Arteta: S’ka asgjë më të mirë se të fitosh trofe në ‘Wembley’

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Manchester Cityt.

“Topçinjtë” mbrëmë mundën kampionët në fuqi të Anglisë, me rezultat 4-1 pas penalltive.

Strategu i Arsenalit, duke folur për mediet angleze, tha se nuk ka asgjë më të mirë sesa të fitosh trofe në “Wembley”.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në ‘Wembley’ kundër skuadrës më të mirë në botë, sidomos për mënyrën se si fituam ne”, tha Arteta.

“Ne patëm raste të shumta në pjesën e parë, por nuk i realizuam ato. Megjithatë, ne ia dolëm fillimisht të barazojmë rezultatin dhe më pas fituam në penallti. Në këtë ndeshje ‘luftuam’ shumë dhe bëmë paraqitje mjaft të mirë”, ka theksuar Arteta.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit