17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 1481

Kurti viziton lokacionin ku pritet të kaloj tuneli Prizren-Tetovë: Do të jetë 600 metra më i gjatë sesa ai në Kalimash

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Prizrenit, atje ku u prit nga kryetari Shaqir Totaj,

Zyra e Kryeministri ka nda detaje rreth kësaj vizitë të Kurtit në Prizren, ku thuhet se takimin me Totajn, Kurti e ka cilësuar si të përzemërt, u diskutua për një sërë çështjesh, përfshirë dy memorandumet e bashkëpunimit që tashmë i kanë Qeveria me Komunën, njëra për teleferikun dhe tjetra për rrugët lokale në Zhupë.

Në komunikatën e shpërndarë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në qendër të diskutimit ishte lidhja e Prizrenit me Tetovën, për çfarë është edhe marrëveshja e nënshkruar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut qysh nga shtatori i vitit 2021, aks ky të cilin Kurti e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e Maqedoninë e Veriut, për mbarë rajonin tonë, si për qytetarët ashtu edhe për ndërmarrësit.

Po ashtu, ai tha se kryetarin Totaj e ka njoftuar se në javën që vjen do të dërgojnë edhe qarkoren e dytë për buxhetin e vitit 2024.

“Në bazë të parallogaritjeve që janë bërë kostoja e gjithmbarshme do të jetë rreth 200 milionë euro, ku rreth 150 milionë euro janë për tunelin, që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai në Kalimash, ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtoj rruga në të dy anët e tunelit që lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme edhe për aktualitetin, por që kanë përplot histori, kulturë e art, siç janë Prizreni e Tetova.” – ka thënë Kurti.

Protestë / “Protestuesit” pro-Kurtit e kundër analistëve, këta të fundit ua kthejnë me ironi
Ndërkaq, kryetari Totaj tha se ndihet mirë për një qasje shumë konstruktive dhe shumë pozitive karshi projekteve me interes nacional, duke shtuar se si komunë zotohen që për çdo gjë që ka nevojë dhe kanë mundësi të kontribuojnë, do të jenë të gatshëm që të kyçen në mënyrë konstruktive që të lehtësojnë dhe të mundësojnë realizimin e këtij projekti.

“Unë jam shumë i sigurt që kemi hapësirë shumë të madhe për bashkëpunim në të gjitha lëmitë tjera dhe besoj që nuk do të mungojë gatishmëria nga asnjëra palë që ky bashkëpunim të vazhdojë, sepse do të ndikojë në performancë edhe të qeverisë qendrore edhe të qeverisë lokale.” – ka thënë Totaj.

Tutje kreu i Prizrenit ka shtuar se përfitimet do të jenë jo vetëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë duke marrë parasysh reputacionin dhe rëndësinë që ka qyteti i Prizrenit për tërë rajonin edhe në këtë rast përafrimi me Komunën e Tetovës është një mundësi.

Më pas kryeministri Kurti bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi, dhe me deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj vizituan lokacionin në fshatin Struzhë ku pritet të kalojë një pjesë e rrugës Prizren-Tetovë dhe nga ku mund të shihet se ku do të bëhet tuneli që do të lidhë dy anët e rrugës.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Ballkani mposht Lirinë

0

Ballkani e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke e mposhtur si mysafirë Lirinë me rezultat 1-0.

Liria kthehej në elitë pas katër vitesh, ku prizrenasit e kishin mbushur stadiumin e rinovuar “Përparim Thaqi”, pasi të pranishëm ishin mbi 5  mijë shikues.

Si pjesë e këtij entuziazmi, Liria ishte më e mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste.

Por në të dytën kampionët shtrënguan dhëmbët dhe futën në formacion disa lojtarë që i mungonin.

Goli i epërsisë për suharekasit erdhi në minutën e 65-të, kur Nazmi Gripshi me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës shënoi për 1-0.

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk kishte dhe Ballkani mori tri pikët e para. /Telegrafi/

Ja sa para i fituan mbrëmë Joshua dhe Helenius

0

Boksieri britanik Anthony Joshua është treguar shumë i fortë në duel me finlandezin Robert Helenius.

Joshua në rundin e shtatë rrezoi finlandezin, duke fituar këtë duel dhe duke bërë një hap para në garën për titull kampion botë.

Boksieri britanik i dha shumë goditje kundërshtarit dhe se fitorja e Joshua-s ishte e merituar.

Joshua siç raportohet, ka fituar 10 milionë euro nga ky duel, derisa finlandezi ka përfituar rreth dy milionë euro.

Bie zilja e telefonit – është Stalini

0

Historia e tregon.

Në qershor 1934 poeti rus, Boris Pasternak, mori një telefonatë nga Joseph Stalin.

Osip Mandelstam – bashkëkohësi i Pasternakut, por një kritik më i hapur i regjimit sovjetik – sapo ishte arrestuar.

Çfarë donte të dinte tirani?

Në këtë pikë, historitë ndryshojnë.

Disa rrëfime sugjerojnë se Pasternak u përpoq të ndërmjetësonte për Mandelstamin.

Në të tjerat, ai përpëlitej dhe luhatej dhe mund ta kishte “tradhtuar”.

Në disa, Stalini madje thuhet se e ka qortuar Pasternakun për dështimin në mbrojtjen e shokut të tij.

E pikërisht veprën e Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, rindërton 13 variante mbi telefonatën e Pasternakut me Stalinin, por pa e ndarë atë edhe nga realiteti shqiptar.

Vepra është e përkthyer në gjuhën angleze nga shtëpia e njohur botuese “Harvill Secker” dhe së shpejti do të jetë e botuar për lexuesit.

E pikërisht për këtë, prestigjiozja “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull librit të Kadaresë, të realizuar nga kritiku Orlando Bird.

Ky i fundit thekson se romancieri 87-vjeçar shqiptar edhe pse kandidon vazhdimisht për çmimin Nobel, është pak i lexuar në botën anglosaksone.

Janë paraqitur 13 versione të telefonatës së lartpërmendur.

Është KGB-ja, e cila e përshkruan Pasternakun si frikacak, është ajo e Isaiah Berlin-it, e bazuar në një bisedë me Pasternakun, në të cilën poeti (gjoja) i tha Stalinit se do të preferonte të diskutonte “pikpamjet metafizike”, është ajo e gruas së Pasternakut, Zinaida, e cila thotë se “foli me Stalinin në të njëjtën mënyrë siç do të fliste me mua ose me ju”.

Secila prej këtyre vinjetave evoluon në një hetim në lidhje me fuqinë, integritetin artistik, famën, kujtesën dhe më shumë.

Që nga romanet e tij më të hershme, të tilla si “Muzgu i perëndive të Lindjes” (të botuar në seri midis 1962 dhe 1978), Kadare ka marrë në konsideratë të vërtetat konkurruese që letërsia strehon (në kontrast me realizmin socialist).

Këtu – sipas Bird – ai krijon një prapavijë midis linjës partiake dhe “historisë së njohur të pëshpëritur”.

Një diktator që thërret është gjë e pakët, por temat e tij nuk janë.

Megjithatë, ka momente kur Kadare bën gjeste drejt thellësisë në vend që ta arrijë atë.

Faqet janë të mbushura me fjali të tilla si: Ishin të gjitha këto fraza së bashku, ose ndoshta asnjë prej tyre.

Ka një vijë të hollë midis pasigurisë dhe errësirës, por gjëegjëzat e këtij romani ende kumbojnë në mendjen e kritikut britanik.Albanian Post 

Nokauti i frikshëm i Joshua-s, Helenius kishte nevojë për oksigjen

0

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks profesionist, Anthony Joshua, ka triumfuar të shtunën mbrëma në “O2 Arena” të Londrës me nokaut në rundin e shtatë ndaj finlandezit Robert Helenius.

Por, Helenius kishte nevojë për oksigjen pas goditjes së rëndë, por u shërua dhe u largua nga ringu pa asistencë pasi përgëzoi Joshua-n.

Ndërsa Jushua tha pas meqit se “e ka kryer punën”.

 

 

“Është një sport i paqëndrueshëm, ju duhet të jeni real për këtë industri dhe të mos kapeni. Unë e kam bërë punën time sonte”, tha Joshua për BBC Radio.

Fitorja, që ishte e para me nokaut pas afro dy vjet e gjysmë, e ka përgatitur terrenin për një përballje mes britanikut Joshua dhe amerikanit Deontay Wilder në janar.

Kur u pyet në ring për luftën e mundshme me Wilderin, Joshua bëri shaka.

“Më dhemb shpina, a ka doktor këtu? Dua ta çoj këtë kategori të peshave të rënda në majë”.

Pas nokautit, Joshua i ngarkuar emocionalisht dhe i buzëqeshur doli nga ringu.

33-vjeçari, ndonëse kishte dominuar përballjen, nuk kishte dhënë goditje të forta deri në rundin e shtatë kur e rrëzoi Heleniusin me një të djathtë të fuqishme.

Joshua ka bilanc prej 26 fitoreve e tri humbje.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se shpreson që përballja Joshua – Wilder të mbahet në janar në Arabi Saudite.

Kurti e Totaj diskutojnë për projektin infrastrukturor Prizren – Tetovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar sot Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga kryetari Shaqir Totaj.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim, që kryeministri e cilësoi të përzemërt, u diskutua për një sërë çështjesh, përfshirë dy memorandumet e bashkëpunimit që tashmë i kanë Qeveria me Komunën, njëra për teleferikun dhe tjetra për rrugët lokale në Zhupë.

Në qendër të diskutimit ishte lidhja e Prizrenit me Tetovën, për çfarë është edhe marrëveshja e nënshkruar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut qysh nga shtatori i vitit 2021, aks ky të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e Maqedoninë e Veriut, për mbarë rajonin tonë, si për qytetarët ashtu edhe për ndërmarrësit.

Po ashtu, ai tha se kryetarin Totaj e ka njoftuar se në javën që vjen do të dërgojnë edhe qarkoren e dytë për buxhetin e vitit 2024.

“Në bazë të parallogaritjeve që janë bërë kostoja e gjithëmbarshme do të jetë rreth 200 milionë euro, ku rreth 150 milionë euro janë për tunelin, që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai në Kalimash, ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtoj rruga në të dy anët e tunelit që lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme edhe për aktualitetin, por që kanë përplot histori, kulturë e art, siç janë Prizreni e Tetova”, tha Kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se ndihet mirë për një qasje shumë konstruktive dhe shumë pozitive karshi projekteve me interes nacional, derisa theksoi se si Komunë zotohen që për çdo gjë që ka nevojë dhe kanë mundësi të kontribuojnë, do të jenë të gatshëm që të kyçen në mënyrë konstruktive që të lehtësojnë dhe të mundësojnë realizimin e këtij projekti.

“Unë jam shumë i sigurt që kemi hapësirë shumë të madhe për bashkëpunim në të gjitha lëmitë tjera dhe besoj që nuk do të mungojë gatishmëria nga asnjëra palë që ky bashkëpunim të vazhdojë, sepse do të ndikojë në performancë edhe të qeverisë qendrore edhe të qeverisë lokale” tha ai, duke shtuar se përfitimet do të jenë jo vetëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë duke marrë parasysh reputacionin dhe rëndësinë që ka qyteti i Prizrenit për tërë rajonin edhe në këtë rast përafrimi me Komunën e Tetovës është një mundësi.

Më pas kryeministri Kurti bashkë me zëvendësministrin Durmishi, dhe me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj vizituan lokacionin në fshatin Struzhë ku pritet të kalojë një pjesë e rrugës Prizren-Tetovë dhe nga ku mund të shihet se ku do të bëhet tuneli që do të lidhë dy anët e rrugës.


Kurti takon Totajn, flasin për rrugën Prizren-Tetovë

Kryeministri Albin Kurti vizitoi të dielën komunën e Prizrenit për të diskutuar me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj për rëndësinë që ka rruga Prizren-Tetovë.

Kurti i premtoi Totajt se do ta mbështesë Komunën e Prizrenit edhe në projektet infrastrukturore, si dhe ndërtimin e teleferikut në kalanë e qytetit.

Rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë rreth 200 milionë euro, ku 150 milionë parashikohen të harxhohen vetëm në tunel me gjatësi mbi 6.5 km, deklaroi Kurti.

Kujtojmë se të premten kryeministri Kosovës, Albin Kurti vizitoi Tetovën, ku edhe promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit, përmes rrugës së re. Ai tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane.

Shefi i ekzekutivit kosovar nga fshati Vicë i Tetovës, se rruga Prizren-Tetovë është shumë me rëndësi për dy anët e kufirit. Ai tha se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut./rtk

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve, po vizitohen nga ekipet mobile

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se po vizitohen pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

Murati shkroi në Facebook se ky program prej korrikut është shtrirë në të gjithë vendin.

