5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1604

Sot përfundon Superliga e Kosovës në futboll

0

Do të zhvillohen sot ndeshjet e xhiros së 36 dhe të fundit në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin garues 2022-23.

Kmapioni, nënkampioni dhe skuadrat që marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm tashmë janë të përcaktuara.

Ballkani është kampion për herë të dytë radhazi, Drita nënkampion kurse Gjilani si skuadra e tretë do të luajë sezonin e ardhshëm në garat evropiane, raporton KosovaPress.

Vëmendja kryesore do të jetë tek skuadra e fundit të tabelës me Ferizajn dhe Trepçën ’89 që janë në luftë për t’i ikur rënies në Ligën e Parë.

Ferizaj ka 38 pikë më vendin e tetë dhe ballafaqohet sot me Dukagjinin, kurse Trepça ’89 ka një pikë më pak në vendin nëntë dhe luan sot kundër Prishtinës.

Këto janë të gjitha ndeshjet:

Trepça ’89-Prishtina

Malisheva-Llapi

Gjilani-Ballkani

Ferizaj-Dukagjini

Drenica-Drita

Të gjitha ballafaqimet nisin nga ora 15:00.

Messi thyen tjetër rekord të Ronaldos

0

11-të të Ligue 1 me një barazim në Strasburg.

Messi me golin që shënoi në mbrëmjen e së shtunës, është i 496 në top pesë ligat kryesore të Evropës, kështu e kaloi Cristiano Ronaldon, që ka 495.

Argjentinasi deri më tani me fanellën e Paris Saint-Germainit, ka realizuar 32 gola.

Ai pritet të largohet këtë verë nga Parisi, pasi pati mospajtime me drejtuesit e PSG-së.

Messi është lidhur me një kthim në Barcelonë, dhe me një transferim në Arabinë Saudite, pasi u raportua se Al-Hilal i ka ofruar një kontratë prej 522 milionë eurove.  /Klankosova.tv.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, sot vendoset nëse Erdogan do të jetë në pushtet edhe për pesë vjet

0

Turqit sot po voton në një balotazh të rëndësishëm presidencial për të vendosur nëse Recep Tayyip Erdogan duhet të mbetet apo jo në pushtet pas 20-vjetësh.

Kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu, i mbështetur nga një aleancë e gjerë opozitare, e ka quajtur votimin si një referendum mbi drejtimin e ardhshëm të Turqisë.

Erdogan, i cili është favorit për të fituar, premton një epokë të re për shtetasit e tij. Por çështja më urgjente është inflacioni i shfrenuar dhe kriza e kostos së jetesës.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 17:00 me orën lokale. Mërgimtarët turq në Evropë dhe ShBA kanë dhënë votat e tyre tashmë.

 

 

Pjesëmarrja në rundin e parë ishte 88.8% mbresëlënëse dhe epërsia e Erdogan ishte për 2.5 milionë vota.

Përpara balotazhit, Kilicdaroglu akuzoi rivalin e tij për lojë të ndyrë, duke bllokuar mesazhet e tij me tekst për votuesit teksa thoshte se mesazhet e presidentit kalonin.

Partitë opozitare kanë dërguar një ushtri vullnetarësh në një përpjekje për të siguruar që të mos ketë manipulime votash.

Vëzhguesit ndërkombëtarë folën për një shesh lojërash të pabarabartë pas raundit të parë. Por nuk kishte asnjë sugjerim se ndonjë parregullsi në votim do të kishte ndryshuar rezultatin, shkruan BBC.

Dy të vrarë në një shkëmbim zjarri mes motoçiklistëve në New Mexico

0

Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga një shkëmbim me armë zjarri gjatë një gare me motoçikleta në Red River, në veri të New Mexico, të shtunën, tha policia e shtetit.

Çiklistët filluan të qëllonin kundër njëri-tjetrit në rrugën kryesore të qytetit malor rreth 75 milje në verilindje të kryeqytetit të shtetit Santa Fe gjatë mitingut vjetor të motoçikletave të Ditës së Përkujtimit, tha me telefon kryebashkiakja e Red River, Linda Calhoun. Ajo tha se tre persona u vranë dhe pesë u plagosën.

“Ishin anëtarë të një bande motoçikletash,” tha Calhoun, duke refuzuar të japë informacione të mëtejshme mbi identitetin e tyre. “Ata ishin të gjithë njerëz jashtë qytetit.”

Rreth 28,000 motoçiklistë nga i gjithë vendi pritej të merrnin pjesë në tubim, i cili përmban muzikë live dhe ceremoni përkujtimore në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit në Angel Fire aty pranë.

Disa nga të plagosurit u transportuan në spital në Taos, New Mexico, rreth 25 milje në jugperëndim, tha policia e shtetit në Twitter.

Qyteti Taos ndaloi shitjet e alkoolit pas të shtënave dhe shpalli shtetrrethim.

Incidenti vjen tetë vjet pasi nëntë motoçiklistë u vranë dhe 18 u plagosën në një shkëmbim zjarri në Waco, Teksas, ku përfshiheshin anëtarë të grupeve të motoçikletave si Bandidos dhe Kozakët, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Mot me diell dhe vranësira për sot

0

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.

Djali raporton në policinë e Prizrenit se i është zhdukur baba

0

Një person është zhdukur në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Rasin në polici e ka raportuar djeli i të zhdukurit.

Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.05.2026-13:30. Me 27.05.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore.

Arrestohet një grua në Prizren, dyshohet për sulm fizik kundër vjehrrës

0

Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubinje e Poshtme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima  ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte marrë lëndime në kokë si pasojë e goditjeve me një shkop druri.

 

 

Njësitë policore janë njoftuar lidhur me rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë dëshminë e viktimës.

Ndërkohë e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe sulmusja  është dërguar në mbajtje.

Shqipe Kastrati dhe Fedi vijnë me “Dy tre javë në vit”, kjo është kënga më e bukur që e keni dëgjuar

0

“Dy tre javë në vit” është projekti më i ri muzikor i këngëtares së madhe Shqipe Kastrati në bashkëpunim me Fedin.

Këngëtarja e mirënjohur e cila jeton e vepron në SHBA, por që është e pranishme gjatë gjithë kohës në tregun muzikor shqiptar, sapo ka goditur në shenjë.

Kjo këngë është krijim i një kasti të dëshmuar në botën e muzikës. Muzika dhe orkestrim nga Edi Balili, teksti është shkruar nga Nexhmie Muhaxheri, video nga MProduction, ndërkaq producent ekzekutiv i projektit është Flori Cocaj.

Shqipe Kastrati dhe Fedi me këtë këngë të shoqëruar me videoklip, do ti prekin në tel të gjithë ata që kanë motra e vëllezër bë mërgim e që bashkohen me mall veç dy tre javë në vit.

Liria mposhti Ulpianën, siguron barazhin e Superligës

0

Liria ka fituar në barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës me rezultat 3-1. Skuadra prizrenase ka mposhtur bindshëm, Ulpianën dhe tash do të kërkojë Superligën përmes barazhit.

Në barazhin e Superligës, Liria do të luajë me Trepçën ’89 ose Ferizajn dy skuadra këto që bëjnë gara në Superligë por njëra nga to do ta humb direkt garën për elitë e tjetra do të luajë në barazh.

Kundërshtari i lirë do të mësohet nesër kur edhe zhvillohen gjitha ndeshjet e javës së fundit në Superlig

Totaj mirëpret ambasadorët e huaj: Biseduam për mundësinë e zhvillimit të turizimit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot në takim ambasadorë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, me të cilët zhvilloi edhe shëtitje në qytetin e Prizrenit.

Derisa tregoi për diskutimet e takimit, Totaj tha se me ambasadorët e huaj biseduan edhe për mundësinë e zhvillimit të turizimit si një komponent shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

I lumtur nga arritjet e qytetit të Prizrenit ndër vite u shpreh ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

“Me mendje pozitive, qytetarët e Prizrenit e kanë krijuar vet jetën e tyre, që është traditë dhe vlerë e qytetit tonë”, u shpreh  Totaj.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona