18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1516

Si dhe nga kush u krye sulmi i parë në Stacionin e Policisë në Prizren para 30 vjetësh, rrëfen Zafir Berisha

0

Ngjarje e ndoshur para 30 viteve, 23.07.1993!

Rrëfim personal i Zafir Berishës

Me arsye, për herë të parë po rikëthehem në kohën e harruar, pa të cilën nuk do të ishim këtu ku jemi.

Shpërbërja e Jugosllavis në fillimin e viteve 90 të shekullit të kaluar, pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet, shqiptarët i gjeti jo shumë të organizuar dhe pregaditur për tu përballën me këtë realitet.

Më shumë se gjysëm shekulli vuajtje dhe sakrifica të shqiptarëve në Jugosllavi.
Pas luftës së dytë botërore në ish Jugasllavi, shqiptarët mbetën qytetarë të rendit të dytë, të shpërndar në tri ish Republika të Federatës Jugosllave  dhe në Krahinën Autonome të Kosovës.

 

Organet jugosllave të udhëhequr nga diktatura komunsite me Titon në krye, dominohej nga nacionalistët dhe shovenistët serbë të cilët nuk e ndalën asnjëher zullumin kundër shqiptarëve, që nga lufta kundër Shaban Polluzhës e Mehmet Gradica në shkurt të 1945 në Drenicë.

Për 55 vite, shqiptarët u bën objektë eksperimental i shovenizmit serbë dhe diktaturës komuniste jugosllave, u vrarë, u burgosur me procese të montuar politike, u shpërngulën nga tokat stërgjyshore dhe ju konfiskua pasuria në emër të reformave komuniste.

Për fatin e keq, pjesë e këtij aparati të dhunshëm komunisto-jugosllavë ishin edhe shumë shqiptar të cilët për interesa të ngushta dhe meskine i shërbyen këtij regjimi, ndërsa një pjesë tjetër për të ruajtur privilegjet e tyre personale, heshtën dhe u bën të shurdhur, poshtërsia e të cilëve kishte shkuar deri aty sa që përkatësin kombëtare ta bëjn nga shqiptar në jugosllavë.

Përkundër gjithë këtij represioni dhe politikave gjenocidale të regjimit, shqiptarët asnjëher nuk u gjunëzuan, përkundrazi u organizuan në organizime të ndryshme ilegale për të ruajtur itenditetin kombëtar dhe luftuar për të drejtat e tyre!

Lëvizjet ilegale të shqiptarëve në ish Jugosllavi që u identifikuan me ikonën e rrezistencës kombëtare Adem Demaçi, nuk e ndalën aktivitetin e tyre, përkundër përndjekjeve dhe burgosjeve, duke organizuar edhe demostrata nën regjimin e egër serbo-jugosllavë.

Demostratat e vitit 1968 nga shqiptarët e që u pasuan nga demostratat e vitit 1981, u bën arsye shtesë për politikën nacionaliste serbe mbrenda krijesës Jugosllavi, që të vazhdonte fushatën e egër kundër shqiptarëve, në veçanti rinisë saj.

Të gjitha këto vuajtje dhe sakrifica, gjatë viteve /80 po nxerrën në sipërfaqe një gjenerat e cila  po e rritën rrezistencën e shqiptarëve nga kërkesa për Republikën e Kosovën në Jugosllavi, në kërkesën për shkëputje nga Jugosllavia e cila po jepte simptoma e shpërbërjes së saj.

Gjatë kësaj kohe vazhdonte të kishtë shqiptar të privilegjuar dhe argatë të regjimit serbo-jugosllavë të cilët luftonin për ta ruajtur vllaznim-bashkimin jugosllavë në kurriz të shumicës shqiptare, pasardhësit e të cilëve janë rikëthyer në pushtet viteve të fundit në Kosovë.

Ardhje në pushtet e Millosheviqit, rriti ambiciet e vjetër serbe për Serbinë e madhe, ambicie këto që përveç shqiptarëve, nxitën sllovenët, kroatët e boshnjakët të mos pajtohen me këto politika nga ku filloj edhe shkatërrimi i krijesës artificiale që quhej Jugosllavi.

Suprimimi i autonomisë së Kosovës nga Serbia me ndihmën edhe të disa shqiptarëve neojugasllavë, e rriti pakënaqësin edhe më shumë, ku shpërthyen demostrata të mëdha në Kosovë.

Pjesa dërmuse e pjesëmarrësve në ato demostrata nuk e kishin shumë iden se çka është duke ndodhur, prandaj në ballë e mbanin flamurin jugosllavë dhe fotën e Titos dhe u solidarizonin me disa ish komunist shqiptaro-jugosllavë të cilët i kishte arrestuar Millosheviqi në kuadër të projektit të tij për zhberjen e Jugosllavisë dhe formimin e Serbisë së madhe.

Në përpjekje për ta shpëtuar Jugosllavin nga një pjesë e komunstëve të Titos, në vitin 1989 u lejua sistemi shumëpartiak në Jugosllavi, ku perveç popujve tjerë, edhe shqiptarët formuan partitë e tyre.

Për dalim nga të tjerët, partit shqiptare  u regjistruan në Beograd ku në programin e tyre ende e shihnin Jugosllavin si shtet i të ardhmes.

Shum shpejtë ndyshuan gjërat, lufta që filloj në Slloveni e që zgjati 10 ditë, u shtri shpejt në BeH dhe Kroaci.

Ne që ishim pjesë e organizimeve ilegale, një pjesë e të cilëve të kamufluar nëpër parti, u angazhuam për të ju përshtat rrethanave e krijuar, të binduar se Serbia nuk largohet nga Kosova me deklarata dhe mjete paqësore.

Protesta më e madhe që ishte organizuar ndonjëher në Kosovë nga sidikatat që udhëheqej nga prof. Hajrulla Gorani me 03.09.1990, tronditi aparatin e pushtuesit serbë, i cili ndërmorri një fushat të madhe kundër puntorëve shqiptar, duke vendosur masa të dhunëshme nëpër gjitha organizatat punonjëse dhe administrat, ku megjithat si në të kaluarën pati të till shqiptar që i pranuan masat e dhunëshme serbe.

Lufta në Kroaci e BeH që filloj, Kosovën e gjeti jo të pregaditur për të ju kundërvu Serbisë, prandaj duke ditur këtë, Serbia filloj fushatën e ashpër kundër shqiptarve, lagimin nga puna, mbyllje të shkollave, mbyllja e mediave, helmimi i nxënsëve, burgosje të rinisë, vrasje dhe shpërnguljen masive drejt perendimit.

Ish komustët shqiptar në Kuvendin e suprimuar nga Serbia, u munduan të bëjn disa lëvizje me Deklaratën e 2 korrikut dhe Kushtetutën e 7 shtatorit 1990, por që çdo gjë ishte vonë, sepse Serbia me Millosheviqin në krye nuk ishte e interesuar për vllaznim-bashkimin jugosllavë, por për Serbinë e madhe.

Në të gjitha këto zhvillime të shpejta dhe dramatike që po ndodhnin në Jugosllavi, ndodhën edhe ndryshime poltike në Shqipëri, ku ne që i kishim vendosë mision vetes, luftën për liri të Kosovës, filluam të lëviznim nga ku sillnim armatim me shumë vështërsi.

-Shqiptarëve lufta armatosur i kishte mbetur e vetmja rrugë për të arritur qëllimet e veta.

Përkundër burgosjeve kudo nëpër Kosovë të veprimtarëve politik të ilegales, ne në Prizren filluam organizimin e Këshillit për vetëmbrojtje paralel me angazhimin në LPK, ku pregaditnim të rinjët për përdorimin e armëve dhe dhënjen e ndihmës së parë.

Serbia që vazhdonte luftën gjenocidale në Kroaci e Bosnje, në Kosovë përdorte bashëpundorët e saj shqiptar për të zbuluar veprimtarin tonë, sepse veprimtarin e atyre që ishin të regjistruar në Beograd e kisht nën kontroll dhe nuk i pengonte për momentin.

I gjithë ky represion i aparatit shtetror të Serbisë si dhe pamjet nga masakrat në BeH dhe Kroaci, kishin filluar të kenë një efektë shumë të dëmshëm në Kosovë.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve, zgjidhjen nga kjo situat e shihte duke u larguar nga Kosova, disa të tjerë filluan të pajtohen si qytetarë të renditë të dytë në vendin e tyre  duke ju nënshtru okupatorët, ndërsa një pjesë tjetër e shqiptarve vazhduan të jenë argatë të drejtëpërdrejt të okupatorit, ndërsa pjesa më vitale e shqiptarëve kishte vendosur t’i rezistoj Serbisë pavarësisht çmimit.

Ne që kishim vendosur jetën tonë, me vën në shërbim të lirisë, përveç pregaditjeve filluam ti ndjekim eksponentët e policisë serbe që u veçoheshin në Prizren për sjellje barbare ndaj shqiptarëve.

Sulmi kundër policisë serbe në Drenasë më 1992 (që me vonë u kuptua se ishte bër nga kom. Adem Jashari me shokë) ishte sinjali se Serbia dhe aparati i saj i dhunshëm, duhet luftuar me grykën e pushkës, ndryshe nuk vjenë liria.

Me 8 korrik 1993 herët në mëgjes, policia serbe ja kishte mësyr përsëri shtëpis tonë në Prizren, kësaj radhe me ndihmën e argatëve të saj, sepse dhjetra bastisje tjeta që i kishte bër në vendlindjen tonë në fsh Billushë ne nuk jetonim, sepse kishim zbritur për të jetuar në qytet dhe shtëpin tonë të re me gjasë ende nuk e dinte.

Fati në këtë fatkeqësi ishte, se unë një ditë më herët, armët që i mbaja në dhomën time i kisha futur me një bunker që e kisha bër në kohën kur u ndërtonte shtëpia jonë e re, ndërsa një M48 ja dhashë dhëndrit tonë Besim Shalës që është tani dëshmor.

Kisha dalur nga shtëpia rrethë orës 3 e mengjesit pa dalur drita, për ti prituar armët tjera që kësaj radhe vinin nga Bosnja ku u bënte luftë, përmes një kanali të sigurtë, mirpo kur do zoti me të ndihmua, armët vonohen dhe unë u deshtën deri në mesditë ti presë, pa e ditur se para orës 8 të mengjesit shtëpia jonë ishte rrethu nga dhjetra policë serbë.

Pa hy në detala të atyre orëve, pasi i marrim armët takoj një mikë rastësisht  i cili më shiqon i hutuar, kur e pysë se pse më shikon ashtu, ai më dretohet a je dijeni që policia serbe e ka arrestu vllain Sheradinin dhe janë te vazhdu bastisjet në shtëpin e juaj.

Kthehem në fshatin e lindjes për të prituar zhvillimet, aty vazhdonte të jetonte ende vllau i madhë Shaniu, i cili më vonë më tregoj se çka ka ndodhur si dhe që nuk është gjetur asnjë armë.

Sheradini u lirua rrethë mesnatës dhe ishte urdhëruar pas disa dite të lajmrohet përsëri në polici, arsyeja e arrestimit ishte një gazet lokale që e botonte ai, por që polici kriminel serbë që kishte kohë që e ndiqësha, ishte intetesu edhe për lëvizjet e mija.

Tashmë çdo gjë ishte e çartë!!!

Sheradini kaloj në ilegalitet, unë vazhdova të pregadisë planin për me sulmuar stacionin e policisë serbe në Prizren.

Ishte 23 korriku i vitit 1993, ditë e nxehtë vere sikurse sot, në Tabakhane deri sa isha duke pirë kafe në kafiterin “Imixhi”, një person i përkatësis etnike rome më i mashuar se unë, u ulën në një tavolin jo shumë larg  nga ku isha duke pirë kafe.

Nuk do të më linte përshtypje po të mos e ekspozonte armën dhe po mos t’i shkonin shumica e atyre që ishin duke pirë kafe për me përshendet me një servilitet të tepruar, deri sa ai me mospërfilje i përshenteste me lëvizje koke.

U bëra kureshtar për me ditën kush është, e pyes kamarjerin që më sherbente, kush është ai tipi që i shkuan te tavolina shumë nga të pranishmit në kafiteri…

-Lul polici, ma ktheu përgjigjen kamarjeri pa menduar.

U shokova, jo shumë për policin dhe pozat e tij, sa për servilitetin ekstren deri në përkulje të shqiptarëve karshi një eksponenti të policisë serbe.

Nuk mendova shumë, kjo ishte kulmi i poshtrimit, pagova kafen pa e përfunduar dhe u nisa për vendëlindje…

Automatikun me 240 fishekë, pistoletën dhe 5 bomba i nxorra nga vendi i caktuar ku i kisha.

I bëra povë edhe një herë armët para se të nisesha për të sulmuar stacionin e policisë serbe në Prizen.

Para se me fillu të bije terri u nis nga Billusha drejtë Prizrenit, rruga prej 12 km tash më ishte mbulluar nga terri, e bëra edhe provën e fundit me një rafallë të shkurtuar diku afër Kullave të Hoqës.

Nëpër parkë të qytetit dhe rrugicave që i kisha analizuar më herët, para orës 24 arrita përballë stacionit të policisë, në një distanc 25-30 m.

Fati e deshi qe në tretuar përbalëë policisë të ishte i parkuar një kamion, në anën e lumit.

I pozicionuar nën kamion, me shënjestër nga policia serbe, ndodhte të më kalonte ndonjë qytetar 1 m nga gryka pushkës të cilët i kishte zën e vona në qytet.

Ishte një policë roje që u sillte afer hyrjes së policisë, po unë nuk isha i gatshëm të sakrifikona për një, dikur u bën dy, edhe dy më dukeshin pakë.

Duke prituar të bëheshin më shumë livizjet e makinave dhe qytetarëve nuk ndaledhin duke lëvizur.

Dikur u bën tre policë serbë që bisedonin përballë meje, mendova se tash është koha, duke i shënjëstru, rrugën midis meje dhe policisë kalon një autobus nga ku degjohej kënga dhe muzika, me gjasë një shoqëri kulturore që kishte qenë duku për koncertë.

U ndala deri sa u larguan te Hotel Prizreni ish-Putniku.

Hapa zjarrë nga automatiku, bërtimat e policisë edhe pse në distancë 25-30 m, ishin aq të mëdha sa krismat e pushkës mbetën në rend të dytë.

Ranë përtokë, pluhër nxirrniin muret e ndërtesës ku binin plumbat, një makinë që ishte afër tyre e parkuar u bë shosh nga plumbat.

Me qetësi dola nga poshtë kamionit drejt urës përballë zjarëfiksëve, kur filluan gjuajtjet  në drejtimim  tim.

Me shpejtësi zura pozicion afer mureve të një “kasapi”, dhe prisja zhvillimet, krismat sa vinin e shtoheshin, mirpo unë erdha në përfundim se policia serbe nga panuku janë duke gjajtur në mënyr të pakantrolluar.

U largova rrugëve nga kisha ardhur dhe përfundova në Tusuz afër varrezave të qytetit.

Krismat e pushkëve edhe një orë pasi isha larguar, vazhdonin të dëgjoheshin.

Policia serbe luftonte me dikën, por nuk e dinte as vetë me kënd!

Kështu filloj misoni ynë përfundimtar për lirin e Kosovës.

Ky ishte fillimi i rrugës së gjatë e të mundimëshme kundër Serbisë dhe bashkëpuntorëve të tyre, e cila kulmoj me luftën titanike të UÇK-së, ku me ndihmën e aleancës së Nato-s, me 12 qershor 1999 ju dha fund njëhet e përgjithmon okupimit të egër serbo-sllavë në Kosovë.

Rrëfim nga Zafir Berisha

P.S; foto e moshës, kur ka ndodhur sulmi…

Temperatura deri në 40 gradë e më pas reshje shiu/ Moti në pesë ditët e ardhshme

0

Prishtina Weather ka njoftuar se java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrinë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C.

Më pas, të mërkurën pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte. Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hen, 24.07 Mar, 25.07 Mer, 26.07 Enj, 27.07 35° 17° Pre, 28.07 38° 20° 31 20° 16 23 18 Era: 4-8m/s Shtypja: 10 8mb Lageshtia: UVI: 12° 28 10° Era: 8-16m/s Shtypja: 1006mb Lageshtia: 23% UVI: Era: 8-18m/s Shtypja: 1004mb Lageshtia: % UVI: 8 AQI 30/1 20 Era: 4-8m/s Shtypja: 101 4mb Lageshtia: 5% UVI: 5 AQI PM10 20/50 Era: 3-5m/s Shtypja: 10 9mb Lageshtia: 27% UVI: 8 AQI PM10 5/50 Parashikimi mè: 23.07.2023 Prishtina Weather"

Gruaja në Prizren raporton në polici se dikush i ka vjedhur stoli ari dhe një pistoletë

0

Një grua ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe një pistoletë.

VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Medvec, Prizren 22.07.2023 – 05:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe një pistoletë. Rasti nën hetime.”

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Kurti: Ne kemi blerë “Bayraktar”, Vuçiqin e bën nervoz demokracia – do të bëhet mbret

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e bën nervoz demokracia.

Ai në një intervistë për “Vecernji list” ka thënë se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret, transmeton Paparaci.

Sipas tij, në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe “prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi shefi i qeverisë.

I dehuri ua drejton thikën klientëve në një lokal të Prizrenit

0

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në gjendje të dehur me një thikë në dorë ka hyrë në një lokal dhe ka drejtuar thikën në drejtim të klientëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thika, 0.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Rreth 50 ari grurë kaplohen nga zjarri në Rahovec

0

Është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe rreth 50 ari e mbjell me grurë si dhe një vresht në Rahovec.

Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Policia bën me dije se rasti është nën hetime.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin i Bardhë të Prizrenit

0

Sot rreth orës 15:40 është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin i Bardhë  në fshatin Krajk të Prizrenit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk, dyshohet se është gjetur një trup i pajetë. Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë”.

Tutje, në njoftimin e Veselit bëhet e ditur se kufoma është gjetur nga peshkatarët që kanë qenë aty duke peshkuar.

“Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende”, ka shtuar ai.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Disa fshatra të Prizrenit do të përballen me reduktime të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur sot se do të ketë reduktime të furnizimit në disa fshatra të Prizrenit.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk po arrijnë të kenë furnizim me ujë.

“Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për këto fshatra të Komunës së Prizrenit; Piranë, Retijë, Retijë e Ulët dhe Qëndresë”, thuhet në njoftim.

Uji do të reduktohet çdo mbrëmje nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit.

Tutje u bë e ditur se kjo gjendje do të vazhdojë deri në përmirësim të situatës me furnizim.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Nis projekti për rregullimin e infrastrukturës në pikën turistike në Nashec

0

Prizreni mbetet gjithashtu një destinacion i veçantë për turistët. Për t`ia shtuar këtij qyteti mundësitë për rritjen e turizmit, 250 mijë euro do të investohen në rregullimin e shtratit të lumit dhe infrastrukturës përcjellëse në Pikën Turistike të Nashecit. Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Nostalgjia i mbërthen banorët e Nashecit të Prizrenit, sa herë që kujtojnë kohën kur në këtë fshat, dikur kishte vizitorë.

“Nuk ke mundur me kalu, aq shumë që ka pas pjesëmarrës, edhe fëmijë edhe pleq. Këtu ka qenë pushimorja, nuk ke pas gjë më të mirë e ma sevda”, tha Muharrem Qunaj, banor i Kojushit.

Të tjerët kanë kujtime edhe më të veçanta.

“Vajzat më herët kur kanë shku nuse, qenisshin. Kur kanë dëgjuar për një model të mirë edhe pse ka qenë larg fshatit, kanë shku e kanë marrë e kanë pru në shpi. Kjo është një plus që i jep fshatit tonë edhe të tjerëve që kanë me ardhur këtu me vizituar, sepse ky fshat gjithmonë ka qenë atraktiv dhe turistik”, theksoi Misin Krasniqi, banor i Nashecit.

Komuna e Prizrenit filloi projektin për rregullimin e infrastrukturës në pikën turistike të Nashecit.

Banorët e kësaj ane thonë se për rivitalizimin e këtyre vendeve turistike, duhet të merren modele edhe nga rajoni, pasi kohë më parë këtu kishte shumë vizitor.

Nasheci është i njohur edhe për burime natyrale të ujit, por I mungojnë 600 metra rrugë e asfaltuar.

“Këtu kanë ardhur e kanë marrë ujë të freskët, ujë të gurrës. Edhe kjo pjesë e kësaj rruge që është dikund rreth 600 metra duhet me u shtru me kubëza , me u lidh me këtë parkun këtu. Më së shumti qytetarët kanë me shiju këtë bukuri sesa banorët e Nashecit”, tha për RTK-në Shukri Quni, përfaqësues i Nashecit.

E një problem tjetër është edhe ndotja e Drinit të Bardhë nga ujrat e zeza. Për këtë, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj pret investime nga donatorët.

“Është identifikuar si problem, mirëpo, është projekt i cili ka vlerë milionëshe. Për momentin po e shihni se jemi në restriksion të përkrahjes financiare për shkaqe të zhvillimeve të politikave nacionale. Por, po shpresoj që do të tejkalohen, do të kthehen të gjitha agjencitë e jashtme dhe ne në bashkëpunim me ta do të kërkojmë zgjidhje edhe për këtë problem që është shumë i rëndësishëm”, tha Totaj.

Sidoqoftë, projekti i drejtorisë së turizmit që nisi për zonën turistike të Nashecit, kap vlerën e 250 mijë eurove dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve. Parashikohet rregullimi i shtratit të lumit me infrastruktura përcjellëse.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Zyrtare: Liria nuk ndalet me prezantime, dy afrime dhe dy renovime

0

I ardhur në këtë afër kalimtar është sulmuesi nga Namibia, John Petrus, ku sipas klubit prizrenas kemi të bëjmë me një lojtar kualitativ, njëherësh titullar standard i kombëtares.

 

“Sulmues me instikt vrasësi të cilin do të dëshironin ta kishin të gjitha klubet. Me kualitetin e teknikën e tij të lartë premton se do ta elektrizoj publikun prizrenas dhe jo vetëm atë”, thuhet në njoftimin e klubit për sulmuesi Petrus.

Po ashtu sot është prezantuar mbrojtësin Siyabonga Dube, që klubi e kishte paralajmëruar më parë si transferimi. Ai vjen nga Afrika e Jugut.

Po ashtu Liria ka rinovuar kontratat me dyshen Prins Tjiueza dhe Aprociuous Petrus, që ishin edhe vitin e shkuar pjesë e skuadrës.

Dyshja kanë vazhduar kontratat edhe për një vit tjetër me Lirinë, ndërsa Tijueza ishte shëndrruar në hit në Ligën e Parë me golat dhe lëvizjet e tij.

“Mirëserdhët në qytetin e bukur të Prizrenit, përkatësisht në klubin e futbollit LIRIA. Ju dëshirojmë shumë sukses në kampionat”, thuhet në fund të komunikatës së klubit.

 

Prizrenasit që siguruar Superligën e Kosovës pasi ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajt, duan të kenë një skuadër konkurruese.

Lirinë në Superligë do ta drejtojë trajneri turk Nedim Yigit.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com