17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026
Home Blog Page 1475

Zyrtare/ Edin Kërveshi, trajner i ri i Bashkimit

0

Edin Kërveshi është trajner i ri i Klubit të Basketbollit Bashkimi. Kështu ka konfirmuar klubi nga Prizreni në një njoftim të publikuar në media sociale.

Po ashtu, KB Bashkimi ka njoftuar se pjesë e stafit të trajnerëve për këtë sezon do jenë Edon Godeni se bashku me Elbesar Gështenjen, raporton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i KB Bashkimi:

ZYRTARE: Kemi kënaqsin të ju njoftojm që  ekipa jonë këtë edicion do te jetë nën drejtimin e trenerit tonë Prizrenas Edin Kërveshi.

Welcome back Coach Edin

Njeashtu pjes e stafit te trenerve për këtë sezon do jenë dhe Edon Godeni se bashku me Elbesar Gështenjen.

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Italisë

0

Kombëtarja italiane ka komisarin e ri teknik.

Ish-trajneri i Napolit, i cili merr “stafetën” nga Roberto Mancini i dorëhequr, ka nënshkruar kontratë me FIGC deri në Botërorin 2026.

Ai do ta marrë menjëherë detyrën, sepse duhet të përgatisë kualifikueset e shtatorit për “Euro 2024”.

Një stuhi e fuqishme godet qytetin e Prizrenit (video)

0

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin e Prizrenit.

Sipas një video të publikuar nga RTK stuhia shihet që është mjaft e fuqshime.

Stuhia e fuqishme dyshohet të ketë zgjatur tre minuta.

Fillon shitja e biletat për ndeshjen e parë të Ballkanit në Play-Off

0

FC Ballkani ka njoftuar te gjithë tifozët e skuadrës së tyre se tanimë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e parë të tyre në Play-Off.

Ndeshja do të zhvillohet më 24 gusht, ndërsa shitja e baleteve ka filluar me sistemin online.

Skuadra nga Suhareka, ka falënduar të gjithë përkrahësit e tyre në këtë rrugëtim.

Ndeshja e parë e tyre, do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”.

Ballkani dje arritur ta mposht Linconl Red, në ndeshjen kthyese me rezultat 1-3 ( rezultati i përgjithshëm ishte 1-5).

Kjo është hera e dytë që skuadra kosovare arrin të kalojë në Play-Off në Conference League.

 

Nesër në Suharekë, Nuhi Veselaj promovon vështrim historiko-gjuhësor në 90-vjetorin e lindjes

0

Nën organizimin e shtëpisë botuese “Era” nga Prishtina, nesër në Suharekë (19.08.2023), promovohet monografia historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës (Shkas vepra e M. Z. Milojeviqit dhe epranët e pasuesit e tij)”, me autor, prof. dr. Nuhi Veselaj.

Ky studim është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese e autorit Veselaj në fushën e dokumentimit shkencor të regjistrave administrativë të vendbanimeve në gjithë territorin Kosovës.

Për vlerat e librit pritet të flasin autorë eminentë të shkencave  albanologjike.

Prof. dr. Nuhi Veselaj është studiues dhe shkrimtar, njëri prej albanologëve nga më të palodhshmit që ka sot shkenca shqiptare, veteran i arsimit dhe njëri prej pionierëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës.

Ai ka një krijimtari shumë të gjerë shkencore dhe letrare. Ka botuar më se 20 tituj studimesh nga fusha e gjuhësisë, si dhe më se 15 tituj nga fusha e krijimtarisë letrare (kryesisht letërsi për fëmijë).

Promovimi i monografia historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës”, përkon me 90-vjetorin e lindjes dhe me 75-vjetorin e krijimtarisë letrare e shkencore të autorit Veselaj./RTK-Radio

Prizren/ Dogana parandalon kontrabandën me duhan

0

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të premten në Prizren ka arritur që të parandalojë një rast kontrabande me duhan.

Ky veprim ka ndodhur pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative ku zyrtarët doganorë kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta.

“Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1 000 euro, ndërsa shmangiet nga taksat doganore janë vlerësuar në 3 468 euro”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Prizren: Djali ushtron dhunë ndaj prindërve, i kërcënon që t’i japin para

0

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prizren, ku djali dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Sinjali mëson se çifti ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku kanë deklaruar se 31-vjeçari vazhdimisht po i kërcënon që t’i japin para.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Nis kampi rinor për diasporën në Prizren, bashkëpunim i MPJD, Nature Lovers dhe Makerspace ICP

0

Në Prizren u lansua Kampi Rinor – Edicioni i Diasporës, në ITP Coworking Space, ku u pritën shumë entuziastë e dashamirës të vendit dhe natyrës, duke iu ofruar mundësinë për bashkëpunim dhe rrjetëzim në vendlindje. Ky kamp ka për qëllim përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë të rinj, nga e gjithë bota, duke i inkurajuar të ndajnë eksperiencat e tyre në fushat e ndryshme të IT-së, eksplorimin e trashëgimisë kulturore dhe historike, pamjeve mahnitëse të natyrës së Prizrenit dhe krijimin e një komuniteti të afërt nga diaspora për mundësi të shkëmbimit të përvojave ndërkulturore e profesionale.