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi ministri.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Tre gjyqe brenda muajit, prokurori ‘fundos’ Trumpin

0

“I çmenduri Jack Smith ka kërkuar që gjyqi për aktakuzën e kërkuar nga Biden të bëhet duke filluar nga 2 janari, pak para zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare në Iowa”.

Me këto fjalë ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka treguar kundërshtinë e tij ndaj propozimit të prokurorit special. Megjithatë, ai mund të përballet me tre gjyqe penale dhe civile në hapësirën e të njëjtit muaj nëse miratohet afati kohor i kërkuar i Smith.

Prokurori, zyra e të cilit ka akuzuar Trumpin për katër vepra penale në lidhje me tentativën e supozuar për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, për të cilat ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm, ka kërkuar që gjyqi federal i Trumpit të fillonte më 2 janar 2024, duke argumentuar se data do të “shfajësonte interesin e fortë të publikut për një gjykim të shpejtë”.

Mbetet për t’u parë nëse gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të ShBA, Tanya Chutka, e cila po mbikëqyr çështjen, do t’i plotësojë kërkesat e Smithit që gjyqi të fillojë janarin e ardhshëm. Ekipi ligjor i ish-presidentit pritet gjithashtu të argumentojë kundër datës së paraqitur nga Smith dhe të paraqesë afatin kohor të propozuar të gjykimit.

Nëse pranohet, Trumpi mund të përfundojë në gjyqin federal, si dhe në një padi civile të ngritur kundër tij nga E. Jean Carroll, dhe një padi të tretë të mashtrimit afatgjatë kundër Trumpi dhe organizatës Trump, të gjitha në janar. Kështu, ai do të dështojë, në zhvendosjen e procesit pas zgjedhjeve të nëntorit, duke ulur edhe shanset e tij për një rikthim në Shtëpinë e Bardhë.

Sulmi i 6 janarit

“Vetëm një i çmendur do të kërkonte një datë të tillë, një ditë pas Vitit të Ri”, postoi Trump në “Truth”. “Një gjyq i tillë, i cili nuk duhet të bëhet kurrë për shkak të të drejtave të mia të Amendamentit të Parë, dhe korrupsionit masiv të Bidenit, duhet të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve. E njëjta gjë me aktakuzat e tjera të rreme të Bidenit”, shtoi ai. Trumpi është deklaruar i pafajshëm për akuzat për komplot për të penguar një procedim zyrtar, pengim dhe përpjekje për të penguar një proces zyrtar dhe komplot kundër të drejtave në lidhje me hetimin e ngjarjeve që çuan në sulmin e 6 janarit.

Rasti i E. Jean Carroll

Po ashtu, në janar do të fillojë një gjyq civil kundër ish- kolumnistit të Elle kundër ish-presidentit. Carroll e ka paditur Trump për shpifje në lidhje me komentet që ai bëri duke mohuar se ai e kishte ngacmuar seksualisht në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në vitet 1990.

Padia aktuale për shpifje, të cilën Carroll e ngriti në vitin 2019, përqendrohet në komentet e bëra nga Trump si president teksa mohoi akuzat, duke thënë: “Ajo nuk është tipi im”. Padia për shpifje është e ndarë nga ajo në të cilën Trump rezultoi fajtor në maj për abuzim seksual me Carrollin dhe u urdhërua të paguajë 5 milionë dollarë si dëmshpërblim. Një ditë pas vendimit të gjyqit civil, Trumpi është shfaqur në një bashki të “CNN”-it ku ai sulmoi dhe ofendoi edhe një herë Carroll, mohoi se e kishte takuar ndonjëherë dhe sugjeroi se pretendimi i abuzimit ishte një “histori e sajuar”. Carroll më pas kërkoi të ndryshojë padinë e saj të vitit 2019 për të përfshirë komentet që Trump bëri në “CNN”, si dhe të kërkonte një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh shtesë .

Mashtrimet e Trumpit

Trumpi po përballet gjithashtu me një padi për mashtrim. Padia e ngritur në vitin 2018 e akuzon ish-presidentin se ka mashtruar investitorët për të mbështetur një skemë marketingu me shumë nivele, e njohur gjithashtu si një skemë piramidale, nëpërmjet American Communications Network (ANC), një kompani telekomunikacioni e njohur për shitjen e një videotelefoni, i cili doli jashtë mode sapo u prezantuan telefonat inteligjentë. Padia pretendon se Trump ka marrë “miliona dollarë në pagesa sekrete për të promovuar dhe mbështetur” ANC-ja midis 2005 dhe 2015.

Trumpi akuzohet se ka përdorur reality-shown televiziv “The Celebrity Apprentice” si një mjet për të promovuar ANC tek investitorët. Sakaq, ai ka mohuar prej kohësh se ishte paguar ndonjëherë nga ANC-ja. Trumpi dhe organizata e tij do të marrin pjesë në gjyqin civil më 29 janar për t’u përballur me akuzat për mashtrim, reklama të rreme dhe konkurrencë të pandershme.

Totaj fton qytetarët e Prizrenit që t’i propozojnë projektet e tyre për buxhetin e vitit 2024

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kërkon nga banorët e këtij qyteti që t’i japin propozimet e tyre për buxhetin e vitit të ardhshme.

“Secili ka mundësi të propozoj projekte për nevojat e komunitetit, për hartimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2024”, kështu u tha mbrëmë Totaj, në dëgjimet buxhetore me banorët e fshatrave Vlashnje, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Kobaj, Grazhdanik dhe Atmaxhë, në shkollën fillore në Vlashnje, ndërsa, në shkollën fillore në Zhur, me banorët e fshatrave Vërmicë, Shkozë, Dobrusht dhe Zhur.

Të gjitha kërkesat u regjistruan dhe sipas prioritetit e mundësive buxhetore do të realizohen, që do të ndikojnë në cilësinë e jetës së banorëve të këtyre fshatrave.

Ndërkaq të hënën janë ftuar banorët e fshatrave të Zhupës në orën 16:00 në shkollën fillore në Reçan; Në orën 18:30 në shkollën fillore në Velezhë banorët e fshatrave Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme, Novakë dhe Velezhë; ndërsa në orën 20:30 në shkollën fillore në Korishë banorët e fshatrave Malësi e Re, Lubizhdë, Skorobisht, Gërnqar dhe Korishë.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Shtëpia e Kulturës në Krajk të Hasit, në gjendje të mjerueshme(Foto)

0

Besim Muhadri 

Shtëpia e Kulturës në Krajk të Hasit, e ndërtuar pas luftës, pati marr emrin e dëshmorit të Brigadës 126 “Hasi”, Muharrem Samahodaj. Ndërtimi i këtij objekti të kulturës pati qenë një ngjarje e gëzueshme jo vetëm për banorët e këtij fshati. Ajo duhej të shërbente për aktivitete kulturore, por jo vetëm për to. Duhej të ishte edhe biblioteka që s’u bë kurrë.
Dhe tani, pa kaluar as njëzet vite nga ndërtimi i saj, ky objekt, sot ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë funksion për të cilin edhe është dedikuar.

Objekti ndodhet prane rrugës nacionale që përshkon Hasin, mu në mes të Krajkut dhe ngjitur me objektin e shkollës së fshatit.

E pamirëmbajtur, me të gjithë xhamat e thyer, qëllimshëm dhe në mënyrë vandale, të lë përshtypjen më të dhimbshme dhe pamjen më të shëmtuar. Të gjithë banorët e Krajkut dhe të Hasit e shohin për çdo ditë, por sikur nuk u lë asnjë përshtypje. E vetmja përshtypje e tyre ishte sot kur po më shihnin kur po e fotografoja.

Kjo gjendje e këtij objekti, ashtu sikur edhe e objektit tjetër të kësaj natyre në Lugishtë të Hasit, është për t’u qarë, por edhe një alarm urgjent për Drejtorinë Komunale të Kulturës në Prizren, zë cilën e udhëheq hasjani Adem Morina, të cilin e vlerësoj shumë…

Nuk kam çka them tjetër: Mbahemi njerëz me kulturë, por s’e kemi pikën; Kemi ndërtuar shtëpi më modernet që mund të ekzistojnë, për të cilat janë hargjuar me qindra mijëra euro, endemi me makina më luksozet, por në anën tjetër, shkatërrojmë pronën shoqërore, në këtë rast objektin i cili duhej të na shërbente për aktivitete kulturore dhe më shumë…

Shtrohet pyetja: Përse u fitua liria, për të cilën ra edhe Muharrem Samahodaj, emrin e të cilit e mban ky objekt, i cili në këtë gjendjr hiq nuk i bën nder, i shkatërruar qëllimshëm nga fëmijët e ndoshta edhe nga të rriturit, të cilëve nuk ua “vret” syrin vandalizmi i treguar mbi të.

Për më tepër, shikoni fotografitë!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i bar