11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Fury i kërkon Joshuas luftë në shtator: Eja t’ia japim botës atë që dëshiron ta shohë

Kampioni i botës për peshat e rënda Tyson Fury thotë se dëshiron të përballet me britanikun Anthony Joshua dhe që këtij të fundit i ka bërë ofertën zyrtare për shtator.

Fury nuk ka boksuar që kur mposhtu Derek Chisoran në “Tottenham Hotspur Stadium” në dhjetor.

Një përballje me Oleksandr Usyk ishte e paraparë të zhvillohej në dhjetorin e vitit 2023, mirëpo ka dështuar. Kësisoj, Fury është rikthyer sërish në vëmendje duke e sfiduar Joshuan.

“Para disa ditëve i dërgova kontratën Anthony Joshuas për një luftë në shtator në Wembley”, shkroi Fury.

Ndërkohë, në Instagram ai shtoi: “Është betejë që të gjithë duan ta shohin, përfshirë veten time”.

“Eja AJ le t’i japim botës atë që duan të shohin. Këtë herë nuk do të bëj një milion video dhe të të bëj presion. Topi është në duart e tua”.

Një betejë mes Furyt dhe Joshuas është përmendur me qindra herë, por asnjëherë nuk është realizuar.

Fury herën e fundit vendosi ultimatum në shtator, që nuk u plotësua dhe atëherë kishte deklaruar: “Zyrtarisht ka përfunduar për Joshuan. Harrojeni. Gjithnjë e kam ditur se nuk ke forcën për t’u përballur me ‘Gypsy King”.

Fury ka 33 fitore dhe një barazim në 34 meçe derisa Joshua ka të regjistruara 25 fitore dhe tre humbje në karrierën profesionale.

Më Shumë

Lajmet e Fundit