Derisa u prezantua një program aventuresk në një ceremoni mirëseardhjeje, përfaqësuesja nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabrie Granica, pohoi përkushtimin e Ministrisë për të rinj e të reja nga diaspora duke e prezantuar edhe platformën e aktiviteteve dhe ngjarjeve të përkushtuara në Kosovë për diasporën:

“Në kuadër të Ministrisë është lansuar një platformë dhe përmes këtij linku www.shijokosoven.com ju mund të qaseni në këtë platformë, ku mund të gjenden një sërë aktivitetesh dhe organizimesh brenda Kosovës, gjatë tërë vitit.”, tha Granica.

Ndërkohë, Arbër Kryeziu nga Makersoace Innovation Center Prizren duke i përshëndetur pjesëmarrësit dha më shumë detaje rreth itinerarit dhe aktiviteteve të programit.

“Kampi është i mbushur me aktivitete, duke përfshirë ture kulturore, punëtori, ngjarje rrjetëzimi dhe aventura e kamp në natyrë. Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të takohen me drejtues të kompanive të suksesshme dhe ndërmarrës vendorë. Kampi Rinor – Edicioni i Diasporës është një mundësi e shkëlqyer për të rinj dhe të reja kosovare që të lidhen me rrënjët e tyre, të mësojnë për kulturën e tyre dhe të eksplorojnë më shumë. Është gjithashtu një shans për ju të ndani përvojat dhe idetë tuaja. Mezi presim të kalojmë ditët në vazhdim bashkë me ju, të mësojmë nga njeri-tjetri dhe të krijojmë kujtime e miqësi që zgjasin”, ka thënë ai.

Pas ceremonisë, pjesëmarrësit e kanë vizituar Parkun ITP Prizren dhe vazhduan turin kulturor në qendrën historike të Prizrenit./Gazeta10

Kërkesat interesante e ekstra luksoze të Neymar-it ndaj skuadrës arabe, Al-Hilal

0

Ylli brazilian i futbollit, Neymar ka nënshkruar një transferim tek skuadra Al-Hilal me një marrëveshje dyvjeçare që do t’i sjellë atij më shumë 2.9 milionë euro në javë.

Neymar, 32 vjeç, është yjet më të mëdhenj që ka bërë lëvizjen në Arabinë Saudite këtë verë së bashku me Karim Benzema – dhe i bashkohet Cristiano Ronaldos si superylli kryesor në Arabinë Saudite.

Megjithatë, ai nuk e ka bërë lëvizjen me çmimin më të ulët me Al-Hilal, pasi që skuadra i ka ofruar atij një marrëveshje marramendëse, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Mediumi, SunSport ka zbuluar se ish-ylli i Barcelonës u kërkoi pronarëve të Al-Hilal tre vetura luksoze për vete dhe që shoqëruesi i tij të kishte katër makina të markës, Mercedes e të tipit G Wagon dhe një furgon Mercedes me një shofer.

Neymar gjithashtu kërkoi që shoferi të jetë i disponueshëm gjatë gjithë ditës çdo ditë të vitit për veten e tij, miqtë dhe familjen.

Makinat luksoze përfshijnë një Bentley Continental GP, një Aston Martin DBX dhe një Lamborghini Huracan, të cilat do të kushtonin afërsisht 510 mijë funte së bashku.

Në fakt, gazeta britanike The Sun ka shpalosur një listë të gjerë kërkesash e cila, përveç makinave, përfshin, për shembull, një shtëpi me 25 dhoma gjumi, tre sauna, një pishinë dhe një avion privat.

Në shtëpi, Neymar bëri thirrje që frigoriferi i tij të mbushej gjatë gjithë kohës me lëng Açaí të markës së tij të preferuar, por edhe pije Guarana për miqtë dhe familjen e tij.

Neymar u kthye në një prej shitjeve më të shtrenjta në histori, kur kalimi u bë nga Barcelona tek PSG, për një rekord prej 200 milionë paundësh.

Në moshën 31-vjeçare, Neymar nuk konsiderohet një lojtar kyç nga trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique dhe ka qenë i hapur për të shitur sulmuesin në mënyrë që të fokusohet në formimin e një ekipi më të ri dhe më të uritur.

Klubi saudit ofroi 258 milionë paundë për Kylian Mbappe në korrik, por ai refuzoi lëvizjen njëvjeçare.

Neymar është lojtari më i fundit i profilit të lartë që transferohet në Arabinë Saudite këtë verë pasi Jordan Henderson, Ruben Neves dhe Roberto Firmino ranë dakord të gjithë për marrëveshje.

Pagat e ofruara nga klubet në Arabinë Saudite janë shpesh shumë më të larta se ato që lojtarët mund të fitojnë në ligat evropiane.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha muajin e kaluar se ai beson se gjithnjë e më shumë “lojtarë të jashtëzakonshëm” do të bëjnë lëvizjen në Arabinë Saudite.Albanian Post

Dy persona të maskuar dyshohet se sulmuan fizikisht një burrë në Rahovec

0

Dy persona të panjohur dhe të maskuar dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë në Rahovec.

Ngjarja njoftohet të ketë ndodhur të enjten rreth orës 08:35.

Sipas policisë, viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon