23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 241

Në Prizren, sonte derbi i zjarrtë lokal

0

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arena e një derbi të zjarrtë mes Proton Cable Prizrenit dhe KB Bashkimit, duke mbyllur javën e 17-të të ProCredit Superligës së basketbollit.

Proton Cable Prizreni renditet në vendin e tetë me katër fitore dhe 12 humbje, ndërsa Bashkimi mban pozitën e dytë me 11 fitore dhe pesë humbje. Përballja pritet të jetë emocionuese, me dy rivalë lokalë që kërkojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.

Ndeshja fillon në ora 19:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Ylli-Prishtina, supersfida sot në Suharekë

0

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë sot zhvillohet përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të javës së 17-të të ProCredit Superligës së Basketbollit të Kosovës, përcjel

Ylli vjen në këtë ndeshje me 7 fitore e 9 humbje, ndërsa Prishtina me një bilanc të barabartë prej 8 fitoreve dhe 8 humbjeve, duke e bërë këtë sfidë një nga më të baraspeshuarat e javës.

Ndeshja fillon në ora 17:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Zjarri në Suharekë shkakton dëme të mëdha materiale, flasin nga policia

0
Zjarr i madh ka kapluar sot qendrën tregtare të ETC-së në Suharekë.

E zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Klankosova.tv.

Sipas Bytyqit, rreziku që zjarri të përhapet është eliminuar, megjithëse ka shkaktuar dëme të mëdha materiale

“Sot me datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17  është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.  Zjarri ka marr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arrit të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri”, tha Bytyqi.

Marketing

LDK-ja hap zyra të reja për fushatën zgjedhore në Prizren dhe Has

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur hapjen e zyrave të reja në Prizren dhe fshatra të ndryshëm për të zhvilluar fushatën zgjedhore për datën 9 shkurt.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, tha  se kjo është një mundësi për të zgjeruar ndikimin e partisë dhe për të afruar programin e saj me qytetarët e Kosovës.

“Ne kemi nisur me fshatin Gjonaj dhe do të vazhdojmë me hapjen e zyrave në lagje dhe fshatra të tjera të Prizrenit. LDK është duke u shtrirë tek secila familje, për t’i ofruar një alternativë të qartë dhe të realizueshme për qytetarët”, tha Selmanaj.

Ai gjithashtu theksoi se rajoni i Hasit dhe Prizrenit do të udhëheqin ndryshimin e madh që do të sjellë LDK, duke përmendur rëndësinë e mikpritjes dhe mbështetjes që kanë marrë gjatë këtyre aktiviteteve.

Me këtë fushatë, LDK synon të rrisë përkrahjen dhe të arrijë një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Marketing

 

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24-orëve, 30 aksidente

0
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 473 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhu 30 aksidente, nëntë prej tyre me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 14 persona e nëntë janë dërguar në mbajtje, kurse tre janë në vuajtje të dënimit.

Marketing

Zjarr në disa biznese në Suharekë, Muharremaj: Po mundohemi ta lokalizojmë

0

Zjarri ka kapluar disa biznese në Suharekë.

E kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se po mundohet që ky zjarr të lokalizohet me aq kapacitete sa ka qyteti.

“Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri. Po mundohemi ta lokalizojmë me kapacitetet qe i kemi”, ka shkruar Muharremaj.

Marketing

Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

 

Gjatë mëngjesit dhe natës parashihet të ketë ngrica dhe mjegull, transmeton Klankosova.tv.

“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.

Marketing

Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

0

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, e cila do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 3 orë në vetëm 30 minuta.

Ekspertët e zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut e shohin këtë projekt si një hap të madh drejt përmirësimit të lidhjeve ekonomike dhe turizmit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.

Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit, por pa saktësuar se sa.

“Veç më janë formuar grupet e punës të cilët punojnë në drejtim të shpalljes të tenderit për projektimin e tunelit dhe në bashkëbisedim me Drejtorinë e Rrugëve Shtetërore jemi dakorduar që edhe projektimi i segmentit të rrugës nga Tetova deri në hyrje të tunelit të futet në programin e ndërmarrjes për rrugë shtetërore”. Ka thënë Kasami.

Drejtor i Institutit për zhvillim ekonomik dhe politik në Maqedoninë e Veriut, Nexhat Bexheti, vlerëson se ndërtimi i rrugës Tetovë -Prizren do të shërbejë zhvillimit ekonomik të dyja vendeve.

“Kjo rrugë në të ardhmen do të jetë një sukses domethënës i lidhjeve ekonomike,lëvizjes së njerëzve ,ideve dhe mallrave. Do të bëhet më lehtë këmbimi i mallrave i prodhuesve tetovar dhe të Gostivarit për tregun e Kosovës, po ashtu edhe i Shqipërisë. Nga kjo rrugë do të përfitoj edhe turizmi i Shqipërisë,pasi do të shkurtohet rruga” ka thënë Bexheti.

Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 min nga 3 orë sa është aktualisht.

Zjarri në bodrumin e një ndërtese në Prizren, katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore

0

Katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një ndërtese.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.

 

 

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit. Pas trajtimit janë liruar. Ndërkohë nga zjarri ka shpërthyer një xham aty”, tha Gashi për Klankosova.tv

“Me rastin po merren njësitet relevante. Ndërkaq, nesër inspektorët për parandalimin e zjarrit do ta trajtojnë rastin, për të kuptuar shkaqet se pse ka ndodhur ky rast”, u shpreh ai./Klankosova.tv/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

PDK në Prizren takon elektoratin e fshatrave Lubizhdë të Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka takuar elektoratin e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe pritje bujare zhvilluam sonte tubimin e degës së PDK-së në Prizren me banorët e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar”, shkruan kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

“Çdo ditë e më shumë po fuqizohet ideja e ndryshimit pozitiv, me Partinë Demokratike të Kosovës, vizionin e Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza dhe kandidatëve për deputetë të Komunës së Prizrenit”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri