Droni godet një ndërtesë në qendër të Moskës

Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulm me dron në ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar shpërthim që është dëgjuar në zonën biznesore të kryeqytetit rus.

Kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore e ka rrëzuar dronin, por mbetjet e tij kanë rënë në Qendrën Expo të qytetit.

Qendra Expo është hapësirë e madhe që përdoret për konferenca dhe konventa, dhe është më pak se 5 kilometra larg Kremlinit.

Ky është vetëm një prej sulmeve që janë regjistruar javëve të fundit në Moskë.

Në pamje të paverifikuara në rrjetet sociale është parë tym i hirtë duke u ngritur në qiell.

Ukraina nuk e ka komentuar akuzën ruse, mirëpo zyrtarët në Kiev nuk e pranojnë kurrë nisjen e sulmeve me shënjestër kryeqytetin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se pas aktivizimit të sistemeve ajrore për mbrojtje, droni e ka “ndryshuar drejtimin”, duke rënë në ndërtesë jo të banueshme në zonën ku gjenden disa ndërtesa qeveritare.

Sipas saj, nuk ka raportime për viktima.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se aeroporti Vnukovo në Moskë është mbyllur përkohësisht, pas aksidentit dhe më vonë është hapur prapë

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit