Moti sot me diell dhe vapë, temperatura deri në 36 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 33 dhe 36 gradë Celsius.

“Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius”.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit