29.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 242

Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

 

Gjatë mëngjesit dhe natës parashihet të ketë ngrica dhe mjegull, transmeton Klankosova.tv.

“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.

Marketing

Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

0

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, e cila do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 3 orë në vetëm 30 minuta.

Ekspertët e zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut e shohin këtë projekt si një hap të madh drejt përmirësimit të lidhjeve ekonomike dhe turizmit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.

Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit, por pa saktësuar se sa.

“Veç më janë formuar grupet e punës të cilët punojnë në drejtim të shpalljes të tenderit për projektimin e tunelit dhe në bashkëbisedim me Drejtorinë e Rrugëve Shtetërore jemi dakorduar që edhe projektimi i segmentit të rrugës nga Tetova deri në hyrje të tunelit të futet në programin e ndërmarrjes për rrugë shtetërore”. Ka thënë Kasami.

Drejtor i Institutit për zhvillim ekonomik dhe politik në Maqedoninë e Veriut, Nexhat Bexheti, vlerëson se ndërtimi i rrugës Tetovë -Prizren do të shërbejë zhvillimit ekonomik të dyja vendeve.

“Kjo rrugë në të ardhmen do të jetë një sukses domethënës i lidhjeve ekonomike,lëvizjes së njerëzve ,ideve dhe mallrave. Do të bëhet më lehtë këmbimi i mallrave i prodhuesve tetovar dhe të Gostivarit për tregun e Kosovës, po ashtu edhe i Shqipërisë. Nga kjo rrugë do të përfitoj edhe turizmi i Shqipërisë,pasi do të shkurtohet rruga” ka thënë Bexheti.

Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 min nga 3 orë sa është aktualisht.

Zjarri në bodrumin e një ndërtese në Prizren, katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore

0

Katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një ndërtese.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.

 

 

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit. Pas trajtimit janë liruar. Ndërkohë nga zjarri ka shpërthyer një xham aty”, tha Gashi për Klankosova.tv

“Me rastin po merren njësitet relevante. Ndërkaq, nesër inspektorët për parandalimin e zjarrit do ta trajtojnë rastin, për të kuptuar shkaqet se pse ka ndodhur ky rast”, u shpreh ai./Klankosova.tv/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

PDK në Prizren takon elektoratin e fshatrave Lubizhdë të Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka takuar elektoratin e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe pritje bujare zhvilluam sonte tubimin e degës së PDK-së në Prizren me banorët e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar”, shkruan kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

“Çdo ditë e më shumë po fuqizohet ideja e ndryshimit pozitiv, me Partinë Demokratike të Kosovës, vizionin e Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza dhe kandidatëve për deputetë të Komunës së Prizrenit”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Junior 06 triumfon kundër Penzës

0

Junior 06 triumfon kundër Penzës me rezultat 92-80.

Abigal Ogle shkëlqeu te Junior 06 me 34 pikë, 10 topa të vjedhur, 8 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Vesa Krasniqi me 20 pikë dhe Merisa Bilalli me 17 pikë.

Te Penza u veçua Nicole Terry me shifrat magjike triple-double prej 40 pikëve, 20 kërcimeve e 10 asistimeve, por nuk mjaftoi për fitore.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Marketing

PDK-ja reagon kundër kryeministrit Kurti për batutat ofenduese që përdori në Prizren

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka reaguar kundër kryeministrit, Albin Kurti, për batutat ofenduese që përdori dje në këtë qytet.

“Kryeministri Kurti paska zgjedhur humorin si “program qeverisës,” por këtë herë e ka kthyer në një farsë ofenduese për Prizrenin dhe qytetarët e tij!”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Në fjalimin e tij, ndër të tjera, Kryeministri pati guximin ta quante qytetin e Lidhjes, pra Prizrenin, “kryeqytet të furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ambëltoreve të Goranëve”.

“Në vend që ta nderonte Prizrenin si Kryeqytetin Kulturor të Kosovës, ai vendosi ta trajtojë me batuta të pahijshme”.

Furrtarët e Prizrenit?

“Po, ata janë simbol i punës së ndershme dhe traditës që ka ushqyer çdo kënd të Kosovës. Pekmezi i dardhave? Ai është një krenari e gastronomisë tonë që shijon secili që viziton qytetin. Por Kryeministri duket se nuk e kupton se këto elemente janë pasuri, jo objekt talljeje”.

“Prizreni nuk është vendi i batutave të pakripë të Kryeministrit, por një qytet që ka dhënë aq shumë për kulturën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Nuk ka nevojë për batuta ofenduese për të tërhequr vëmendjen. Prizreni është Kryeqyteti i Kulturës, jo i talljeve politike!”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Zjarr në bodrumin e një banese në Prizren, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun

0

Një zjarr ka shpërthyer në bodrumin e një objekti banesor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prizren, duke përhapur tym në të gjithë ndërtesën.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët, ndërsa nuk raportohen të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura dhe autoritetet po hetojnë rastin.

Shih PAMJET

Marketing

Kurti viziton familjen e veteranit të UÇK-së, Hasan Dakaj në Korishë, i cili ditë më parë u lirua nga burgu i Serbisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, në fshatin Korishë të Prizrenit.

Dakaj u lirua së fundmi nga burgu i Serbisë, ku kishte qëndruar për një vit në mënyrë të padrejtë.

Gjatë vizitës, Kurti u shpreh i prekur nga historia e familjes Dakaj, e cila ka dhënë një kontribut të madh për lirinë e Kosovës. “Familja Dakaj është dëshmi e dhembjes dhe qëndresës së popullit tonë”, tha Kurti në një postim në rrjetet sociale.

 

Gjatë luftës, Hasani humbi vëllanë, Përparimin dhe gjyshen e tij, Hajrijen. Nëna e tij, Emine Dakaj, mbijetoi me plagë të rënda, duke humbur njërën këmbë.

“Duke nderuar trashëgiminë e luftës dhe sakrificat për liri, angazhohemi për një të ardhme të ndritur për Republikën!”, shtoi Kurti.

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj: Do t’i adresoj të gjitha nevojat e fshatit Gjonaj

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, siguroi banorët e fshatit Gjonaj të Hasit se si deputet do t’i adresojë të gjitha kërkesat e tyre.

Postimi i plotë:

Sot më 18 janar 2025, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) hapi zyrat e reja në fshatin Gjonaj, duke shënuar një moment të rëndësishëm për partinë dhe komunitetin lokal.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë figura të larta të LDK-së, të cilët shprehën entuziazmin për zgjerimin e pranisë së partisë në këtë rajon.

Ata theksuan rëndësinë e angazhimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe premtuan përkushtim në adresimin e nevojave të tyre.

Banorët e Gjonajt e mirëpritën këtë hap, duke e parë si një mundësi për zhvillim dhe përfaqësim më të mirë.

124 LDK
97 Xhavit Ukaj
#LDK124 #xhaviti97 #bashkeperndryshim
#lumir2025

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova U18 kampione e Evropës në IHF Trophy

0

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka triumfuar në IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar kualifikimin në fazën ndërkontinentale, ku do të luftojë për një biletë në Kampionatin Botëror, përcjell PrizrenPress.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shprehur krenarinë për këtë sukses historik.

“Gjenerata që po na bën krenarë. Pas suksesit në Evropian, triumfojmë në IHF Trophy për zonën evropiane, falë sakrificës e luftës për çdo top. Na pret faza ndërkontinentale në rrugën drejt Botërorit të radhës”.

Kosova tani synon të vazhdojë këtë rrugëtim të suksesshëm drejt fazës ndërkontinentale, duke kërkuar mundësinë për të arritur në Kampionatin Botëror të hendbollit./PrizrenPress.com/

Marketing