Prizren/Digjitalizimi i shërbimeve, mërgimtarët nuk humbin kohë për dokumente

Bashkatdhetarët që jetojnë në vendet e perëndimit kanë nisur të vijnë në atdhe për pushimet e verës. Por mes tjerash, ata marrin dhe shumë shërbime me dokumente në komunën e Prizrenit. Ata janë të kënaqur me shërbimet dhe pohojnë se aty nuk po kanë vonesa.

 

Shpejt dhe lehtë thonë se po kryejnë punë në komunë edhe qytetarë të tjerë që jetojnë në Prizren.

Funksionimi i shërbimeve online ka bërë që në drejtorinë e administratës të mos krijohen radhë të pritjes.

“Ne si drejtori e administratës, por edhe si komunë, jemi të përgatitur për pritjen e tyre. Në vitin e kaluar kemi punuar edhe gjatë ditëve të shtune. Jemi duke e analizuar punën se a do të punojmë gjatë vikendeve apo jo, pasi shërbimet online janë rritur dhe nuk është fluksi i viteve të kaluara. Mirëpo, në koordinim me stafin të gjithë jemi përgatitur dhe besoj që javën e ardhshme do të vendosim”, ka thënë Edin Shehu, drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit.

Ai gjithashtu i tha RTK-së se në qendrën për një ndalesë, janë kryer mbi 180 mijë shërbime.

Ajo që vlen të theksohet është se janë mbi 90 mijë shërbime të gjendjes civile që janë kryer në periudhën janar – qershor 2023.rtk


 

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit