12.1 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, e cila do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 3 orë në vetëm 30 minuta.

Ekspertët e zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut e shohin këtë projekt si një hap të madh drejt përmirësimit të lidhjeve ekonomike dhe turizmit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.

Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit, por pa saktësuar se sa.

“Veç më janë formuar grupet e punës të cilët punojnë në drejtim të shpalljes të tenderit për projektimin e tunelit dhe në bashkëbisedim me Drejtorinë e Rrugëve Shtetërore jemi dakorduar që edhe projektimi i segmentit të rrugës nga Tetova deri në hyrje të tunelit të futet në programin e ndërmarrjes për rrugë shtetërore”. Ka thënë Kasami.

Drejtor i Institutit për zhvillim ekonomik dhe politik në Maqedoninë e Veriut, Nexhat Bexheti, vlerëson se ndërtimi i rrugës Tetovë -Prizren do të shërbejë zhvillimit ekonomik të dyja vendeve.

“Kjo rrugë në të ardhmen do të jetë një sukses domethënës i lidhjeve ekonomike,lëvizjes së njerëzve ,ideve dhe mallrave. Do të bëhet më lehtë këmbimi i mallrave i prodhuesve tetovar dhe të Gostivarit për tregun e Kosovës, po ashtu edhe i Shqipërisë. Nga kjo rrugë do të përfitoj edhe turizmi i Shqipërisë,pasi do të shkurtohet rruga” ka thënë Bexheti.

Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 min nga 3 orë sa është aktualisht.

Më Shumë

Maloku: UÇK-ja u ngrit prej popullit të robëruar

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku në procesin gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ,ka thënë se...

44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga...

Lajmet e Fundit