Liria përforcohet me portierin Arlis Shala

Skuadra e sapongritur në Superligë, Liria është përforcuar me portierin Arlis Shala. Njoftimi ka ardhur nga klubi prizrenas.

Pronari i klubit, Rahman Kiqe ka premtuar se edicionin e ri Liria do të jetë ekip konkurues.

“Po e kompletojmë skuadrën transfer pas transferi. Do të bëjmë një ekip konkurues. Javën që vjen pritet arritja e futbollistëve cilësorë që do ta bëjnë dallimin”, ka thënë ai.

Futbollisti më i ri i Lirisë duke u shprehur i kënaqur me marrëveshjen ka thënë se shpreson që klubi t’i arrijë synimet.

“Jam i lumtur për marrëveshjen.Liria, është mundësi e mirë. Pres që krahas ngritjes profesionale, të arrijmë objektivat me klubin”, ka thënë shtatëlarti Shala.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit