15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 17

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

0

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha. Përfaqësues institucionalë, familjarë dhe qytetarë u mblodhën pranë memorialit për të nderuar të rënët, duke vendosur lule dhe duke shprehur respekt e përulje për jetët e humbura në mënyrë tragjike, raporton PrizrenPress.

Ky përvjetor riktheu në vëmendje një nga plagët më të rënda të luftës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe të transmetimit të saj tek brezat e rinj, si një detyrim moral dhe historik.

Në këtë frymë përkujtimi, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndau një mesazh përkujtimor, duke theksuar se sakrifica e të rënëve mbetet e përjetshme.

“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë. Sepse rënja e tyre i takon të përjetshmes. Do t’i nderojmë të gjithë brezat gjithmonë me nderim dhe lavdi”, ka shkruar Muharremaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

0

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

I njëjti është gjetur tetë vjet më parë në Shirokë, ndërsa sipas burimeve të gazetares ë Klan Kosova, vogëlushi ishte mbajtur për ato vjet në morg, transmeton Klankosova.tv.

Sipas këtyre burimeve, Ajvazi nuk ishte rivarrosur për shkak se nëna e tij nuk ishte pajtuar asnjëherë me faktin që djali i saj kishte vdekur.

Gjatë ceremonisë mortore, bazuar në pamjet e gazetares Bajrami, vajza e axhës së Ajvazit, shihet në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk mund t’i ndalte lotët.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.

Ai ka thënë se masakra në Krushë të Madhe ishte krim me paramendim dhe se ishte e planifikuar nga  Serbia.

Osmani ka thënë se tragjedia në këtë fshat nuk përfundon vetëm me këtë masakër. Osmani, përmendi edhe 64 banorë të Krushës të cilët figurojnë ende në listat e te zhdukurve.

“Ky ishte një krim me paramendim. Kjo ishte një masakër e planifikuar. Ishte një akt i qëllimshëm për të shuar jetë, për të shuar kujtesë, për të shuar vetë ekzistencën e banorëve të këtij fshati. Ishte një përpjekje për të shfarosur shqiptarët nga tokat e tyre. Por tragjedia nuk përfundon këtu. Edhe sot 64 banorë të Krushës së Madhe figurojnë ende në listat e të zhdukurve me dhunë. Janë plagë të hapura, janë mungesa të papërshkrueshme që rëndojnë çdo ditë mbi familjet e tyre në radhë të parë, por edhe mbi ndërgjegjen tonë si komb e si shtet, dhe histori të ndërprera që presin akoma drejtësi. Në mesin e këtyre plagëve të hapura qëndron edhe fati ende i pazbardhur i Ukshin Hotit, intelektualit të papërsëritshëm, mendimtarit të guximshëm dhe zërit që asnjëherë nuk pranoi të nënshtrohej. Ai ishte një figurë politike dhe akademike që artikuloi lirinë si të drejtë dhe si domosdoshmëri. Zhdukja e tij me dhunë mbetet një nga plagët më të thella të kësaj historie, një padrejtësi që nuk është shuar me kalimin e kohës”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani, ka theksuar se përballë tragjedisë, Krusha e Madhe nuk është thyer.

“Megjithatë përballë tragjedisë me të cilën u përball, Krusha e Madhe nuk u thye. Nga kjo dhimbje e pamasë u ngritën gra që dëshmuan se jeta është më e fortë se vdekja. Një prej tyre është Fahrije Hoti, një grua që e ktheu dhimbjen në forcë, humbjen në qëndresë, dhe lotin në punë e në dinjitet. Ajo, sikurse edhe të gjitha gratë e Krushës, dëshmuan se mbijetesa nuk është vetëm të jetosh, por të ringrihesh, të ndërtosh, dhe të mos dorëzohesh kurrë, e mbi të gjitha të vazhdosh çdo ditë të punosh për drejtësi”, ka thënë Osmani, duke shtuar se “Krusha e Madhe sot është dëshmi e kësaj force, një dëshmi që e pa e gjithë bota me sytë e vet”.

27 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga ky Krusha e Madhe./EO

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rruga e vetme për të garantuar që masakrat si ajo e Krushës të mos përsëriten më kurrë në Kosovë.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Gjatë homazheve në 27-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe, Haradinaj u shpreh se suksesi i shtetit dhe fuqizimi i institucioneve të sigurisë është “hakmarrja” më e mirë për të kaluarën e dhimbshme.

“Është nder i madh me qenë këtu sot edhe me shpreh respektin edhe me u përul para të gjithë atyre njerëzve tanë që u vranë pafajësisht. Civilë, gra, pleq, fëmijë, të rinj, edhe po ashtu me shpreh shqetësimin tonë pse ende ka të pagjetur edhe pse ende s’ka ndodh drejtësia për këtë masakër në Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Selinë, Pastasellë, Fortesë, e gjithkund”, tha ai.

