6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1602

Mbappe nuk largohet nga PSG-ja

0

Kylian Mbappe ka premtuar se do të qëndrojë në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm, pasi u shpall Lojtari i Vitit në Ligue 1 për të katërtën herë radhazi.

Sulmuesi është lidhur me një largim nga skuadra franceze, me Real Madridin që raportohet se është ende i interesuar për lojtarin pasi ai refuzoi që ata të nënshkruajnë një marrëveshje të re me PSG.

Megjithatë, ai thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Ligue 1 këtë verë.

“Vitin e ardhshëm do të luaj në Paris Saint-Germain, kam ende një kontratë, do ta respektoj kontratën time”, u tha ai gazetarëve.

Mbappe bëri premtimin pasi u kurorëzua Lojtari i Vitit në Ligue 1 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNFP për herë të katërt radhazi.

24-vjeçari u emërua gjithashtu në Skuadrën e Vitit së bashku me Lionel Messin, i cili humbi ngjarjen për të marrë pjesë në një koncert të Coldplay në Barcelonë.

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Prizrenit.

Këto janë të gjitha rastet:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 27.05.2023-18:22. Me 28.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 28.05.2023-22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Gllogoc 28.05.2023-23:11. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 28.05.2023-09:00. Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

“Loyola-Gymnasium” për herë të dytë “Supershkollë”

0

Dymbëdhjetë nxënës të “Loyola-Gymnasium” kanë udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të programit të shkëmbimit “Supershkollat”, zbatuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor – RYCO.

Këta nxënës do të qëndrojnë një javë në Gjimnazin Françeskan të Visokos, ku do të kenë rastin të njihen për së afërmi me kulturën dhe traditën e qytetit si dhe të shkëmbejnë përvoja të mësimnxënies.

Ky është viti i dytë që “Loyola-Gymnasium” është përfitues i grantit “Supershkollat”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve

0

Arkëtarët e marketeve në Kosovë, shpeshherë dënohen me pagë nga punëdhënësi, për shkak se në rafte u gjendet mall pa afat. Këtë e konfirmon Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës. Ndërkohë, përfaqësuesit e bizneseve fajësojnë punëtorët, derisa thonë se pronarët nuk janë të interesuar që të shesin produkt me afat të skaduar.

Padrejtësitë me të cilat përballen punëtorët e sektorit privat, e në veçanti ata që punojnë në rrjetin e marketeve në Kosovë janë të shumta. Përveç pagës së ulët dhe orarit të stërzgjatur, ata shpeshherë dënohen në pagë, nga punëdhënësi. Ndonëse nuk flasin hapur para mikrofonit, disa nga ta i thanë Radio Kosovës se janë dënuar në pagë për shkak të mallit pa afat në rafte.

Albulena, shitëse në një nga marketet e mëdha në Prishtinë, tha se dy herë është dënuar në pagë, për këtë arsye.

E këtë e pohojnë edhe përfaqësues nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës. Kryetari Jusuf Azemi duke folur për Radio Kosovën thotë se punëtorët shitës kryesisht në arkë janë femra. Ai thotë se nga to ka marrë konfirmim se mallin e prishur e faturojnë dhe në fund u ndalet nga paga e tyre.

“Në markete kryesisht punësojnë gjininë femërore, dhe kur i pyeta për mallin që prishet në periudha të caktuara, ato deklaruan se këtë mall e faturojnë dhe atë mall duhet ta paguajnë punëtorët. Në një mënyrë nëse kemi një prishje të mallit brenda një objekti 500 euro, dhe ai 500 euro përpjesëtohet me numër të punëtorëve që janë, dhe këtë mall e paguajnë punëtorët. A ka krim më të madh se pronari i kompanisë nga puna e merr fitimin e pastër, e nëse ndodh diçka, atë humbje duhet ta paguajnë punëtorët gjë që edhe ashtu në markete e kanë një pagë mesatare diku 230-250 euro”, tha Azemi.

Por, në mbrojte të bizneseve është përfaqësuesi i tyre, Agim Shahini. Duke folur për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se kontrata parasheh që punëtori të mos jetë vetëm në pikën e shitjes, por edhe të kontrollojë mallin para skadencës. Ai thotë se për shkak të papërgjegjshmërisë së punëtorëve, dënohet punëdhënësi nga institucionet përkatëse.

“Në kontratë shkruan se në vend të punës ai apo ajo duhet t’i përcjellë edhe produktet me afat paraskadimit, dhe nuk ka pronar të biznesit që produktet e veta t’i mban në pikën e shitjes me afat të skaduar, por për shkak të punëtorëve të papërgjegjshëm ata bien ndesh me ligjin dhe dënohen. Kjo, është një kundërpërgjigje e asaj që punëtorët nuk duhet të shkojnë vetëm të shesin, por edhe të përcjellin edhe afatet e skadimit dhe në raste se ato janë me një afat më të shkurtër, ato duhet të largohen apo të shiten me aksione”, tha Shahini.

Përfaqësues të bizneseve theksojnë se punëtorët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë kontratën të cilën e nënshkruajnë, për t’i shmangur pakënaqësitë që mund të krijohen.

Gjendet burri i zhdukur në Prizren

0

Policia e Kosovës njoftoi se është gjetur të dielën një burrë nga Prizreni, që është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,  i cili tha se se viktima me familjarët e tij janë paraqitur në stacionin policor rreth orës 12:10, ndërsa ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po sot me datë 28.05.2023, rreth orës 12:10 familjarët bashkë me viktimën janë paraqitur në stacionin Policor të Prizrenit. Viktima ishte mirë dhe shëndosh. Pas intervistimit, viktima bashkë me dëshmitarin janë liruar”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.

Ndryshe, policia në raportin ditor të së dielës kishte bërë të ditur se një burrë nga Lubiqevë e Prizrenit është zhdukur të premten, ndërsa të shtunën rastin në polici e ka lajmëruar babai i personit në fjalë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Turqit festojnë fitoren e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale – festë kishte edhe në Prizren

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet në Turqi, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të vendit dhe të dhënave jozyrtare nga Agjencia shtetërore Anadolu.

Fitorja e tij erdhi në një balotazh të tensionuar pasi ai nuk arriti të sigurojë me shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj, përcjell Telegrafi.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Erdogan mori 52.14 për qind të votave në raundin e dytë të dielën, duke mposhtur kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, i cili fitoi 47.86 për qind, sipas Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve.

Rezultati pritet të konfirmohet në ditët në vijim.

 

Këto zgjedhje “vulosin vendin e Erdoganit në histori”, ndërsa ai zgjat qëndrimin në pushtet 20-vjeçar për pesë vjet të tjera.

Ai kishte tejkaluar tashmë presidencën 15-vjeçare të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

 

Kështu, Erdogan u shfaq jashtë rezidencës së tij në Uskudar të Stambollit, ku këndoi përpara se të falënderonte një turmë adhuruese.

 

Ai shtoi se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit ishin “fituesit” e dy raundeve të votimit më 14 dhe 28 maj.

 

Më pas ai u drejtua për në Ankara, ku iu drejtua mbështetësve në pallatin presidencial. Erdogan uroi turmat dhe u tha atyre se çështja më urgjente me të cilën përballet vendi aktualisht ishte inflacioni, përpara se të shtonte se nuk ishte një problem i vështirë për t’u zgjidhur.

Erdogan shtoi se shërimi i plagëve të tërmeteve të shkurtit dhe rindërtimi i qyteteve dhe qytezave të shkatërruara nga fatkeqësia natyrore do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet e tij.

Dhe pas shpalljes së fitores, në disa vende të Turqisë ka filluar festa.

Por një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vende të tjera ku jetojnë turqit – dhe jo vetëm, përfshirë Kosovën, përkatësisht në Prizren. /Telegrafi/

Parashikimi i motit për këtë javë

0

Në Kosovë në këtë javë pritet të mbajë mot i ngjashëm me të javës së kaluar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.

“Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuajse çdo ditë, por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Në shumë zona të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcillen me stuhi dhe breshër.

Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit – pamje nga festa

0

Skuadra e Ballkanit është kurorëzuar me titullin e kampionit për edicionin e garave 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Portokallezinjtë e Suharekës e festuan titullin e dytë në histori të klubit para tifozëve të vet, pas ndeshjes së fundit të edicionit kundër Gjilanit (0:0), pasi titullin e kishin siguruar dy xhiro më herët.

Trofeun e kampionit për dy kapitenët e skuadrës, Edvin Kuç dhe Armend Thaçi e dorëzuan presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtorin gjeneral të Albi Mall, Sutki Humolli, derisa medaljet për kampionët i ndanë edhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Ballkani e mbrojti titullin e kampionit, duke e mbyllur edicionin me 73 pikë, tri më shumë se përcjellësja më e afërt Drita. Ndërkohë, nga elita pas Drenicës, me rezultatet e ndeshjeve të sotme u përshëndet edhe Trepça’89, e cila përkundër fitores kundër Prishtinës (2:1) nuk arriti t’i shmanget pozitës së nëntë, ngase fitores realizoi edhe Ferizaj në duel me Dukagjinin (2:1).

Kësisoj, në ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë do të luajë Ferizaj kundër skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë.

  

Abrashi, Von Cramonit: Për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, i kemi qebapat e mirë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, për qasjen e ashpër ndaj Policinë e Kosovës në Zveçan.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, duke i përmendur edhe qebapat.

“Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira”, ka shkruar Abrashi.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kuvendin e Punës së degës së AAK-së në Prizren, duke u shprehur se për të është emocion i veçantë të  jetë aty.

Haradinaj tha se kanë shpalosur nismën legjislative për kryeqytetin, siç e quajtu ai, historik

“Emocion i veçantë të jem në Prizren, në Kuvendin e Punës së Degës së Aleancës në këtë qytet, ku shpalosëm nismën legjislative për kryeqytetin historik, propozimet për organizimin struktural të degës dhe propozimet për plotësim-ndryshimet për platformën politike programore të Aleancës”.

“Gjatë prezantimit të kornizës për avancimin e konceptit të kryeqytetit historik – Prizrenit, theksova se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi, qoftë përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore apo në zhvillimin e fushës së trashëgimisë dhe ngjarjeve kulturore-artistike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se Prizrenit me Aleancën në qeverisje, do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik.

“Ashtu siç Prishtinës i dhamë Ligjin duke i ofruar mundësinë për zhvillim, edhe Prizrenit qeverisja e Aleancës do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik”.

“Kryetarin Besnik Krasniqi dhe strukturën udhëheqëse të degës i përgëzova për angazhimin e drejtë në interes të qytetarëve të Prizrenit!”, është shprehur tutje Haradinaj.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona