Home Blog Page 16

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

0

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar disa ditë më herët.

Sipas të dhënave të raportuara, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:40 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

“Viktima, një zyrtar policor që në momentin e incidentit ndodhej jashtë detyrës zyrtare, ka deklaruar se është përballur me kërcënime nga një i dyshuar mashkull kosovar”, njofton policia.

Rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

0

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për shumë prej nesh futbolli nuk ishte vetëm sport, por kulturë dhe hapësirë socializimi. Në atë klub kam pasur fatin të luaj si fëmijë me Vedat Muriqin – sot simbol i Kosovës në futbollin europian. E përmend këtë jo për nostalgji, por për një arsye të thjeshtë: Liria ka qenë dhe mbetet më shumë se klubm, një vend ku Prizreni ka prodhuar talent, përkatësi dhe kulturë futbolli.

Prej vitesh, sportdashësit janë me të drejtë të shqetësuar nga mënyra si është menaxhuar një prej klubeve më të vjetra të futbollit në Kosovë. Liria ka mbetur e ngujuar në Ligën e Parë (praktikisht liga e dytë), me rezultate që lënë për të dëshiruar. Edhe më keq, shkolla e futbollit, një nga asetet më të mëdha historike të Lirisë, nuk po arrin ta mbajë dhe ta shndërrojë talentin në kapital të qëndrueshëm.

Kërkesa për ndryshim nuk është kërkesë për fajtorë. Është një thirrje për standard dhe për qartësi. Është kërkesë për standard dhe qartësi. Sepse kriza e gjatë e një klubi si Liria nuk është vetëm sportive. Ajo është menaxheriale, ekonomike dhe problem i politikës publike. Liria është institucion i Prizrenit, aset publik dhe simbol i qytetit, një klub me histori e kulturë tifozërie që e tejkalon fushën. Prandaj edhe zgjidhja për të duhet të jetë institucionale.

Sporti dhe futbolli si kulturë publike

Përtej rezultateve, futbolli është kulturë emancipimi dhe shëndeti publik. Dhe në ditë e sotme futbolli është “industri” që gjeneron imazh, zhvillim dhe dukim. Një klub funksional me akademi të organizuar u jep fëmijëve “vese” të shëndetshme, disiplinë, bashkëpunim dhe përkatësi, gjëra që sot janë po aq, në mos më të rëndësishme sa fitoret. Në një kohë kur sedentarizmi te të rinjtë ishte në rritje dhe hapësirat e shëndetshme të komunitetit ishin të pakta, Liria ishte, siç mund të jetë, një instrument i fuqishëm i edukimit të rinisë. Një fëmijë në Lirinë e pasluftës, nëse nuk bëhej futbollist i suksesshëm, të paktën nuk bëhej “rrugaq”, kështu thoshte një nga veteranët e Lirisë e trajner i imi, i ndjeri Bashkim Beshi. Sepse një klub i mirëfilltë futbolli ekziston jo vetëm
për të prodhuar futbollistë, por për të prodhuar qytetarë më aktivë për qytetin.

Ky s’është vetëm opinion. Sot, sipas OBSH-së, rreth 80% e adoleshentëve globalisht nuk arrijnë nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik, dhe sporti rekomandohet si investim me potencial të lartë në shëndetin publik.

Privatizimi i klubit: kur procesi trajtohet me shumë “sportivitet”, rezultati del sportivisht i dobët

Në vitin 2022 u privatizua menaxhimi i klubit Liria. Ky ishte një hap që mund të ishte i guximshëm dhe i mirëseardhur, nëse do të bëhej me procesin e duhur. Por privatizimi i menaxhimit të një klubi, më shumë se çështje sportive, është çështje menaxheriale dhe ekonomike: është marrëveshje me interes publik, me rrezik financiar, me reputacion qyteti dhe me përgjegjësi ndaj komunitetit. Vetë klubi dhe mediat raportuan atëkohë për përgatitjen e dokumentacionit dhe thirrjes publike për menaxhim privat, çka e bën procesin pjesë të debatit publik, jo marrëveshje të mbyllur në dhoma të vogla.

Ajo që ndodhi, së paku nga mënyra si u perceptua publikisht, ishte një proces i ngushtë, me vendimmarrës të pamjaftueshëm në tavolinë. Në një proces të tillë, nuk mjafton vetëm zëri i trajnerëve apo 2–3 figurave pjesë e klubit në atë moment, sado të respektuar të jenë. Procesi i privatizimit që në start nisi gabim, sepse nuk u përfshinë të gjithë ata që duhet të ishin në tavolinë: komuna (disa dikasterë të saj, jo vetëm një person), ekspertë të menaxhimit dhe politikave publike, ekonomistë, juristë, sponsorë, përfaqësues të tifogrupit “Arpagjik’t” dhe komunitetit, ish-lojtarë dhe punëtorë sportivë që e njohin klubin si ekosistem. Para thirrjes publike do duhej të zhvillohej një seri takimesh ku të përcaktoheshin objektivat: çfarë po privatizohet saktësisht, me çfarë kushtesh, me çfarë garancish, me çfarë afatesh dhe me çfarë mekanizmash kontrolli.

Në Evropë ka modele të njohura që e formalizojnë rolin e anëtarësisë/fansave në qeverisje (si rregulli gjerman “50+1”), jo për romantizëm, por për të mbrojtur një klub sportiv nga devijimi dhe për ta bërë privatizuesin më të përgjegjshëm. Kur këto hapa mungojnë, rezultati është i parashikueshëm, siç edhe ndodhi me Lirinë: investitori/menaxheri largohet shpejt, me akuza për pengesa, ndërsa komuniteti mbetet me zhgënjim dhe klubi me ndërhyrje “ad-hoc” dhe humbje të madhe kohe.

Dhe koha në futboll është kapital: çdo sezon i humbur është një gjeneratë lojtarësh që shpërndahet diku tjetër. Edhe kur ka vullnet të mirë, vullneti s’e zëvendëson strukturën Pas largimit të privatizuesit fillestar, disa biznesmenë lokalë e morën përsipër menaxhimin. Kjo është e respektueshme. Por edhe këtu po shihet një problem tipik:vullneti i mirë nuk mjafton pa arkitekturë menaxhimi dhe pa drejtim sportiv profesional.
Ndryshime të shpeshta të trajnerëve, menaxhim i dobët, mungesë e rezultateve në akademi, infrastrukturë e dobët përcjellëse, stadium që s’po rikonstruktohet që mbi 1 dekadë. Të gjitha këto janë simptoma të të njëjtit problem: mungesë sistemi dhe strukture menaxheriale të mirëfilltë.

Në futboll, trajneri është i rëndësishëm, por trajneri pa strukturë bëhet konsumator i krizës. Klubi duhet ta ketë një drejtori sportive me mandat dhe përgjegjësi: drejtor sportiv (që planifikon), trajner të ekipit të parë (që zbaton), përgjegjës të akademisë (që prodhon). Pa këtë treshe dhe pa një metodologji të përbashkët, çdo sezon fillon nga zero.

Akademia: pasuria që po humbet pa e kuptuar

Shkolla e futbollit e Lirisë është një aset strategjik. Por akademia nuk duhet parë si “vlerë e shtuar” — ajo është bërthama nga ku nis çdo gjë. Nëse talenti i Prizrenit kalon nëpër Liri por përfundon në ekipin e parë të një klubi tjetër, atëherë diçka nuk është në rregull. Lojtarët ikin kur nuk shohin shpresë; shpresa nuk krijohet me fjalë, por me plan dhe me mundësi reale. Edhe në rregulloret e FIFA-s, klubet trajnuese njihen e shpërblehen për punën e akademisë përmes “training compensation” dhe mekanizmave të solidaritetit, por kjo nuk bëhet me improvizim.

Stadiumi dhe infrastruktura: kjo është politikë publike, jo dekor

Stadiumi dhe infrastruktura stërvitore janë nyje kyçe. Pa kushte fizike, klubi nuk prodhon as futboll cilësor, as përvojë tifozësh, as të ardhura, as sponsorë. “Përparim Thaçi” është vendi ku Komuna duhet të jetë partnere e hapur dhe aktive, sepse infrastruktura sportive është infrastrukturë komunitare. Është për të ardhur keq që qyteti i dytë më i madh në Kosovë ka një stadium i cili terrenin e ka më të keq se para 15 vitesh, dhe
tribunat i janë shndërruar në kantiere të papërfunduara ndërtimi.

Mos të flasim për siguri, ndriçim, hapësira të tifozëve apo hapësira rekreative që i shtojnë ekonominë ditës së ndeshjes. Çdo debat për rezultate mbetet i cunguar pa stadium serioz.Standardet europiane e trajtojnë stadiumin si kriter bazë: UEFA e thotë mes rreshtash vazhdimisht që infrastruktura nuk është luks, por kusht për zhvillim.

Pesë hapa për ta nisur ndryshimin strukturor

Lajmi i mirë është që, sado i pashpresë aktualisht, ndryshimi mund të bëhet. Fatmirësisht, shembujt janë të shumtë dhe, duke ju referuar rasteve të suksesit në rajon dhe më gjerë, me pak vullnet dhe profesionalizëm, LIRIA shpejt mund të kthehet në binarët e duhur. Këto pesë hapa janë propozime, jo formulë fikse. Mjafton të mblidhen profesionistët dhe hisedarët për t’i shtuar apo përshtatur:
? Krijimi i një Këshilli të Hisedarëve të Lirisë me akterët e lartpërmendur, me rol
mbikëqyrës dhe transparencë.
? Manual i qartë për menaxhimin privat, me auditim, garanci dhe indikator të
matshëm në kontratën për menaxhim.
? Drejtori sportive me mandat 18–24 muaj, që garanton stabilitet dhe metodologji
të unifikuar.
? Akademia si prioritet #1, me rrugë të qartë për talentin dhe hapësirë të planifikuar
për të rinjtë në ekipin e parë dhe plan vjetor huazimesh.

? Marrëveshje Komunë–Qeveri–Klub për infrastrukturën, me plan 5-vjeçar fazash
dhe raportim publik çdo vit për ecurinë e ndërtimeve.

Në fund, kjo është thjesht një thirrje nga një ish-futbollist dhe dashamir i futbollit dhe i
Lirisë. Të gjithë duam ta shohim Lirinë të fitojë, por më shumë duam ta shohim të
zhvillohet si duhet, që talenti i Prizrenit të mos ketë arsye të ikë, dhe që klubi të mos
mbetet peng i improvizimeve.

Liria është institucion i Prizrenit, dhe institucionet ndërtohen me proces, me standard dhe me përgjegjësi.

Lirim Krasniqi
Autori është bashkë-drejtues i organizatës GERMIN dhe konsulent zhvillimi; udhëheq projekte dhe iniciativa për angazhimin e diasporës në zhvillim dhe diplomaci publike, me fokus te reputacioni ndërkombëtar i Kosovës dhe lidhjet e saj me komunitetet jashtë vendit.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

0

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se çfarë të bëni…

Ndërsa pjesë të Ballkanit si Kroacia dhe Mali i Zi kanë parë rritje të numrit të turistëve në vitet e fundit, Kosova mbetet një nga vendet më pak të vizituara në Evropë, me pak mbi 450 mijë udhëtarë që kanë ardhur këtu në vitin 2025.

Falë një fluturimi të lirë të Wizz Air nga Londra Luton drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit, më në fund pata mundësinë ta vizitoj vetë këtë maj.

Me një itinerar të ngjeshur për të maksimizuar kohën para kthimit tim në Doha, ku ndodhet qendra jonë Euronews Travel, pata vetëm një ditë në Kosovë dhe duhej të zgjidhja mes Prishtinës dhe Prizrenit, duke përfunduar te ky i fundit si kryeqyteti kulturor i vendit.

Po mendoni ta vizitoni edhe ju? Ja çfarë duhet parë dhe bërë në Prizren, çfarë të hani e pini – dhe disa këshilla të dobishme.

Çfarë të shihni dhe të bëni në Prizren

Fillimisht i ndërtuar në shekullin e 16-të, Ura e Gurit mbi Lumbardhin e Prizrenit është një nga pamjet më ikonike të qytetit.

Nëse dëshironi të bëni “fotografinë perfekte” në Prizren, kaloni në anën përballë Sheshit Shadërvan për një pamje me urën dhe Xhaminë e Sinan Pashës në sfond.

Ura origjinale u shkatërrua pas përmbytjeve në vitin 1979, kështu që ura aktuale daton nga fillimi i viteve ’80 – por ajo ende ruan hijeshinë e saj.

Vizitoni Xhaminë e Sinan Pashës

Duke folur për të, Xhamia e Sinan Pashës është gjithashtu një vend që duhet vizituar. E përfunduar në vitin 1615, kjo xhami e periudhës osmane ka interiere të bukura me motive florale dhe shkrime arabe.

Si në të gjitha xhamitë, duhet të hiqni këpucët para hyrjes, ndërsa gratë duhet të mbulojnë flokët. Në hyrje ka shami që mund të huazohen.

Admirojini afresket në Kishën “Zoja e Ljeviš”

Pjesë e monumenteve mesjetare të Kosovës të listuara nga UNESCO, “Zoja e Ljeviš” është një kishë ortodokse serbe që daton nga shekulli i 14-të.

Me rëndësi janë afresket brenda, të krijuara nga piktori bizantin grek Michael Astrapas dhe bashkëpunëtori i tij Eutychios. Ato trajtojnë tema të rralla si kalueshmëria e jetës dhe përfshijnë personifikime të ditës dhe natës që përfaqësojnë Dhiatën e Re dhe të Vjetër.

Kisha u shndërrua në xhami në shekullin e 15-të, ndërsa pikturat origjinale u dëmtuan pasi u mbuluan me llaç. Në hyrje mund të shihen edhe shkrime arabe në mure.

Pas dëmtimeve të mëtejshme gjatë trazirave të vitit 2004, hyrja në kishë është e kufizuar. Ka një stacion policor pranë dhe duhet të paraqisni dokument identifikimi për të hyrë brenda.

Mësoni për arkeologjinë në një hamam osman

Muzeu Arkeologjik i Prizrenit ndodhet në një hamam të vjetër osman. Këtu mund të mësoni për zbulimet e ndryshme në zonat përreth, përfshirë “Vrapuesin e Prizrenit”.

Një kullë ore është gjithashtu pjesë e kompleksit dhe mund të ngjiteni në majë për pamje të qytetit.

Një tjetër hamam, Gazi Mehmet Pasha, më parë është përdorur si hapësirë kulturore, por aktualisht është i mbyllur për rinovim.

Vizitoni Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Gjashtë yjet në flamurin e Kosovës përfaqësojnë grupet kryesore etnike, një prej të cilave janë shqiptarët, dhe mund të mësoni më shumë për rolin e tyre në qytet në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Muzeu tregon historinë e kësaj organizate politike, ndërsa ka edhe një seksion etnografik me veshje tradicionale shqiptare nga zona të ndryshme.

Ngjituni në Kalanë e Prizrenit

Një ecje 15-minutëshe mbi qendrën e qytetit, Kalaja e Prizrenit në formën e saj aktuale ka mbrojtur qytetin që nga koha e Perandorisë Bizantine.

Është falas për t’u vizituar dhe pamja mbi qytet është e jashtëzakonshme. Një vend perfekt për perëndimin e diellit.

Shenja e UÇK-së brenda kalasë përfaqëson Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të ngjashme gjenden në shumë pjesë të vendit.

Pini ujë në Sheshin Shadërvan

Thuhet se kush pi ujë nga fontana në sheshin kryesor të Prizrenit, do të kthehet sërish – ndaj mos hezitoni ta provoni.

Ky është gjithashtu vendi me përqendrimin më të madh të restoranteve dhe bareve.

Çfarë të hani dhe pini në Prizren

Si në pjesën më të madhe të Ballkanit, Kosova është e njohur për byrekun, dhe do të gjeni shumë vende që e shërbejnë.

Për shkak se vizita ime ishte e shkurtër, nuk mund të rekomandoj vendin më të mirë, por pothuajse kudo do të mbeteni të kënaqur. Osmanët sollën edhe pijen boza, një pije e fermentuar me misër.

Për një pije me pamje, provoni BarAca, që ndodhet pas Xhamisë së Sinan Pashës.

Gjithashtu më pëlqeu Te Kizini, ku shërbehet birrë Peja shumë e ftohtë dhe birra artizanale.

Herën tjetër në Prizren…

Bunar Fest, që mbahet në fund të majit, sjell pjesëmarrje të banorëve në tubim në lumin Lumbardh.

Është një event që zgjat gjithë ditën dhe natën, me shumë performanca muzikore.

Si të shkoni në Prizren

Autobusët nga Prishtina qarkullojnë rregullisht dhe zgjasin rreth 1 orë e 45 minuta. Aeroporti i Prishtinës ka fluturime direkte nga qytete si Berlini, Brukseli, Lioni, Vjena dhe Oslo.

Gjithashtu ka autobusë nga Tirana dhe Shkupi, me kohë udhëtimi rreth tre orë.

Këshilla të dobishme

Paraja në dorë është ende mbret në Kosovë – në shumicën e vendeve nuk mund të paguash me kartë.

Mbi 90% e popullsisë është myslimane, ndaj duhet të keni parasysh festat si Bajrami dhe ndryshimet në orare gjatë Ramazanit.

Ramazani është gjithashtu një kohë e mirë për vizitë, pasi mund të përjetoni iftarin. Në vend të topave tradicionalë të Ramazanit, në Kosovë përdoren fishekzjarrë për të shënuar përfundimin e agjërimit ditor./GazetaSinjali/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

0

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore, duke shënuar nisjen e funksionalizimit të këtij mekanizmi institucional.

Komiteti udhëhiqet nga Dr. Shefki Xharra si kryesues dhe përbëhet nga Burbuqe Gashi, Lumrim Murtezaj, Sevim Brina, si dhe zyrtari/koordinatori për cilësi dhe siguri të shërbimeve shëndetësore Esat Qovanaj. Në takim mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv Osman Hajdari.

Sipas njoftimit, në rend dite u prezantuan anëtarët e Komitetit, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe u diskutua zbatimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC), raporton PrizrenPress.

Kryesuesi i Komitetit, Dr. Shefki Xharra, theksoi rolin mbikëqyrës të këtij organi në monitorimin e planeve institucionale dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Zyrtari/koordinatori Esat Qovanaj prezantoi përgjegjësitë e tij në koordinimin e SMC-së, monitorimin e standardeve operative dhe raportimin tek organet kompetente dhe Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari, vlerësoi angazhimin e Komitetit dhe theksoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të sistemit të cilësisë si prioritet institucional, me qëllim rritjen e sigurisë së pacientëve dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Në përfundim të takimit u vendos që Komiteti të mbajë takime të rregullta mujore dhe të përgatisë raporte periodike me rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Council for National Policy, së bashku me bashkëshorten e tij Liz.

Në takim mori pjesë edhe ish-deputeti gjerman i Christian Democratic Union of Germany, Volkmar Klein, si dhe ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Sipas Totajt, gjatë takimit është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për tema me interes të përbashkët.

“Gjatë takimit biseduam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për tema me interes të përbashkët”, ka shkruar Totaj në Facebook.

Pas takimit, delegacioni ka vizituar pjesën historike të Prizrenit.

“Më pas zhvilluam edhe një vizitë në pjesën historike të Prizrenit, për t’i njohur nga afër me trashëgiminë kulturore, historinë dhe bukuritë e qytetit tonë”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

0

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë.

Pas eliminimit të skuadrës prizrenase, Munishi ka zbuluar se ekipi është përballur me probleme të brendshme gjatë javës, duke lënë të kuptohet se këto zhvillime kanë ndikuar në performancën e futbollistëve në ndeshjen vendimtare.

“I kemi pasur disa ‘telashe’ të brendshme gjatë javës, ajo ka ndikuar tek paraqitja jonë e sotme. Kontrata me Lirinë më përfundon. Do të shohim se çka do të ndodhë tutje! Një skuadër pretendente për Superligë, do të duhet të jetë më e organizuar!”, ka deklaruar Munishi, raporton Gazeta Express Sport.

Me këtë deklaratë, Ismet Munishi ka ngritur pikëpyetje rreth situatës së brendshme në klub, ndërsa njëkohësisht ka lënë të hapur edhe të ardhmen e tij, pasi kontrata me Lirinë i skadon në fund të sezonit.

Liria u eliminua nga gara për inkuadrim në Superligë pas humbjes ndaj Dinamos së Ferizajt, duke mbetur edhe për një sezon në Ligën e Parë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

0

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi u mposht me rezultat 2:0 nga Dinamo e Ferizajt në përballjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, raporton PrizrenPress.

Pas një pjese të parë pa gola, Dinamo kaloi në epërsi në minutën e 61-të përmes Daniel Tetes, ndërsa Ardian Shaljani vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 80-të.

Me këtë humbje, Liria mbetet edhe për një sezon në Ligën e Parë, duke mos arritur objektivin e rikthimit në Superliga e Kosovës.

Në anën tjetër, Dinamo e Ferizajt siguroi kualifikimin në finalen e barazhit, ku do të përballet me skuadrën që e mbyll sezonin në pozitën e tetë të Superligës për një vend në elitën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

0

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin për inkuadrim në Superligë.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Dinamos e zhbllokoi rezultatin në minutën e 61-të me anë të Daniel Tetes, i cili realizoi për epërsinë 1:0, raporton PrizrenPress.

Liria u përpoq të rikthehej në lojë, por në minutën e 78-të mbrojtësi Mateo Qarri u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Dinamo vulosi fitoren. Ardian Shaljani realizoi golin e dytë në minutën e 80-të, duke i dhënë fund dilemave rreth fituesit të kësaj sfide.

Me këtë fitore, Dinamo avancon në ndeshjen e barazhit për Superligë, ndërsa sezoni për Lirinë mbyllet pa arritur objektivin e rikthimit në elitën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, prej të cilave 4 në Njësinë e Prizrenit dhe 6 në Njësinë e Suharekës.

Sipas njoftimit të kompanisë, lidhjet e paautorizuara dëmtojnë rrjetin e furnizimit me ujë, ndikojnë në furnizimin e rregullt të konsumatorëve dhe përbëjnë shkelje ligjore.

“Lidhjet e paautorizuara dëmtojnë rrjetin e furnizimit me ujë, ndikojnë negativisht në furnizimin e rregullt të konsumatorëve dhe përbëjnë shkelje ligjore”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kyçjet ilegale dhe të bashkëpunojnë në mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit.

“Kompania apelon tek të gjithë qytetarët që të shmangin kyçjet ilegale dhe të bashkëpunojnë në mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit. Ndaj të gjithë shkelësve do të ndërmerren masat përkatëse ligjore”, theksohet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com/