13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1585

Quni thotë se raporti i Kurtit me SHBA-të mund të jetë edhe personal

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se qasja e kryeministrit Albin Kurtit ndaj SHBA-ve mund të jetë edhe personale.

Ai të mërkurën, nuk ka sqaruar se për çfarë çështje personale bëhet fjalë.

”Kjo është një ndër temat që më së shumti diskutohet, për të cilën është e vështirë me dhënë përgjigje. A janë të natyreës personale, apo është ndonjë lloj taktizimi”, ka thënë Quni.

Deputeti opozitar, po ashtu ka deklaruar se kurrë nuk është imagjinuar që Kosova mund ta ketë këtë raport me SHBA-të.

”Një situatë e paimagjinueshme, nuk është menduar se shteti do të udhëhiqet nga personalitete që nuk i marrin në konsideratë këshillat, vërejtjet, iniciativat e SHBA-ve”, ka thënë Quni.

Ka shtuar po ashtu që Kurti duhet t’i rishikojë vendimet e tij në raport me Veriun.

Zyrtare: Liria e Prizrenit mbetet në Superligë, FFK ia refuzon ankesën Ferizajt

0

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka refuzuar ankesën e Ferizajt, kësisoj Liria e Prizrenit mbetet në Superligën e Kosovës.

Ferizaj u ankua pasi Liria futi në ndeshjen e barazhit disa lojtarë të cilëve u kishte skaduar kontrata më 31 maj.Sidoqoftë, FFK ka refuzuar këtë ankesë pasi futbollisti Liridon Fetahaj ka qenë i licencuar për të gjithë edicionin.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Ferizaj – nga Ferizaj dhe ndeshja e barazhit në mes KF Ferizaj dhe KF Liria regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni”.

A r s y e t i m

“Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur me datë 07.06.2023, me rastin e regjistrimit të kësaj ndeshje, konstatoi se KF Ferizaj ka ushtruar ankesë duke kontestuar rregullsinë e kësaj ndeshje për shkak se lojtari Liridon Fetahaj me ID.00636M91 është paraqitur në ndeshje pa të drejtë, për shkak të skadimit të kontratës. Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se: Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71, paragrafi 1, të Regullorës së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën. Se, Komisioni i Garave në ecurinë e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të vendimmarjes ka kërkuar deklarata nga zyrtarët kompetent të FFK-së. Bazuar në kushtet e përgjithshme për gara dhe sipas nenit 13 të Rregullores së Garave, viti garues fillon më 01 korrik , ndërsa përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i ndarë në dy stinor – vjeshtor dhe pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe juridikisht kualifikohet si ndeshje e stinorit pranveror që është brenda edicionit të garave për vitin 2022-2023. Po ashtu edhe sipas nenit 29 të Propozicioneve të Garave lojtatri Liridon Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e palës ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e KF Ferizaji, refuzohet si e pabazuar dhe ndeshja e barazhit mes KF Ferizaj dhe KF Liria, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë, në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria. Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitiv”.

Ferizaj ka të drejtë që tani të kundërshtojë këtë vendim duke u ankuar te Komisioni Disiplinor i FFK-së brenda tre ditëve.

“Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Raporti: Haaland lojtari më i shtrenjtë në botë, Mbappe i 10-ti

0

Erling Haaland kryeson listën e futbollistëve më të vlefshëm në botë. Sulmuesi 22-vjeçar norvegjez ka shijuar një sezon të parë të jashtëzakonshëm te Manchester City në të cilin ai ka shënuar 52 gola.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund ishte kurorëzuar tashmë kampion i Premier League para se të ndihmonte ekipin e tij të mposhtte Manchester United 2-1 në finalen e FA Cup në “Wembley” të shtunën.

Është vetëm Inter-i në finalen e Champions League këtë fundjavë që qëndron në rrugën e tij dhe “Qytetarëve” që pretendojnë një tripletë historike.

Tani, një raport i Observatorit të Futbollit, CIES, ka vlerësuar se Haaland është lojtari më i shtrenjtë i futbollit botëror. Raporti bazohet duke përdorur shifra të tilla si mosha, performancat dhe kohëzgjatja e mbetur e kontratave për të përcaktuar vlerat e lojtarëve.

Haaland, i cili është i lidhur me City-n deri në vitin 2027, kryeson grupin me një vlerë transferimi prej 210.8 milionë paund. Ai ndiqet nga afër nga sulmuesi i shkëlqyer brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, i cili është nën kontratë deri në verën e ardhshme, i cili është vlerësuar në 168.9 milionë paund.

Ylli i Arsenal-it, Bukayo Saka, 21-vjeçari i cili së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re me “Topçinjtë” deri në vitin 2027, vjen i treti.

Sulmuesi anglez vlerësohet me 168.5 milionë paund, ndërsa shoku i tij i skuadrës nga “Tre Luanët”, Jude Bellingham, e ndjek nga afër në vendin e katërt. Mesfushori i Dortmund-it vlen 163.6 milionë paund, ndërsa një nga bashkëlojtarët e tij të rinj të mundshëm gjendet në vendin e radhës.

Anësori brazilian 22-vjeçar i Real-it, Rodrygo, është nën kontratë në “Bernabeu” deri në vitin 2025. Dhe këto përllogaritje të fundit e vlerësojnë atë në një vlerë 158.8 milionë paund.

Ndërkohë, asi i ri i Manchester City, Phil Foden, vjen në vendin e nëntë me 143.5 milionë paund, dhe kjo e ka konsideruar atë më të vlefshëm se superylli Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez i PSG-së, i cili nënshkroi një marrëveshje të re verën e kaluar për të qëndruar në “Parc des Princes” deri në vitin 2024, thjesht hyn në dhjetëshen e parë.

Ai thuhet se ka një vlerë prej 140.4 milionë paund, edhe pse kjo së shpejti mund të rritet nëse Real Madrid përfundimisht e transferon atë këtë verë.

Përsa i përketë ligave kryesore të futbollit, në top 10-she Premier League përfaqësohet nga tre lojtarë, La Liga nga katër, Bundesliga nga dy dhe Ligue 1 nga një. Ndërkohë nuk ka vend për Serie A.

Lojtari më i vlefshëm në Serie A është Rafael Leao i Milan-it. Portugezi renditet në vendin e 16 me një vlerë mbi 110 milionë paund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post 

Aksident në Prizren, katër të lënduar

0

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, në një aksident trafiku në Prizren.

Tre prej ture janë liruar në shtëpi, kurse një është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm

Prizren 06.06.2023 – 12:30. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe tre pasagjerë, pas marrjes se tretmanit mjekësor tre nga ta janë liruar ndërsa një ka mbetur për shërim të mëtutjeshëm.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Qeveria miraton Projektligjin për Fondit Sovran, Kurti: Kjo nismë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë

0

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Në mbledhje të qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo nismë do të rezultojë me një stabilizim të ekonomisë.

“Viti 2017 është viti kur për herë të parë avukojmë për idenë e Fondit Sovran. Në fillim të qeverisjes tonë të mirë, në vitin 2021 miratuam koncept dokumentin mbi fondin sovran të përgatitur nga grupi i ekspertëve i udhëhequr nga profesor Besnik Pula. Sot jetësojmë Fondin Sovran me miratimin e Ligjit për Fondin Sovran”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e tij parave ministrave, ai ka përmendur të mirat e këtij fondi.

“Qeveria e jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni, duke besuar se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimit të benifiteve për shtetin, përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë. Të gjitha këto me qellim të një transforimimi makroekonomik”, ka thënë Kurti.

Çeku: Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për të gjithë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, mediat dhe qytetarët për kërkesat e fundit pas tensioneve në veri.

Çeku ka thënë se mbajnë takime të rregullta të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kanë diskutuar shumë çështje, përfshirë edhe tensionet e fundit në komunat veriore.

“Kryesia e VV-së mban takime të rregullta. Në të gjitha këto takime diskutohen të gjitha, përfshirë edhe çështjet e fundit. Këtu është ndërtesa e Qeverisë. Nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, ka thënë Çeku në konferencë për media të mërkurën.

Ndërkombëtarët po kërkojnë që Kosova ta largojë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalë në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit.

Liria e Prizrenit e quan absurde ankesën e Ferizajt, thotë se lojtarët i kanë të regjistruar deri në qershor në FIFA Connect

0

Liria e Prizrenit e ka quajtur absurde ankesën e Ferizajt duke u arsyetuar se lojtarët e tyre kanë kontrata deri më 30 qershor në FIFA Connect.Kështu deklaroi se paku presidenti i klubit Qemal Krasniqi.

Ferizaj bëri ankesë te organi i FFK-së shkaku që Liria e Prizrenit në ndeshjen e barazhit luajtën me katër futbollistë të cilëve u skadon kontrata më 30 maj.

Krasniqi për Nacionalen tha se lojtarët i kanë të regjistruar deri më 30 qershor dhe se të gjithë janë në rregull, pasi edhe janë licencuar nga FFK-ja.

“Fillimisht mund të them se kjo që ka ndodhur është absurde. Ne të gjithë lojtarët i kemi të regjistruar në FIFA Connect deri më 30 qershor, pra askush nuk mund të largohet para kësaj date pavarësisht që disa kontratë skadojnë më 31 maj”.

“Ne kemi diskutuar me disa në FFK, pra juristë dhe na kanë thënë që jemi në rregull dhe besoj shumë që kjo do të dëshmohet. FFK na ka licencu pasi jemi në rregull. Nuk është që na kanë thënë shkoni vazhdojani lojtarëve kontratën edhe për një muaj, por na licencuan”.

Tutje, ai shtoi se shumë klube i kanë të regjistruar lojtarët deri më 30 maj dhe që një situatë e tillë ka ndodhur edhe në kampionatet e tjera, duke përmendur një rast te Galatasaray i Turqisë.

“Më vjen keq prej Ferizajt, por ne jemi Liria dhe është dashur të fitojnë në fushë. E pamë si fituan ndaj Dukagjinit, por ne e merituam rikthimin. Shumica e klubeve në Kosovë kontratat e futbollistëve i kanë deri më 31 maj, veç kush rren. Ndoshta këto klubet që kanë luajtur në Evropë mund të jenë paksa më rregull, por 90 për qind i kanë deri më 31 maj”.

“Nuk jemi vetëm Kosova me një situatë të tillë. Në Turqi një lojtar i Galatasarayt luajti më 4 qershor pavarësisht që kontrata i skadonte më 31 maj. Por ne jemi ku jemi dhe bëhen këso gjërash”.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar i FFK-së pritet të merret të mërkurën.Gazeta  Nacionale.

Zhduket një femër në Bresanë të Dragashit

0

Një femër nga fshati Bresanë është raportuar e zhdukur në policinë e Dragashit.

Policia po e heton rastin.

Bresana, 04.06.2023 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ana Kabashi josh në pozat me bikini

0

Ana Kabashi arrin të jetë pjesë e faqeve rozë sa herë që shpërnda imazhe tërheqëse në rrjetet sociale.

Krahas karrierës muzikore, këngëtarja është e njohur për figurën e admiruar trupore.

Më shumë se 200 mijë fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram dhe i presin me padurim postimet e reja.

Gjatë të martës, autorja e hitit “Je e vetmja dashuri” i ka publikuar disa fotografi me bikini nga pushimet që nuk e lënë askënd indiferent.

Derisa nuk ka munguar edhe një fotografi e përbashkët me motrën, Arta Kabashi, Ana ka ardhur me poza atraktive me një edicion tjetër me bikini të verdha.

Si ishte bota kur West Ham arriti për herë të fundit në një finale evropiane

0

Pas një paraqitjeje të madhe në Holandë duke kaluar AZ Alkmaar muajin e kaluar, West Ham tani do të përballet me Fiorentina-n në finalen e Europa Conference League të mërkurën. Një ecuri befasuese në gjysmëfinalen e Europa League sezonin e kaluar u ndërpre pak para pengesës së fundit, kështu që ne jemi duke u thelluar në historinë e “Çekiçëve” në kontinent dhe shtrojmë pyetjen, kur West Ham luajti për herë të fundit në një finale europiane?

Kur luajti West Ham për herë të fundit në një finale evropiane?

Stadiumi “AFAS” i AZ Alkmaar është famëkeq për skenat e shëmtuara në rënien e bilbilit të fundit nga tifozët e tyre fanatike që pothuajse e lanë në hije atë që ishte një natë e lavdishme në historinë e West Ham.

Me skuadrën holandeze që humbi vetëm dy ndeshje në shtëpi gjatë gjithë sezonit dhe mburret me një ecuri të pamposhtur në Evropë kur luan në rajonin e Zaan, profesionalizmi dhe menaxhimi i lojës së anglezëve ishte ai i konkurrentëve me përvojë.

Historikisht, “Çekiçët” kanë një rekord të lavdërueshëm në Evropë duke arritur në dy finale të veçanta në mesin e viteve 1960 dhe 70.

E para erdhi në vitin 1965, ku një formacion tërësisht anglez me Kupën e Botës të Anglisë me yje si Geoff Hurst dhe kapitenin Bobby Moore mundi Munchen 1860 në “Wembley”, në Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane.

11 vjet më vonë, ata do të gëzonin edhe një herë një ecuri spektakolare në finale, ku një skuadër me Frank Lampard, Billy Bonds dhe Trevor Brooking përfundoi nënkampione pas humbjes 4-2 kundër Anderlecht.

Intertoto Cup in 1999. Photo: Unknown

Ata ishin gjithashtu një nga tre skuadrat e suksesshme në Kupën Intertoto në 1999, megjithëse ky ishte efektivisht një turne veror për të përcaktuar kualifikueset për Kupën UEFA.

Si ishte bota në herën e fundit që West Ham u paraqit në një finale evropiane?

Ka disa ngjarje interesante që kanë rrjedhur përgjatë viteve teksa koha kalon që nga ajo finale e fundit e luajtur nga West Ham. Por, cilat janë ngjarjet më interesante të asaj kohe?

Steve Jobs dhe Steve Wozniak formuan kompaninë e famshme “Apple”. “Enterprise”, anija e parë kozmike e NASA-s, u zbulua katër muaj pas humbjes së West Ham.

Fluturimet e para komerciale të “Concorde” nisen në janar të të njëjtit vit. Printeri i parë lazer i prezantuar nga IBM.

Gjithashtu thatësira e madhe e vitit 1976, vera më e thatë për 350 vjet në atë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, ishte duke u zhvilluar mirë në kohën kur West Ham u rreshtua në finale.

Çmimi mesatar i shtëpisë në Britani asokohe ishte rreth 10,200 paund. “McDonald’s” kishte vetëm dy vjet në Mbretërinë e Bashkuar. Një litër birrë do t’ju kthente rreth 72 qindarka. Dhe, vetëm gjysma e popullsisë kishte një telefon fiks. Albanian Post