16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria.

Ato, dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

E varësisht nga rezultatet e testeve, AUV do të ndërmarr edhe veprime. Kështu ka thënë për Telegrafin një ditë më parë, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Si AUV kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. Përveç kontrollit të rregullt dhe analiza rutionre, në këtë rast janë marrë mostra /kampione përfaqësuese të regjioneve të caktuara prodhuese prej nga importohen këto produkte, të njëjtat janë dërguar në laboratorë jashtë vendit me qellim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve (Përcaktimi i nivelit maksimal të mbetjeve-MRL në produkt). AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve të testeve analitike, varësisht nga gjetjet do të merren veprime/masa zyrtare”, ka thënë Thaçi.

Telegrafi ka pyetur në Doganën e Kosovës, se sa ka qenë sasia e domateve të importuara nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas statistikave të dhënave nga Dogana e Kosovës të publikuara në ueb-faqe, në periudhën janar-qershor, nga Shqipëria janë importuar rreth 4.5 milionë kilogramë domate, vlera e të cilave kap shifrën e 3 milionë e 029 mijë e 462 euro.

 

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, importi më i madh i domateve në këtë periudhë është bërë nga Turqia, ku janë importuar 5,110,931.00 kilogramë në vlerë prej 4 milionë e 521 mijë e 356 euro.

Pas Shqipërisë dhe Turqisë, Kosova ka importuar domate edhe nga Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në total nga 1 janari i këtij viti e deri më sot 8 qershor, në territorin e Kosovës nga këto vende janë importuar 9,904,735.00 kilogramë domate në vlerë prej 7 milionë e 741 mijë e 532 euro.

Taksat që i janë paguar shtetit të Kosovës nga këto importe janë 1 milionë e 722 mijë e 096. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit