Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit – pamje nga festa

Skuadra e Ballkanit është kurorëzuar me titullin e kampionit për edicionin e garave 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Portokallezinjtë e Suharekës e festuan titullin e dytë në histori të klubit para tifozëve të vet, pas ndeshjes së fundit të edicionit kundër Gjilanit (0:0), pasi titullin e kishin siguruar dy xhiro më herët.

Trofeun e kampionit për dy kapitenët e skuadrës, Edvin Kuç dhe Armend Thaçi e dorëzuan presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtorin gjeneral të Albi Mall, Sutki Humolli, derisa medaljet për kampionët i ndanë edhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Ballkani e mbrojti titullin e kampionit, duke e mbyllur edicionin me 73 pikë, tri më shumë se përcjellësja më e afërt Drita. Ndërkohë, nga elita pas Drenicës, me rezultatet e ndeshjeve të sotme u përshëndet edhe Trepça’89, e cila përkundër fitores kundër Prishtinës (2:1) nuk arriti t’i shmanget pozitës së nëntë, ngase fitores realizoi edhe Ferizaj në duel me Dukagjinin (2:1).

Kësisoj, në ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë do të luajë Ferizaj kundër skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë.

  

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit