9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1508

Arrestohet në Prizren i dyshuari për përdhunim

0

Të enjten rreth orës 17:00 është arrestuar në Prizren një i dyshuar për përdhunim.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Prizren 27.07.2023, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

U lëndua para disa ditësh në një aksident në Prizren, vdes një grua në QKUK

0

Ka vdekur një grua në QKUK. Ajo ishte duke u trajtuar aty që nga 23 korriku, pasi u lëndua në një aksident trafiku në Prizren.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë.

“Prizren 23.07.2023-19:00. Lidhur me rastin më 27.07.2023 është raportuar se viktima femer kosovare e cila ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë . Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policsë.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

AAK shpreh pakënaqësitë e saj lidhur me Projektligjin për skemat pensionale

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku ka shprehur pakënaqësitë për miratimin e Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe mosvotimin e disa amandamenteve të propozuara nga ky grup parlamentar.

Sipas tyre vendimi i Kushtetueses nuk është respektuar dhe diskriminimi i personave që janë larguar dhunshëm nga puna do të vazhdojë për shkak se këta persona nuk kanë dëshmi për formën e largimit nga puna.

Sipas AAK-së deputetët e mazhorancës qëllimshëm nuk i kanë votuar amandamentet që heqin sipas tyre këtë formë diskriminimi.

“Paragrafi 2.2 i nenit 8 për pensionin parcial kontributdhënës nuk është votuar, arsyeja është se shumica që janë larguar prej punës nuk kanë dëshmi që janë larguar dhunshëm”, tha Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së.

Ky subjekt politik po ashtu e kritikoi qeverinë e vendit që nuk po sjellë njohje për vendin dhe po e humb kredibilitetin në arenën ndërkombëtare.

Adelina nuk po i ndalë pushimet, por sot zbulon di?ka më shumë se herave të tjera

0

Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun tonë.

Ajo kohëve të fundit është përfolur se është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Por, duket se bukuroshja po e vazhdon jetën e saj si mos më mirë, madje gjatë gjithë kohës në pushime.

Sot, ajo ka zbuluar se pushimet po i kalon bashkë me motrën e saj./ORAinfo/

Zhduket një person në Suharekë, familja e tij kërkon ndihmë për gjetjen e tij

0

Një person është zhdukur në Komunën e Suharekës.

Armend Beqa ka njoftuar se babai i tij që 24 orë nuk është gjendur si dhe ka sëmundjen e alzheimerit.

“Babai im tash 24 orë nuk gjendet askund ju lutem të gjithë ata qe kane informacion ose e kanë parë”.

“Ju lutem me lajmëroni babai ka sëmundjen e Alzheimerit (kujtesës) dhe nuk ka dokument identifikues me vete”, ka shkruar ai.

Armendi po ashtu ka publikuar një fotografi të babait të tij.

 

Në Prizren shfaqet filmi i metrazhit të gjatë “Lost lives”

0

Nën organizim të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe “DokuFest”-it, në DokuKino u shfaq filmi i metrazhit të gjatë “Lost lives” (Jetët e humbura), i frymëzuar nga libri me të njëjtin emër, që premierën e kishte në vitin 2019, në 50-vjetorin e fillimit të konfliktit të armatosur në Irlandën e Veriut.

Pas filmit, në një panel për të diskutuar për këtë vepër artistike dokumentare, u tha se libri “Lost lives” është i vetmi që ka regjistruar të gjitha viktimat e kësaj tragjedie njerëzore, 3700 jetë të humbura, dhe shërben si një kujtesë e qëndrueshme se pse Irlanda e Veriut nuk duhet të kthehet më në konflikt në shkallë të gjerë.

“Falënderoj ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, për këtë iniciativë dhe për mundësinë që i dha publikut prizrenas të përjetoj një moment të jashtëzakonshëm përmes kësaj ngjarjeje kinematografike që trajton të shkuarën duke shikuar nga e ardhmja”, u shpreh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Vetëvendosje thotë se Qendra Historike e Prizrenit, po degradohet

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren thotë se Qendrës Historike të Qytetit, po degradohet.

“Vendosja e shtëpizave në ‘Sheshin e Lidhjes’ – Qendrën Historike, pa pëlqimin dhe koordinimin me organet e trashëgimisë kulturore është shkelje e legjislacionit të trashëgimisë kulturore’.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren shprehë shqetësimin e saj me shkeljet e vazhdueshme ligjore që po i bënë pushteti lokal në fushën e Trashëgimisë Kulturore”.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

“Njëkohësisht i bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që të mos vazhdojë edhe më shumë me degradimin e Qendrës Historike të Qytetit. Për çdo aktivitet kulturor ose të ndonjë natyre tjetër që planifikon të zhvillohet në Qendrën Historike të Prizrenit të respektohet ligji përkatës, të njoftohen me kohë autoritetet kompetente të cilat monitorojnë, zbatojnë dhe planifikojnë aktivitete në fushën e trashëgimisë kulturore”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 11 persona, Camogli dhe Stari Most

Çeku: Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare

0

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka reaguar pasi tifozët ultras të klubit serb të futbollit, “Crvena Zvezda” të mërkurën kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, në një ndeshje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina.

Sipas Çekut ky gjest tregon qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë.

“Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse”, ka shkruar Çeku në rrjetin e tij në Facebook.

Tutje, ai tha se kërcënimet me luftë nga stadium i futbollit duhet të kundërshtohen nga ogranizatat ndërkombëtare.

“Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese. Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, është shprehur Çeku.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Prizren, 14 aktakuza kundër 18 personave

0

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave për vepra të ndryshme penale.

 

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona, si dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 14 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë  personave, për vepra penale të ndryshme. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Lajmërohet murtaja afrikane e derrit në Dragash, komuna fton për kujdes

0

Komuna e Dragashit e ka konfirmuar prezencën e murtajës afrikane në territorin e saj.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

“Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje”.

“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com