Home Blog Page 15

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në lagjen “Dardania”, të cilat kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me stafin e tij, ka mbikëqyrur sot punimet në terren, me qëllim të sigurimit të realizimit sipas planit dinamik.

“Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, duke rritur sigurinë në trafik dhe duke krijuar kushte më të mira për lëvizje.”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

0

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme në një aktivitet kushtuar mbrojtjes së mjedisit.

Organizatorët e festivalit kanë falënderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës për t’iu bashkuar aksionit, si dhe institucionet dhe organizatat që kontribuuan në këtë nismë.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës së Bunarfest, si dhe Universitetin e Prizrenit, American Corner, Shkollën Teknike ‘11 Marsi’, Fondacionin Lumbardhi, OJQ EDUCO, Kosova Education Center – KEC, Kuvendin Rinor të Prizrenit dhe EKO Regjionin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Pastrimi i shtratit të lumit është një nga aktivitetet tradicionale që paraprin garën kryesore të Bunarfestit, duke promovuar kujdesin për mjedisin dhe ruajtjen e pastërtisë së Lumbardhit.

Aktivitetet e festivalit do të vazhdojnë gjatë fundjavës me program artistik dhe garën tradicionale në lumin Lumbardh, e cila çdo vit mbledh dhjetëra pjesëmarrës dhe vizitorë në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

0

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy  persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”.

Krasniqi shtoi se njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

0

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë dhe ndërkombëtarë të skenës së rock-ut dhe blues-it.

Dire Straits Legacy vjen me ritmet e paharruara të rock-ut botëror.

Telex, gjigantët e rock-ut dhe funk-ut nga Shkupi, rikthejnë hitet evergreen në skenë pas shumë vitesh.

Rock-bendi i njohur turk Kolpa vjen për herë të parë për një performancë të paharruar në vendin më të bukur, në Prizren.

Jo vetëm kaq.

Në skenë rikthehen ritmet e kolosëve të muzikës rock, me performancat e Led Zeppelin 2 dhe Attitude Guns N’ Roses Band.

Bombastik si asnjëherë më parë, grupi i njohur TNT sjell muzikën autentike.

BB Poqi, në jubileun e tij të 40-të, do të sjellë performanca të paharruara.

3 Mosketjerët do të dëshmojnë simbiozën fantastike të tri legjendave të muzikës shqiptare rock.

Në skenën e madhe të Prizren Rock n Blues ngjiten edhe Zwada, Hawolf, Rool, Urban Band, Flawia Zere, Beska and All Star Band dhe Dolludizgin.

Më 3, 4 dhe 5 korrik, tri net energjike, në lokacionin përballë sallës Sezai Surroi, nën qiellin e hapur, në vendin më të bukur, në Prizren.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

0

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke u bazuar në analizat diagnostike të kryera nga vet Agjencia, shkruan IndeksOnline.

“Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

BAZUAR NË REZULTATET E ANALIZAVE DIAGNOSTIKE TË KRYERA NGA AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË (AUV), ËSHTË KONFIRMUAR PRANIA E SËMUNDJES LIJA E DELEVE/DHIVE (SHEEP POX/GOAT POX) NË NJË FERMË TË DELEVE NË FSHATIN DELLOC, KOMUNA E SUHAREKËS.

MOSTRAT E MARRA DHE TË ANALIZUARA NË LABORATORIN E USHQIMIT DHE VETERINARISË KANË VËRTETUAR PRANINË E KËSAJ SËMUNDJEJE. MENJËHERË PAS KONFIRMIMIT, EKIPET E AUV-SË, NË BASHKËPUNIM ME VETERINERËT PRIVATË DHE AKTERËT E TJERË RELEVANTË, KANË NDËRMARRË MASAT E NEVOJSHME PËR KONTROLLIMIN E SITUATËS DHE PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË MËTEJSHME TË SËMUNDJES.

BAZUAR NË LIGJIN NR. 2004/21 PËR VETERINARINË, MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL PËRMES AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË, VENDOS MASAT E PËRGJITHSHME PËR KONTROLLIN, PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJES LIJA E DELEVE/DHIVE (SHEEP POX/GOATPOX) NË KOSOVË.

MASAT ZBATOHEN NË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SE KOSOVËS ( VARËSISHT NGA SITUATA MASAT MUND TË NDRYSHOJNË)

I. MASAT E PËRGJITHSHME:

A) NDALOHET LËVIZJA E KAFSHËVE DELE DHE DHI NGA FERMAT,  TREGTIMI NË TREGJE  DHE  SHITBLERJA;

B) FERMAT NË TË CILAT KONFIRMOHET PREZENCA E SËMUNDJES, VENDOSEN NE MASË IZOLIMI/KARANTINE TË PLOT. U NDALOHET ÇDO LËVIZJE HYRJE DALJE. 

C) OBLIGOHEN FERMERËT MBAJTËS TË DELEVE DHE DHIVE QË PËR ÇDO NDRYSHIM TË GJENDJES SHËNDETËSORE TË KAFSHËVE, MENJËHERË TË NJOFTOJNË VETERINARIN. PRAKTIKAT VETERINARE JANË TË OBLIGUAR TË ZBATOJNË PROTOKOLLET SHËNDETËSORE VETERINARE PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KËSAJ SËMUNDJE

D) FERMERËT MBAJTËS TË DELEVE DHE DHIVE TË AKTIVIZOJNË MASAT E BIOSIGURISË NE FERMAT E TYRE.

E) TË PËRCAKTOHEN LOKACIONET PËR GROPOSJEN E KAFSHËVE TË NGORDHURA NGA KOMUNAT;

F) AUV VAZHDON ME HULUMTIMIN EPIDEMIOLOGJIK, MARRJEN E MOSTRAVE DHE KRYERJEN E TESTIMEVE LABORATORIKE;

II. PËRJASHTIMISHT NGA PIKA I E KËTIJ VENDIMI, LEJOHET LËVIZJA KAFSHËVE NGA FERMAT E LIRA NGA KJO SËMUNDJE DERI NË THERTORE TË LICENCUARA,  ME PËLQIMIN PARAPRAK TË INSPEKTORIT VETERINAR TË AGJENCISË SË USHQIMIT DHE VETERINARISË.

III. URDHËROHEN TË GJITHË MENAXHERET E TREGJEVE QË NGA MOMENTI I HYRJES NË FUQI TË KËTIJ VENDIMI TË PEZULLOJNË PUNËN PËR TREGTIMIN E KAFSHËVE TË IMTA DELE DHE DHI.

IV. OBLIGOHEN POLICIA E KOSOVËS, ORGANET KOMUNALE QË NË KOORDINIM DHE         BASHKËPUNIM ME AUV-NË  TË BËJNË MBIKËQYRJEN E ZBATIMIT TË MASAVE.

V. MASAT HYJNË NË FUQI MENJËHERË.

RAPORTONI NË NUMRIN:

                             0800 500 95   PA PAGESE 24H

ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA LIJA E DELEVE/DHIVE?

LIJA E DHENVE (E NJOHUR EDHE SI SHEEPPOX/GOATPOX) ËSHTË NJË SËMUNDJE VIRALE SHUMË NGJITËSE QË PREK DELET DHE DHITË. AJO SHKAKTOHET NGA NJË VIRUS I FAMILJES CAPRIPOXVIRUS DHE ËSHTË NDËR SËMUNDJET MË TË RËNDA PËR KËTO SPECIE, ME PASOJA TË MËDHA EKONOMIKE.

SIMPTOMAT?

• TEMPERATURË E LARTË (40–42°C)

• HUMBJE OREKSI DHE PLOGËSHTI

• RRJEDHJE NGA HUNDA DHE SYTË

• LEZIONE (PUÇRRA, PLAGË) NË LËKURË, SIDOMOS NË KOKË, VESHË, BARK DHE RRETH ORGANEVE GJENITALE

• VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE (NËSE PREK MUSHKËRITË)

• NË DISA RASTE: DIARRE DHE DOBËSIM I PËRGJITHSHËM

SI TRANSMETOHET?

• KONTAKT I DREJTPËRDREJTË ME KAFSHË TË INFEKTUARA

• SEKRECIONE (PËSHTYMË, RRJEDHJE NGA HUNDA)

• PËRMES MJEDISIT TË KONTAMINUAR (STALLAT, MJETET, TRANSPORTI)

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

AUV mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe zbatimin e të gjitha masave të parapara për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

0

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26.

Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, do të jetë nikoqir i sfidës finale ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, dy skuadrave që kanë shkëlqyer gjatë gjithë edicionit në garën më të rëndësishme për klube në Evropë.

Kampioni në fuqi i Evropës, PSG, synon të mbrojë titullin dhe të konfirmojë dominimin në skenën evropiane, ndërsa Arsenali kërkon të shkruajë historinë duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Të dyja skuadrat kanë kaluar me sukses fazat eliminatore, duke eliminuar kundërshtarë të fortë dhe duke treguar stabilitet, cilësi dhe karakter në ndeshjet vendimtare të sezonit.

Skuadra londineze, nën drejtimin e Mikel Artetës, po kalon një prej sezoneve më të mira në vitet e fundit, ndërsa PSG synon të vazhdojë epokën e suksesit evropian me një tjetër trofe kontinental nën drejtimin e strategut Luis Enrique.

Finalja pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh në fushë, me dy ekipe që kanë potencial ofensiv dhe organizim të lartë taktik.

Fituesi i kësaj përballjeje do të kurorëzohet kampion i Evropës për sezonin 2025/26 dhe do të hyjë në historinë e futbollit evropian.

Finalja mes PSG-së dhe Arsenalit fillon në orën 18:00.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

0

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga Kosova po i drejtohen qyteteve bregdetare të Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit.

Qytetarët shprehen se kushtet e favorshme të motit dhe çmimet e përballueshme janë ndër arsyet kryesore që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për fundjavën.

“Koha është shumë e mirë dhe deti është alternativa më e mirë për të kaluar fundjavën me familjen. Edhe çmimet janë të arsyeshme,” shprehen disa prej udhëtarëve.

Lëvizja e shtuar është lehtësuar edhe nga procedurat e reja kufitare. Që prej 1 majit, në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit, e cila mundëson lëvizjen pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar kanë hyrë më shumë se 26 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë gjatë gjithë fundjavës, veçanërisht në drejtim të zonave turistike bregdetare./abcnews.al/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve.

Në fokus të takimit ishte angazhimi i strukturave partiake dhe mobilizimi i mbështetësve për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Limaj ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim, duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si një mundësi për ndryshim.

“Takim mobilizues me strukturat e NISMA-s në Malishevë. 7 Qershori është dita kur të bashkuar, duhet t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën!”, ka deklaruar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

0

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar disa ditë më herët.

Sipas të dhënave të raportuara, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:40 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

“Viktima, një zyrtar policor që në momentin e incidentit ndodhej jashtë detyrës zyrtare, ka deklaruar se është përballur me kërcënime nga një i dyshuar mashkull kosovar”, njofton policia.

Rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.