18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sulmohet një polic në Prizren

Mosmarrëveshjet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në Prizren, por këtë herë është sulmuar një zyrtar policor, (emër i njohur për redaksinë) i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, kur i dyshuari, 19-vjeçar, A.M., i cili ishte me skuter, e ka sulmuar me grusht policin, që në ato momente ishte si këmbësor.

Sipas informacineve të para, viktima nuk është prezantuar para të dyshuarit si zyrtar policor, pasi sipas tij, i riu është hedhur menjëherë në sulm.

Posa rasti është denoncuar, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendime për ndalim dhe ka urdhëruar dorëzimin e kallëzimit penal, brenda afatit ligjor.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Më Shumë

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Rahovec, mbahet punëtoria për mbrojtje nga dhuna në familje

I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl...

Lajmet e Fundit