14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 1482

Malishevë: Rrihen tre persona, një arrestohet e dy të lënduar

0

Tre persona janë rrahur dje rreth orës nëntë në Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Personi tjetër është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec, gruaja rrahet nga burri dhe djemtë e saj

0

Një grua nga Rahoveci është dërguar dje në strehimore për shkak të dhunës që dyshohet se vazhdimisht i kanë shkaktuar bashkëshorti i saj dhe dy djemtë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Filmi “Drifting” e fiton çmimin kryesor të “DokuFestit”

0

Mbrëmë ka qenë nata përmbyllëse e Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Dokufest.

Filmi dokumentar “Drifting” ka fituar çmimin kryesor të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”. Ky film është vlerësuar si më i miri në kategorinë e filmave ballkanikë.

Filmi i shkurtër më i mirë është zgjedhur “Neighbour Abdi”. Me një ceremoni të mbajtur në “Kino Lumbardhi”, “DokuFest” ka përmbyllur edicionin e 22-të.

Mbi 100 filma janë shfaqur për një javë në tetë kategori garuese. Sivjet Festivali temë qendrore ka pasur inteligjencën artificiale.

Moti me diell dhe me vranësira sot në Kosovë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendi tonë të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të sillen rreth 25 deri në 27 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius” – bën të ditur IHMK-ja.

“Të dielen do të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.” – thuhet ndër të tjera.

Në një duel si në stërvitje, Joshua nokauton brutalisht Heleniusin në raundin e shtatë

0

Nuk ishte ndonjë duel për t’u mbajtur mend, pasi që dy boksierët patën një start tejet të dobët në O2 Arena të Londrës.

 

Britaniku 33-vjeçar – i cili u vërshëllye nga fansat gjatë luftës – filloi të
tregonte më shumë se sa Helenius.

Joshua realizoi fitoren e tij të parë me ndërprerje në dy vjet e gjysmë, duke e rritur rekordin e tij në 26 fitore – me 23 ndalime – dhe tri humbje.

Finlandezi – i cili pranoi të boksonte kundër britanikut, ishte një zëvendësues i Dillian Whyte, me këtë të fundit që dështoi në testet për doping – humbet luftën e tij të pestë profesionale në 36 paraqitje. /Telegrafi/

Reklama

Prizreni

0

Sabri Hamiti

Qyteti është krenar se është kryesori

Kur shkon në këmbë njëqind vjet:
Nis numron bimët, krojet, këngët,
Gurët e varreve dhe vitet.
Mbërrin i mplakur për tre breza
Me peshën e shekullit në shpinë.

I lodhur nga sëmundja e vetmisë
Gjen një shtëpi të moçme qyteti,
Që roje i bëjnë dy njerëz qindvjeçarë:
Njëri me kravatë e dokument,
Tjetri me plis e me kobure.

Mat moshën tënde e vetminë
Me plasat e tokës, kulmet e shprishura,
Oxhaqet pa tym…
E mëson drejtshkrimin, drejtpeshimin.

Kalaja rri lart e heshtur
Me dhëmbin e gjatë sa koha.
Kush e ka vetminë më të moçme:
Kalaja, Bistrica, Ti?
Apo Prizreni, që është më i madhi?

(Poezi shkruar në 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar te “Trungu ilir”, 1979)

Në shtrat me dhunën

0

Duhet të çlirohemi nga familja! Duhet të çlirohemi nga mind-seti nënshtrues që familja mbjell tek ne përmes dhunës fizike, e sidomos moral-psikologjike. Familja nuk duhet parë më si një institucion i shenjtë (seç kam një përshtypje se mbrapa çdo të shenjte fshihet një pisllëk i madh). Duhet parë si një grup social ku njerëzit që e përbëjnë atë familje i ndërtojnë relacionet e tyre mbi bazë të respektit të ndërsjellë, arsyes, e ku liritë, të drejtat dhe detyrimet i takojnë secilit. Familja nuk duhet parë as si detyrim, e as si nevojë

Dritan Dragusha

“Le të hedhë gurë mbi të ai që nuk ka mëkatuar kurrë!”, u thoshte Jezusi disa burrave që po hedhnin gur mbi një grua që kishte prishur kurorën. Sikur ta përmbysim këtë thënie në realitetin tonë kosovar, atëherë do t’i binte edhe kështu: le ta ngris dorën dikush që në familje nuk ka parë dhunë asnjëherë, ose ku ai vet nuk ka qenë i dhunuar ose dhunues?!

Babai e rrahu nënën pse ajo i kishte hedhur gjellës shumë krip, edhe pse, gjellës i mungonte edhe ca krip. Vëllai i vogël për të pestën herë i kërkoi që motra e madhe t’i sillte një gotë ujë dhe ajo e kryente këtë shërbim shpejt dhe pa fjalë. Nëna i kërkoi vajzës që t’i pastronte të gjitha enët e darkës dhe t’i rregullonte dhomat e fjetjes. Kjo mënyrë jetese ishte rutinore dhe për më keq marrëdhëniet e tilla nuk vëheshin në pikëpyetje, sepse ato ishin përbrendësuar aq shumë sa që përjetoheshin si marrëdhënie normale. Gjithçka që e karakterizonte familjen ishte dhuna, e cila kishte stratifikimet e saj. Babai rrah nënën, vllau torturon motrën, kurse nëna shfryen në vajzën e saj. Një cikël i normalizuar marrëdhëniesh dhunuese brenda një familje.

Kjo është, pak a shumë, pasqyra që e karakterizon familjen shqiptare dikur, e edhe sot. E tërë kjo dhunë mbulohet me një vello morale absurde, që ka për qëllim që të kodifikoj pastaj edhe sjelljet e secilit antar të familjes. Pra, vendi ku dhuna merr karakter shenjtërues, aty nga ku buron ajo, është familja. Dhunën që po e shohim sot nuk është e rastësishme, as si një devijim momental. Kjo dhunë vazhdimisht ujitet me shumë zell në shoqërinë tonë, duke filluar që në familje. Duke qenë shoqëri patriarkale, arkaike, familja tek ne është parë si institucioni më i lartë në hierarkinë e vlerave shoqërore (kështu shihet edhe sot). Kundërshtimi i familjes është kundërshtim i kryevlerës, pra, rrjedhimisht është kundërshtim i gjithë rendit vleror. Kjo ka bërë që të ndërtohen autoritete shoqërore që mënyrë jetese e kanë dhunën. Bindja ndaj këtyre autoriteteve dhunuese tek fëmiu ngulitet që në familje: mos fol!, mos ia kthe fjalën se është më i vjetër!, mos u vesh ashtu!, mos qesh!, mos…! Të gjitha këto MOS kanë ndikuar në formimin e karakterit tonë si individ, ku pastaj kjo ka bërë që ta ndërtojmë një shoqëri që dhunën e ka si mjet komunikimi.

Abuzimit permanent i ekspozohemi qysh në familje. Prandaj, shoqëria jonë në përgjithësi ka elemente autoritariste. Kjo shoqëri nuk ka mundur të çlirohet nga patriarkalizmi edhe përkundër zhvillimeve që kanë ndodh, madje, në disa raste ky zhvillim vetëm sa i ka barrikaduar edhe më fort në pozicionin fillestar. Jemi shoqëri sado-mazokiste. Bile-bile kjo është e vetmja formë e të ndërtuarit raporte mes nesh dhe një marrëdhënie të tillë e gjejmë të shtrirë në tërë konstruktin ndërsocial. Si në familje, në kopshte, në qytet, në shkolla, në universitete, në politikë etj., pothuajse në çdo raport interpersonal dhe institucional a grupor na karakterizon dhuna.

Mënyra se si një fëmi rritet, se si do të trajtohet nga prindërit e tij, nga familjarët, në shumicën e rasteve do të ndikoj pastaj se si do të sillet ai në familje dhe në shoqëri. Aktualisht kjo familje dhe kjo shoqëri e tillë ka krijuar dhe vazhdon të krijoj njerëz të frustruar, monstrum madje. Njerëz që edhe ngatërresat më të imta mundohen t’i zgjedhin me dhunë.

Duhet të çlirohemi nga familja! Duhet të çlirohemi nga mind-seti nënshtrues që familja mbjell tek ne përmes dhunës fizike, e sidomos moral-psikologjike. Familja nuk duhet parë më si një institucion i shenjtë (seç kam një përshtypje se mbrapa çdo të shenjte fshihet një pisllëk i madh). Duhet parë si një grup social ku njerëzit që e përbëjnë atë familje i ndërtojnë relacionet e tyre mbi bazë të respektit të ndërsjellë, arsyes, e ku liritë, të drejtat dhe detyrimet i takojnë secilit. Familja nuk duhet parë as si detyrim, e as si nevojë. Ajo nuk duhet parë vetëm si lidhje gjaku (instiktive, shtazarake), madje duhet kaluar nga ky nivel i dhënë dhe të ndërtohen relacione të tjera racionale, ku marrëdhënia t’i përkasë një dimensioni shoqërisht më miqësor. Përndryshe, e dhunshmja vetëm sa do të theksohet e do të bëhet pjesë edhe e identitetit tonë, ashtu siç tani pothuajse e kemi./Express

Anthony Joshua sonte kërkon fitore

0

Boksieri Anthony Joshua dhe Robert Helenius sonte do të duelojnë mes vete në “arena O2” në Londër.

Helenius do të ballafaqohet me Joshuan pasi Dillian Whyte dështoi në një test dopingu.

Joshua është favorit i madh në duelin te sotëm.

Meçi parashikojet të fillojë nga ora 23.00 apo 23.30.

Joshua po punon që t’i jepet rasti sërish për të luftuar për titull të kampionit botëror.

Përmbyllet DokuFest, mblodhi rreth 50 mijë vizitorë

0

Gjatë 9 ditëve në këtë fillim-gusht në qytetin e Prizrenit u shfaqën rreth 280 filma në kuadër të edicionit të 22 të festivalit DokuFest. Tema “Inteligjenca artificiale” përveç adhuruesve të filmit, rrëmbeu edhe fëmijët, që përmes imagjinatës “shkuan edhe në hënë”, thotë drejtoresha e festivalit Linda Llulla.

“Përderisa ne e kemi shtjelluar këtë temë nëpërmjet filmave edhe debateve që i kishim në “Shani Efendi”, fëmijët kanë bërë animacione të shkurta se si ata e shohin inteligjencën artificiale, duke bërë detyrat e shtëpisë, por edhe duke shkuar në hënë, duke imagjinuar gjëra që vetëm fëmijët munden”, deklaroi Llula.

Sipas drejtoreshës së festivalit, bota në miniaturë ishte këto ditë në Prizren.

E përshtypje të mira për festivalin e filmit DokuFest ndajnë edhe vetë vizitorët .

“Kjo është hera ime e parë në këtë festival, por gjithashtu dhe hera ime e parë në Prizren. Kam arritur të shikoj vetëm një film, kam njohur shumë njerëz dhe po shijojë eksperiencën time këtu”, deklaroi Johnatan Ali nga SAHBA.

“Kemi njohur një grua në Gjermani e cila na ka folur shumë për ju dhe me të ardhur këtu e kemi parë se jeni me të vërtetë shumë të shoqërueshëm dhe njerëz shumë të hapur. Për DokuFestin kemi dëgjuar dhe vetëm mbrëmë kemi arritur të shohim disa sekuenca të disa filmave”, tha Manuela Khusna nga Gjermania

Edhe Johnas Kuhsna nga Gjermania ka përshtypje shumë të mira për Prizrenin dhe festivalin.

“Mendojë që njerëzit këtu janë shumë të dashur, të hapur, pra Kosova është një vend i vogël, por kur vjen këtu menjëherë ndihesh i mirëseardhur. Kur shkon në restorant dhe në hotel, njerëzit janë të dashur”, deklaroi ai.

Këto ditë u shtuan edhe vizitat në objektet e veçanta të trashëgimisë kulturore.

“Këto 10 -të ditë është shtuar numri i madh i turistëve, kryesisht të huaj që erdhën të shohin edhe muzeun arkeologjik, por edhe Lidhjen e Prizrenit, ka nga Brazili e Argjentina, por kryesisht shumica e turistëve kanë qenë nga Evropa”, tha Vesel Hoxha, përgjegjës në Muzeun Arkeologjik.

Llogaritet se rreth 50 mijë vizitorë ishin të pranishëm në kuadër të edicionit të 22-të festivalit DokuFest, i cili filloi me 4 gusht.rtk

Suspendohet për 72 orë rreshteri që s’reagoi kur u sulmua gazetari Krasniqi në Prizren

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Rreshteri ishte zyrtari i parë që gazetari i është drejtuar dhe gjatë këtij kontakti dyshohet se nuk ka pasur një reagim dhe sjellje profesionale nga ai. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të mirë, të vazhdueshëm dhe profesional”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Kujtojmë se të premten Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e të dhënave rreth policëve që ishin të pranishëm gjatë protestës kundër “DokuFestit” në Prizren, ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi.