe vendet që mund ti shërbenin realizimit të qëllimit të tij. Përveç Serbisë. Sa edhe historiani serb Milosav Jeliç shkruan në librin e tij “Albanija” më 1933, “Këtë njeri, ne serbët, duhet ta kishim bërë për vete”.

Por koha gjeopolitike nuk punonte për shqiptarët. Dhe Hasan Prishtina e kuptoi këtë edhe kur kërkesës së tij për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, konsulli anglez në Shkup iu përgjigj “Mbretëria e Bashkuar nuk ka interes të merret me këtë çështje”.

Por një prijës popullor si ai, luftëtar i së drejtës dhe vetëvendosjes së popujve, kishe besim të patundur tek të drejtat natyrore të çdo kombi për mvetësi.

Por nuk mendonin kështu prijsat lokalë shqiptarë me frymë orientale dhe despotike. Atyre u mjaftonte që të kishin nën hyqëm një fshat e të kishin titullin bej, pasha etj. Dhe për të arritur këtë qëllim ishin të gatshëm të shërbenin edhe djallit vetë. Shqipëria e katandisur një thelë nga Konferenca e Londrës ishte tamam kostumi që i shkonte për shtat Esad Pashës, Ahmet Zogut e përkrahësve të tyre.

Apo ndoshta këta e nuhatën se kaq ishin fuqitë e shqiptarëve dhe në fillim duhej ndërtuar kjo pjesë Shqipëri dhe në të ardhmen shikojmë e bëjmë, ata vetë, apo brezat e ardhshëm…

Të dy palët i mbetën besnikë deri në fund pikëpamjeve të tyre. Me një ndryshim: Lokalistët ofiqarë ishin gati të jepnin çdo gjë, dhe të bashkëpunonin me çdo shtet tjetër me kusht që ata vet; mos të humbnin kolltukun e pushtetit.

Ndërsa Hasan Prishina gjatë gjithë jetës së tij, dëshmoi se ai do të mbështetej te çdo shtet që do ndihmonte në realizimin e qëllimit të tij etnik.

Kështu veproi sapo u formua shteti shqiptar si deputet, ministër, kryeministër apo i emigrant politik nëpër Europë duke vazhduar misionin e tij me të gjitha mënyrat e mundshme. Derisa e gjetën plumbat vrasëse që vërtetuan profecinë e tij kur u kishte thënë bashkëluftëtareve të ngushtë “herët a vonë, mu, ty Gurakuq, dhe ty Bajram beg ka me na vra dora e Ahmet Zogut”. Vrasjet janë dëshmuar, ndërsa vrasësi apo vrasësit mbeten për t’u vërtetuar plotësisht./Panorama

ATENTATI KUNDËR HISTORISË NË SELANIK
(Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së Hasan Prishtinës, sipas fakteve të reja arkivore)

neser

Mozzik: Trishtohem nga njerëzit që thonë ‘nuk besoj në Zot’

0

Rap-artisti shqiptar, Mozzik, merr shpesh vëmendje me postimet që publikon në rrjete sociale.

Përveç projekteve të reja muzikore, ai në disa raste përcjell edhe mesazhe për të gjithë ata që e ndjekin në Instagram.

E së fundmi, duke qenë një praktikues i fesë islame, Gramos Aliu (emri i vërtetë), ka shpërndarë një të tillë.

“E unë ende trishtohem nga njerëz që zgjohen në mëngjes e thonë ‘Nuk besoj në Zot’. Disa thonë ‘Nuk ka Zot’. E trishtë vërtetë e trishtë”, tha fillimisht ai.

27 vjeçari tutje shtoi: “Zoti iu bëftë nga të sinqertit secilin juve që falënderoni Zotin e i luteni vetëm atij e askujt tjetër”.

“Zoti nuk ka Instagram, por që është ndjekësi më i madh që kemi në jetën tonë”, thekson në fund ylli nga Ferizaj.

I njëjti sivjet vlen të ceket se ka qenë mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Përleshje me thika në Rahovec, arrestohen pesë persona

0

Janë arrestuar pesë person, të cilët dyshohet se pa një mosmarrëveshje janë përleshur në Xërxë të Rahovecit.

Siç thuhet në njoftim, rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku të dyshuarit janë përleshur me thikë dhe tre viktima ka pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve viktimat menjëherë kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Tetë aparatura testimi për PCR i janë dhuruar IKShPK-së

0

UNICEF-i, me mbështetjen e USAID-it, i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), tetë njësi të pajisjeve më të avancuara për PCR.

Këto pajisje do të luajnë një rol vendimtar në avancimin e mbikëqyrjes, gatishmërisë dhe kontrollit të sëmundjeve.

Gjatë tri viteve të fundit UNICEF-i, së bashku me USAID-in, kanë qenë një partner kyç i Ministrisë së Shëndetësisë në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.

Me fokus në rritjen e qasjes në vaksina dhe testimin për COVID-19, bashkëpunimi ndihmoi gjithashtu për të ngritur kapacitetete IKSHP-së për mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe gatishmërinë për epidemi.

‘Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme’

0

E dashura ime,
në mes të urrejtjes
zbulova brenda vetes një
dashuri të pathyeshme.

Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme.
Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme.
Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.

Dhe kjo më bën të lumtur.
Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër
më kundërvihet bota
ngase brenda vetes
kam diç më të fortë,
diç më të mirë që sakaq
më shtyn të shkoj përpara.

(Poezi nga Albert Kamy)

73 vite nga vdekja e shkrimtarit francez, Honore de Balzak

0

Sot janë bërë 73 vite nga vdekja e shkrimtarit francez, Honoré de Balzac.

Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në Tours më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private), Scènes de la vie de provence, Skena të jetës në provincë) Scènes de la vie parisiennne (Skena të jetës parisienë). Bëhet fjale për një analizë të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filipit.

Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betë (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar.

Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi.

Amerikani luan lotari për herë të parë, fiton 40,044 dollarë

0

Një burrë nga Maryland vendosi që të luaj lotari për herë të parë duke blerë një biletë Racetrax, dhe me tentimin e parë përfundoi duke fituar 40,044 dollarë.

Amerikani 22 vjeçar nga Parkville zyrtarëve të Maryland Lottery u tha se ai dhe shoku i tij ishin duke shikuar garën virtuale të kuajve Racetrax, kur vendosi ta pyeste atë se si funksionon kjo lojë.

“I zgjodha 3 kuaj të rëndomtë për një efekt ‘trifecta’. Gjithashtu e luajta edhe bonusin. Jam i sigurt se nuk e dija se çfarë po bëja pasi që kur shikova lartë dhe i pash shanset, mendova se nuk kam gjasa të mëdha të fitimit”, tha lojtari, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Tutje burri shtoi se ai “u trondit” kur e skanoi biletën dhe pa se sa para kishte fituar.

“Mendova se kisha fituar një shumë prej 800 dollarëve, por shuma e cila u shfaq në ekran shkonte deri në 40,044 dollarë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera burri nga Maryland bëri të ditur se paratë e fituara do ta ndihmojnë atë në pagimin e huave studentore dhe të kujdeset për shpenzimet e tjera ndërsa zgjedh karrierën.

10 milionë dollarë shpërblim kush jep informacione për sulmet kibernetike në Mal të Zi

0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një shpërblim deri në dhjetë milionë dollarë për informacione që mund të ndihmojnë në ndriçimin e sulmeve kibernetike të kryera kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe siç deklarojnë ata, veçanërisht për sulmet në Mal të Zi gushtin e kaluar.

Billborde, të cilat reklamojnë një shpërblim për informacione që mund të çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi që ka marrë pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike, janë vendosur nga Ambasada Amerikane në disa lokacione në Podgoricë, shkruan Vijesti.me.

Teksti i reklamës është në gjuhën malazeze dhe ruse dhe thuhet se pagesa është e mundur edhe në kriptovaluta.

Siç tha nga Ambasada, qëllimi i reklamës është të mbledhë informacion nga individë të aftë teknologjikisht që aktualisht jetojnë në Mal të Zi dhe të cilët mund të dinë më shumë për sulmet.

“Oferta e çmimeve është e pakufizuar për sa i përket informacionit të kërkuar, dhe çmimet paguhen në raport me cilësinë e informacionit të dhënë”.

Sulmet në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në gusht të vitit të kaluar, pas së cilës qasja në uebsajtet dhe emailet e tyre, si dhe në institucione të tjera si prokuroria, gjykatat, kadastra, të hyrat dhe administrata doganore u pamundësua për muaj të tërë.

Billbordet thonë se aktiviteti keqdashës kibernetik tregon nevojën për të mbrojtur ekosistemin dixhital.

“Informacionet në lidhje me sulmet e ransomware në sistemet e informacionit shtetëror, ndërhyrjet në zgjedhje ose aktivitetet kibernetike me qëllim të keq kundër infrastrukturës kryesore amerikane mund të raportohen duke ardhur në Ambasadën Amerikane në Podgoricë”.

Programi Shpërblime për Drejtësi i Departamentit të Shtetit është global në natyrë për të gjeneruar informacione vepruese që mbron amerikanët.

Programi i përgjithshëm ofron shpërblime për informacion mbi terrorizmin, ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e SHBA-së dhe aktivitetin e huaj keqdashës kibernetik kundër SHBA-së.

Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) ndihmuan në tejkalimin e pasojave të sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Malit të Zi vitin e kaluar. /Ballkani

KB Bashkimi e zyrtarizon Dren Dedushajn

0

Klubi i basketbollit Bashkimi ka bërë një përforcim të ri këtë sezon.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Prizrenasit kanë angazhuar lojtarin shtatlartë në qendër, Dren Dedushaj.

Basketbollisti Dedushaj është i gjatë 2.18 cm, ai ka qenë pjesë e kolegjit amerikan “Bryant University” dhe vitin e fundit ishte pjesë e klubit Sigal Prishtina.