33.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Ngjarja High Scardus Ultra Trail-Running kthehet në malet e Sharrit më 2 shtator

Përjetoni aventurën e pakrahasueshme të vrapimit të shtigjeve në malet e Sharrit, në malet mahnitëse rreth Prizrenit dhe shtigjet ndërkufitare nga Bregu i Diellit, Tetovë (Maqedoni të Veriut) deri në Prizren (Kosovë). Ngjarja ka 3 gara (22km, 52km, 70km) dhe është e vetme që është e certifikuar nga UTMB Index dhe ITRA në Kosovë.

Lidhni dhe shtrëngoni mirë patikat dhe përgatituni për një sfidë malore pasi që edicioni i dytë i ngjarjes së vrapimit në shtigje High Scardus Ultra (HSU) kthehet më 2 shtator 2023. Kjo ngjarje emocionuese premton të testojë aftësitë e vrapuesve të të gjitha kategorive, duke ofruar 3 gara të përshtatshme për të gjithë nivelet e vrapuesve/eve.

High Scardus Ultra ka filluar të marr epitetin si një ngjarje kryesore e vrapimit malor dhe edicioni i këtij viti pritet të tërheqë vrapues të shumtë vendor, por sidomos ndërkombëtar. Me sfondin e maleve piktoreske të Sharrit, pjesëmarrësit do të nisin një udhëtim që do të testojë aftësitë e tyre fizike dhe mendore, duke i dërguar ata/ato në terrene të thepisura, të rrethuara nga bukuritë mahnitëse natyrore, liqene akullnajore dhe majat epike.

High Scardus Ultra, edhe këtë vit, vjen me tri gara të veçanta për çdo nivel të vrapuesve:

1. Bear Trail (22 km me 1,200 m ngjitje): Një pikënisje e përsosur për ata që janë të rinj në vrapimin në shtigje ose që kërkojnë një sfidë më të shkurtër por gjallëruese.

2. Eagle Trail (52 km me 2,900 m ngjitje): E projektuar për vrapues mesatar, kjo kategori paraqet një përzierje të ekuilibruar të distancës dhe lartësisë, duke premtuar një sfidë të kënaqshme.

3. High Scardus Ultra (70 km me afro 4,200 m ngjitje): Pika kryesore e ngjarjes, kjo garë ndërkufitare nga Bregu i Diellit, Tetovë, Maqedonia e Veriut deri në Prizren, Kosovë është një provë e vërtetë e forcës dhe elasticitetit. Pjesëmarrësit do të përshkojnë një gamë të larmishme peizazhesh, nga pyjet e harlisur deri tek ngjitjet sfiduese, të gjitha duke festuar frymën e unitetit midis dy vendeve.

Drejtoresha e garës Uta Ibrahimi  – alpinistja e njohur kosovare aktualisht në ekspeditë për t’i ngjitur të 14 majat më të larta në botë (ka ngjitur 11 nga 14) – shprehu entuziazmin e saj për ngjarjen, duke thënë: “Përgatitjet për High Scardus Ultra po shkojnë jashtëzakonisht mirë. Jemi të emocionuar kur shohim një pjesëmarrje mbresëlënëse të vrapuesve të elitës ndërkombëtare, ku secili/a do të sjellë pasionin e vet unik në këtë vrapim të veçantë malor. Ekipi ynë i përkushtuar është duke punuar çdo ditë për të siguruar që çdo detaj të jetë në rregull. Ne jemi duke punuar me sponsorët tanë – Red Bull, Black Yak, PPSE dhe më shumë dhe partnerët tjerë si Klubi Alpin “Sharri” nga Prizreni, Shërbimi i Kërkimit dhe Shpëtimit Malor i Kosovës, Policia e Kosovës, Komuna e Prizrenit  – për të mirëpritur pjesëmarrësit për një eksperiencë të paharrueshme.

High Scardus Ultra gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit, miqësisë dhe unitetit ndërkufitar. Ngjarja inkurajon pjesëmarrësit të lidhen me vrapuesit e tjerë dhe të krijojnë kujtime të qëndrueshme që i tejkalojnë kufijtë gjeografikë.

Regjistrimi për High Scardus Ultra është i hapur deri më 21 gusht 2023 dhe entuziastë nga të gjitha anët e globit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Pavarësisht nëse jeni një vrapues me përvojë që kërkon një sfidë të re ose një fillestar i etur për t’u zhytur në botën e vrapimit në shtigje, High Scardus Ultra premton një përvojë të paharrueshme.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Utalaya dhe organizata TREX nga Maqedonia Veriore – të cilët tashmë organizojnë garat më prestigjioze të vrapimit në shtigje në vendin e tyre të respektuar.

Për më shumë informacion, detaje të regjistrimit dhe specifikat e garës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit High Scardus Ultra: www.highscardusultra.com / KultPlus.com

Më Shumë

Zirkzee do t’i kushtojë Manchester United 61 milionë euro

Ka raportime në Itali se kostoja e vërtetë që Manchester United po paguan për Joshua Zirkzee mund të arrijë në 61 milionë euro, por...

“Vdes për ty” Ilnisa poston foton e Meritonit dhe ka dy fjalë për të

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, aty ku nisën edhe romancën e tyre të dashurisë. Shumë nga...

Lajmet e Fundit