“Besoni është krejt e llogjikshme aq që me shpreh shqetësim pse nuk ndodh drejtësia, njëkohësisht është e drejtë pra me shpreh shqetësim si ka mundësi që ende me u gjyku UÇK-ja. S’ka lidhje cili asht. A e ka emrin Ramush, Afatmer, a dikush tjetër, a e ka Hashim, a Kadri, a Jakup, a Rexhepa, po UÇK-ja, njerëz që kanë luftu me mbrojt veten. Është shumë e pashpjegueshme e gjithë kjo”, tha ai.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Këto po na ndodhin në të vërtetë, po unë me leje n’nderim të të rënve sot, edhe jo vetëm sot, këto ditë se kanë fillu ma herët, 24, 25, 26 e vazhdon besoj edhe me  tjerat, edhe janë në Gjakovë, janë në të gjithë. në t’gjithë Kosovën pra, shumë, qindra masakra. Si të veprojmë ma tutje, si t’i nderojmë këta?”, tha ai.

“A ka diçka që mundemi me bë na, me bë ma me sinqeritet, ma me nder, si popull po flas, si Kosovë? Disa popuj thonë se hakmarrja ma e mirë asht suksesi. Ne duhet me punu shumë që kurrë ma mos me qenë të pambrojtun. Kurrë ma mos me qenë Kosova e pambrojtun. Prandaj duhet, si thotë populli, me i ra gurit e drunit e kurrë kjo tokë mos me qenë e pambrojtun.

Se nëse nuk jemi të mbrojtun, po na përsëritet historia prapë, se na tregojnë gjyshërit, katragjyshërit çka na ka ndodh. Ushtrinë tonë, institucionet e sigurisë tonë duhet t’i forcojmë. Po ashtu, ne nuk bën kurrë me bë hajgare me sigurinë. Është shumë e pashpjegueshme mos me kuptu çka domethënë siguria e me besu që në siguri mundesh me marrë. Nuk mundesh me marrë në siguri për asgjë”, tha ai.

“Nuk po hy ma në detaje po për asgjë s’mundesh me marrë në siguri. Kush merr prej sigurisë për çfarëdo qoftë tjetër ka me u gjyku keq. Na nuk mujmë me u përballë të vetëm me një armik që është jo vetëm sa na, o ashtu ma i madh se na, po që ka edhe miq. Na për siguri, mos me na u përsërit Krusha, e Krushat e tjera, duhet me e mbajt fort me Amerikën. Kush ju thotë ndryshe ta dini që ose ka diçka o ka ju thotë, ose o ka e di po s’e ka për të mirën e këtij populli, e këtij vendi, kurrë s’ka me e pasë. Se e dini vetë qysh jemi kthye njiherë në tokën tonë mos me pasë qenë Amerika dhe NATO-ja. E qysh ishim kthye edhe kur ishim kthye edhe çka kishim gjetë nga ky vend. Unë nuk du me e zgjat”, tha ai.

Sot shënohet 27 vjetori i Masakrës se Krushë se Madhe. Nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën, dhe sot shënohet 27-vjetori i kësaj masakre.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.  Për fat të keq, ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë. Pavarësisht kësaj, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat./EkonomiaOnline/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

0

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Para pak vjetësh disa prej anëtarëve janë gjetur dhe janë varrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake. Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e familjes Berisha.

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

0

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur më 24 mars, ndërsa rasti është raportuar në Polici një ditë më vonë nga prindi i nxënësit.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Sipas ankuesit, mësuesja kujdestare dyshohet se e ka goditur nxënësin disa herë në fytyrë.

Nxënësi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon raport për lëndimet e marra.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

E dyshuara është intervistuar nga policia, ndërsa me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe është proceduar në procedurë të rregullt.Sinjali

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

0

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Këto mbetje, sipas njoftimit dyshohet se i përkasin së paku një individ, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

“Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

0

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serbë masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhte vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Në përkujtim të shënimit të kësaj date të dhimbshme pritet të mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore, ku do të marrinë pjesë qytetarë e liderë politikë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ky është programi i Komunës së Rahovecit, për mbajtjen e tubimeve përkujtimore, për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në fshatrat: Brestoc, Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Retijë, Opterushë, Pastasel, Nagac dhe Hoçë e Vogël:

Mund të jetë një imazh i teksti

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

0

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina.

Prizrenaset triumfuan bindshëm në ndeshjen e dytë me rezultat 54:92, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fazë të garës, raporton PrizrenPress.

Pas fitores së parë të thellë 109:66, Bashkimi tashmë kryeson serinë 2:0 dhe i duhet edhe një fitore për të siguruar kualifikimin në finale.

Në anën tjetër, Prishtina ndodhet nën presion dhe do të kërkojë reagim në ndeshjen e radhës për të mbetur në garë./PrizrenPress.com/