Home Blog Page 18

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

0

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të vazhdojë punën edhe gjatë ditës së hënë, më 11.05.2026, ndonëse është ditë feste, raporton PrizrenPress.

Shërbimi do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në ora 15:00, me qëllim që të gjithë prindërit që nuk kanë arritur më herët t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, të kenë mundësi ta bëjnë këtë.

“Ju njoftojmë që Njësia e Vaksinimit do të punojë të hënën (edhe pse është festë) me datë 11.05.2026 nga ora 08:00 deri në ora 15:00, andaj lusim të gjithë prindërit që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur t’i sjellin fëmijët të vaksinohen, të paraqiten në QKMF ‘Dr. Fahredin Hoti’ Rahovec për vaksinim”, thuhet në njoftimin e drejtorit të QKMF-së, Elbunit Kryeziu.

Nga QKMF apelohet që prindërit të mos e neglizhojnë vaksinimin, si masë kryesore për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në komunitet./PrizrenPress.com/

Marketing

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

0

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, si dhe të jetë kandidate për presidente.

Megjithatë, në mbledhjen ku u formalizua rikthimi politik i Osmanit në LDK, munguan disa figura të rëndësishme të partisë, përfshirë edhe ish deputetin Driton Selmanaj.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish deputeti Driton Selmanaj, ku tha se nuk kishte kohë dhe se ishte i angazhuar me punë organizative në degën e LDK-së në Prizren.

“Nuk kisha kohë, kisha disa angazhime në degë në Prizren. Kisha punë tjera të organizimit në degë atje dhe nuk kisha kohë me u merr edhe me këto zhvillimet tjera nacionale, më shumë po merrem me pushtetin lokal atje dhe kom vendos të angazhohem atje më shumë”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur se si e sheh Vjosa Osmanin si bartëse të listës së LDK-së, Selmanaj nuk dha koment të drejtpërdrejtë, duke thënë se qëndrimet e tij i ka shprehur në mbledhje të kryesisë së partisë.

“Është mirë me pyet dikë tjetër të partisë, ata që kanë marrë pjesë sot në votim në Këshill të Përgjithshëm dhe që kanë votuar për. Unë i kam shpreh qëndrimet e mia në mbledhje të kryesisë së partisë dhe aty e kam kry”, përfundoi Selmanaj për GazetaBlic.

Përveç tij, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, siç mësonGazetaBlic, nuk morën pjesë as Rrezarta Krasniqi, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri dhe Vlora Dumoshi.

Marketing

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

0

Feronikeli ’74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 23-të me Shpresim Zogun nga penalltia, ndërsa Ardit Miftari dyfishoi rezultatin në minutën e 35-të. Golin e tretë dhe të fundit e realizoi Ibrahim Cervadiku në minutën e 88-të, duke vulosur triumfin e Feronikelit ’74, raporton PrizrenPress.

Me këtë fitore, Feronikeli vazhdon garën në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa Prizreni mbetet në pozitë të vështirë në fund të renditjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

0

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress.

Golin vendimtar për skuadrën prizrenase e realizoi Dijar Nikqi, pas asistimit të Albion Kurtajt, duke i siguruar Lirisë tri pikë të vlefshme në garën për pozitat e larta të tabelës.

Liria administroi epërsinë deri në fund të takimit dhe vazhdon të mbetet në garë për objektivat e sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

0

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në ndeshjen finale të “Play-Off”-it.

Me këtë fitore, Junior 06 e mbylli serinë finale me rezultat 3:0, duke konfirmuar dominimin në këtë kategori dhe duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm, raporton PrizrenPress.

Përveç titullit kampion të Kosovës, gjenerata U14 e Junior 06 gjatë këtij edicioni fitoi edhe Kupën e Kosovës, duke kompletuar një tjetër sezon të suksesshëm për klubin prizrenas.

Ky është titulli i katërt radhazi kampion për vajzat U14 të Junior 06, sukses që dëshmon vazhdimësinë dhe cilësinë e punës me grupmoshat e reja./PrizrenPress.com/

Marketing

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

0

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të përbashkët me PDK-në do të ishte i dobishëm për forcimin e subjektit politik para zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Fatmir Limaj është një figurë me peshë politike dhe me histori të gjatë në vendimmarrjen e vendit. Rikthimi i tij në një rrugëtim të përbashkët me PDK-në, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, do të ishte hap i duhur dhe i dobishëm për forcimin e kampit tonë politik”, shkruan Bislimaj.

Ai ka shtuar se zgjedhjet fitohen përmes bashkimit dhe jo përçarjeve politike.

“Në zgjedhje nuk fitohet me përçarje, por me bashkim dhe hapje ndaj njerëzve që kanë kontribuar për vendin. PDK-ja duhet të jetë e hapur për figura që mund të japin ende kontribut politik dhe elektoral”, shkruan ai.PrizrenPress.com/

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

0

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve “Enduro Meeting Pashtriku 2026”, një aktivitet që bashkon pasionantët e motorëve, ATV-ve dhe automjeteve off-road 4×4.

Ky aktivitet organizohet nga Klubi i Motoristëve “Enduro Pashtriku”, me mbështetjen e OVL-UÇK – Dega Has, raporton PrizrenPress.

Sipas organizatorëve, qëllimi i ngjarjes është promovimi i sporteve motorike dhe eksplorimi i terreneve malore të Hasit, duke ofruar shtigje të dedikuara për kategori të ndryshme mjetesh dhe një përvojë sfiduese në natyrë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperienca, të eksplorojnë terrene të reja dhe të forcojnë komunitetin e tyre të pasionantëve të enduros.

Nisja e aktivitetit do të bëhet nga Zyra e OVL-UÇK në Deda, Has, ndërsa itinerari përfshin shtigje të përgatitura për motorë, ATV dhe automjete 4×4.

“Mos e humb këtë mundësi për të qenë pjesë e një dite plot energji, emocion dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ngjarja zhvillohet për herë të parë dhe synon të shndërrohet në një traditë të re sportive në rajon./PrizrenPress.com/

Marketing

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa ai të garojë për kryeministër, raporton EO.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se ka propozuar një listë bashkuese, që sipas tij synon rikthimin e ekuilibrit politik dhe institucional në vend.

“Propozimin tim për një listë bashkuese. Një listë që nuk ngërthehet mbi rehatinë politike, por mbi përgjegjësinë shtetërore. Një listë që nuk synon vetëm rezultat zgjedhor, por kthim tek ekuilibrit politik dhe institucional në Republikën e Kosovës. Në këtë propozim timin kam propozuar garën të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës. Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës… edhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore, dhe me mua kryetarin e LDK-së si kandidat i LDK-së për Kryeministër të Republikës”, tha ai.

Marketing

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

0

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Të dashur aktivistë, jam e nderuar që të propozoj zyrtarisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit”, njoftoi Albulena Haxhiu në këtë mbledhje.

Marketing

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

0

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të propozojë tre kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Sipas njoftimit të degës, kandidatët e propozuar janë:

Nexhat Ramadani

Selman Kolgeci
Blerim Kuqi

“Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë!”, thuhet në postimin e LDK-së në Therandë.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/