18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1517

“Gryka e Kohës”, një vepër që bashkon botët

0

Do të filloja me shënimin thelbësor, ndoshta të parashikueshëm, por edhe të pashmangshëm se, duke pasur parasysh vendin dhe kohën në të cilën jetojmë, ky libër është shumë i çmuar për ne.

Në detin e vogël të librave që shfletojmë dhe lexojmë çdo ditë, romani ,”Gryka e kohës” i Migjen Kelmendit (1959, Prishtinë) është një vepër që bashkon botët. Përkthimi dhe botimi i këtij libri në vendin tonë është një akt autentik iluminizmi – pasi e lexova këtë libër, ndihem jo vetëm më i pasur, por edhe më afër vetes sime.

Është e udhës ta përmendim në fillim priftin Dom Gjergj, një personazh i romanit, ndërmarrja jetësore e të cilit është përpilimi i një fjalori voluminoz enciklopedik. Konkretisht, Dom Gjergji ka ”ambicie të shpikë një pasqyrë sa më të saktë dhe neutrale, duke e ndërtuar atë […] mbi referencat e antropologëve, etnografëve, etnopsikologëve, gjeografëve, historianëve, diplomatëve, politikanëve, gazetarëve, udhëtarëve, poetëve, luftëtarëve, shkrimtarëve dhe vagabondëve”.

Kjo vlen të përmendet, sepse përshkrimi i veprës së Dom Gjergjit mund të shihet edhe si një përmbledhje e gjithë “Grykës së kohës”, për faktin se “pasqyra” e shkrimtarit Migjen Kelmendi krijohet krah për krah me kujtesën personale, familjare, madje edhe kolektive dhe i referohet një harku kohor të saktë: nga fillimi i viteve njëzet e deri në fund të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Filli kryesor i rrëfimit ndjek jetën e Arifit, gjyshit të rrëfimtarit. Arifi është një malësor nga malësia e Rugovës së Bjeshkëve të Nëmura, jo larg Pejës, te kufijtë mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës. Ne e ndjekim Arifin që nga rinia e deri në vdekjen e tij spektakolare në mënyrë të vet.

Megjithatë, paralelisht me historinë e Arifit shpalosen dhjetëra histori të tjera, kështu që në fund lexuesi ka përshtypjen se Arifi, ashtu si edhe Menduh Ali-beu, ashtu si edhe bibliofili Dom Gjergj, ashtu si edhe Mejremja dhe Shukri-beu, nuk janë asgjë më shumë se statistë, ndërsa roli kryesor i takon Historisë, turbulente dhe të paqëndrueshme, e cila me ndihmën e gjithë atyre ushtrive “çlirimtare” kalon nëpër Çarshinë e Gjatë të Pejës, vendin ku zhvillohet pjesa më e madhe e ngjarjes së rrëfyer.

Koha, ndërkaq, në hap me Historinë, në fillim ecën ngadalë, pastaj tepër shpejt, në fillim “derdhet në qiell”, kurse pastaj rrjedh tatëpjetë, nga Rugova drejt Pejës. Koha është mallëngjimi që e ngjyros tërë romanin, kurse pafuqia e personazheve kundrejt mos-mëshirës së kohës shpesh është paraqitur me një ironi dhe sarkazëm të hollë, të ngrohtë.

Falë kapitullit të parë, romani ka një ndërtim ciklik, kurse rrëfimi bëhet polifonik për shkak të kapitujve epistolarë të pjesës së tretë, e cila, meqë ra fjala, mund të ekzistojë edhe si një tregim i gjatë më vete.

Në libër pothuajse nuk ka ligjëratë të drejtë dhe dialog, por kjo as që vërehet për shkak të dinamikës së rrëfimit dhe morisë së stileve që derdhen në njëri-tjetrin: nga ai narrativ në dokumentar, pastaj letrar-eseistik, herë-herë edhe lirik.

Libri është i ndarë në pesë pjesë që përbëhen nga kapituj të shkurtër, të cilët edhe vetë paraqesin tërësi të përmbyllura dhe shpesh mund të lexohen edhe si tregime të mëvetësishme.

Një nga veçoritë kryesore të këtij libri është dendësia e tij, e pranishme në shumë aspekte. Romani është përplot imazhe (në dukje të vendosura rastësisht aty) që janë krejt simbolikë dhe ngarkesë metaforike.

Por, para së gjithash, “dendësia” vjen nga peizazhi historik i kapur me përpikëri, me të gjitha lidhjet shoqërore-politike-ekonomike: nga Peja, nëpër Prishtinë, Tiranë, Shkup, Manastir dhe Ohër, deri në Selanik, Napoli, e më tej drejt Egjiptit, Francës, Anglisë dhe Amerikës.

E gjithë ngjarja e rrëfyer kushtëzohet nga ndikimi i ideologjive botërore dhe shpirtërore dhe, një hapësirë e veçantë u jepet personazheve konkrete “të ngarkuara me idealizëm dhe mision”.

Në një kontekst të ngjashëm përshkruhet me maturi dhe pa e romantizuar bashkëjetesa e popullatës shqiptare dhe serbe në Kosovë, që ka mjaft konflikte, por edhe miqësi të thella. (Më mbresëlënës është një nga kapitujt e fundit të romanit, ku, si një lloj betimi, përshkruhet ngrohtësisht miqësia mes profesor Dan?etovi? nga Katedra e Albanologjisë në Beograd dhe studentëve të tij.)

“Dendësia” e romanit bie në sy edhe nga tri këndvështrime të tjera. Para së gjithash, është enciklopedizmi: ky është një libër erudit që përmban emra dhe tituj kyç të letërsisë dhe të kulturës shqiptare por edhe të asaj botërore, duke u bërë kështu një pikë referimi për leximet e ardhshme.

Në fakt, ky është një libër që feston madhështinë e librit, madje jo vetëm sepse “librat u bëjnë dobi librave”, siç shkruan Dom Gjergji në një vend, por edhe sepse librat mund të shpëtojnë njerëz, por edhe komunitete të tëra, siç është historia e Evgjitëve, të cilët thuajse u internuan në një kamp përqendrimi, para se të shpëtoheshin nga një libër.

Më pas, “dendësia” bie në sy në episodet në të cilat rrëfimi shkëputet papritur nga toka e ngurtë e dokumentarit dhe ngjitet në ajër përmes skenave mahnitëse të paraqitura në frymën e realizmit magjik, përmes numërimeve me shpejtësi marramendëse të elementeve: një herë këtu janë te gjitha adresat e Pejës, ku i drejton letrat Sofia e bukur, pastaj i kemi shkëmbimet fantastike që ndodhin në qytet pasi italianët vendosin shkëmbimin/trampën si formën bazë të tregtisë dhe në fund vjen edhe gjithçka që “fluturon”, kur loja e fëmijëve ndërthuret me mjeshtëri me sulmet e avionëve aleatë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në fund, e gjithë-pranishme është edhe dendësia e dimensionit emocional me të cilin rëndohen (pa patos) shumica e personazheve, shpesh të kapur nga ndonjë pasion i pakapërcyeshëm, ndonjëherë edhe i paqartë edhe për ta.

Ky roman, i botuar për herë të parë gati tridhjetë vjet më parë, kurse i redaktuar, i zgjeruar dhe i ribotuar së fundmi, është një roman bashkëkohor në të paktën dy mënyra. Aktualiteti i tij garantohet së pari nga portretizimi i kujdesshëm i individëve/personazheve të tipit të Mejremes, të Ferihasë dhe të udhëtares angleze Edith Durham, dhe nga pozicionimi i tyre në një mënyrë që kushtëzon dhe dikton në masë të madhe dinamikën e fuqisë në tregime.

Me këtë, ky libër mund të shihet edhe si një tekst feminist, i denjë për valën e tretë të feminizmit të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kur është krijuar ky roman. Nga ana tjetër, libri impresionon me vëmendjen që i kushtohet temës së atipikes, pra portretizimit të butë të personazheve Riza dhe Feriha, të cilët, të lindur me gunga, përpiqen të gjejnë vendin e tyre nën qiell.

Rizai, në njërën nga letrat e tij drejtuar Ferihasë, e inkurajon atë të vlerësojë veçantinë e saj në një botë të dominuar nga normat, të jetë e vetëdijshme për të drejtën e saj për dukshmëri.

Këtu është interesante se si njëra nga letrat e vëllait hyn në një dialog të përkryer me veprën “Claiming Disabillity” të Simi Linton, autore, kineaste dhe aktiviste amerikane. Vepra e Lintonit citohet gjithashtu në botimin e shtëpisë botuese Templus „???????????” (2021)…

Mund të hapeshin edhe shumë tema të tjera që trajton ky libër i pasur, me plot shtresa, por për fund do të ndaloja vetëm te nëntitullit dhe te titulli i tij. Dhe këto janë në harmoni, sepse nëntitulli ka të bëjë me shallin e bardhë fatal të mbajtur nga rugovasit i cili errësohet kur mbahet jashtë Rugovës, kurse si një “relikt i vdekjes” shtrihet në gjithë romanin duke simbolizuar autoritetin e tij.

Por, akoma më mbresëlënës është titulli i librit, me qenë se paraqitet si çelës i përsosur i një thënieje të narratorit në fund të romanit. Konkretisht, në kapitullin e parafundit të rrëfimit,  lind nipi i Arifit, d.m.th. vetë rrëfimtari / narratori.

Për nipin, narratori thotë se ai është një djalë që do ta kalojë jetën “në përpjekje për të mësuar dhe për të gjetur emrin e tij, të cilin ia hidhnin diku nëpër një kohë të humbur, kohë të humbur, të cilën përpiqej ta gjente një komb i tërë”.

Pra ekziston një “kohë e humbur” në jetën e narratorit (vetë autorit?) dhe më pas ekziston edhe ky roman, i titulluar “Gryka e kohës”. Me këtë, narratori shkrihet me autorin, i cili në një mënyrë elegante, delikate sikur na bën të ditur se pikërisht akti i të shkruarit të kësaj historie ka qenë kërkimi i tij i kohës së humbur, ndërsa akti i botimit të veprës është hyrja në kohën e gjetur. Dhe kjo është një lëvizje magjepsëse, një mbyllje e shkëlqyer për një roman tashmë shkëlqyes.

Në fund të fundit, ky lloj leximi na jep të drejtën ta shohim veprën si një nismë të autorit në jetë, si lindjen e tij “të vërtetë”, kurse botimin e romanit në maqedonisht “lindjen e tij të re” ose rilindjen e tij në një kohë të re, në një shtëpi të re.

(??????????? ??????? ????????? ??? ?????????? ??????. ????? ??? ?????? ??? ?????)

Kurti në 13-vjetorin e GjND-së: I dha vulë përfundimtare pavarësisë së Kosovës

0

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 22 korrikun e 2010-ës kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti këtë e quajti vulën përfundimtare që iu dha shtetësisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Zyrtare: Liria vazhdon me përforcime, nënshkruan me Atin Sylejmanin

0

Liria po vazhdon të ofrojë lojtarë pas rikthimit në Superligën e Kosovës, ku kësaj radhe ka nënshkruar me mbrojtësin Altin Sylejmani.

Reklama

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Prizrenasit që siguruar Superligën e Kosovës pasi ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajt, duan të kenë një skuadër konkurruese.

Sylejmani ka luajtur së fundmi te Rahoveci, ndërsa në të shkuarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e A&N.

Ai është prezantuar nga presidenti i klubit, Rahman Kice.

Lirinë në Superligë do ta drejtojë trajneri turk Nedim Yigit.

 

Disa të vrarë, përfshirë fëmijë, nga bombardimet ruse në rajonet ukrainase

0

Bombardimet dhe sulmet ajrore ruse ndaj zonave civile të Ukrainës dhe ndaj infrastrukturës për eksportimin e grurit kanë vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe kanë shkaktuar dëme masive materiale gjatë 24 orëve të fundit, kanë njoftuar zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë, më 22 korrik.

Ushtria ruse ka lëshuar 16 raketa lundruese dhe ka kryer mbi 20 sulme ajrore ndaj pozicioneve dhe zonave të banuara ukrainase, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në raportin e tij të përditshëm.

Në rajonin lindor të Donjeckut, ku po zhvillohen luftime të ashpra prej muajsh, bombardimet ruse vranë dy fëmijë, një djalë 10-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare, në fshatin Druzhba, ka njoftuar guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko, të premten vonë, në Telegram.

Kyrylenko ka thënë se vëlla e motër vdiqën kur një nga predhat e lëshuara nga forcat ruse goditi oborrin e shtëpisë së tyre. Një grua e moshuar është plagosur dhe është dërguar në spital, ka treguar Kyrylenko.

Në fshatin Nju-Jork, rreth 40 kilometra në jug të Bahmutit, katër civilë u vranë, përfshirë një çift, ndërsa një grua u plagos nga bombardimet ruse, ka bërë të ditur Kyrylenko.

Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore
Në rajonin verior të Çernhivit, dy gra të moshuara u vranë kur një raketë ruse goditi fshatin e tyre, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në video-adresimin e tij të rregullt, në natën e 21 korrikut.

Ushtria ukrainase ka pohuar se janë dëmtuar magazinat e drithërave në Ukrainën jugore, ndërsa janë shkatërruar apo dëmtuar më shumë se 70 ndërtesa të banimit civil dhe objekte tjera infrastrukturore.

Ndërkaq, mbrojtja ajrore ukrainase ka njoftouar më 22 korrik se ka rrëzuar pesë dronë kamikazë, të prodhuar nga Irani, gjatë natës.

Sulmet raketore ruse goditën më 21 korrik portin ukrainas në Detin e Zi për të katërtën ditë rresht, duke vënë në flakë siloset e drithit në rajonin e Odesës, dhe duke shkatërruar sasi të mëdha të ushqimit të ruajtur për eksportim.

“Për fat të keq, është goditur një terminal i drithërave, në njërën prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku ka shkatërruar 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy njerëz janë plagosur nga shpërthimi”, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Oleh Kiper, në Telegram.

Një kanal zyrtar në Telegram në rajonin e aneksuar jashtëligshëm të Krimesë tha më 22 korrik se trafiku rrugor në urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë është ndërprerë përkohësisht, pa dhënë ndonjë arsye për këtë masë.

Shpërthimet në urë vranë dy persona më 17 korrik, dhe ndalën trafikun pjesërisht në të. Rusia fajësoi Ukrainën për shpërthimet.

Rusia ka thënë më 21 korrik se marina e saj ka kryer një “stërvitje” me të shtëna të vërteta në veriperëndim të Detit të Zi, disa ditë pasi Kremlini paralajmëroi se anijet transportuese, rrugës drejt porteve ukrainase në Detin e Zi, do të cilësoheshin objektiva të mundshëm ushtarakë.

Flota e Detit të Zi “ka shtënë me raketa të vërteta lundruese kundër anijeve, në një fushë trajnimi për luftime, në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”, ka thënë ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Zelensky është takuar më 21 korrik me komandantët ushtarakë, për të diskutuar për situatën në front dhe për një iniciativë për drithërat.

Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes për drithërat pa pjesëmarrjen ruse
Në Nju-Jork, shefja për çështje politike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i tha Këshillit të Sigurimit më 21 korrik se sulmet e Rusisë ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi rrezikojnë “të kenë ndikim të gjerë ndaj sigurisë globale ushqimore, në veçanti në vendet në zhvillim”.

Rosemary DiCarlo tha, po ashtu, se kërcënimet për shënjimin e mundshëm të anijeve civile në ujërat e Detit të Zi – të bëra si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina – janë të papranueshme.

Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Geng Shuang, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të rifillojnë sa më shpejt eksportet e drithërave, pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja.

A është problematik ritmi i ngadalshëm i kundërofensivës ukrainase?
Në fushëbetejë, forcat ruse po sulmojnë papushim pozicionet ukrainase në Donjeck dhe në rajonin tjetër lindor, Harkiv.

“Armiku po vazhdon t’i përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në Kupjansk [rajoni i Harkivit], në Liman, në Bahmut, në Avdijivka dhe në Marjinka [rajoni i Donjeckut], ku 40 beteja të luftimeve nga afër u zhvilluan gjatë 24 orëve të kaluara”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 22 korrik.

Forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre në drejtim të Melitpolit dhe Berdjanskut, në rajonin jugor të Zaporizhjës, bëri të ditur ushtria, pa ofruar hollësi të tjera./evropaelire/

Pyetet për pjesëmarrjen në BBV, Albërie Hadërgjonaj: Është pak gjatë të shkëputesh nga jeta dhe puna

0

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, është aluduar disa herë se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ajo në edicionet e kaluara i kishte mohuar këto thashetheme duke ua bërë me dije fansave se nuk ka mundësi të jetë e pranishme në një format të tillë.

Së fundmi përmes rrjeteve sociale, artistja ka zbuluar edhe arsyen që ia pamundëson pjesëmarrjen në këtë reality show.

Foto: Screenshot/Instagram

Në pyetjen e bërë nga një ndjekës, krijuesja e hitit “Asnjëherë” thekson se është gjatë për të lënë anash jetën dhe punën.

“Do e bësh Big Brother këtë vit? Do ishte flakë”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës në Instagram.

“Ehhh nuk është kollaj. Është pak gjatë të shkëputesh nga jeta dhe puna”, tha mes tjerash Hadërgjonaj.

Albëria ndërkohë po vazhdon angazhimet e saj në muzikë dhe jetën në Amerikë.


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Orhan Pamuk: Çfarë ndodh me ne kur biem në dashuri?

0

Një veshje me lule, një vëth i vetëm, fotografitë bardh e zi dhe mijëra mbetjet e cigareve brenda “Muzeut të Pafajësisë” në Stamboll, tek vizitorët eksploron kujtime të dashurisë së humbur, çiftet gjejnë intimitetin për të treguar dashurinë e tyre dhe zemërthyerit kërkojnë mirëkuptim për humbjen e tyre.

Duke folur muaj më parë për Anadolu Agency (AA), autori i parë fitues i Çmimit Nobel i Turqisë, Orhan Pamuk, thekson se, “Dashuria nuk është vetëm një takim i lumtur apo një përvojë e papritur. Ka edhe një anë të errët për të dashuruar”.

“Muzeu i Pafajësisë” në Stambollin autokton të fituesit të Çmimit Nobel, është modeluar rreth një romani të vitit 2008, i shkruar me pikëllim të thellë nga vet Pamuk me të njëjtin emër. Që kur i erdhi ideja në vitet e ’90-ta, ai filloi të grumbullojë objekte për të shfaqur muzeun aktual.

“Dëshira për të sakrifikuar veten, tendenca për të parë ndjenjat tuaja si gjëja më e rëndësishme në botë, dëshira për miratim dhe ndjenjat e prapambetjes dhe epërsisë qëndrojnë drejtë mënjanë”, thotë Pamuk.

“Klasat e larta, shefat, të pasurit, madje e bëjnë veten të pranuar përmes dashurisë. Kjo është arsyeja pse ne admirojmë heroin që vlerëson më shumë dashurinë ndaj parave”, theksoI Pamuk, me gjasë autori më i famshëm i gjallë i Turqisë.

Duke u hapur katër vite pas botimit të librit, “Muzeu i Pafajësisë” u vendos në rrethin Beyo?lu të Stambollit. Muzeu shfaq ekspozita në katër katet e ndërtesës në dollape me xham, për të cilat Pamuk thotë se janë frymëzuar nga veprat e artistit dhe krijuesit të avant-kopshtit amerikan Joseph Cornell (1903-1972).

Pamuk personalisht hartoi secilën prej 83 kabineteve të muzeut si “piktura” që referojnë pjesë të ndryshme të librit.

Sipas regjistrit të muzeut, secili është si një muze më i vogël në vetvete, duke përshkruar individualisht “kujtimet dhe kuptimet që lidhen me objekte të jetës së përditshme”, siç përshkruhet edhe në roman.

Kujtime, objekte dhe dashuri
Siç thotë Pamuk, muzeu thekson “marrëdhëniet midis kujtimeve tona dhe objekteve”.

“Objektet që ne i marrim dhe i shohim përderisa biem në dashuri po ashtu na kujtojnë fazat e dashurisë sonë. Nëse i rregullojmë objektet krah për krah në një muze, lind historia e dashurisë sonë”, tha Pamuk.

Ai shtoi se në “Muzeun e Pafajësisë”, i cili mban mijëra objekte nga jeta e përditshme në fëmijërinë e tij në metropolin e pas viteve ’50-ta, mund të gjesh edhe histori të “jetës së përditshme dhe Stambollit”.

Kjo është një temë e zakonshme në veprat e Pamuk-it. Kur ai fitoi Çmimin Nobel për letërsinë në vitin 2006, Akademia Suedeze tha se, “Në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ai ka zbuluar simbole të reja për ndeshjen dhe gërshetimin e kulturave”.

Midis realitetit dhe trillimit
Libri i Pamuk-it është vendosur midis vitit 1974 dhe fillimit të viteve të 2000 dhe përmes kthimit mbrapa në ato vite tregon historinë e Stambollit në gjysmën e dytë të shekullit 20.

I përkthyer në mbi 20 gjuhë, libri përqendrohet në dashurinë midis biznesmenit të pasur të Stambollit Kemal dhe asistentes së bukur të një dyqani Fusun.

Në libër, Pamuk përshkruan ndërtesën e muzeut që përfaqëson shtëpinë e familjes së Fusun-it, të cilën një nga protagonistët kryesor, Kemal, viziton për tetë vjet pasi ajo martohet me dikë tjetër.

Loja e Pamuk-it me realitetin dhe trillimet ka bërë që shumëkush të dyshojë për realitetin që qëndron pas muzeut.

“A është gjithçka e vërtetë?”, shumë vizitorë kanë pyetur Oytun Elacmaz-in, personin që ndanë biletat në portën e ndërtesës së çuditshme, të fshehur në një skaj të rrugicave.

Disa, me shpresën që të ndeshen me shkrimtarin, pyesin se sa shpesh vet Pamuk viziton muzeun, por Elacmaz thotë se askush asnjëherë nuk e ka vërejtur Pamuk-in duke shëtitur nëpër ekspozita.

Sipas entuziazmit të vetë-përshkruar të Pamuk-it nga entuziasti 35-vjeçari Aytu? Ün?ör, gjëja më interesante në lidhje me romanin është se ai “luan me ndjenjën e realitetit të një personi”.
Kjo ndjenjë rezonon midis shumë vizitorëve që morën kohën për të lexuar librin, pasi Pamuk paralelisht zhvilloi idenë e tij për komplotin dhe muzeun.

Siç shkruan ai, Pamuk mblodhi edhe objekte për të shfaqur nga familja e tij, të afërmit dhe dyqanet e pleshtave, disa prej tyre edhe sot aktive në lagjen Çukur Cuma ku dhe ndodhet muzeu.

Duke e përshkruar muzeun si “një vepër arti”, Ün?ör thotë se, “Prisja të shikoja dhomën e ndenjes, ku Tarik Beu dhe Nasibe Hanim qëndruan për tetë vite”, duke iu referuar prindërve të protagonistes femër të librit.

“Duke parë çdo kapitull të thënë (në muze), rast pas rasti më bëri që t’i lexoj ato kapituj”, shtoi ai

68-vjeçari Dorik Reznek, një akupunkturist ameriko-izraelit, erdhi në muze për herë të dytë në afro katër vjet, por këtë herë për t’ia treguar atë një miku të saj.

“Më pëlqen e gjithë atmosfera”, tha ajo, duke e lavdëruar atë për atë që nuk ka një buxhet të madh dhe se mban gjithçka më të thjeshtë sesa “bombastike”.

Propozimi për martesë
“Muzeu i Pafajësisë do të jetë përgjithmonë i hapur për të dashuruarit që nuk mund të gjejnë një vend tjetër për puthje në Stamboll”, shkroi Pamuk afër fundit të romanit të tij.

Në faqen e kundër, lexuesit gjejnë imazhin e një bilete për t’u stampuar në muze për një hyrje falas.

Ashtu siç e imagjinonte Pamuk, muzeu i tij është bërë tërheqës për të dashuruarit.

Ata Tuncer, i cili punon në dyqanin e muzeut që nga viti 2015, thekson se “për çdo vit ka një fluks të të dashuruarve në muzeun tonë në ditën e Shën Valentinit”.
Madje, thotë ai, muzeu ndër vite ka qenë dëshmitar i disa propozimeve për martesë,

Disa vizitorë madje kanë filluar një traditë të re, duke përdorur sirtarë në muze për të fshehur unazën e fejesës pak para se të mbërrijnë aty partnerët e tyre.

“Ne kemi vizitorë që u takuan këtu dhe u dashuruan. Ata vazhdojnë të vizitojnë muzeun për çdo vit”, shtoi Tuncer.

Sipas Idil Deniz Ergun, menaxhere e muzeut, “Muzeu i Pafajësisë” tërheq rreth 100 vizitorë për çdo ditë,

Për Pamuk, “dashuria është një ndjenjë që nuk ka nevojë të përkujtohet”.

“Romani ynë kërkon të kuptojë këtë ndjenjë. Ju jeni i etur për të dashuruar edhe kur nuk jeni i dashuruar. Ne i idealizojmë të dashuruarit dhe çiftet, pasi ata bazojnë lumturinë e tyre në dashuri. Ne po ashtu duam të jemi si dashnorë të devotshëm, çifte për të cilët ëndërrojmë. Por, historia jonë është pak më ndryshe. Ne duam të lexojmë histori të tjera të dashurisë për të kuptuar historinë tonë. Burimi i interesit për letërsinë e dashurisë është jeta jonë, pyetjet tona dhe frika. A na dashuron me të vërtetë dashnori ynë… ka heronj shumë më të devotshëm në romane”, shpjegon Pamuk.

Çfarë ndodh me ne kur biem në dashuri?
Për Pamuk, vepra e artit dhe letërsia duke u përqendruar në dashuri marrin dy qasje.

“Disa ngjallin rehati dhe ofrojnë katarsis për zemrën e thyer. E dyta, flasim për dashuri për të kuptuar se çfarë është”, tha ai.

“Çfarë ndodh me ne kur biem në dashuri? Protagonisti im Kemal mendon për këtë çështje. Muzeu i Pafajësisë u shkrua si një roman për të kuptuar ndjenjën e dashurisë, jo për ta ekzagjeruar atë. Por sigurisht, ka disa gjëra (në roman) që shumë i shohin si të ekzagjeruar”, tha Pamuk, librat e të cilit janë përkthyer në mbi 60 gjuhë dhe janë shitur mbi 2 milionë kopje në të gjithë botën.
Kur u pyet për ngjashmërinë e tij personale me protagonistin e tij, Pamuk tha se kjo është pyetja që ai merr më së shumti, duke shtuar se, “Unë e marr si kompliment”.

“Mendoj se njerëzit duan të thonë se askush nuk mund të shkruajë atë që kam shkruar unë pa e provuar. Unë shkruaj shumë ngadalë, duke menduar shumë gjëra në shkrimin tim për ta bërë atë të besueshëm. Edhe nëse ne nuk po përjetojmë dashuri në atë moment, ne mund ta përjetojmë atë duke lexuar”, shtoi ai.

Pamuk e përshkroi Kemal-in si dikush që “respekton dashurinë e tij dhe nuk heq dorë kurrë nga jo”.

“Nuk besoj te borgjezi që tallet me dashurinë e tij. Ajo që kalon Kemal nuk është një fiksim, por është dashuri. Të gjithë kemi nevojë për histori të mëdha të dashurisë, qoftë për të ngushëlluar veten, qoftë për të kuptuar dashurinë tonë”, thekson Pamuk.

Dashuria në epokën e internetit
Pamuk është optimist në lidhje me dashurinë në epokën e tanishme të internetit, ku shumë persona gjejnë çiftin duke përdorur shërbime të ndryshme në internet.

“Teknologjia nuk e vrau dashurinë. Nuk mendoj se ndjenja e dashurisë do të ndryshojë lehtë. Por, mënyrat për ta shprehur atë mund të ndryshojnë”, tha ai.

Duke kujtuar romanin e tij të mëparshëm “Emri im është i kuq”, i cili flet për epokën e shekullit të 16 në Stamboll, Pamuk iu referua një personazhi të quajtur Esther, një pedagog që mbart letra dashurie nga një shtëpi në tjetrën.

“Por tani në epokën e internetit, ju mund të shkruani letra dhe të merrni përgjigje në çdo kohë. Për shembull, ideja e një dashnori që pret për ardhjen e postierit ka mbaruar. Por dashuria nuk mbaron sepse nuk ka postier. Për më tepër, intensiteti i komunikimit nuk zvogëlon dashurinë dhe përkundrazi letërkëmbimi dhe duke parë njëri-tjetrin rrisin dashurinë. Të gjithë duan të besojnë se gjenerata e tyre janë ‘dashnorët e vërtetë’. Nuk besoj në shprehjen se dashuria e të vjetërve ishte më e mirë. Gjëja e rëndësishme është thellësia dhe vërtetësia e ndjenjave tona. Por, kur emocionet janë të thella dhe të vërteta, dhimbja po ashtu fillon sepse jeta nuk u përshtatet ëndrrave tuaja”, shpjegon Pamuk.

Blendi Fevziu viziton Thaçin dhe tjerët në Hagë

0

Në 13-vjetorin e vendimit të GJND’së për Pavarësinë e Kosovës, gazetari Blendi Fevziu ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Fevziu ka thënë se që të gjithë janë të bindur në pafajësinë e UÇK dhe se janë krenarë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

“Sot eshte 13 vjetori i konfirmimit te Pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Hages. Ne kete dite vizituam ish Presidentin e Kosoves Hashim Thaci dhe pershendetem 3 ish drejtuesit e tjere te UCK – se, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Te gjithe bashke jane te bindur ne pafajesine e UCK dhe krenare qe kane luftuar per lirine e Kosoves. @opinion.al #blendifevziu”, ka shkruar Fevziu.

Ndryshe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

“Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”.


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Kjo është vjehrra e Luiz Ejllit

0

Njihuni me vjehrrën e Luiz Ejllit.

Kiara Tito ka postuar sonte një foto me nënën e saj në Instagram, duke u bërë kështu menjëherë meme e rrjeteve sociale

Derisa të gjithë i kemi parë në Big Brother VIP Albania, përfshirë nënën e Luizit, pastaj babanë dhe vëllain e Kiara Titos, një person ende nuk ishte shfaqur publikisht nëpër media.

Bëhet fjalë për nënën e Kiara Titos.

Në një postim që ajo ka bërë sonte në rrjetet sociale fansat janë njoftuar për herë të parë me nënën e saj, por edhe me vjehrrën e këngëtarit Luiz Ejlli.

Kjo vonesë e njoftimit me nënën e Kiarës ka bërë që shumë fansa të aludojnë se ajo nuk është një fanse e madhe e Luizit, për dallim nga babai i Kiarës dhe vëllai që janë parë të jenë më të afërt këto ditë me këngëtarin që mori zemrat e publikut shqiptarë gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë se edhe për nënën e Luizit mediat disa herë kanë shkruar duke thënë se edhe ajo nuk është se e ka shumë qejf Kiarën.

Pavarësisht kësaj, Luizi pritet që këto ditë ta lanson këngën e tij të tretë që do të jetë dedikim për moderatorën dhe modelën shqiptare, Kiara Tito – e cila tashmë e ka marrë mbiemrin e burrit të saj Ejlli – gjatë kurorëzimit me martesë të tyre në tarrasën e prefekturës së Tiranë më 6 maj, natën finale të Big Brother VIP Albania.


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Para të falsifikuara në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar disa para të falsifikuara të cilat ishin duke qarkulluar në treg.

Rasti i konfiskimit të parave ka  ndodhur në  Rahovec.

Lidhur me rastet policia ka nisur hetimet.

Rr. Mulla Cufa, Rahovec 21.07.2023 – 13:50. Ankuesja f/k zyrtare e bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 34 euro para metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

I riu që vdiq dje nga aksidenti në Panorc, varroset sot pasdite

0

I riu Dhurim Bajrami ka humbur jetën pasi humbi kontrollin mbi makinën e tij.22 vjeçari ndërroi jetë në aksidentin që ndodhi në fshatin Ponarc të Malishevës, dje rreth orës 12:30.

“Ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në deklarimin e Policisë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në 17:00, në varrezat e fshatit Panorc.


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com